Dionis Xhafa
Maqedonia është sot një shtet në Ballkan, i cili konsiderohet me një sistem “alla-helvetike”, marrë nga modeli evropian i Zvicrës, pra multi-kulturor. Ky model ndoshta mund të funksionojë në Zvicër, në një shtet ku njerëzit nuk kanë aq dashuri për kombin e tyre, por jo në Maqedoni. Ky shtet është një vend i cili popullohet nga sllavo-maqedonasit dhe nga shqiptarët dhe konsiderohet se këta dy etni do ndajnë pushtet dhe do të bashkëpunojnë për të mbajtur në këmbë një shtet të përbashkët. Mirëpo, mjafton të marrësh shifra dhe të shikosh lidhur me atë se çfarë ndodh, ku ke një shtet ku shqiptarët shkelen me këmbë, nuk kanë të drejta aq sa janë të caktuara në Marrëveshjen e Ohrit.
Po ashtu, maqedonasit karakterizohen nga një ndjesi krenarie sikur shteti është i tyri dhe jo se është një shtet multietnik, të ngërthyer nga nacionalizmat. Shqiptarët dhe maqedonasit nuk jetojnë aspak me njëri-tjetrin, por sikur janë detyruar të rrinë bashkë në një vend. Shqiptarët as nuk martohen me maqedonas, as nuk ndërveprojnë me ta, por jetojnë më vete. Kjo ndodh me civilët, të cilët vetëm shtypen nga politika, ndërsa politika është kundër tyre, kundër çdo lloj parimi që ndihmon njerëzit.
PDSH-ja nga ana e saj vetëm sa përpiqet të marrë ndonjë post për vete dhe thuajse nuk merret me shqiptarët, përjashto këtu disi Ziadin Selën, kryetarin e Strugës. Menduh Thaçi e ka shndërruar këtë parti në një pronë të vetën, ku “lip” për pak pushtet dhe shqiptarët thuajse as nuk i vë jo vetëm të parët, por “as merret me ta”. Ndërkaq, edhe BDI-ja është një parti, e cila megjithëse përpiqet, në fakt “hahet” në qeveri nga Nikola Gruevski, i cili bën politikat si të dojë vetë. Rasti më i paprecedent ishte ai, ku shqiptarët zihen me njëri-tjetrin për “patriotizëm” mes vetes.
Ajo ç’ka ndodh në Maqedoni është vërtetë e turpshme, ku shqiptarët autoktonë dhe të vjetër konsiderohen nga maqedonasit si “leckamanë”, ku maqedonasit më së shumti janë në punë shtetërore, ndërsa shqiptarët nëse s’janë të kapur nga politika, e cila edhe intelektualët i shndërron në antikombëtar, pasi do punojnë për një shtet joshqiptar, por me politika sllave. Rasti më i mirë është ai ku Daçiç erdhi në Shkup dhe së bashku me Nikola Popovskin bënë që ambasadat maqedonase të bashkëpunojnë dhe të shkrihen në një me ambasadat serbe. Kjo do të thotë se shqiptarët jashtë Maqedonisë do të shërbehen nga serbët, një gjë krejt e paprecedent. E thënë shkurt, Maqedonia është një shtet ku sistemi në fuqi mund të mos e ketë shumë të gjatë, ku kryeqyteti me statuja që shpesh janë heronje vrasës është kthyer në mall nacionalizmi të thekshëm, ku emigracioni ndër shqiptarë vret.
Ajo ç’ka shqiptarët duhet të bëjnë është ta shkatërrojnë krejtësisht këtë shtet. Edhe pavarësia ndoshta nuk është zgjidhja. Pse jo një bashkim me Shqipërinë, e shqiptarëve mes vetes. Kjo nuk është aspak e keqe. Më e mirë akoma është që pas kësaj, bashkimit të shqiptarëve me referendum, të mund të studiohet një sistem më i mirë që përse jo të arrihet një politikë vetëvendosëse e popullit shqiptar.