ZEF SHKORRETI – mësuesi Hero i kohes se Tij

0
59

Gjin Musa

Po udhtoja keto dite ne makinen e mikut tim Paulin Pacuku,krejte si pa dashur syt me shkuan ne nji liber fare i ri i cili ishte ne kroskotin e makines.
Emora menji here, i hodha nji sy, me beri per vete me nji here,liberin e kame per zemer, e dua dhe ruaj me shume kujdes.
I thash mikut tim Paulinit ne munde te ma jepte qe ta lexoja,pa asnji medyshje me tha merre.
Po kushe eshte autori i ketij liberi?
Nikolle Loka, i lindur ne Sang te Komunes Fan-Mirdite me 1960.
Diplomuar ne mesuesi me 1983.Ne vitet 1987-1988 kreu nje specializim pasuniversitar ne UT.
Specializim njevjecar prane ICHEC-Culture Bruksel per shkenca humane:filozofi,psikologji dhe qyteterim.
Kryen nji specializim 4 mujor per mardhanie europiane ne Qendren e Studimeve Europiane ne Bruksel.
Ka fituar graden shkencore “Master ne Pedagogji” ne Universitetin e Tiranes.
Aktualisht vazhdon studimet doktorale ne fushen e Historise se Arsimit Shqiptar.
Eshte autor i njipermbledhje monografive historike, nder te cilat: “Prenge Bibe Doda i Mirdites, drithijet e nje burrshtetasi” dhe “Imzot Nikolle Kacorri,burreshtetas shqiptar ne altarin e Atdheut” (bashkautor).
Ka ne proces pergatitjen monografine kushtuar bajraktarit te Oroshit Prenge Marka Prenga dhe monografin tjeter per Dinastine princerore te Shpaneve.
Zef Shkorreti,mesuesi yne, hyri ne jete me vullnetin per t’u sherbyer njerzve.
Ai bashkoi pasionin e tij me anderrat e femijeve te zonave te Gjegjanit dhe te Fanit,duke perhapur dije dhe kulture dhe duke lene veper pas vetes.
Nxanesit e tij,personalitete te shquara ne disa fusha,neMirdite,Kukes.Puke e ne te gjithe Shqiperine,e kujtojne me respekt te thelle.
Ne kujtimet e tyre e permendin si njeriun qe u ka hapur portat e dijes dhe i ka ndihmuar te ecin perpara ne jete.
Kjo nuk eshte pak.
Njerzit ikin,por vepra e tyre mbetet.Ne historine e arsimit ne Mirdite,PUKE E KUKES.Zef Shkorreti ka vendosin e vet te merituarJeta po ecen shume perpara dhe njerzit qe perjetojnne horizonte te reja,kane deshire t’i kujtojne agimet e diellit.
Zefi ndimoi ne lindjen e nji dite te re ne Mirdit,prandaj mbetet i gjalle ne kujtesen historike te arsimit te kesaj treve.
Ky liber eshte nji homazh per jeten e tij model prej qytetari te devotshem atdhetar dhe nji ftese per ta njohur.
Koha i jep secilit ate qe meriton.
Kush le veper pas vetes,jeton gjate.
Vepra e Zef Shkorretit e ka kapur kohen dhe tani po pret vleresimin prej saj(Nikoll Loka.)
Autori i liberit z.Nikoll ka punuar me shume kujdes,duke sjedhe perpara lexueseve,shkrimet dhe kujtimet e bashkemoshatareve te Zef Shkorretit.
Shkrimet jane te shumta dhe te shumedhojsheme.
Autori i ka bere ketij libri nji ilustrim per tu patur zili nga shume autor me provoje ne botime.
Fotot e shumta na sjedhin te gjalle jeten ne Mirdit.
Intersante eshte nji koment i z.Bardhok Pulaj: i titudhuar.
Kur mbart me vete mbiemrin e vendelindjes…..
Neper bote e neper kohe njeriu mundte ece deri ne fund te jetes pa lene ndonje gjurme,e kesisoji ka ndodhur me shumicen e vdektareve.
Nderkohe disa njerez ne shtegtimin e tyre kane nji fill qe i mban gjithnje lidhur,here me vendelindjen e here me profesionin,apo pasionin.
Hasim shpesh mbiemrat Mirdita,Tirana,Kruja,apo deri ne mbiemra fshatrash.
Keshtu dhe Shkorreti.Eshte nji fshat i vogel,apo lagje,aty perballe qytezes se Repsit buze lumit Fan,e mbi krye i qendron Spaci i lashte.
Do te kishte humbur me kohe emeri i ketij fshati nese kete mbiemer nuk do ta mbante mesuesi Zef Shkorreti,apo mesues Zefi nuk do te kujtohej pa kete mbiemer.
Zef Shkorreti i perket atij brezi mesuesish kur abetareve dhe fletoreve u vinte era barot,e kur atdheu me shume se per cdo gja tjeter ishte i etur per dije.Kaq shume kishte nevoje per dije sa mesuesve te kohes u eshte dashur te shkelqejne me intensitetin e metoreve.
Keshtu mundet te themi per Migjenin,Ndrec Ndue Gjoken e pse jo edhe per Zef Shkorretin.
Koha me pluhurin e vet e mbuloi perkohesisht figuren e ketij mesuesi,po u desht vetem nji flake e ndezur per te ndricuar kohen e tij,per t’i dhene shkelqimin qe meriton sot dhe neser.
Brezat duhet ta kujtojne njeri-tjetrin,kete beri edhe Nikolle Loka duke mbajtur te pa perkulur fillin e dijes,fillin e humanizmit,fillin e atdhedashurise,keshtu e pershkeruan z.Bardhok Pulaj parathanjen e ketij liberi.
Autori ka germuar me kudes ne te gjitha arkivat,keshtu qe liberi merre nji randesi te vecant,qofte si monografi ,qofte dhe si historik.
Sote ky liber lexohet dhe komentohet me shume dashamiresi,vleresohet mesuesi dhe patrioti Zef Shkorreti te cilin e lartesoj pena e z.Nikolle Loka.