FLAMUR SHQIPTAR – poezi nga Rrustem Geci

0
104

FLAMUR SHQIPTAR

Shqipëri e gjitha kohërave
bijë e bir e ke Kosovën
bijë e bir e ke Shqipërinë
bijë e bir e ke Çamërinë

Jem një Komb, një Flamur
Një e folur, një e shkruar
Dje dhe sot, sot dhe nesër
Jem shqiptar përgjithmon

I nderuar flamur kombëtar
këngës tënde i betohemi
i lavdishëm nëpër beteja
i lavdishëm dhe në fitore

O flamur, flamur shqiptar
trojeve të shqipes je i parë
tokë e qiell i kam me gjak
në Preshevë dhe në Tetovë

Jem një Komb, një Flamur
një e folur, një e shkruar
vetja jam edhe në Shkup
dje e sot dhe përgjithmon

Çamëri, o tokë Shqiptare
Je e bimur o shpirt ku je
Dje e sot, dhe përgjithmon
Jem një komb, një flamur!..

Rrustem Geci – Nëntor, 2014