BURRE SHTETI APO VAZHDIM I SUNDIMTAREVE NE SHQIPERI?

0
37

AJET DELAJ, NEW YORK

Dërgoi për botim në gazetën “Fjala e Lire”, Gjin Musa

Ne radhe te pare askush nuk ka te drejte te pragjykoje tjetrin e aq me teper Kryeministrin Rama qe eshte ne fillim te implementimit te programit te tij qeverises, gje per te cilen edhe eshte votuar nga shqiptaret ne zgjedhjen e fundit, megjithese besoj se kemi te drejte te gjykojme shenjat e para e simptomat e vazhdimit te semundjes te sundimtareve edhe tek Kryeministri Rama.
Mirepo fatekeqesisht ne 23 vitet e fundit pak njerez, analiste apo gazetare kane shkruar e folur jashte rreshtimit politik, pra ose kane ngritur ne piedestal bemat e liderit te tij te preferuar natyrisht duke bere demagogji pasi shpeshere nuk kane pasur gje per te evidentuar, ose kane nxire cdo gje edhe atehere kur realisht ka pasur dicka per tu pergezuar megjithese ralle. Teper radhe ka ndodhur qe analiste , opinioniste apo gazetare kane qendruar ne pozicione kritike reale per fenomene negative e aq me pak ka ndodhur qe te paralajmerojne ndodhi e fenomene negative te punes se Qeverise apo liderit politik te mazhorances pasi ne te shumten e rasteve kemi preferuar pozicionin e karrigethyerit.
Fatekeqesisht, pasoje e pushtimeve te gjata e sundimit te eger e shfaroses komunist te zerit te oponences, shoqerise shqiptare i ka munguar kurajoja civile pergjate ketyre viteve “te lira”megjithse perendimi ka shpenzuar miliona per te “kultivuar” kete kurajo nepermjet te ashtuquajtures shoqeri civile apo OJQ-ve qe pothuaj ne menyre absolute jane rreshtuar gjithnje me qeverine.
Mendoj se shqiptaret e kane te fresket ne memorjen e tyre kolektive se diktaturat nuk vendosen ne nje dite pasi edhe ato duan periudhen e tyre te maturimit dhe gjithnje nisin me premtimet per te qene ne sherbim te popullit dhe shoqerise duke filluar qe me nazizmin, fashizmin e komunizmin si diktatura ekstreme.
Mirepo gjate rruges se tyre te konsolidimit si sundimtare pervec krijimit te distances me popullin e ngritjes se kultit te individit, diktatoret kujdsen per ti pershtatur filozofise se tyre te sundimit edhe legjislacionin qe ka per qellim kufizimin e lirive per shoqerine e shtimin e arbitrariteteve te tyre si sundimtare.
Deri ketu mendoj se jemi te tere se bashku e natyrisht qe jeni me mua te tere por me siguri do filloni te mbani anen sapo arsyetimin tim logjik ta konkretizoj me shembuj, megjithse une gjithnje pervec evidentimit te mangsive jap edhe versionin tim per te dale nga kjo situate.
Se pari duhet thene se gabimit njerzor nuk mund ti shpetoje asnjeri ne nje shoqeri te lire e demokratike, as edhe lideret politike apo shteterore ku perjashtim nga ky percaktim bejne vetem diktatoret pasi diktatoret nuk bejne gabime por krime.
Tani te shkojme nje hap me tej, ku me njohjen e gabimeve fillon edhe korigjimi i tyre megjithse duhet theksuar se njohja eshte nje hap po aq i rendesishem sa dhe korigjimi, por kur ndodh qe njohjen e gabimeve nuk e shoqerojne me korigjimin e tyre megjithse i kane mundesite per ta bere kete si lidere politike apo shteterore gjithnje behet fjale, atehere njohja e gabimit eshte thjesht demagogji sa per te hedhur lumin.
Dihet se partite politike ne nje system pluralist e demokratik qe nuk aplikojne e zhvillojne demokracine e brendeshme ne formacionet e tyre politike me siguri matematike 100% nuk mund te ndertojne sistemin demokratik funksional per tere shoqerine , gje qe e kemi provuar si shoqeri shqiptare pergjate 23 viteve te fundit.
Pra per ato formacione politike qe nuk aplikojne voten e lire e te ndershme ne ngritjen e strukturave te tyre e zgjedhjen e lidershipeve partiake, askend te mos e gaboje mendja se do aplikojne e punojne per vote te lire e te ndershme ne konkurencen e tyre nderpartiake per te marre pushtetin pasi thjesht ata jane te paligjshem ne ate konkurim.
Pavarsisht demagogjise, duhet thene e pranuar se zgjedhjet e fundit paten progres se u njohen nga palet por per te verteten kane qene shume larg te qenit te lira e te ndershme kur gjate procesit hapur eshte blere vota e diten e votimit pati edhe te vrare.
Publikisht z Rama ka pranuar se ndryshimet kushtetuese te 2008 ne konsesus me z Berisha kane qene gabim, gje qe me gjysem zeri e ka pranuar edhe nga z Berisha, por mendoj se tani jemi te bindur te tere se ato ndryshime e varrosen edhe ate pak demokraci ne partite politike respective duke i kthyer PS e PD ne formacione ushtarake dhe jo vetem aq, por duke e barazuar kreun e shtetit (71 vota ) me nje zyrtar te rendomte.
Partia Socialiste me liderin e saj Rama kane rreth gjashte muaj qe kane fituar zgjedhjet e pergjithshme parlametare e Kryeministri Rama nuk i eshte kthyer asnjehere kesaj teme por ka “harruar” se edhe mandatit te tije si Kryetar i PS i ka kaluar koha qe ne Shtator 2013. Pra thjesht eshte ilegjitim si kryetar i Partise Socialise apo thjesht Kryetar pa mandat.
Fatekeqesisht verejme se Partia Socialiste po kopjon ekzaktesisht Partine Demokratike pas fitores se 2009 kur zyrtarisht te tere struktura e PD ishte pa mandate, pra ilegjitime , por me falni se vetem Berisha mori madat nga Kuvendi i PDse ashtu sic po vazhdon PS duke e pasur Kryetarin Rama pa mandat.
Kjo duket nje ceshtje teknike partiake por te mos harrojme se nje praktike e tille shkon drejt linjes dhe konsolidimit te sundimtareve politike e shteterore gje qe shqiptaret e kane provuar por besoj se nuk e kane harruar veprimet arbitrare te sundimtareve.
Duhet theksuar ne paranteze se Shqiperia eshte Repuplike Parlamentare me institucione kushtetuese te pavarura por gjithashtu duhet theksuar se nuk jane te pavarua nga ligji qe regullon veprimtarine e ketyre institucioneve kushtetuese, nga Parlamenti e Kushtetuta.
Shikoni disa ngjashmeri te liderve politike e shteterore te Berisha- Rama megjithse rotacioni i pushtetit me tager kushtetues (84 vota) eshte bere ne favor te Partise Socialise e Rames si kryetar i saj per arsye te zullumeve te medha te sundimtarit Berisha. Rama ka deklaruar hapur se Berisha na ka lene nje liber te trashe me gabimet e tij gje qe Rama premton se nuk do ti perserise, por qe fatekeqesisht duhet thene se nuk po shohim gje akoma.
Gjithashtu duhet theksuar se per hir te se vertetes megjithe ngjashmrine ne disa aspekte te Rames me Berishen , Rama nuk i ka lyer duar me gjak shqiptaresh akoma, por nese shkon ne kete rruge qe ka nisur nuk besoj se nuk do ta plotesoje edhe kete komponent kriminal te shkalles se pare gjer ne fund te mandatit apo mandateve.
Kujtoni Berishen kur erdhi ne pushtet se si e shkaterroi mbikalimin e “Zogut te Zi” pa asnje vendim gjykate por vetem me VKM, megjithse Kryetari I Bashkise Rama ne ate kohe e dergoi ne gjykate dhe gjykata i dha te drejte, mirepo ku shkuan mbi dy miljon euro dem i shkaktuar. Kush i pagoi? Kemi nje vendim gjykate pra.
Vazhdojme me karshillekun e hapur te ish-Kryeministrit Berisha ndaj sistemit te drejtesise edhe ashtu te kapur e kalbur me darken para “gjygjit” e kafen ne “Rogner” diten e “gjygjit” me Ilir Meten per nje shume te “vogel” 700 mije euro pare xhepit.
A ka ndonje ndryshim ne mes ish-Kryeministrit e Kryeministrit actual me prishjen e kompleksit “Jon” pa pritur vendimin e drejtesise megjithse Ministri i Brendeshem z Tahiri pak dite perpara shembjes e kishte cuar denoncimin ne Prokurori e nderkohe qe kompleksi u shemb z Rama ben fotografi krahe-qafe me kryetarin e Bashkise Vlore z Gjika te denoncuar per kete ndertim por jo vetem per kete per nje mije e nje shkeljet e tij gjate ushtrimit te funksionit.
Neser nese gjykata vendos qe rrezimi i kompleksit “Jon”eshte i paligjshem pasi ka pasur realisht leje, megjithse abusive te leshuar te tera nga administrate socialiste e Kryetarit Gjika qe z Rama e merr hapur ne mbrojtje , kush do ta paguaj demin e shkaktuar? Me siguri buxheti i shtetit si edhe here te tjera.
Dikush me te drejte thote se sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte i kalbur dhe i pabesueshem per publikun gje qe edhe une jam dakort, por a mund te jete i besueshem nje Kryeminister qe merr ne mbrojtje publikisht nje Kryetar Bashkie si z Gjika qe eshte nen hetim e gjykim, qe ka vullnet e mundet te ndikoje ne sherimin e ketij sistemi korruptiv? Prsonalisht nuk besoj.
Mundem te gjej edhe ngjashmeri te tjera ne planin e brendeshem por po ndalem me kaq megjithse nuk mundem te le pa theksuar edhe ngjashmerite e tyre ne raport me aleatin strategjik te Shqiperise e shqiptareve Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku Rama se bashku me kanakarin e z Berisha, Bashen, njeri hapur e tjetri fshehtas i hengren premtimin administrates Amerikane e Presidentit Obama duke i cuar mardhenjet me Ameriken ne nivelin me te ulet historik.
E them kete pasi nuk ka bere vaki ne 23 vitet e fundit qe nje zyrtar i nivelit te larte te State Departmet, Jonathan Moore te vizitoje zyrtarisht Shqiperine dhe te mos i shterngoje as doren Kryeministrit te vendit, ne kete rast Rames.
Pushteti ekzekutiv qe nuk respekton ndarjen e pushteteve, vullnetin e popullit ne planin strategjik e kombetar, kushtetuten dhe frymen e saj gjithcka mund te jete por qeveri demokratike nuk mund te jete, e natyrshem kreu i ekzekutivit nuk mund te jete burre shteti por nje sundimtar i radhes per shqiptaret.
Per shqiptaret, ne kohen e globalizmit e internetit, te anetarit me te drejta te plota ne NATO e ne prag te integrimit ne Bashkimin Europjan eshte dhe duhet te jete ne nderin e dinjitetin e tyre qe te mos pajtohen me vazhdimsine e sundimtarve ne qeverisjen e vendit e te jeteve te tyre. Enough is Enough (mjaft është mjaft).