Apel Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Interviste me z. Haki Doku.
1. Z. Haki Doku, ju ku keni lindur dhe cila eshte femirija e juaj?
Pergjigje:
Ne radhe te pare ju falenderoj juve si gazetar qe me kontaktuat per te leshuar kete interviste. Prezantohem: emri im eshte haki doku, lindur ne fshatin Barkanesh, Kruje, me 18.06.1969. Persa i perket femijerise time sigurisht kaluar ne vendlindjen time ne kruje ka qene regullisht graduale edhe standarte per kohen qe perjetonim. Familja ime eshte mundur te me edukoje qe deri i vogel te isha sa me shume autonom ne jeten personale.
2. Juve e keni dashur arsimimin, ku u arsimuat dhe çfare profili zgjohet?
Pergjigje;
Arsimi im u zgjerua ne itali, mbas aksidentit duke filluar te ndjek dy kurse ne informatike dhe turizem, ky ishte frut shume i rendesishem ne jeten time te dyte i “rilindur” pasioni per informatiken u lidh nga kushtet i qendrimit ne karroce edhe ne vitet 1999 ishte koha qe kerkohej shume kjo dege informatike ne boten e re te internetit. Mbas mbarimit te shkolles fillova shume shpejt pune ne masion webmaster. Pastaj me kalimin e disa viteve nderrova masion duke punur sekretar i pergjithshem ne kompanine financiare finsev s.p.a qe jam akoma i punesuar me kontrate te perhereshme.
3. Nji miku im Alfred Mirashi me foli per jeten tuaj, si eshte e verteta z. Haki? Do ju lutem te na rrefeni te verteten z. Haki.
pergjigje:
me zotin ose me korrekt me artistin alfred mirashi na ka njohur bota virtuale e internetit, puna e tij me ka pelqyer shume, arti me melqen edhe e kam ndejkur gjithmone per fatin e keq vetem virtualisht me shprese qe te kem fatin te shikoj punimet e tij ne realitet.
Z. Alfred i kerkova nje ide nese ishte e mundur te realizohej, nje sensibilizim apo organizim duke perdorur rrjetin sicial mediat etj,,per t’ju bere thirrje shoqerore tere shqiptareve ne itali apo bote ku ndodhen per te mbeshtetur projektin rruga per rio 2016 qe nuk me perket vetem mua por gjithe shqiperise, gjithe shqiptare dhe gjithe kombit shqiptar me shume shume veshtiresi arrita apo arritem te ndezim pishtarin paralimpik per here te pare ne historine paralimpike me deshire qe ky pishtar mos te shuhet por te ngelet tradite e perhereshme si gjithe bota.
4. Juve nji fatekeqese jete, si eshte e verteta?
Pergjigje;
me ka ndodhur nje aksident me 30 prill 1997 ne milano, me qendrim prej 3 javesh ne gejndje koma pastaj me kalimin e kohes edhe me shume reabilitacion arrita te stabilizohem duke filluar nje jete te re ” te rilindur” jam tip anglez, nuk me pelqen te ankohem edhe te bazohem tek fatkeqesia, jam shume optimist ne te gjitha deget, shikoj vetem perpara e vetem perpara. Fale familjes se mrekullueshme qe me stimolon cdo dite.
5. Juve edhe pse invalid, jeni i aposionuar pase sportit, cili eshte sporti juaj? Dhe a keni kerkuar te beni emer, cilat jane rezultatet tuaja?
Pergjigje:
E kam fulluar sportin shume shpejt mbas aksidentit ne vitin 1999 fale nje vajze italiane kampone ne karrocen paralimpike qe pashe ne nje kopertine te nje reviste ne nje qender reabilitimi, nga atehere deri me sot nuk jam ndare asnje moment nga sporti, deri sa arrita shkallen me te larte i kualifukur per te marre pjese ne lojrat paralimpike londer 2012. Sporti eshte ilaci me i dobishem per persona me aftesi te vecanta. Thyen te gjitha pengesat arkitektonike edhe mentale.
6. Çfarë objektivash keni per te ardhmen? Çfare do ju kerkoje organeve shteterore te shtetit shqiptar?
Pergjigje:
Obiektivi im kryesor te trazmetoj cfar kam mesuar dhe me kane edukuar ne itali, te trasmetoj ne shqiperi kulturen sportive per persona ma avtesi te vecanta, duke pasur parasysh veshtiresite qe paraqiten ne shqiperi por pak nga pak me merr mendja qe do te realizohet.
Obiektiv tjeter kam qe te kualifikohem per ne lojrat paralimpike ne rio 2016. Kjo sigurisht eshte shume e veshtire sepse kerkon nje impenjim shume te madh ne disa aspekte si pregaditore sportive gjithashtu edhe aspekti ekonomik qe shteti apo ministria e sporteve ne shqiperi nuk investon asnje lek. Sigurish jo qe nuk duan apo nuk kane por nuk eshte kultura sportive paralimpike e zhvilluar. Drejtroria e sportit per te gjithe, nuk do tja dije qe pishtari paralimpik eshte i ndezuar edhe eshte krim nese shuhet, as qe e kane idene se sa sakrifica behen per tu kualifikuar, kjo penalizon tere situaten promovuese gjithe perfshirese te sportit paralimpik shqiptar.
Nuk pres asgje nga shteti, pres nga shtetasit shqiptar, kudo qe ndodhen, te jene, edhe te ndajne pasionin tim, veshtiresite ne pjesemarrje ne aktivitet sportive nderkombetare ne shume shtete te botes duke ngritur flamurin e kombit, bashke do ta kemi me te lehjte ti drejtohemi shtetit te hapin syte syte se cfar po behet edhe se cfar po bejme ne te gjithe se bashku. Kete kerkoj nga shteti te respketoje te drejtat e personave me aftesi te vecanta ti degjoje ata edhe mos ti marre si gjynafqare por ti marre si shembuj pozitiv.
7. Si jeni integruar ne jeten emigratore ketu ne Milano dhe sa vite ka qe etoni ne emigracion?
Pergjigje
Integrimi im ka qene mjaft i koordinaur nuk kam pasur kurre asnje tip konflikti ne integrim, jam tip shume modest edhe i sinqerte. Tek puna nuk jam ndier kurre emigrant apo person ne aftesi te vecanta, jam trajtuar dhe respektuar thjesht si gjithe te tjeret, kjo ka qene shume pozitive per mua e kam pasur me te lehte te integrohem jam shume orgolioz edhe ndihem shume i integruar ne te gjitha deget.
8. Ju jeni edhe nji familare i mire, çeshte familaja per ju dhe sa ju inkurajon ne rrugen e sportit?
Pergjigje:
Shume e vertete. Zakonisht eshte shume e veshtire te realizohen te gjitha. Por fale familjes time, bashkshortia ime enora ka dhene nje ndihme edhe mbeshtetje te mrekullueshme qe te organizoja kohen per ti dedikuar stervitjes edhe garave sportive. E kemi vlersuar te dy ne te njejten karakter qe sporti edhe familja nuk kane asgje te ndare per shume gjera qe perputhen ne jeten e perditeshme sigurisht shume veshtiresi por nje lumturi te perbreneshme te jashtezakonshme. Kemi dy femije mario edhe alissa edhe ndihemi familja me e lumtur e botes.
9. Une te falnderoj per intervisten i nderuari z. Haki, po duke dashur ta mbyll kete interviste çfare do ju thoje bashkeatdhetareve tuaj kudo ndodhen, pasi ju kerkoni te konkuroni ne nji aktivitet nderkombetar. Ku zhvillohet ky aktivitet dhe çfare u pengon qe te konkuroni?
Pergjigje:
Ju falenderoj nga ana ime dhe familjes time per keta pyetje edhe shpresoj qe te ju jem pergjigjur ne mynyre teper te thjeshte me shprese qe te tentoj te garoj neper bote per te ngritur flamurin shqiptar ne shume shtete te botes per tu kualifikuar per rio 2016. Per te qene prezent ne rio 2016 duhet te marr pjese edhe te grumbulloj pike ne dhjetera gara nderkombetare ne vitinn 2014-2015, spanje, kanada, zvizer, gjermani, belgjike, belgrad, cekosllovaki, sllovaki, france, itali, meksike, austri, per te marre pjese ne keta gara duhet nje kontribut mjaft i larte ekonomik. Nese eshte e realizueshme nje thirrje shoqerore shqiptareve apo kompanive shqiptrare to vogla apo te medhaja persona apo grupe personash te japin sado pak kontribur per te realizuar kete projekt rruga per ne rio 2016.