Nga Bledi Mane – Public Enemy, 24 Janar 2012
www.facebook.com.bledi.mane
1./
Po bindem përfundimisht, këtij regjimi dhe kësaj palo qeverisjeje po i vjen fundi. Ashtu si 15 vjet më parë kur dimri arrogant i 1997-s shtynte pranverën e brishtë drejt një gjakderdhjeje civile, mbaj mend dhe besoj edhe ju u kujtohen seancat urgjente parlamentare kur flitej për gjendje të jashtëzakonshme. Deputetët kllounë të partisë së dikurshme demokratike ) të presidentit Sali Berisha, viheshin në garë kushekush të fantazonte në mendje planin më djallëzor sulmues. Ua kishin bërë benë rebelëve të jugut dhe cytnin komandant Gazideden (ah mjerë ti si u harrove o gjeneral) t’i helmonte, bombardonte, asgjësonte me çdo lloj mënyre. Po u ikte pushteti që kishin ngritur mbi themelet e sudeve, xhaferrëve, gjalicave dhe lëngonin e qurraviteshin të frikësuar nga shpagimi popullor.
Dje, dje pra në datën 23 janar 2012, ndërkohë që nata arrogante e së hënës shtynte të martën në kapërcyellin e javës, dje pra në ekranin e televizionit kombëtar jo publik Klan ndiqja i llahtarisur kërcënimet e një zonje bionde, e cila pavarësisht se është një nga 140 qytetarët më të zgjedhur të kësaj republike, kërcënonte një kolegun e saj dyfish frikshëm. Dyfish pse e kanë votuar të mbrojë elektoratin dhe dyfish frikshëm se kërcënimi dilte nga goja e një gruaje:
– Saimir Tahiri mos guxo t’i afrohesh kryeministrisë se do të të var te palmat aty pranë. Po ta përsëris, mos guxo se do të të var!
Mesila Doda iu shfaq publikut shqiptar herën e parë nga ekrani i TVSH-së,i të vetmit televizion i asaj kohe, aty nga shkurti i 1991-shit. Mbante të veshur një kostum xhins të zverdhur nga fjetja mbi batanijet e grevës së urisë studentore, ndërsa rreth kokës kishte lidhur një rrip lecke grisur prej çarçafëve të kalbur të Qytetit Studenti. Qëndronte në krah të studentit dhjetorist Blendi Gonxhe, i cili fliste i ekzaltuar për bustin e rrëzuar të Dullës. Edhe Mesila dukej e ekzaltuar, por e vështirë ta dalloje në ishte grevist a greviste. Flokët prerë shkurt dhe një qëndrim me duar në xhepa si fatorinot e Fushë Krujës, e bënin të dyshimtë pjesëmarrjen e saj në atë grevë. Nuk dukej aspak si një njeri kampusesh universitare a studentore, thjesht si një i(e) fortë lagjesh të cilën rrumpalla e një regjimi që fikej po i ndizte shpresat për krimet ordinere të radhës.
Deri më 1997-n Mesila iu fsheh publikut dhe nga një ekstremiste e djathtë model kiliane u pa të spërdridhej ato kohë shkallëve të kryeministrisë së udhëhequr nga socialistët majtistë. Madje nga një zyrtare e rëndomtë dhe ordinere e prapavijës së qeverisë, u konvertua brenda 2 vjetësh në zëdhënëse të ish kryeministrit Ilir Meta (bo, bo, bo si iu paska ngjitur gjaku të dyve qysh atëherë). Luajti bukur biznesin e kaheve politike sa majtas djathtas e kur e ndjeu se e majta e Fatos Nano Nanos po perëndonte në pushtet, iu spërdrodh partisë blu për të cilën kishte sakrifikuar duke fjetur në dyshemenë e grevës së urisë ku mungonte dhe ngrohja dhe gjendeshin burime alternative ngrohjeje.
Mesila, e cila njihej fare pak në publik, kapërceu drejt famës si me shkopin magjik të Harry Potter-it.
Ish drejtoreshë e këshillit kombëtar të radiodifuzionit shkëlqeu në lincencimin dhe establishimin e kompanive mediatike pranë qeverisë së Berishës derisa në qershor të vitit 2009 klani i klaneve e përzgjodhi deputete të Myzeqesë (stonaturë e gjallë mbiemri i saj me rrafshin fushor të zonës elektorale). Sapo shkeli në pragun e parlamentit iu bashkua “oazit të engjëjve” të grave demokrate e së bashku me Jozefin Topallin, Alban Vokshin, Rajmond Bulkun, Majlind Bregun janë kthyer me të vërtetë jo në një shqetësim lokal, por rajonal e më gjerë.
Mesila Doda ndryshe nga çfarë shkruhet në bibël, kuran, kushtetutë, konventa grash, deklarata universale në mbrojtje të humanëve dëshmon sot më së miri se deri ku mund të degradojë instikti i hakmarrjes ndaj kundërshtarit jo në kohë lufte, por në kohë paqe e me diell të shndritshëm e të plotë. Nuk e di nëse ju do të më ndihmonit të bëja një krahasim e të gjeja një tjetër femër në historinë shqiptare ta paralelizoja më zonjën Doda (sa i çmendur jam duke e quajtur zonjë këtë lloj hibridi), por jam konfident me veten kur them se edhe Nexhmije Hoxha do ta ketë pasur një lloj droje e pishmanllëku kur i pëshpëriste në vesh Enverit për pushkatimin e radhës.
E meqenëse mu kujtua Enveri, thjesht kërshërohem e pyes po Enkel Demi a ndjehet komod me sjelljen e bashkëshortes dhe nënën e fëmijëve të tij?
Mundet vallë që arroganca, emotivi i karakterit të Mesilës, cinizmi, sulmet e pështira, vulgariteti, hakmarrja që i ka shpërthyer mbi poret e yndyrta të fytyrës, mallkimet dhe kërcënimet që vetë kjo femër shfaq në publik e ekran më ekran, a mundet pra e gjithë kjo sagë palaçolliqesh që rrudh këtë politikane në sytë tanë, është thjesht për show apo e njëjta sjellje vijon edhe në shtëpinë, kuzhinën, ballkonin, e saj? Kemi një femër genetikisht të frustruar në këtë derexhe apo një homos sapiens aktore me dy karaktere që për hatër të atij mandati mandatos e menderos të madh e të vogël që i del përballë?
Konfliktualiteti i Dodës tashmë i njohur në vend ka bërë që kureshtja e njerëzve për të mësuar rreth saj të kalojë çdo limit. Nuk përbën çudi që sa herë bjondina e partisë blu sulmon kundërshtarët, njerëzia nisin ta etiketojnë me lloj-lloj epitetesh të ndyra të cilat fatmirësisht dhe me njerzillëk asnjë prej kundërshtarëve të saj kurrë nuk ia përmend.
Mesila Doda besoj se u shqetëson edhe ju të nderuar lexues taksapagues ashtu si mua. Ndjej pështirosje kur shoh sesi nga goja e saj me dhëmbë të verdhë zverdhojnë kërcënimet dhe mallkimet sikur kur kjo femër të kish vuajtur nga ferri i komunizmit apo familja e saj të ishte rropatur burgjeve e internimeve. Mllefi dhe konfliktualiteti që ajo prodhon nuk kanë asnjë lloj baze shkencore a morale e si për ironi të fatit edhe kjo zuskë e bandillit Berishë qenka anëtare e komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, madje- madje edhe nënkryetare e Komisionit për Integrimin Europian. (luaj nga vendi Stefan Fule).
Deri më tani duket ashiqare shqetësuese kjo lloj sjelljeje nga kjo lloj politikaneje por ende as Jozefina e Topallëve e as Blendi i Toptanasve nuk i tërheqin veshin kur i afrojnë te goja mikrofonin e parlamentit apo të “Opinionit”. Megjithatë si specialist i medias dhe komunikimit po ua them troç, kjo Mesilë bën show. Kjo Mesilë atrakton audiencë dhe reklamë, por fatkeqësisht nuk duhet të ketë përballë as Tahirin e as Zogajn. Kjo Mesilë do ustallarë e oratorë të thekur jo ta kërcënojnë por ta bëjnë të kërcejë e ti japin leksione mbresëlënëse afatgjata.
E vetmja frikë që kam nuk është Mesila si individ pse kërcënon e përgojon. Fenomeni Mesilë është bërë i rrezikshëm në radhët e militantizmit partiak dhe po shoq që partia më e madhe qeverisëse po i stimulon organikisht dhe financiarisht të tilla specie.
2./ Sekrete jo për vete
Mjerë Shqipëria, mjerë parlamenti, mjerë PD-ja, mjerë Tirana se çfarë heq prej kësaj bukuraneje egoisteje të sëmurë. Mjerë Vatikani, mjerë priftërinjtë, mjerë i ndjeri Papa Gjon Pali II çfarë mund të kenë hequr prej këtij lloj importi të ardhur nga matanë detit, prej kësaj mynxyre leshraverdhë. E tmerrshme dhe e pabesueshme por kjo Mesilë që votojmë, qysh prej vitit 1991 deri më 1995 ka studiuar me paratë e Selisë së shenjtë filozofi pranë Universitetit katolik “Pontific Urbaniana” në zemër të Vatikanit.
Para se ta mbyll po u bëj një pyetje të thjeshtë:
E imagjinoni dot pistoletën e Ndrea Prendit në dorën e kësaj mysybeteje me emrin Mesila Doda?