Dibra shpreson por peticionin vazhdon

0
22

Dr. Gëzim Alpion
Angli

16 dhjetor 2014

NJOFTIM PËR MEDIAT

Sot kam marrë disa mesazhe nga kolegë, miq dhe njerëz të panjohur për të më bërë me dije për njoftimin e përcjellur nga Kryeministri Edi Rama në Facebook për nënshkrimin e ‘memorandumit të bashkëpunimit’ me Bankën Kineze Exim për financimin e disa projekteve në Shqipëri, përfshirë Rrugën e Arbërit, e cila, po sipas Ramës, do të nisë vitin e ardhshëm.

Ne e përshëndesim sigurimin e fondeve për këtë vepër jetike për infrastrukturën e Dibrës, Shqipërisë verilindore, dhe këtij rajoni në Ballkan.

Shpresojmë që qeveria Rama të bëjë publike sa më shpejt kushtet e nënshkrimit të marrëveshjes me këtë bankë dhe të njoftojë se kur do të fillojë dhe përfundojë çdo segment i Rrugës së Arbërit. Ne do të bëjmë një prononcim më të detajuar për mediat kur të kemi më shumë informacion.

Pavarësisht lajmit optimist për sigurimin e fondeve, ne vazhdojmë ta monitorojmë proçesin. Siç kemi premtuar më 18 mars 2013, peticioni do të qëndroj i hapur deri në përfundimin e metrit të fundit të rrugës me cilësi dhe standarde ndërkombëtare. Ju bëjmë thirrje të vazhdoni të nënshkruani peticionin online:

https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit