Portret-intervistë me Alma Lama intelektuale e përmasave kombëtare!

0
24

Nga Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com

Ta përmendësh emrin e zonjës Alma Lamës është një krenari dhe privilegj i veçantë. Ta takosh një intelektuale, një patriote, një guximtare dhe një idealiste vizionare e spektrit politik, është një kënaqësi edhe për gazetarin. Një përshkrim i shkurtër biografik na imponohet, sadopak ta përmbledhim përmes kësaj intervistë me znj. Lama, edhe se është vështirë ta përmblidhesh bagazhin e saj mbi veprimtarinë voluminoze të saj. Me një artikull, apo një reportazh qoftë edhe përmes kësaj interviste do t’i mbesim shumë borxh për t’i ndritur të tërat vlerat e saj si një femër e emancipuar dhe intelektuale e përmasave kombëtare.


Alma Lama kandidate për në Parlamentin e Kosovës nga LDK-ja, garë se kush do ta qeverisë vendin.

– Alma Lama ka lindur në Krujë. Ajo është diplomuar në vitin 1999, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, në Universiteti i Tiranës.
Që prej asaj kohe ka qenë e angazhuar si gazetare dhe reportere në një numër të madh mediash vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2000 u angazhua në “Gazetën Shqiptare” në Tiranë, si reportere që mbulonte sistemin gjyqësor. Në tetor të vitit 2002 vjen në Prishtinë, ku kontribuon në disa media të huaja si, IËPR, Osservatorio, Sui Balcani, si korrespondente nga Kosova për 5 vite, “United Press Internacional”, Ëashington Times, Transition Online etj. Gjatë kësaj periudhe ka publikuar artikuj në mediat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri. Znj. Lama u angazhua në televizionin publik të Kosovës RTK në vitin 2003, si gazetare në departamentin e lajmeve, si dhe të informacionit. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi disa debate televizive të cilat u shquan për guxim dhe profesionalizëm.


Në shkurt të vitit 2006 u angazhua në TV-Shqiptar “TOP CHANNEL”, si korrespondente nga Kosova. Ajo themeloi zyrën e këtij televizioni në Prishtinë dhe për më shumë se tri vite me radhë mbuloi gjithë proceset politike dhe shoqërore nëpër të cilat kaloi Kosova, duke dëshmuar integritet të lartë profesional në përgatitjen e lajmeve si dhe dokumentarëve nga Kosova dhe rajoni. Në shtator të vitit 2010, në bashkëpunim me gazetën “Kosova Sot” implementoi projektin e gazetarisë investigative “INVESTIGIM”. Në këtë gazetë gjithashtu u angazhua si analiste për çështje politike që prej vitit 2009. Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar herë pas herë edhe me televizionin britanik “BBC”-në, për përgatitjen e dokumentarëve me tema nga Shqipëria.


Zonja Lama ka zhvilluar një numër të madh trajnimesh profesionale në lidhje me gazetarinë dhe rolin e medias në shoqërinë shqiptare. Në vitin 2005 u trajnua për gazetari ndërkombëtare, “Media dhe Komunikim” në Greqi, në (Centre for Communications and Journalism) dhe pran ” Duke University”. Në vitin 2009 përfundoi me sukses trajnimin në shkollën e integrimeve evropiane, në Prishtinë, ndërsa në vitin 2010 u trajnua për lidership, në Prishtinë dhe Uashington.Përveç fushës së medias, zonja Lama ka treguar interes edhe në sferën e shoqërisë civile, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe rritjen e rolit të femrës në institucione shtetërore të Kosovë.

Znj. Alma Lama për herë të parë është kyçur në politikë në nëntor 2010, fillimisht, në “Lëvizjen Vetëvendosja”. Parimet e saj politike me qëndrim dhe me vizion tjetër e braktisi demontrativisht si e pa kënaqur “Lëvizjen e Vetëvendosjes”. Largimi i Alama Lamës nga VV i krijoj një humbje të madhe Levizjes. Ajo i dha një epitet të keq vetes si “Lëvizje” pro islamike me të cilin rast përmes figurës se Alam Lamës u diskredituar drejt një vetëvrasje politike!…

Alma Lama gjithnjë aktuale me qëndrime dhe vizion të lashtë kombëtar me synime që kombin shqiptar ta drejtoj pro Evropës dhe ShBA-ve.
-Qëndrimet e veta politike para pak muajsh i kurorëzoi me partinë e “Lidhjen Demokratike të Kosovës”. Gradualisht figura e saj po ngritet në skemen piramidale të figurave më të çmuara të kombit shqiptar. U rangua në radhën e njerëzve të mëdhenj që ka vepruar dhe është duke vepruar si zë i një intelektualeje të vendosur kundër fenomenit të ekstremizmit islamik me qendrime barbare dhe synime kundër vlerave tona kombetare. Dha argumente që ta inkurajojmë si figurë e vetme me nje program progresiv në sigurinë e kombit shqiptar në të ardhëmen. Synimet e saj janë që të rrjeshtohet kombi ynë pro Evropës, pro Amerikës , të jetë i lirë i barabart dhe i futur në familjet e mëdha të shtetetve evropiane. Të nxituar në vazhden e argjendës politike dhe ngjarjeve të fundit në Kosovë pas futjes se saj në listën për deputete nga LDK-së dhe një sërë aktivitetesh edhe per fushaten elektorale e takuam zonjën Alam Lama , për ta zhvilluar nje intervistë me të, nga e cila , bujaria dhe vyrtytet e saj u panë.Pa hezituar filluam bisedën dhe shtrimin e pyetjeve që na u duken ma të përshtatëshme për një politikane , intelektuale dhe një femër ndër ma të emancipuarat në rangun kombetar.Po fillojmë me pyetjet radhazi ,si më poshtë që do të lexoni intervistën e plotë të zonjës Alama Lames:

A.Dibrani: Alma Lama me që jeni një gazetare, a na përshkruani gjendjen aktuale të mediave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, harrshi interesave të kombit?
A. Lama : Unë kam qenë gazetare, tani nuk jam më, sepse ushtrimi i këtij profesioni do të ishte konflikt interesi. Gjendja e mediave është e vështirë, ka probleme të mbijetesës në një treg të varfër reklamash. Disa media janë shitur, të tjera përpiqen të rezistojnë. Kemi dhe media që hapen me agjenda politike apo ekonomike, për përfitime personale apo për t’i atakuar kundërshtarët. Pra i kemi të gjitha dukuritë negative dhe atë pozitive në këtë skenë të vogël mediale.

A.Dibrani:Ju folët paka shumë ne këtë fushë. Sa janë mediat shqiptare të ndikuara nga partitë politike në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni.
A. Lama : Mendoj se një lexues apo shikues mesatar arrin ta bëjë dallimin se nga anojnë mediat, kështu që animi është një dukuri e përgjithshme aspak e fshehtë. Kjo do të thotë se jemi larg modelit të gazetarisë anglosaksone, e që është media të pavarura. Sa kohë që do të kemi media që do ti shërbejnë pushtetit, i kemi punët keq me demokraci.

A.Dibrani : A mundet këtyre mediave apo programeve tu ndalet hovi, ngase një numër i tyre edhe kanë ardhur deri të paraja me para të pista, nuk ka plasim të interesave të popullit në fushën e kulturës, artit, shkencës etj?
A.Lama : Mendoj se veçanërisht mediat publike të cilat për fat të keq po gjenerojnë korrupsion dhe anshmëri, kanë përgjegjësi shumë të madhe sepse po shfrytëzojnë drejtpërdrejt paratë e taksapaguesve. Përsa i përket këtyre fushave që thoni ju, vërtetë mungojnë, por mendoje se më shumë është çështje e mungesës së fondeve për të blerë programe cilësore. Përsa i përket kulturës vendore, ajo ka pasqyrim, por cilësia e pasqyrimit pastaj është diçka që mund të diskutohet.

A.Dibrani:Një krahasim të vogël në mediat ndërkombëtare dhe atyre të Kosovës respektivisht atyre shqiptare ju lutem?
A.Lama : Bëhet gazetari e mirë edhe në Kosovë; jam e pakënaqur me Shqipërinë, por në përgjithësi nuk mund të bëhet ky krahasim. Mediave këtu ju mungon profesionalizmi, e shkelin shpesh etikën dhe bashkëpunojnë me pushtetin.

A.Dibrani: Kohët e fundit është ndërlikuar çështja në institucionet e Kosovës ka përplasje edhe ma tepër. Ne këto rrethana dramatike ekonomike,politike, kulturore etj. Ku qëndrojnë institucionet e Kosovës dhe ju karshi gjërave të lartpërmendura si parti?
A.Lama : Jam e bindur që këto institucione qëndrojnë për inerci. Punohet pak, mbi të gjitha punohet pa vizion. Ka shumë abuzime me buxhetin, të paimagjinueshme për publikun, por këto nuk gjejnë dritën në media. Ky lidership nuk ka treguar ndonjë aftësi shtetformuese apo vetëdije shtetërore. Sot kemi një sistem drejtësie jo të pavarur, joeficent, dhe jogarantues të drejtësisë. Kemi institucione të korruptuara dhe abuzive dhe mbi të gjitha kemi politikanë që shohin të pasurohen nëpërmjet pushtetit.

A. Dibrani: Çfarë mendoni për politikën aktuale në Kosove ?
A.Lama: Mendoj se ka nevojë për moral, është shumë e pamoralshme aktualisht. Është shumë joparimore, dhe kjo më bezdis shumë. Në përgjithësi është harruar se 100 vjet u sakrifikua dhe u derdh gjak për t’pasur shtetin, tani që e kemi e përdorim atë në mënyrën më të keqe.

A. Dibrani: Po me politikën e jashtme të Kosovës?
A.Lama : Kjo kuptohet si fluturim i ministrit të jashtëm në sa më shumë vende. Në fakt politika e jashtme është më shumë punë në shtëpi, strategji dhe ndërtim raportesh dhe interesash me shtetet e tjera. Mendoj se kemi dështuar edhe në ndërtimin e një imazhi pozitiv për shtetin e ri që dikur gëzonte shumë simpati.

A.Dibrani: A mund të na e jepni një rezyme lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi qe po zhvillohen. Zyrtaret e Kosovës sikur rrinë nen hijen e një faj apo një pabarazie me ta, kur asnjëherë Zyrtaret e Kosovës nuk i përdorin faktet, dëshmitë, argumentet historike nga paraardhësit tanë iliret qe ishin përkrah romakëve në lashtësinë e vjetërsisë.
A.Lama : Pala e Kosovës vazhdimisht ka qenë në difensive, dhe në fund ka pranuar atë që i është kërkuar prej fillimit. Janë bërë shumë lëshime, disa të paimagjinueshme .Është pranuar fusnota dhe kjo është shumë e dëmshme, është pranuar integrimi i strukturave kriminale serbe të veriut në institucionet e sigurisë së Kosovës dhe ky është një gabim trashanik.

A.Dibrani: Historia tregon se serbet ishin ardhur si cergash dhe rrogëtarë në tokat tona ! Si dëshmi dëbimi nga vatrat tona nga krahinat e Toplicës qe përfshinte një territor të madh po thuajse sa Kosova e sotme, vilajetin e Sanxhakut qe edhe sot e kësaj dite gjinden toponimet por edhe pleqtë që e flasin shqipen, u ndoqën ne vitin 1912 me dhunë, vrasje, dëbime masive!!! Zyrtarët e Kosovës është dashur të ngrënë edhe padi ndërkombëtare, por edhe të kërkojnë dëmshpërblim dhe kërkim qe te kthehen shqiptarët në vatrat enveta?
A.Lama : Pajtohem plotësisht me këtë konstatim. Trojet shqiptare u zbrazën me dhunë dhe tokat tona u gllabëruan nga fqinjët. Fatkeqësia është se institucionet e Kosovës nuk po kërkojnë dëmshpërblim as për luftën e fundit.

A.Dibrani: Si një intelektuale e cila jeni marr kaherë me çështjen kombëtare a mund të na flisni tani diçka për pozicionin dhe rolin tonë në Ballkan dhe Evropë pasi qe vërtet ne na anashkaloj historia nga dobësitë e përçarjes tonë qe mbretëronte në principata, grupacione rajonale dhe në ato krahinore, ku armiqtë i përfituan ato mos marrëveshje dhe ngelem si komb sot akoma i ndare dhe i coptuar ne disa shtete të Ballkanit?
A.Lama : Sot, për hir të së vërtetës janë më të fortë se kurrë në rajon. Mirëpo unë nuk jam e kënaqur as me këtë gjendje pasi kemi mundësi të faktorizohemi më shumë. Kjo mund të bëhet duke forcuar shtetin shqiptar, shtetin e Kosovës dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Ne kemi mundësi të bëhemi fuqi ballkanike, pa të cilën asnjë vendim nuk mund të merret në rajonin tonë. Ne duhet të ndërtojmë raporte edhe më të ngushta me BE-në dhe SHBA-në. Ata janë partnerët tanë strategjikë.

A. Dibrani: A mendoni se shqiptarët duhet të përmirësojnë atë gabim historik me krijimin e një uniteti gjithë kombëtar, që ta kemi një referendum për bashkim të këtij populli që nuk na ndanë as gjuha as gjaku ?
A.Lama : Referendumi është një e drejtë e çdo populli. Kjo e drejtë kombit tonë ende i mohohet, por jam e bindur e drejta do të triumfojë politikisht dhe diplomatikisht dhe kjo dita do të vijë.

A.Dibrani:Si studiuese dhe politikane e profilit tuaj na japin mendimin. Sipas rregullave ndërkombëtare edhe sa shtete duhet ta njohin Kosovën si shtet në vete qe ta fitoj statutin e anëtares në Kombet e Bashkuara?
A.Lama : Duhet njohja e 2/3 të shteteve anëtare të OKB-së, mirëpo në bazë të kartës së OKB-së sërish është Këshilli i Sigurimit ai që e jep miratimin për pranimin në OKB. Një rast fatkeq ishte ai i Palestinës dy vite më parë, e cila edhe pse e kishte plotësuar numrin e kërkuar u bllokua në KS të OKB-së. Kosova nuk duhet të bëjë diçka të ngjashme, sepse e ka Rusinë kundërshtare, kështu që kam frikë se numri i njohjeve nuk do ta ndihmojë shumë për anëtarësim në OKB.

A.Dibrani: Ne kemi një popull gati dy milion shqiptar aktualisht që jetojnë në shtetet e jashtme të perëndimit. Opinioni i juaj për vlerat dhe kontributet e saj?
A.Lama : Kontributet e diasporës për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Kanë ndihmuar financiarisht familjet në Kosovë në kohën kur regjimi serb i nxori shqiptarët nga puna. Praktikisht diaspora ishte burimi i të ardhurave për shqiptarët e Kosovës. Edhe sot po kontribuojnë me remitancat, e po kështu me investime. Diaspora kontribuon edhe me imazhin e saj, me marrëdhëniet që ndërton me ato vende ku jeton. Shqiptarët në diasporë i shoh si më idealistë dhe patriotë.

A. Dibrani: A mendoni se mërgata shqiptare është lënë pas dore dhe anashkaluar deri me tash ?
A.Lama : Mendoj se po, meriton më shumë dhe meriton më shumë respekt. E di që shumë prej tyre janë të zhgënjyer me atë çfarë po ndodh sot në Kosovë, me shumë të drejtë.

A. Dibrani: A po i japin një imazh të keq Kosovës pranë qarqeve ndërkombëtare, a po e zbehin rrugën e zgjedhur të populli shqiptar drejt shteteve perëndimore dhe drejt një përforcimi të marrëdhënieve me SHBA-ës?
A.Lama : Mendoj që forcat anti-Kosovë po veprojnë fuqishëm në Kosovë. Gjatë shekullit të XX kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës, dhe adresa ka qenë në Beograd. E njëjta gjë është edhe tani. Unë shpresoj që shqiptarët të kthjellohen dhe ta dinë se sa e dëmshme është një agjendë joperëndimore për Kosovën.

A.Dibrani: Forcat vehabiste dhe ekstremiste sikur përpiqen me i ftohur, me i vrare dhe zbehur këtë miqësi historike me popullin amerikan!. Si rast i veçantë ndihma për ta çliruar vendin nga okupatori serb ishte Amerika qe nuk kurseu as gjakun as kapitalin!
A.Lama : Ky është qëllimi por nuk do t’ja dalin, sepse nuk do ta lejojmë. Kosova nuk do ti lihet ne dorë qarqeve tradhtare dhe ekstremiste, e as naivëve që janë viktima në këtë mes.
A.Dibrani:Ju jeni larguar nga VV në shenjë proteste pikërisht nga këto qarqe, a mendoni se LDK-ja e ka spastruar trurin e politikanëve të vet lidhur me këtë fenomen famëkeq dhe antishqiptar?
Unë nuk kam informata që LDK ka ndonjë problem të tillë. LDK është parti që thirret në Ibrahim Rugovën, një politikan vizionar përsa i përket kësaj çështje. Ai ndërtoi një politikë properëndimore në Kosovë.

A.Dibrani: Jemi në prag të zgjedhjeve nacionale, a mendoni se do të ketë një mbarëvajtje në këto zgjedhje pa e keqpërdorur votën e qytetarit?
A.Lama : Unë po shpresoj se nuk do të preket vota, sepse pastaj do të ishte e kotë çdo gjë. Jam optimiste se procesi elektoral do të jetë i rregullt këtë herë. Jam optimiste që edhe unë do të fitoj dhjetëra mijëra vota sepse do të më vlerësohet puna që kam bërë dhe qëndrimet që kam mbajtur për çështje të interesit nacional.

Asllan Dibrani: Për fund më mbetet të falënderoj për kohën që e ndatë për këtë bisedë. Vërtet i keni prekur disa pika të nxehta për popullin shqiptare, por edhe disa pika të mykura dhe të sajuara nën harresën e kohës, që klasa politike aktuale e Kosovës, as që donë t’i shpalos pranë faktorit ndërkombëtare.
A.Lama : Ju falënderoj edhe unë për mundësinë e dhënë që të shpalos pikëpamjet e mia në lidhje me shumë tema aktuale me kohën.

Me mbetet ta admiroj këtë studiuese, intelektuale dhe një politikane me një veprimtari të ngjeshur që aftësinë e vet e ka dëshmuar dhe e ka përqendruar në interesin e kombit shqiptar. T’i urojmë suksese në fushatën zgjedhjeve të këtyre ditëve. Zonja Alam Lama pret tek votuesit ta hedhin votën, tek ata qe janë dëshmuar si kandidat potencial pro një ekonomie të zhvilluar, kulture dhe një politike të qëndrueshme kosovare, si kusht që mos të zhgënjehet qytetari në përzgjedhjen e kandidateve për ulëset e Parlamentit. Për fund lexuesve ju uroj lexim të këndshëm dhe votuesve mirëqene dhe sugjerim që votën t’u japin atyre më të mirëve që mendojnë, jo manipulantëve, gënjeshtarëve, të korruptuarve, hajnave dhe kriminelëve që e masakruan ekonominë, kulturë dhe vlerat tona kombëtare të Kosovës.
Prishtinë, Maj 2014