Lypsari i vogël…

0
41

Lypsari i vogël…

Shigjetë që t’ngulet n’shpirt është lypsimi
Shigjetë që t’shpon tejpërtej
E t’ha t’gjallë, n’vetvete, n’zemër, mosbesimi,
Kur shikon diellin e pashpirt,
Që djeg lidhëzat e këpucëve t’lypësarit t’vogël,
Atë erresirë mishzezë që hapë gojën drejt teje,
Të t’ hajë, të t’shqyej, zemrën duke t’gërryer.
Të ta shuajë edhe atë pakëz besim,
E t’japë një copëz KAFSH-atë mjerim.

Te kujtohet kur gënjeje
Se ishe bujar, kundër të ligës, trim,
Se kurrë jeta nuk do të kyçej në të tillë trishtim?

Fol para këtyre lypsarve të gjorë,
Që shtrihen në pluhur e llucë e nuk shkojnë në shkollë,
Që nuk dinë as sa vjeçe e kanë t’përvuajturën dorë.
Po dorën tënde sa vjeçe e ke, o mbret?
Dora që lyp është moshatare me dorën që vjedh e vret,
Po, vetëm ku Mbreti merr, lypsi digjet n’diell
Lahet n’shi e thahet n’erë.

Ti mbret që kalon këtu me makinë,
A nuk e sheh si e rrit rruga këtë fëminë?
Ka zgjidhje të thjeshtë, të mos jetë i gjorë e i varfër,
Mjaft që ti të mos qëllosh gjithmonë i pasur.

Jeta e njeriut pse kaq e pistë, e palarë?
Një qen jetim ecën rrugëve duke qarë…
S’ka ç’te hajë, rri me padronin e tij lypsar,
Qeshë edhe ai kur vogëlushit, një tjetër i varfër,
Diçka nga buka thatë, i falë.
As ky qen, as ky lypës s’kanë patur mundësi
Njëherë të vetme veten ta shohin n’pasqyrë.

Djersa e ketij lypsi hundën po ma vret,
Është stërvinë e pastër… di gjë pse m’duket si
Era e të pamëshirshmit mbret?!.

T’i shikosh te dy, qenin dhe lypsarin,
Nuk e di se cilin të gëzosh të parin…
Duken si një familje e mjeruar,
Të dy të hollë, pa mundësi për të jetuar,
Me të vërtet që Zoti beri mëkat të pafalshëm,
Pranoi varfëriminë, pa mbajtur anën e pastër,
Sa këta njerëz të mjerë,
Nuk e di sa shpesh janë penduar pse kanë lerë,
Pa pasur një herë mundësinë që të gëzojnë,
Lindën duke qarë, duke vajtuar jetojnë,
Do vdesin në rrugë, duke qarë me të madhe,
Me ata lot ngjyrë mjerimi, me lotët e shpresës në vete,
Se një ditë s’do trishtohen, s’do lypin,
N’trotuaret e një tjetër jete!
Pse gënjen edhe ti princ edhe ti mbret,
Sepse për vete të dy mendoni
Vetëm për një jetë.

Nilidon Pepushaj
Klasa e 7-të b
Shkolla ‘Zemra e Krishtit’