GJIN MUSA
Tashma durimit i ka ardhur fundi, sa here ndryshojn qeverit, na duhet te ndryshojm pasaportat dhe kartat e identitetit…
Sote mesuam se ne Janarin e 2015 duhet qe te alikojm perseri per pasaporta dhe karten identifikuese.
Nji pyetje duam ti drejtojm ministrit te rendit z. Tahiri, si edhe drejteperdrejt kryeministrit Rama.
Kaqe te pasur jemi ne shqiptaret,qe sa here bien dhe cohen qeverit ne duhet te gjobitemi?
Ne nuk jemi ase Kolumbi dhe ase Afrikë, po jemi nji vend i vogel ne zemer te Europes,kaqe rrezikshmeri sjedhin dokumentat e identifikimit per ne Shqiptaret?
Poi bie gati ne c’do pes vite te bejme dokumente te reja me ato cmime teper te kripura.
Po kesaj radhe do ti perbadhoj qeveria shpenzimet e qytetareve? per tu paisur me dokumentin e domosdoshem te identifikimit.
Qeveria Berisha na tha qe keto pasaporta biometrike jane te nji sigurie nderkombetare,u pajisen konsulatat jasht Shqiperis si ne Itali, Greqi dhe ne vende tjera ku jetojn shqiptaret,cmimet teper te shtrejta,sorodhatje te pa bevojsheme nga personeli i pasaportave.
Ambasadat kane konsulaten ne nji seli si pershembull ne Roma te Italis.
Qytetaret duhet te humbasin diten e punes, duhet e gjith familja te marri rrugen per ne ambasad, apo ne ato vende ku kemi konsulatat tona.
Aty duhet nj pritje disa oreshe, marrja e nji kuponi per te bere pagesen ne nji bank Italiane,a thue se nuk ka ambasada apo konsullata nji njer qe ti argetoj leket e dites dhe mbase orarit te shkoj ti arketoj ne banken perkatese per llogari te shtetit shqiptar.
Pasi jane bere keto formalitete,athere duhet bere fotografimi dhe dhanja e gishterijve,nji afat kohor pritje deri ne prodhimin e dokumetave identifikues.
Po avazi vazhdon pereseri,duhet edhe nji here te marresh rrugen me gjith pjestaret e familjes,duhet te presesh me ore te tera ne sadhen e pritjes,duhet zbatuar nji orar i varur ne nji cop leter ne xhamat e konsulates.
Aty vren gra shtatezana, femij qe qajn, njerz me probleme shendetesore, po mae e keqja eshte se kur hyne ne keto salla pritje te duken si dhoma paraburgimi, ne rastin konkret flase per ambasaden ton ne Romë.
Para pake vitesh ne kete ambasad jane bere shpenzme kolosale per ti ndryshuar pamjen dhe ambjetet e pritjes,gje qe le shum per te desheruar….
Po le te kethehemi atje ku po na dhemb dhemballa.
Tani qeveria Rama duhet ta shofi me perparesi kete problem.
Vetem ne Greqi dhe Itali jane mbi 1 miljon shqiptar, ne po na rabdoni shume keto ndryshime dokumentash sa here qe bien qeverit.
Pse ne emigranetet diferencohemi ne pagesen e dokumentit?
Anuk jemi te barabart me shqiptaret qe jetojn ne Shqiperi?mos vadhe ketu parat i gjejm ne rruge?jo ato fitohen me shume sakrifica dhe mund.
Emigrantet vetem se vilen nga te gjitha qeverit, kur ne paguajm taksa te medha ketu ku jetojm,udhtimet per ne atdhe na jane bere si varre nga cmimet teper te shtrejta,qofte ajrore dhe detare,pse kjo gjendje kaqe e pa zgjidhsheme per cmimet e fluturimeve?
Tani ne janar duhet te kruajm xhepat per tu paisur me dokumentet identifikuese.
Sie ka planin qeveria? Cilat do jene çmimet? Perseri do diferencohemi si ne kohen e Berishes ne qe jemi large vendelindjes.
Tani durimi ka sosur, shpenzimet po bahen te pa perbadhuesgme,imagjinoni nji familje me nji mesatare prej 4 personave, sa do te shpenzoj per tu paisur me keto dokumente?Kush mban pergjegjesi per dokumentet aktuale qe kane nji vlefshmeri 10 vjecare?ne i kemi paguar sa frangu pulen, nji pjes jane bere me procedura te pershpejtuara, te paguara dopio… keshtu do vazhdohet akoma?po ndima e shtetit ne kete rast ku eshte?
Ne po presim qe ministria e rendit publik te na sqaroj me detaje, mjafte me avazin e dokumentave identifikues,ka ardhur koha qe te kemi dokumente te sigurta dhe shume vjecare siguresa e skadimit.
Ne asnji vend te ballkanit po ashtu dhe te Europes nuk ndolle sicce po ndodhe me Shqiptaret,dokumentat e identifikimit problem per c’do qeveri!ndoshta do jete ndryshimi i fundit,po qeveria do te japi kontributin e vet per ti lehtesuar sa ma shume qytetaret e vete mrena dhe jasht atdheut.
Urojm qe te mose merremi perseri me pasaportat dhe kartat e identifikimit.
Shënim: Gjin, besoj se bëhet fjalë për pasaportat dhe kartat e reja të ID-së, të cilat merren kur mbaron afati i pasaportës, apo ID-së që ka përdoruesi, ose kur dikush aplikon për pasaportë të re. Jo se detyrohesh me e ba pasaportën e re, pasi e vjetra vlen derisa të mbarojë afati i saj.