Shkruan: Lekë Mrijaj
Në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Pristinë, para një numri të madh mysafirësh intelektualësh, publicistësh, artistësh e dashamirës së fjalës së shkruar, u bë promovimi i librit “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë” e autorit Tom Palokaj. Në fillim në fjalën e tij përshendetëse pjesemarresit e promovimit për të pranishmit në fjalë u foli publicisti dhe analisti shqiptar z. Agim Muriqi i cili elaboroi në perpikëri librin në fjalë dhe aktivitetet e autorit gjatë kauzes se tij duke thënë se nga këto shkrime apo ky libër lirishtë mund të marrim mësime dhe të analizojm jetën dhe kohërat e veshtira ne te cilën kaloi Kosova.
Ndërsa tutje paraqitet edhe studiuesi i letrave shqipe z.Flamur Maloku i cili në mes të tjerash tha se autori i librit z.Tom Palokaj sot lexuesit parqitet me një temë të veçant dhe vertetë universale gjithëperfshirese integruese si Troja e Kruja duke pasur gjithëherë prioritet mbi prioritete Kosoven si shtet të lirë, sovran e të pavarur karshi europës se moderuar. Ndërsa letrari i shqipes moderne z. Ramiz Bala nuk la pa e përmendur fare aktivitetet e spikatura të autorit të librit z. Palokaj i cili edhe detaje foli per jeten e autorit duke thene se z. Palokaj rrjedh nga një familje e shëndoshë tipike atdhetare, patriotike me vlera të pergjithshme gjithperfshirese i brumosur tamam në ideale atdhetare … për një Kosove të lirë e moderuar ndaj ia vlenë të potencohet se z. Palokaj si gazetar i rryer i asaj kohe qe ishte ne veprim ne Kosovë dha kontribut të çmueshem nder ato kohëra e stuhi të veshtira qe dominonin në vëndin tone ndaj edhe ju cenua e drejta e fjales se lire ku edhe dhunëshem dëbohët nga puna e tij profesionale-gazetareske ndaj edhe detyrimisht pra pa dashjen e tij edhe largohet nga atdheu duke dhene kontributin e tij te çmuar tej Atlantikut per Kosoven dhe shqiptaret.
Ndërsa më pas mori fjalën edhe krijuesi-fituesi i shumë cmimeve letrare dhe diplomati i specializuar i kësaj lëmie njiherit edhe redaktori i ketij libri “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë” Mr. Vilson Culaj i cili e perceptoi librin ne tersi ku ne mes te tjerash tha; Autorit i librit dhe veprimtarit të çeshtjes kombetare z. Palokaj, Shqiptaret më të mirë në Amerike që i njoha unë” është nje Kaliogaskopi rrefimi, perjetimi, bashkepunimi, bashkeveprimi e memorizimi i gjithë asaj veprimtarie e kauze kombetare të shqiptareve të USA të cilet më terë qenien e tyre u angazhuan për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës.Ky liber Monografik dhe shumë përfshirës i vjen lexuesit si një dhuratë e motiv i kjartë i gjithë asaj plejade veprimtaresh shqiptar nga të gjitha trojet etnike të cilët kurrë nuk kursyen asgje nga vetja vetëm e vetem qe zeri i klithjes së shqiptareve të Kosovës të mberrinte deri në Senatin Amerikan.
Në ketë libër shqyrtohen më kujdes një vazhdë e gamë e gjerë e aktiviteteve politike, diplomatike, humanitare, organizative, dhe sensibilizuese të shqiptareve te SHBA – gjegjesisht nga të gjitha trojet etnike të cilët më maturinë, vizionin, e këmbëngultësinë e tyre kishin arritur që qeshtjen shqiptare ta prezantonin denjesisht para politikbërjes dhe gjeopolitikës amerikane e cila sa i përket qeshtjes shqiptare kishin luajtur rol vendimtar në lirinë e Kosovës me pas z. Culaj theksoj se falë “Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane” realiteti politik dhe diplomatik dhe i së drejtës natyrore të shqiptareve kishte kaluar si qeshtje e dorës së parë në duart e politikbërësve amerikan dhe boteror dhe aktereve kryesore si: Bushi plak, Regan, Gjerald Ford, Bushi i Ri, Klinton, e deri të prezantimi ekordinimi i qeshtjes shqiptare deri në dyert e Vatikanit si një supremaci e ndikimit moralo politiik të botës ndaj falë angazhimit politik, diplomatik, qyteterues e integrues dhe deshmisë historike ishin pikërisht këta akter shqiptar qe bënë e ndihmuan qe qeshtja e Kosovës të merrte pozitë e rrjedhë nga “status quoja” e kohës Komuniste në atë të faktorit politik e diplomatic ku fatkeqesisht për një kohë të gjatë faktori politik e diplomatic shqiptar në Federaten Jugosllave ishte shnderruar në “Violinë të dytë” andaj me keto fjale z. Culaj e perfundoi duke thene se liga shqiptare në Amerikë bëri hiq me pak e as më shumë se kishte bërë dikurë “Vatra” në krye me Nolin e Konicën në fillet e shekullit të kaluar peër shqiptaret kurse autori Palokaj përmes këtij libri dokumentar e cilësor ka bërë atë qe e ka ndjerë në shpirtë dhe duhej parimisht ta bënte çdo intelektual e vullnetmirë i çeshtjes sonë kombëtare.
Ndërsa në fund të promovimit mysafirëve dhe njerëzve të artit e të kulturës shqiptare pranë ketij ambienti të bukur kulturor – letrar të “Pjeter Bogdanit” të Prishtinës u paraqit edhe autori i librit “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë” z. Tom Palokaj i cili tha se libri i tij pasqyron anën e drejt-pozitive dhe vlerat gjithëpërfshirese kombëtare gjithandej trojeve etnike dhe mergatë ai duke interpretuar thënien e pavdekshme te Imz.Fan.S.Nolit për shqiptaret tha: “Mbahu nënë mos ke frike se ke djemt në Amerike” njiherit duke mos anashkaluar në asnje mënyre edhe kontributin e kongresistit shqiptaro-amerikan Josef Dioguardit pa të cilin Kosova dhe shqiptaret ne asnje menyre nuk do të mund jetonin në realitetin sotëm. Më ne fund u shpall i mbyllur ky evenimet i shkelqyer kulturor me te cilin me pas u zhvillua nje bisedë e perbashket kolegiale e vëllazerore në mes të mysafireve pjesmarrës e autorit të librit z.Tom Palokaj.







