TRE MINISTRA ME ORIGJINE SHQIPTARE NE QEVERINE E GIUSEPPE GARIBALDIT

0
103

Ndoc Selimi
(Pjesa pare)

1 – FRANCESCO CRISPI – sekretar shteti e min. i jashtem
2 – PASQUALE SCURA – minister i drejtesise
3 – LUIGI GIURA – minister i punes publike.

1 – Francesco Crispi u lind me 4 tetor 1819 ne Ribera afer Palazzo Adriano),ku prinderit kishin nje prone bujqesore. (kujtojme se shtepia e tij ekziston akoma, fale ristrukturimit te perhershem nga shteti). Crispi (Krispi) vjen nga nje familje arbereshe, pas mbarimit te disa shkollave, ne vitin 1846 fillon aktivitetin si avokat ne Napoli. Me 12 janar 1848 shperthen revolucioni sicilian ne Palermo, ku Krispi merr pjese direkt, por pas nje disfate te ketij revolucioni largohet per ne Piemonte, ku ban pune te ndryshme si gazetar, pastaj ne Malte, Paris e Londer. Prej andej ban thirrje per bashkimin e Italise ne krah te Garibaldit. Marshimi garibaldian merr rruge me 5 maj 1860 ku bie edhe Palermo dhe Krispi emnohet minister i brendshem dhe i financave.


Ma vone zgjidhet deputet. Me 1873 gjendet ne krye te se majtes italiane ku me 1876 zgjidhet president i dhomes deputeteve dhe ma vone zgjidhet President i Keshillit Ministrave ne periudhat 7 gusht 1887 – 6 shkurt 1891, pastaj 15 dhjetor 1893 – 14 qershor 1896. Vdes me 12 gusht 1901 e varroset ne Palermo. Populli dhe shteti italian e kane nderuar dhe vazhdojne ta nderojne kete figure te madhe. Me rastin e 150 vjetorit te bashkimit Italise, Crispit i inagurohet nje varr madheshtore ne vendlindje (27 dhjetor 2011). Personalitet ma te ndershem asht zor te gjendet. Fjala e fundit ne prag te vdekjes ishte: “Para se te mbyll syte pergjithmone desha te dije diçka per atdheun tone athue po nderohet e mbrohet nga te gjithe bijt e tij”.

——————-

PASQUALE SCURA (SKURA) u lind me 24 prill 1791 ne fshatin arberesh Vaccarizzo Albanese (Cosenza). I ati Agostino ishte nje pronar i vogel toke, ndersa e ema Rosa Ferraiolo ishte nga fshati Santa Sofia d’Epiro, qe i takonte nje familje anti borbone, per te cilen me vone pati edhe pasoja. Pascuale studion ne kolegjin Italo – Shqiptar te San Demetrio Corone, ku njifet me kulturen greke e latine. Meson fizike, anatomi e filozofine nen drejtimin e dott. Pietro Scura. Me 1814 laurohet ne mjekesi dhe me 1817 emerohet keshilltar prane Gjukates Kriminale ne Kalabri dhe me vone si gjykates ne “Gran Corte Criminale” ne Katanzaro, Bari, Leçe, Kozenza etj. dhe me 1840 arrine graden e Prokurorit te Pergjitheshem.

Shpesh i miri dhe i zoti vihet ne shinester. Edhe Pascuale Scura nuk i shpeton ketij ndeshkimi. Idete e tij liberale i bien ndesh Fernandit II. Arbereshi yne i mire arrine deri ne banken e te akuzuarit duke i shtuar edhe akuzen per permbysje shteti. Per ti shpetuar nje hakmarrje te mundeshme e denimit, Pascuale gjene strehim ne rrethinat e Napolit e me vone me nje anije nen flamurin francez sebashku me te birin Angelino shkojne ne Genova. Pasi genovezet nuk i dhane shtetesine ai thote fjalen e madhe qe mbeti ne histori “Une jam italian e jo Piemontez”, qe do te thoshte se jam per Italine e bashkuar. Arrine ne Torino, kryeqyteti piemontez, ku pritet nga bashke patriotet arberesh. Ne kafen e tyre “La Perla”, ne mes shokeve e bashkevendasve mbane nje fjalim qe me vone asht permbledhe te libri “Emigranti” te shkrimtarit Francesco Perri.

Me 18 mars 1857 kthehet ne vendlindje te gruaja Maria Concetta Mele, por sa zbret ne Napoli i jepet denim me arrest shtepije.Ne Vaccarizzo Albaneze vershejne arberesht nga te gjitha anet ne perkrahje te tij, por fatkeqesiaht nuk arrine te takohet me te gjithe, pasi u perfshi ne levizjen Garibaltiane. Mbreti Fernando II bie nga funksioni i ndjekur nga “Mille Garibaldiani” dhe me 4 korrik 1860 Pascuale Scuro emerohet Prokuror i Pergjitheshem ne Kampobase. Me 27 shtator 1860 emerohet Minister i Drejtesise. Ne kete detyre duke mbeshtete plebishitin popullor per Italine e Bashkuar. Detyra e fundit e Skures ishte te qenurit Keshilltar i Gjyqit Suprem te Kasacionit ne Napoli. Me 12 janar , gjate festimit te Vitit Gjyqesorit ne Napoli, goditet nga nje semundje e papritur dhe pas pak i leshon shpirtin ne doren e Zotit.

——————-

PAS DY MINISTRAVE QE NDRIÇUAN NE QEVERINE, MINISTRI I TRETE I KESAJ QEVERIE ASHT LUIGI GIURA.

Miku im i mire dhe kryetar i Shoqates Atdhetare Dukagjini z. Ndue Sanaj asht i mendimit se i pari vend ne Shqiperi me emrin GJURA ndodhet ne Dukagjin, pasi – thote ai – nje pjese e popullsise u larguan prej okupacionit turk dhe zune vend pikerisht atje ku nuk mberrine kamba e anmikut dhe prej andej, me fillimin e nje zbutje te hakmarrjes kunder shqipetareve, gjurajt u shtrine edhe ne vende te tjera. Pra ku vend u kthye edhe ne emer, por me shume ne toponim dhe mbiemer. Keshtu ne kete analize qe i bahet ketij fisi te Gjurajve na vjen nje nder personalitetet e medha arbereshe te nje periudhe ma ne za te shendrimeve te lavdishme italiane inxhinieri arkitekt LUIGI GIURA prej fshatit arberesh Maschito afer Potenza.

Giura (Gjura) u lind me 14 tetor 1795 prej prinderve Francesco Saverio (Giura) i lauruar ne doktorate dhe me nane Vittoria Pascale. Pasi mbaron shkollen elementare ne vendlindje Maschito, vazhdon ne shkollen e eterve G. Galazenzio dhe ma vone ne Melfi te dajat e tij ne Napoli (Vincenzo Pascale). Ne moshen 16 vjeçare ndjek studimet si nxenes i jashtem ne shkollen e konstruktimit te urave, rrugeve, por edhe te puneve hidrualike.

Keshtu me 1817 merr titullin inxhinier i klasit te pare. Pas formimit te plote profesionel, merr disa rruge neper Europe per tu njohur me veprat artistike ndertimore te kolegeve kontemporane. Me tu kthye prej andej merr persiper dy pune te rendesishme inxhinierike te karakterit boteror te pa realizume deri atehere ne Itali si uren e varur me elemente hekuri mbi lumin Garigliano (1828 – 1832), si dhe restaurimin e nje ure te kohes romake ne Abruzzo 1835.
Deri ne vitin 1860, Luigi Giura krijon vepra madheshtore si ujesjelles, rruge ura, ndertesa, altare, kishe etj etj. Emri i tij u ba shume i njohur si brenda dhe jashte Italise e mbi te gjitha si njeri me kulture, i ndershem e plot shpirt njerezor.

Me 7 shtator 1860 Garibaldi zbarkon ne Napoli, ku i jep jete qeverise provizore. Nder te ndriturit ma origjine arbereshe si Francesco Krispi, Pascuale Scura, emerohet edhe arbereshi trete ne kete qeveri Luigi Giura si minister i puneve publike. Garibaldi shpreh opinionin e vet ne lidhje me keto emrime si njerez te ndershem, profesioniste e me veti te larta morale per t’iu pergjigje emergjences qe tregonte koha fill mbas permbysjes se Mbreterise se Borbonve, ku duhej te lindte Italia e re.

Ne kete kohe i ndodhen tre tragjedi njana pas tjetres ; i vdes gruaja Enrichetta Grasso, nje djale, dhe i vellai Rosario, qe ishte azilant ne Nica per efekt te bindjeve te tij anti borbone.
Ne moshen 69 vjeç vdes Luigi Giura, pas nje smundje te etheve qe u quajten misterioze dhe e pamundur te kurohej nga shkenca mjekesore e asaj kohe. Luigi Giura Vdes me 1 mars te vitit 1864 dhe varroset ne Varrezat Monumentale te Napolit me nje funeral solemn.
Keta ishin tre bijte e komunitetit arberesh me rranje shqiptare qe dhane aq shume per bashkimin dhe ndertimin e Italisë.

Dërgoi për botim: Gjin Musa