Milazim Krasniqi profesor i mashtrimit

0
35

Publikoi Gani Mehmetaj

Mora shkak per kete shkrim, pasi degjova intervisten shume te perfolur te Milazimit. Pervec ofendimit per Cajupin, intervista e ketij turkoshaku ishte e mbushur me genjeshtra dhe mashtrime. Nga disa ndjekes te faqes sone, Milazimi u ngrit lart si nje koke e madhe, si me i miri dhe akademik. Do ta sqaroj me poshte se c’lloj akademiku eshte ky antishqiptar.

Kur foli per betejen e Fushe Kosoves, Milazimi mbrojti tezat serbe qe shqiptaret nuk kane luftuar. Milazimi na e paraqet kete beteje si lufte mes princash serbe.
Milazimi po fliste per nje auditor islamik dhe domosdo fytyrat e degjuesve shndritnin nga ato, qe dilnin nga goja e ketij antishqiptari. Dhe historiani me amator e di pjesmarrjen e shqiptareve ne betejen e Fushe Kosoves.

Britaniku Sutherland Menzies, ne librin e tij mbi Turqine, kur flet per kete beteje thote: Plani ishte per te sulmuar naten, por Kastrioti (Pal) kerkoi qe sulmi te behet diten, pasi naten do te jete e veshtire per te ndjekur ikesit.

Kur sugjerimi i Pal Kastriotit eshte marre parasysh, kjo tregon qe jo vetem shqiptaret kane marre pjese, por kane qene nje faktor kryesor dhe kane prire. Gjithashtu eshte e dokumentuar dhe vrasja e nje pinjolli te Muzakajve ne kete beteje. Kaq per kete.

Mashtrimi tjeter i ketij turkoshaku eshte se sipas tij, osmanet (pasi nuk thote pushtimi ky dallkauk) na shpetuan nga asimilimi sllav, pasi ne ishim nen Perandorine Serbe.
Kjo qe nje perandori jeteshkurter, 25 vjet, qe u shperbe ne 1371-in. Nga sa mesojme nga historiani turk Inalcik, sipas regjistrave osmane te vitit 1431, per territoret shiptare rezulton: 70% e timareve me zoter shqiptare dhe 30% me zoter turko-mongole. A s’me thote Milazimi dhe gomeret qe i shkojne nga mbrapa per c’rrezik aismilues behet fjale ketu? Ne shqiptaret kishim jetuar ne fqinjesi me serbet per 700 vjet derisa erdhi murtaja turke dhe nuk u asimiluam.

Mund te flas me ore te tera per pallavrat e Milazimit, por mendova qe duheshin vene pikat mbi “i” per keto dy probleme, qe i maskoi aq bukur ky faqezi. Sa keq per deren e Krasniqeve qe ka nxjerre pisa te tille si ky dhe i vellai! (I.Sh.)