Prelë Milani
Para 10 vitesh, po shkoja në Vermosh për të marrë pjese në Logun E BJESHKEVE se bashku me Zef Lulashin nga Dukagjin i njohur si frekuentues aktiviteteve të dhe rrobaqepes i veshjeve kombëtare. U nisëm vonë në Shkodër dhe po udhëtonim shumë shtrenjtë në kabinën e një kamionçini në atë rrugë sa të gjatë aq dhe tepër e vështirë e ngushtë plot gropa skandaloze. Xha Zefi si njohës i mirë i traditave filloi të fliste për Prekë Calin dhe të tjera emra të njohura të traditës kelmendase.
Ndërkohë me gjysmë shakaje ndërhyri një tjetër i moshuar nga Kelmendi dhe i tha Zefit. -Mu hiq shejtanit se na fiku ! (ishte fjala për PrekëCalin), Na fiku budadhaji pasi me qatë gur që bajti në krah na la këtu se po të kishim qenë pjesë e Malit të Zi, do kishim, asfaltin deri në maje Sefeçes, do vinin veturat varg e vij, do kishim shkuar me vizë ku të duam në Evrope dhe Amerikë, ndërkohë që sot për të shkuar pa letra kundrabandë duhet të paguajmë deri 30 mijë dollarë. Këtu kemi mbetur pa shkollë, pa spital, pa telefoni fikse, të izoluar për 6 muaj pa punë të pa shpresë pasi gjithë rinia po ikin. Çfarë flet kështu a je në vetë ju replikoi xha Zefi me xhananë e pa njohur nga Vermoshi dhe me një thumb ironizues tha – I shalla nuk mendojnë shumë si ti, se atëherë duhet thënë mjerë ke paska lënë prapa Prek Cali prapa. Qebesa si unë mendojnë shumë tha plaku plis bardhë por sa për sy e faqe hiqen si patriot, por patriot e pa tlina veshur nuk mund të jeshë.
Tek po udhëtoja për në Theth para pak ditësh, kur po zbrisja na Qafa e T’ Thores, në Breg Lumi, kurse aq më keq nga sektori Shalë-Shosh-Kirë Prekal eshtë një mizerabel e denjë për rrugët rurale të vendeve e popujve më primitiv të rruzullimit. Kur po më vini zorrët të më dalin nga goja prej tronditjeve dhe shtyllën kurrizore nuk e ndjeja nëse kisha pjesë të trupit tim, mu kujtuan fjalët e plakut nga Vermoshi 10 vite me parë. Ja këtu është majtë nga perëndimi i pellgut te shoalës është qafa e Boshit, pak me poshtë Ura e Shalës dhe akoma me tej në pellgun e Kirit Kuja e Planit. Këto vise u dogjë, u poqë dhe rreth 100 veta u masakruan dhe u vranë në luftime me ushtrinë e Kral Nikollës.
Nga dhimbja dhe trishtimi i thellë “Bashkohem shakanë e hidhur” të plakut nga Vermoshi : Se te paret tanë nuk duhet të kishin shkrepur as një pushkë as kundërshtuar ushtrinë Malazeze, pasi ky pushtues sa do i urryer nuk do ti kishte lenë këto male në ketë gjendje skandaloze si varreze natyrore pa as një shpresë as damar jetë siç i ka lenë shteti shqiptarë tash 100 vjet dhe sidomos tash 25 vitet e fundit. Për fatkeqësinë tonë të madhe të gjitha trojet tona jashtë shteti amë, përveç të drejtave politike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në nivel më lartë ekonomik infrastrukturor, urban dhe sundimit të ligjit (me shumë me pak krime vjellje vrasje, prostitucion, pa gjakmarrje, pa masakra mjedisore dhe anarki urbanistike).
Patriotizëm më i madh është ngritja e një shteti të mirëqenë për shtetasit e tu. Kështu siç jemi për ne këndofshin qyqet!
Dërgoi për botim: Gjin Musa