Reforma të domosdoshme në të gjitha partitë politike për zgjedhjet aktuale !

0
123

Nga Asllan Dibrani

Krijuesit artistët, shkrimtarët janë të popullit, e jo të partive, siç po keqpërdoren Adem Demaqi, Rexhep Qosja dhe figura tjera kombëtare! Ismail Kadare u prononcua për koalicionin gjithëpërfshirës, e jo për partinë:

Dashuria ndaj atdheut duhet të jepet, pa nuanca politike, pa ngjyrime pa krahinizma, pa lokalizma, pa imponime dhe grupime të ndryshme, po duhet t’i epet aty ku është verdikti i popullit dhe vlerat e tij.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin nënçmimin abuzimin —dhe çdo gjë! Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njëri, një vend ose diçka tjetër. Çdo të thotë në ditët e sotme fjalia “Duani njeri-tjetrin”dhe “Ta duam njëri tjetrin”sigurisht s’mund të jete edhe ndryshe?

Dashuria është një motiv i shpresës, në të kundërt do të ishte një jetë boshe për njerëzimin. Dashuria ka forcën, të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij!?… Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenje xhelozie, as tek njerëzit, as të kombet. Vetëm dashuria është e aftë të mos ta ndajë njerëzimin, as nga ideologjia, as nga raca e lere ma përbrenda nocionit kombëtar. Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin aktual në Kosovë dhe Shqipëri.

Kosovë. Klasa e dhunshme politike këto vite i nëpërkëmbi, i përdhunoi dhe i anashkaloj njerëzit që kanë potencial dhe ndikim në arenën ndërkombëtare?

Kjo dashuri ndaj atdheut sikur u shua me dhunë nga faktorët e ndryshëm pas luftës së Kosovës dhe pas çlirimit nga diktatura komuniste ne Shqipëri. Kjo shprehje dhe prononcim, ju mohua shume intelektualëve, krijuesve dhe patriotëve të kombit me nivel kulture dhe bagazh të nivelit kombëtar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Klasa e dhunshme politike këto vite i nëpërkëmbi, i përdhunoi dhe i anashkaloj njerëzit që kanë potencial dhe ndikim në arenën ndërkombëtare qe zërin e shqiptareve ta ngrenë edhe ma larg qe mos te mbesim si shportë, që kush do të hedhin mbeturina mbi te.
Koalicioni i formuar këto ditë kundër Qeverisë “Thaqi tre” sikur u pëlqyer nga figura të mëdha, po edhe nga Ismail Kadare!

Zgjedhjet aktuale sikur kanë filluar ta lëkundin një trend të tillë nga klasa e të pa diturve, injorantëve, abuzuesve dhe hu krahëve. Kombi shqiptar nuk duron njerëz të këtillë. Ky trend politik donë t’i lirojë nga kjo robëri vetanake me qëllim të arritjes së synimeve tona qe kombit ti prijnë njerëzit e merituar dhe të dëshmuar me veprimtarinë e vet paraprake.

Koalicioni i formuar këto ditë kundër Qeverisë “Thaqi tre” sikur u pëlqyer nga figura të mëdha, po edhe nga Ismail Kadare ndoshta nuk do te zhgënjehemi kësaj here që ky koalicion t’i zgjedh figurat e mëdha që e meritojnë të jen në ballë te popullit. Të përfshihen në qeverisjen e pritshme edhe se nuk ju ka dhen shans të jenë aktor i fushatës elektorale.
Reformime strukturale, duhet të ketë edhe në LDK-në aktuale, AAK-në dhe Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të hyjë në qeverisje.

Njerëzit me emër dhe kulturë i nevojiten sot kombit në tërësi edhe në Shqipërinë e përplasjeve dhe qe kane nevojë të reformohen, e jo të mbesin dy figura pran ekraneve televizive që 25 vjet siç janë, zoti Sali Berisha dhe zoti Edi Rama. Reformim duhet të ketë edhe në LDK-në aktuale, AAk-në dhe Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të hyjë në qeverisje. Aty duhet të përfshihet i tërë spektri intelektual në rrafshin kosovar e jo rajonal apo lokal. Po ashtu edhe zoti Hashim Thaqi duhet ta spastroj partinë e vet nga grupet kriminale dhe njerëz të pa vlera siç janë faktorët e spektrit fetar nga e cila mendoj se edhe humbi reputacionin si parti në këto zgjedhje.

Po ashtu edhe një fakt tjetër kjo parti njihet si parti e krahut të luftës, e rezistencës po në fakt me përfshirjen e disa figurave mafioze në këtë parti, ja humbi vlerën edhe UÇK- së dhe djemve ma te spikatur që dhanë edhe jetën për çlirimin e Kosovës. Ka shumë arsye njeriu të jetë i shqetësuar dhe skeptik. Pse u lejuar nga zoti Thaçi të përzihen luftëtarët me demagogë dhe spektator të luftës së Kosovës ku edhe vet është viktimë e tyre.

Partitë e mëdha si LDK dhe PDK, as tjerat nuk duhet t’i shfrytëzon figurat e mëdha për marketing në elektoratin e tyre siç veproj PDK me Adem Demaçin, Rexhep Qosjen qe prononcohen të një anësohem, duke i krijuar përçarje më shumë se sa ndonjë gjë pozitive. Prononcimet e tyre janë fillimisht në dëmin e vet figurave të veta nga e cila krijuesit artistet, shkrimtaret janë të popullit e jo te partive. Mos të bien pre e partive, po edhe mos te rrinë duar kryq pran gjendjes dramatike dhe politike në vend.