Kryeministri Edi Rama ke nise për së mbari, mbroje Çamërinë!!!

0
59

Nga Asllan Dibrani

Vangjel Dules (kryetar i PBDNJ-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë) një njeri i pakicës greke në Shqipëri, një ultra nacionalist . Shpesh provokon integritetin e Shqipërisë përmes një minoriteti fantazmë grek në Shqipëri!?.Toleranca dhe nëpërkëmbja që bëjnë institucionet shqiptare vetvetes pa u penguar ky antishqiptar mbërrini deri nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë të jetë. Një minoritar që të mohon shtetin dhe sovranitetin e tij , te jetë nënkryetar në Kuvendin e Shqipërisë, është si pasojë e vet lidershipit dhe shqiptarëve në Shqipëri!!!

Provokimet antishqiptare nga Vangjel Dule pjesëtar i pakicës greke në Shqipëri dhe zoti Edi Rama që i tregoj dhëmbët për interesat ton kombëtare!

Ne Shqiptarët ishim shumë me të mire se sa duhet, shumë ma tolerant se sa duhet, shumë ma paqësor se sa duhet? . Sepse minoritarëve jo vetëm qe u kemi dhënë të drejta të barabarta, por sipas traditave, zakoneve e kulturës shqiptare i kemi respektuar si miq me shumë se veten, i privilegjuam me shumë se sa duhet si serbët, po ashtu edhe grekët. Nuk e kuptoj se dikush në emër të drejtave të minoritareve po kriminalizojne kushtetutën e Shqipërisë, kombin shqiptar duke zhvilluar një politike antishqiptare, me një politikë të korruptuar duke kërkuar qe me paranë e Evropës , po përpiqen të konvertojnë sa me shumë shtetësi greke në jug të Shqipërisë , pa i marrë në konsideratë shkeljet e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, po edhe te vet popullit çam.

Nga kjo rrjedh se si arriti një minoritar si Vangjel Dule të jete në një post aq me peshë në Shqipëri, kur atje cenohen të drejtat e shqiptareve. Le të kujtojmë gjenocidin grek ndaj Çamërisë. I njëjti nxit konflikte në Himarë duke kërkuar të drejta, liri dhe përfaqësim më të lartë për minoritetet (sidomos për minoritetin grek në Shqipëri), kur ai si pjesëtar i minoritetit grek ka arritur të jetë, edhe Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky avaz politik u ndoq edhe në qeverisjen e Salih Berishes që një numër të madh shqiptarësh të komunitetit ortodoks i përvetësuan si grekë Athina zyrtare duke ju ndërruar emra e mbiemra.

Siç duket kjo politikë dal nga dal po troket në dyert e zyrtarëve dhe qeveritarëve të Shqipërisë si përballje reale me synimet dhe provokimet serbo -greke të herëpashershme kundër sovranitetit tonë kombëtar me të cilin rast zoti Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë ka filluar për se mbari që ta ngreh zërin kundër këtyre hordhive si ne rastin e Beogradit po ashtu edhe për rastin Himara . Ai u shpreh se nuk është problem Himara dhe jemi shembull konkret de fakto dhe de jure që flet se, liritë dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri po respektohen me konsekuencë, në shkallën më të lartë dhe në frymën e reformave, të axhenadës, të ligjeve dhe të standardeve të BE-së, si dhe të së drejtës ndërkombëtare?

Zoti Edi Rama Himarën e konsideron si pjese të Shqipërisë sikurse Tropojen, Kukësi, Dibrën Gjirokastrën etj u shpreh ai ne një interpelancës diskutimi kundër … Dule , që po kërkon qiqra në hell, që nuk ekzistojnë…Himara është shqiptare… u shpreh ndër të tjera zoti Rama . Për ta ngrit zërin është për Çamërinë qe konsiderohet në një të ardhme të shkurtër të jetë një problem ballkanik dhe ndërkombëtar.