Nga Asllan Dibrani
Qeveri e divergjencave dhe pazarllëqeve jashtë Parlamentit” me diktate dhe konstruksione nga Beogradi!
Pas një periudhe gjashtëmuajshe, të lodhshme, të manipuluar dhe me abuzime teatrale, tashmë është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur edhe “Qeveria e Republikës së Kosovës”???. Nëse e keni përcjell epilogun e djeshëm të seancës pa qenë fare kompetent Z.Adem Grabovci doli dhe propozoj për një gjysmë ore pushim, nga e cila edhe nuk u kthyen ma . Nga fjalët e çarshisë mësuam se pengesë ishte Lista serbska!Po edhe ashtu nga skena e Parlamentit të Kosovës, populli mësoj shumë që në çfarë presioni u arrit ky koalicion i PDK-së dhe Isa Mustafës pa mandat të plotë nga partia e tij. Ajo madje edhe u formoi qeveri sa me i thënë qeveri me “Pazarllëqe jashtë parlamentit”.
– Nuk lenë përshtypje fare zgjedhja e kësaj qeverie, sepse nëse ndalemi me i analizuar gjërat, kjo është qeveri e instaluar nga Vulini dhe Daqiqi me konstruksione nga Beogradi.
Kosovarët zor se do të kenë hair nga kjo qeveri !
Shumë kush e përsëriti dhe tha se kjo ditë ishte ditë e kobshme për Kosovën. Kësaj teze sikur mos t’i bashkohen edhe partitë tjera dhe populli kudo qe fjala e tij dëgjohet ,kishte me mbetur sado pak shpresë, apo ndonjë optimizëm pozitiv. Me pakënaqësi,mosbesim dhe skepticizëm u dëgjuan të gjithë edhe përbrenda partive të majta dhe të djathta!. Shumë analist dhe qytetarë theksojnë se kjo qeveri artificiale nuk do të ketë një jetë të gjatë ma shumë se 100 ditë, deri në gjashtë muaj?.
– Si u bë kështu që shtetin e Kosovës pas asaj lufte të përgjakshme, shqiptarët t`ja dorëzojnë prapë një komunisti, apo edhe disa njerëzve që edhe publikisht e kanë akuzuar njeri tjetrin për krim të organizuar, mos funksionim të shtetit, ligjit dhe rendit shtetëror?!.
-Nga kjo rrjedh se duke i parë këta të cilët janë në skenën politikës kosovare, janë të nijetit njerëz që si sollën ndonjë kënaqësi vendit dhe siguri. Ma në fund mbetet pak për optimizëm qe të ketë ndonjë qeveri të shëndoshë sipas skemës aktuale. Kjo qeveri duhet ta luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar . Kush ta luftoje ketë gjë të tillë?, kur vet janë të zhytur në këto malverzime. Andaj sikur koalicioni i tanishëm e ka përforcuar akoma krizën dhe krimin që do të jetë edhe ma i theksuar me metodat korruptive. Për ta luftuar një fenomen të keq në shoqëri, ai duhet të jetë vet i shëndosh dhe i pastër!.
Faktorët negativ gjatë formimit të qeverisë :
1. Si fakt negativ është edhe përfshija e femrës në proceset politike nga e cila vetëm dy nga spektri i përgjithshëm zonjat janë pjesë e kësaj qeverie , Hikmete Bajrami dhe z. Edita Tahiri. Kjo është shumë pak e përfshirë d.m.th mospërfillje ndaj gjinisë femërore në strukturat politike!!!.
2. Kjo qeveri në mungesën e organizimit të mirëfilltë, në te, u instaluar një numër i madh serbësh si ministra, nga e cila, as që përputhet në proporcion me numrin e popullatës në Kosovë,gjë që po shihet se Beogradi ka dorë ne instalimin e kësaj qeverie me diktate dhe plane.
3. Aq sa po shihet në bazë të përcaktimit të ministrave as një ministër nuk është nga komuniteti shqiptar katolik nga e cila ka mjaft intelektual dhe akademik që të jenë aty në ndonjë post ministror?!… Anton Çuni deputet dhe ish luftëtar ishte i propozuar deri në momentet e fundit, por pa prit masë u zhduk nga lista d.m.th janë fakte që do ti kushtojnë kësaj qeverie në te ardhmen dhe vet Kosovës?.
4. Ministrat e lartpërmendur zoti Hashim Thaqi, zv. Kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme , Zv. Kryeministër dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala?. A thua se janë aq të zotët këta qe ti kenë edhe dy vende pune ndërsa shumë akademik dhe intelektual të dëshmuar as që janë përfillur dhe janë mbetur jashtë interesave të shoqërisë kosovare .Kjo s’do koment!!!.
Nga këto segmente dhe fenomene negative besoj se në një të ardhme të shkurtër do t’i vërej elektorati, qeveria dhe vet populli se është një pikëmbështetje që pakënaqësia të jetë relevante në popull por edhe në forcat opozitare. Kjo mund të reflektohet edhe të anëtarët e ndërgjegjshëm të dy partive në koalicion PDK dhe LDK.