Poezi me urtësi nga Ismet Hasani

0
61

TË PAFUNDME JANË DITURITË
Të pafundme janë dituritë, të pafundme janë të vërtetat,
fundi i jetës nuk është vdekja – fundi i jetës janë veprat!
I lumi ai njeri që vdes në qetësi e pas vetës lën vepra të mira!
(autori)

Ismet Hasani

Të pafundme janë dituritë

Dëgjova me një rast.
Se për t’u bërë hero
N ë v o j i t e t
Vetëm Një Çast!

Dëgjova njëherë,
Së për t’u bërë njeri,
N e v o j i t e t
Një jetë e tërë.

Më ka thënë
Më parë një plak:
”- Duhet të mësosh shumë
Që të dish pak!”

Mos fito botën,
E me humbë shpirtin,
Shih ata që s’koten,
Ku e vejnë gishtin.

Prej majës së kokës
Deri n’fund të thembrës,
Armiqësia është
Sëmundje e zemrës.

Disa njerëz,
Veprojnë kështu përherë:
Më shumë nderojnë pasuri
Sesa nder’.

Çdo kush ka
Njëfarë vesi
Historia lavdëron vetëm ata
të cilëve u ka buzëqesh suksesi.

Duhet të di
E gjithë njerëzia,
Virtytet* i kanë rrënjët *me virtyt nënkuptojmë vetitë, cilësitë,
Të ndërshmëria. veçoritë e mira që i posedon njeriu!

E vërtetë, jo e kotë,
Një gjuhë e huaj,
Është një dritare
Në botë.

Nëse mirë bën,
Shiko se kujt i bën!
E mira pa vend,
Është punë pa mend!

Në vend tënd gjen gëzim,
Në dhé t’huaj gjen hidhërim,
Ëmbël është të jetosh në atdhé,
Aty është vendi ku ke le!

Disa dihen,
Disa shihen,
Miqtë e mirë,
Në distancë njihen.

Duhet ditur
Çdo njeri,
Nuk udhëhiqet
Duke bërë padrejtësi!

O njeri me mend,
Lajë duart nga ai
Që ndihmon
Armikun tënd!

Çdo njeri
duhet të kuptoi,
Dikush gabon nga frika
Se do të gaboi.

E keqja e vret mirësinë,
Dinakëria e vret urtësinë,
Marrëzia e vret mençurinë,
Këtë duhet të gjithë ta dinë.

Më pat thënë miku im Dauti,
Bota është magazinë baruti,
Aty rrin – aty han,
Mos gabo të pish duhan!

Gënjeshtra shpejt ngritët,
Bien poshtë e lartë ngjitet,
Sa më shumë rrotullohet,
Si topi i borës rritet.

Derisa e vërteta
Është duke i lidhur
Lidhëset e këpucëve,
Gënjeshtra ka mbërri në rrugë!

Në bisedë më tha Seferi
”-Nuk kemi humbur asgjë,
kur ndër né
ka mbetur nderi!”

Flitet pak si rrallë,
Jetë është të qenunit mirë,
E jo vetëm
Të qenunit gjallë*!
*jeton miza ndër bisht t’kalit, jeton bleta n’maje t’malit!

Kur shikon fluturën,
Syri zgjedh të bukurën,
Kur shikon pemën,
Gjuha zgjedh të ëmblën.

Po dëgjoje tash urtësinë,
Në shtëpi t’ënde,
gjëjë lumturinë,
Mos i mundo
për këtë kojshinë!

Janë dy forca,
Disa thonë,
Frika e interesi
Njerëzit i bashkojnë.

Edhe këtë
Duhet të dimë,
Dhoma me libra
Është shpirt për shtëpinë!

Duhet ditur edhe një gjë,
Më mirë të të urrejnë që je i mirë,
Sesa të duan
Për atë që nuk je!

Si në rini
Ashtu edhe në pleçëri,
Përpiqu bile, të jesh i qartë,
Edhe pse nuk je gjeni!

O njeri me mend,
Mos i lejo gjuhës,
Të ecën
Para mendimit tënd!

Po ashtu duhet dijtë
Të mësosh, është hapi i parë
Të jetosh,
Është hapi i dytë!

Të vërtetën mos e fsheh,
Se del në shesh,
Dhe gjithkush
Do ta s h e h!

Kjo e vërtetë
Duket si n’livadh,
Një njeri i keq
Kurrë s’bëhet i madh!

Është e shkruar
Pastër në letër,
Varfëria bën hajdutë
E dashuria bën poetër.

Hajdutët kërkojnë
O kuletën, o jetën!
Ndërsa femrat t’i marrin
Edhe Njërën edhe tjetrën.

Babai i mençur
si kryeplak,
nuk thotë t’birit: ”Mos gabo!”
por: “Biri im, gabo sa më pak!”

Dituria – fuqi e mendjes,
Urtësia – fuqi e shpirtit,
Mendja i thotë moralit,
Morali i thotë virtytit*.
*shiqo më lartë për virtytin!

Një gjë duhet pritur
Gjithnjë me dëshirë,
Nëse s’bëhesh dot më i ditur
S’paku bëhu më i mirë!

Bëhu i mirë,
Për merak,
Bota do ta ketë
Një njeri të keq më pak!

Të dinë burrat
Të dinë edhe gratë,
Ata që janë mendje shkurtër
E kanë gjuhën e gjatë.

Atë njeri që populli e do,
Kalon shumë kohë e nuk e harro,
Kohë të gjatë e mban n’kujtesë
Edhe shumë gjatë pasi ai të vdes.

Duhet ditur këtë përherë
Një dimër n’vendin tënd
Më i mirë së n’mërgim
Një pranverë.

Edhe kjo i përket urtësisë,
Të hidhura janë rrënjët e diturisë,
Kurse frutat të ëmbla i ka
I lumi ai që do t’i ha!

Athua e di i gjithë mileti* *populli
M’u si droga është pushteti,
E dinë mirë politikanët,
Ta mësojnë edhe historianët!

Disa gjëra thuhen troç,
Është mjerane
Kur në vendin tënd
zhytësh me lloç!

Më thuaj se çfarë shokësh ke,
Të them se cili je,
Më thuaj me cilin po ecë,
Do të them se ku ke ngecë!

Duhet të di çdo analitik
Se zhvillimi ekonomik
Është çelës i vetëm
I zhvillimit politik.

E di koha,
E dinë vaktet,
Mirësia është të qëllimet
Po edhe të faktet.

Contact me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com