June 15, 2014
Partia Demokratike e dale nga levizja e Djetorit 90te ka qene parti antikomuniste e djathte e sanksionuar ne programin e partise e botuar ne gazeten e Partise Demokratike Rilindjen Demokratike me 05 Janar 1991.
Ne kete kohe duhet te kujtojme sakte se kryetar i Partise Demokratike ka qene i ndieri Azem Hajdari.
Me uzurpimin e Partise Demokratike nga misionaret e Ramiz Alise ky program u zhduk dhe u zbatua per 23 vjet ne opozite e pushtet filozofia e neokomunisteve te vjedhim cfare ka mbetur nga baballaret e tyre gjenetik e shpirterore e Shqiperia te notoje ne kaos ne menyre qe te mos ndeshkohet askush e trashigimtaret e komunisteve te pasurohen duke u shnderruar ne kapitaliste ordiner me baze ekonomike parane dhe pronen e grabitur . Besoj e aktualiteti i sotem shqiptar nuk ka nevoje as per koment as per argument shtese per tu bindur pasi duken qarte
Kjo filozofi kriminale vazhdon edhe ne ditet e sotme me neokomunistet e vetequajtur te majte por qe jane pak me te drejteperdrejte si trashigimtare te Enverit pasi portretin e tije e ngrene lart diten per diell e pronen vazhdojne ta rigrabisin si Enveri ne 1946.
Nuk po flasim per ligj e te drejta pasi ato as nuk kane egzistuar as nuk egzistojne e keshtu sic po shkojne punet as nuk kane shans te vendosen.
Tani Kryetari i ri Basha i emruar nga nemoklatura Ramiziste kerkon te rigreje Partine Demokratike nje parti qe per 4 vitet e fundit te sundimit te Berishes ishte shuar fare si strukture gje qe nuk ka guxuar ta beje as Enveri vete me ate qe quante Parti te Punes.
Te jemi te sakt e te ndershem pasi askush nuk duhet te paragjykohet dhe gjithkush e ka te drejten e reformimit dhe ripozicionimit ne spektrin politik ne nje shoqeri te hapur e pluraliste natyrisht aq sa eshte Shqiperia e tille.
Partia Demokratike aktualisht ka nje Kryetar te emruar dhe ca struktura inegzistente te vjetra te konsumuara deri ne infinit e nje structure te re ilegjitime te pambeshtetur askund ne statutin e partise sic eshte kordinatoret e zgjedhur te Bashes.
Nje gje duhet ta kene te qarte shqiptaret te majte e te djathte ne qeverisje e ne opozite se ilegjitimiteti nuk prodhon kurre ligj, drejtesi shoqerore e politike e si rezultat nuk ka gje te perbashket me sistemin demokratik te vlerave e parimeve te shoqerive perendimore.
Te degjeneroje pushteti qofte edhe per nje periudhe te shkurter mundet te klasifikohet normale por te mos keshe as opozite kjo eshte tragjedi kombetare pasi nuk kemi as te tashmen por nuk kemi as prespektiven e te ardhmes.
Shikoni vetem nje moment veprimet atikushtetuese te Qeverise Rama me aktin normative per reformen administrative, INUK si agjensi shteterore antikushtetuese per kontrollin e territorit e ALUZIN po si agjensi shteterore antikushtetuese qe vazhdon grabitjen e prones qytetareve shqiptare .
Nese i shtojme kesaj gjendje edhe vazhdimin e moszbatimit nga qeveria te vendimeve e gjykatave te vendit dhe deri tek vendimet e Gjykates se te Drejtave te Njeriut e Strasburg atehere nuk mendoj se eshte e veshtire per shqiptaret te kuptohet se nga kush po vazhdohet te sundohen.
Pra ne nje situate te tille kriminale qeverisese opozita nuk afron asnje alternative apo shprese per cfare theksova me lart por akuzon Qeverine Rama se po trafikon droge me shume. A ka me qesharake e kriminale se nje situate e tille e luftes politike qeveri-opozite se kush trafikon droge me shume e kush e thyen me shume embargon e Keshillit te Sigurimit ndaj Iranit.
Ne nje situate te tille papergjegjshmerie nga ana e politikes shqiptare per fatet e Shqiperise e shqiptareve Kryetari Basha vazhdon ecjaket e tije per krijimin e klanit te tije ne ate qe quhet Parti Demokratike pasi nuk ka se si te jete ndryshe kur kerkohet te behet rithemelimi i Partise Demokratike pa nje project statut e nje program politik, ekonomik e shteteformues qe te krijoje filozofine e nje partie te qendres se djathte e te prodhoje nje fryme reale e shprese jo vetem per demokratet por per tere popullin shqiptar.
Shqiptaret besoj se jo vetem kane experience per ti dalluar por edhe jane ngopur me klane private qeverisese grabitese duke filluar me klanin Nano, Berisha, Meta e se fundi clanin Rama qe e ka lene Partine Socialiste qe pothuaj nje vit pa Kryetar.
Nese shqiptaret ne pergjithsi e demokratet ne vecanti do te lejojne qe te krijohet edhe klani Basha si alternative e klanit Rama te jeni te bindur se do silleni si kali ne lame ne kaos e paligjshmeri duke vazhduar te prodhoje vetem varferi e krim per shqiptaret.
Per mua nje situate e tille ne Partine Demokratike me lidership te “Ri” gjoja duhet permbysur o me angazhimin total te te djathteve duke mos lejuar krijimin e klanit Basha por duke kerkuar si fillim paraqitjen e nje project statuti ku te perfshihet edhe legjitimimi nga kuvendi kombetar apo me voten e antarsise edhe pozicioni i vete Kryearit te partise.
Nuk duhet shkuar asnje hap me tej nese antarsia e Partise Demokratike nuk kalon ne nje data base kombetare ku te dihet sakte ne cdo kohe numri dhe luhatja e saje per cdo seksion, grup-seksion e dege te PD ne cdo rreth e Shqiperise.
Nese klani basha ne konsolidim e siper nuk e krijon hapsiren e nevojshme per debat e vote te lire qe nga seksioni, nendega e dega e Partise Demokratike atehere demokratet e vertete pra te gjithe ata qe aspirojne per liri e demokraci duhet ti abandonoje masivisht e publikishte nje tentative per krijimin e vazhdimin e nje grupimi te ri criminal qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine.
Demokrate shqiptare shikoni ne ate qe quhet e majte qeverisese qe eshte realisht klani Rama se si i ka lene rrugeve socialistet e vertete e idealiste te nje te majte reale europiane gje qe mos shpresoni se do jete ndryshe edhe me juve nen klanin Basha-Berisha apo anasjedhtas nese nuk e instaloni voten e demokracine ne Partine Demokratike qe ne opozite.
Kthejeni pak koken mbrapa nen sundimin e Berishes se si e ndau pushtetin per 4 vite me Ilir Floririn 50 me 50 apo me shume vetem per interest e karriges e klanit te tije pa pyetur per interesin e Shqiperise se per interesin tuaj si democrat e kontribues as qe behet fjale.
Nje here ju mashtruan me Xhuvelin, pastaj me Meten e nese ju mashtrojne perseri me manovra kriminale klanore per here te trete atehere sipas zhargonit popullor i bie qe faqja e zeze te mbetet tek masa e madhe e demokrateve.
Per nje gje jam i bindur se Shqiperia ka hyre tashme edhe per merite te miqve tane perendimore ne rrugen pa kthim drejt demokracise ku fatemiresisht ponopoli i opozites e as ne kreun e qeverise nuk egziston ne nje shoqeri te hapur e demokratike. Per Amerikanet egziston nje shprehje: “Pa punuan per vete pa bene Ameriken” Demokrate Shqiptare punoni per nje Parti Demokratike te vertete pasi keni punuar per vete per Shqiperine e per kombin pasi vlera e opozites reale eshte jetike ashtu sic eshte jetike nje pushtet demokratik ne qeverisje si garanci per zhvillim e progress.
Te fundit qe dua te them eshte se Shqiperia ka pothuaj gjysmen e potencialeve njerzore e zhvillimore jashte kufijve ne perendim me nje ekspertize e experience te domosdoshme per te ngritur Shqiperine ne kembe. Te jeni te qarte dhe te bindur se aji pushtet qe nuk organizon dhe kerkon voten e diasporas ne zgjedhjet e pergjithshme e locale, nuk kerkon te ndertoje shtet demokratik ashtu sic nuk mundet te jene demokratike partite politike qe nuk kerkojne voten e simpatizanteve e antareve te saje ne perendim.
Te dyja palet vazhdojne me fanatizem te mbajne kufijte e klanit te tyre ne pushtet apo opozite me synimin e vetem te vazhdimit te statukuose kriminale.
Ajet Delaj, New York
http://www.avaaz.org/en/petition/President_Barack_Obama_Denied_communist_crimes_n_Albania/?day2Share







