Ismet Hasani & Bahtir Latifi, Suedi
Në partinë Moderatët të Suedisë, votojmë nr. 6 Arba, më 25 maj 2014
Shqiptarja Arba Kokallari (27) kandidate për EuroDeputete suedeze
Si e re, në moshën 5 vjeçare, Arba Kokallari, bashkë me familjen e saj, nga Tirana emigroi në Suedi.
Tash, Arba është 27 vjeçe, çfarë nënkupton se që 22 vjet jeton në Suedi.
Që plotë 11 vite, Arba merret me ”politikë”, me çfarë ka filluar të merret që nga mosha 16 vjeçare. Raritet! Rast i rrallë, apo i vetëm në ”historinë e politikës”!
Pra, që në moshë të ré, Arba ”formësoi një karrierë politike”.
Sot, ajo është në prag për t’u zgjedhë EuroDeputete nga Partia Moderaterna në Suedi.
Për të gjithë ata që nuk e njohin Arba Kokallarin, ja disa nga të dhënat burimore autentike të thëna ”live” nga goja e saj:
”- Unë jam 27 vjeçare, prej të cilave 22 vite jetojë në Stockholm në Suedi. Jam lindur në Tiranë. Si 5 vjeçe, me familjen time kemi emigruar në Suedi. Pasi u rrita, fillova të merren edhe me ”politikë” dhe tash konkurroj për Parlamentin Evropian, si deputete nga Suedia për partinë Moderate.
Rruga ime ka nisë që shumë vite më përpara: gjithmonë e kam pasë një angazhim për vlerat Evropiane, për vlerat që ka Parlamenti Evropian, për lirinë, për të drejtat e njeriut, për lirinë e lëvizjes, këto vlera që e kanë bërë Parlamentin Evropian të pasur dhe jam munduar që t’i mbaja këto vlera, që t’iu jap mundësi edhe të tjerëve që të janë brenda në ”Familjen Evropiane”, si Shqipërinë, Kosovën. Që nga mosha 16 vjeçare merrem me ”politikë dhe ja me zgjedhur në:
1. Këshilllin Bashkiak në Stockholm,
2. Kryetare e Komitetit të Kulturës,
3. Forumin e Rinisë,
4. Sekreterare ndërkombëtare.
Ka shumë, shumë kohë që merrem më ”politikë”. Që të merrem me politikë ka qenë njëra ndër zgjedhjet e mia:
Më ka interesuar së
1. Çfarë vlerash ka socializmi,
2. Çfarë vlerash ka komunizmi dhe në Shqipëri,
3. Çfarë vlerash ka konzervatizmi,
4. Çfarë vlerash ka liberalizmi…
Dhe këto të gjitha i kam mësuar në Suedi dhe unë mora vendim që unë dua këtë drejtim. Partinë që e zgjodha, ka qenë partia shumë e hapur për Bashkimin Evropian (BE), për Vlerat Evropiane.
Unë jam e vetmja shqiptare që kandidojë për EuroDeputete. Kam edhe dy kandidate: njëra është nga Bosnja, e tjetra është me origjinë italiane, e këto të dyja janë në partinë time.
Do të doja që të jam e para dhe e vetmja shqiptare, jo vetëm në Suedi, por edhe në tërë Evropën, për deputete në Parlamentin Evropian.

Unë do mbështes votuesit e mi, por kam edhe një pjesë të zemrës time për shqiptarët, shqiptarët në Ballkan, shqiptarët që janë shqiptaro-suedezë në Suedi. Natyrisht, që të ndihmojë edhe shqiptarët nëpër Evropë. Suedia mbështet shumë zjgërimin e Parlamentit Evropian.
Në momentin kur bëjmë Platformën në Partinë time, që caktojmë emrat, që atëherrë fillon angazhimi lidhur me ”fushatën zgjedhore”, në atë mënyrë që:
1. Deklaron se çfarë duhet të bësh,
2. çfarë vizione ké për të ardhmen,
3. çfarë vizionesh ké për ”politikën”,
Pastaj organizata edhe fushata ndryshon që nga brenda në parti, pastaj duhesh të takosh njerëzit jashtë partisë, votuesit, t’ua shpjegosh:
– çfarë janë vizionet e mia… por edhe
– të dëgjojë votuesit çfarë janë çështjet e atyre, q
– e unë t’i marrë me vete dhe t’i ndryshojë e t’i zbatojë.
Kam shanse të mira që të bëhem EuroDeputete në Parlamentin Evropian, përndryshe nuk do të bëja fushatë të madhe, por tani jam në kufi – më duhen shumë vota që ta kam vendin të garantauar.
Vota e shqiptarëve në Suedi luan rol të madh, shumë të madh dhe relevant…
Shqiptarët në Suedi e njohin mirë edhe gjuhën suedeze, prandaj në cilën do gjuhtë të ju paraqitëm – shqip ose suedisht, do të më kuptojnë dhe unë jam për ata dhe néve shqiptarëtt pë r herë të parë kemi një mundësi që të përfaqësohemi në Parlamentin Evropian.
Shpresojmë se pas shumë vitesh të ketë Shqipëria, si shtet deputetin e vet, edhe Kosvoa si shtet deputetin e vet. Tani për tani jam unë dhe shpresoj që do të votojnë shumë për mua.
Kam thënë se:
1. Që në DITËN E PARË parë që do të vijë (hyjë) në Parlamentin Evropian do të ndërroi mënyren se si të punoj Parlamenti Evropian:
që brenda në komitetet që ka, kur votojnë deputetët të jenë transparent, që të heqin mundësinë që të votojnë në mënyrën e fshehtë…
ka disa mënyra që të besh edhe me plenare dhe ato dua që të hiqen, sepse Parlamenti Evropian duhet të jetë i hapur, transparent, që të ketë besim në votuesit.
2. DITËN E DYTË që do të punojë në Parlamentin Evropian, shpresoj se
do të futem ”Direkt” në ÇËSHTJET E ZGJËRIMIT…”
Kështu foli ”live” me gojën e vet e reja Arba Kokallari, kandidate për EuroDeputete në Parlamentin Evropian nga Partia Moderate në Suedi.
Të shpresojmë se Arba Kokallari do të fitojë dhe se
1. do ta përfaqësojë dënjësisht Shqipërinë,
2. do ta përfaqësojë dënjësisht Kosovën dhe
3. do t’i përfaësojë shqiptarët kudo që janë: përreth Shqipërisë e përreth Kosovës, nëpër Evropë e më gjerë….!”
***
Bahtir Latifi – nga qyteti Borås i Suedisë: Intërvistë me Arba Kokallarin
Bukroshja 27 vjeçare Arba Kokallari, kandidate për EuroDeputete nga Suedia
Inërvistë me Arba Kokallarin, kandidate për Parlamentin Evropian në zgjedhjet që do të mbahen më 25 maj 2014 në Suedi
Na trego për Diasporen Shqiptare se kush është Arba Kokallari?
– Unë jam e moshës 27 vjeçare, por që prej moshës 5 vjeçare jetojë në Suedi. Shqipëria është vendi që unë e vizitojë shpesh. Që prej moshës 16 vjeçare marrë pjesë aktivisht në politikën aktive. Unë punoj te një fondacion suedez që promovon vlera demokratike nëpër botë. Jam Sekretare Ndërkombëtare për Rininë e Partisë Moderate të Suedisë. Gjithashtu, jam anëtare Këshilli për Këshillim Bashkiak të Stokholmit. Aty mbaj edhe pozicionin e Kryetarës se Grupit për Komisionin e Kulturës. Unë kam studiuar për Shkenca Politike dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjithashtu, kam punuar si Sekreterare Politike për Ministrinë e Jashtme Suedeze.
Jeni Sekreterare për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Lidhjen e Rinisë të Partisë Moderate në Suedi, tani kandidoni si deputete në Parlamentin Evropian. Ndjeheni e privilegjuar më shumë si shqiptare, apo si përfaqësuese e shtetit suedez për të kandiduar?
– Mendoj se privilegj është për çdo të ri apo femër të jetë në këtë pozicion. Natyrisht, nga mbështetja që po marrë nga shqiptarët kudo në Evropë, jo vetëm në Suedi, më bën që të kuptoj sa vlenë edhe për bashkëkombasit e mi ky kandidim. Unë jam përfaqësuese e shtetit suedez, pasi kjo është shtëpia ime sot, por unë jam edhe shqiptare.
Pse zgjodhet të kandidoni për deputete të Parlamentit Evropian? Çfarë ju shtyri më shumë?
Shtytja ime e madhe ka qenë deshira për të kontribuar sa më shumë për një botë më të mirë, më të drejtë dhe të lirë, si dhe lufta kundër shtypjes se njerëzve dhe popujve nëpër botë. Fakti që unë jam nga Shqipëria, e bën këtë shtytje edhe më të qenësishme dhe kuptimplote. Unë e di fare mirë se demokracia dhe liria nuk falen. Këto janë vlera të cilat né duhet t’i mbrojmë dhe t’i promovojmë çdo ditë. Kjo është arsyeja pse u angazhova politikisht dhe pse unë po kandidojë për Parlamentin Evropian.
Nëse fitoni në zgjedhjet më 25 maj, çka keni menduar se mundë të bëni në të ardhmen, për Shqiptarët si deputete në Parlamentin Evropian?
– Unë shpresoj të jem një Euro-Parlamentare me një zë të fortë dhe të bindshëm, që do të flasë bindshëm si zëri i të rinjve dhe që kam dëshirë të ndërtojë ura bashkëpunimi midis Europianëve, nga Veriu, Jugu, dhe Lindja në Perëndim. Unë dua të promovoj zgjerimin e Bashkimit Europian dhe që të integrohet Ballkani dhe Turqia në familjen Europiane.
Çka e bënë Arben më të fortë nëse ajo gëzon përkrahjen nga shqiptarët në Suedi? Pse mendoni se duhet ta keni përkrahjen nga shqiptarët në Suedi?
– Ne shqiptaret nuk kemi sot një zë në Parlamentin Europian. Unë dua të jem ai zëri për të gjithë shqiptarët në Europë. Prandaj unë them që është e rëndësishme që të më votoni më 25 maj.
Shpresojmë do të jeni me fat të fitoni në këto zgjedhje? Nëse realizoni këtë, sigurisht do ta zëni edhe ndonjë pozicion në Parlament, ku mendoni se do të luani rol më të rëndësishem?
– Do të ishte privilegj i madh për mua nëse do të zgjidhesha. Unë besoj tek e ardhmja, besoj tek energjia e të rinjve sepse ata janë europianët e së ardhmës dhe një “focus” shumë i veçantë do të jenë pikërishtë ata. Unë kam vizion për të kontribuar për një botë me të lirë dhe me plotë mundësi për njerëzit. Janë pikërisht njerëzit që janë pozicioni im në çdo fushë të jetës, jo vetëm në politikë.
Dihet se jeni shumë e angazhuar këto ditë, por edhe ndonjë pauzë duhet ta keni herë pas here. Mendon diçka tjetër Arba gjatë pauzës për t’u relaksuar apo vetëm datën 25 maj, ditën e Zgjedhjeve?
– Puna dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Koha e lirë është e pakët pasi ekipi është gjithnjë në lëvizje. Kemi shumë njerëz për të takuar dhe çdo votuesi duhet kushtuar vëmendjen e duhur. Data 25 maj është datë e rëndësishme, jo vetëm për mua por për të gjithë Evropën. Sido që të jetë unë ia dal ta gjejë kohën e lirë për të kontaktuar me miqtë në rrjetet sociale. Duke qenë që ata e dinë që zgjedhjet janë kaq afër edhe bisedat orientohen tek kjo eksperiencë. Të them të drejtën, kjo mbështetje e miqve nga e gjithë bota më energjizon akoma me shumë për t’i dhënë shtytjen finale deri në ditën e fundit të fushatës.
ekspertimh@hotmail.com & bahtirlatifi@gmail.com







