Peticion drejtuar:
KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, EDI RAMA
Ndalo prishjen e qetësisë publike nga zhurmat akustike, që emetohen nga objektet e kultit fetar në Shqipëri.
Shqipëria një vend kandidat për anëtarësim në BE, nuk duhet të lejojë moszbatim të ligjit, ose veprime që bien ndesh me liritë themelore të individit.
Liria e dikujt për ushtrimin e një aktiviteti, mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Kultet fetare janë të lutura, që aktivitetet e tyre të mos i kryejnë jashtë objekteve fetare, pasi ato, me thirrjen e ezanit me altoparlante nga xhamitë, me grumbullime e manifestime demonstrative publike në rrugë e në sheshe, me rënien e këmbanave të kishave, etj. bëhen shqetësuese për një pjesë, ose pjesën tjetër të shoqërisë, duke thyer ligjet demokratike dhe duke cënuar harmoninë fetare.
Ne jetojmë në një vend të lirë e demokratik dhe nuk duhet të na vijë turp se jemi shqiptarë, vetëm sepse grupe të caktuara njerëzish, me qëllime të caktuara e në kundërshti me interesat e vendit e të kombit tonë, imponohen brutalisht dhe zhurmojnë përditë, duke e shqetësuar popullsinë. Nuk jemi në mesjetë, por jetojmë në kohën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Kërkojmë që qeveria dhe shteti shqiptar të marrin masat e nevojshme, që liria fetare të respektohet, pa cënuar aspak të drejtat dhe liritë themelore të individit në Shqipëri. Aktivitetet fetare të kontrollohen nga organet përkatëse, që veprimtaria e kulteve fetare të jetë në përputhje të plotë me ligjin dhe jo në kundërshti me ligjet demokratike të vendit. Në asnjë vend të zhvilluar Evropian, as në vendet e tjera të botës Perëndimore, si SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, etj. nuk lejohen zhurma akustike nga objektet fetare, që të shqtësojnë popullsinë.
Edhe në Shqipëri, ne duhet të sillemi si Evropianë, pasi rruga drejt BE-së është një aspiratë e këtij vendi dhe e këtij populli. Populli shqiptar ka nevojë për punë dhe zhvillim, dhe besimet fetare duhet ta respektojnë lirinë dhe aspiratën e atij populli, ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre, dhe jo ta dhunojnë atë përditë. Ne besojmë se toleranca e shqiptarëve ndaj besimeve të ndryshme fetare ruhet më mirë, kur besimet fetare vetë-përmbahen, moderohen, tregohen më të zgjuara dhe nuk imponohen e bëhen shqetësuese për qytetarët.
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon:
Neni 274 – Prishja e qetësisë publike
“Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me në të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Tani ose duhet të vihen në zbatim ky nen i Kodit Penal, edhe për objektet fetare, ose duhet të bëhet një ligj tjetër, që e rregullon këtë aktivitet, pa ia ndalë apo cënuar liritë askujt, por në përputhje me ligjet demokratike të vendit dhe me Kushtetutën e Shqipërisë!
Nga: OJF Nisma qytetare: Rruga drejt Evropës
Adresa për PETICION :