Plotë 24 vjet nga Tubimi Gjithëshqiptarë ”Te Verrat e Llukës” më 1 maj 1990
Plotë 104 vjet nga ”Kuvendi Te Verrat e Llukës”, më 10 prill 1910
Burrat e fortë i rrënuan burgjet shqiptareNë 24 vjetorin e Tubimit Gjithëshqiptar mbi Pajtimin e Gjaqeve ”Te Verrat e Llukës” më 1 maj 1990
Njëzet e katër vjet më parë, Kosova po niste ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave të saj.
Ismet Hasani
Nisma, e të rinjëve nga fshati Lumbardh i Deçanit, ”Aksioni i ish të burgosurve politikë (djemë e vajza shqiptare të sapo-dalur nga burgjet serbé) dhe “Lëvizja për pajtimin e gjaqeve” tashmë po finalizonin “misionin”… Ajo kishte pajtuar me mijëra familje të hasmuara shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshëve… dhe gjithëandej ku ka shqiptarë, dhe kishte lëshuar
KUSHTRIMIN
për domosdoshmerinë e ringjalljes kombëtare
Nga kjo kohë populli shqiptarë do të ruaj gjoksin e jo edhe shpinën, ishte “moto-ja” përfundimtare e “Lëvizjës për pajtimin e gjaqeve”.
Shqiptarët u bënë bashkë për ta realizuar
*
Pak si parathënie, pak si hyrje
Madhështia e ”Aksionit për pajtimin e gjaqeve” dhe ”Lëvizjës për pajtimin e gjaqeve” e u pa më 1 Maj 1990 në Verrat e Llukës, ku u mblodhën rreth gjysmë milioni shqiptarë. Ky ishte një tubim i përmasave epike…ku brenda disa orëve u falën 66 gjaqe, ndërkaq në Kosovë dhe gjithëandej në Trevat ku ka shqiptarë (Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë…) u falën mbi 1 mijë gjaqe…
Shtërngohen duart fortë – fal të qoft gjaku, serish jemi vëllazën!
Burrat e fortë i rrënuan burgjet shqiptare
Njëzet e katër vjet më parë (1990) Kosova po niste ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave të saj. Masa ishte elektrizuar. Dhjetëra veta ishin vrarë në demonstratat e organizuara në vitin 1989- 90 nëpër qytetet e Kosovës kundër suprimimit të autonomisë nga ana e Serbisë. Të rinjtë tanë nuk ndaleshin, ishin në ballë të atyre demonstratave. Ishte koha për bashkim dhe përgatitje për zhvillime edhe më të rënda. Lufta po trokiste në derë dhe populli duhej bërë gati. Më shumë se kurrë tani shqiptarët ishin të bashkuar. Por kishin një barrë të rëndë mbi supet-hakmarrjen, e cila ende ishte mjaft e theksuar në ambientet shqiptare në Kosovës. Madje, kishte raste kur të rinj të familjeve të hasmëruar ishin krah për krah në demonstrata. Po si lindi ideja për të çrrënjosur këtë të keq të madhe që rëndonte mbi shoqërinë shqiptare. Ishte pikërisht vetëdija dhe morali i lartë i të rinjve që tashmë ishin drejtuar drejt rrugës për çlirimin e Kosovës. Ishin të rinjtë e Pejës ata që ndërmorën këtë nismë, e cila pastaj shumë shpjet u përhap në mbarë Kosovën.
Nismë e të rinjve të fshatit Lumbardh të Deçanit
Në demonstratat e fund-janarit në Pejë, një person nga fshati Berliq* (Deçan), kishte parë dy persona të familjeve të hasmuara të kenë marrë pjesë në demonstratë dhe ky person ishte shqetësuar tejet mase për faktin së ata mund të vriteshin në mes tyre në demonstratë…! E tmerrshme, apo?
Në një prononcim për “Kosova Sot”, njëra nga ideatorët e kësaj nisme, ish e burgosura politike Hava Shala, ka thënë se kishte biseduar me një të njohur se kishte pasur rast kur të hasmëruarit ishin përkrahur në demonstrata dhe ishte ndjerë një drojë aty këtu, që i kishte sinjalizuar që të bënte diçka në këtë drejtim. Por, ajo që bëri Hava Shala dhe një grup të rinjsh të ndërmerrnin nismën për pajtimin mes familjeve të hasmëruara ishte një deklaratë e atëhershme e një zyrtari të policisë serbe, i cili deklaronte se shqiptarët nuk ishin vrarë në demonstrata nga policia serbe, por mes veti për shkak të hakmarrjes. “Ishte kjo një deklaratë që na nxiti të nisnin aksionin për pajtimin e gjaqeve. Tani ishte koha për veprime të mëdha dhe populli duhej bërë gati”, ka thënë ajo, duke kujtuar se menjëherë, kishte kontaktuar me të rinjtë pejanë dhe kishin nisur fushatën. Ajo ka thënë se aksioni për pajtimin e gjaqeve përpos karakterit humanitar, në radhë kishte rëndësi patriotike. Me këtë lëvizje shqiptarët larguan edhe të vetmen pengesë dhe u rrit në masë të madhe vullneti dhe morali për të vazhduar lëvizjen për lirinë e Kosovës. “Nuk ka asnjë dyshin se lëvizja për pajtimin e gjaqeve ndikoi shumë në përgatitjen e popullit për rezistencë deri tek ajo e armatosur për të larguar përfundimisht pushtetin serb nga Kosova. Ajo ka kujtuar se shumë nga aktivistët e kësaj lëvizje zhvillonin edhe aksione guerile kudër policisë serbe, dhe ishin anëtarët e parë të UÇK-së. “Nismëtarët e pajtimit të gjaqeve ishin persekutuar nga regjimi dhe ishin të vetëdijshëm se duhet bërë edhe diçka tjetër”, ka thënë Hava Shala, duke shtuar se në këtë lëvizje rol të rëndësishëm luajtën edhe intelektualë dhe njerëz që kishin bërë emër, të cilët me autoritetin e tyre dhe të përvojës e bënë më të lehtë punën e të rinjve e cila gjeti përkrahje të gjithanshme. “Guximi i të rinjve dhe mençuria e intelektualëve ishte një kombinim i shkëlqyer që për të pajtuar shqiptarët dhe për të bërë gati për zhvillime të mëtejme”, ka thënë Shala.
Jehona e ”Aksionit për pajtimin e gjaqeve”
Rëndësinë e madhe që pati aksioni i pajtimit të gjaqeve në nxitjen e luftës së armatosur kundër pushtetit serb, e dëshmon edhe prof. dr. Myrvete Dreshaj- Baliu. Në një kumtesë të saj, të cilën e lexoi të enjten në sesionin shkencor që iu kushtua veprimtarisë luftarake të Brigadës 136 “Rugova” të UÇK-së, ka thënë se vetëm aksioni i fundit, Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve 1990-1992, do të arrijë t’i përmbledhë, disa nga elementet më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare, të nxitura më parë në kohë dhe në histori. Sipas saj, organizatorët, luftëtarët, martirët dhe dëshmorët e Brigadës 136 “Rugova” nuk është vështirë të shohim se ata vijnë pas një përvoje të madhe në Lëvizjen Ilegale të Kosovës dhe nga veprimtaria e palodhshme në disa misione të mëdha kombëtare, duke përfshirë këtu edhe Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve. “Bardët e kësaj Brigade, djem dhe vajza, kryesisht ish- të burgosur politikë apo pjesëtarë të Lëvizjes ilegale, që në fillim patën vlerësuar lart misionin për faljen e gjaqeve, prandaj që në fillim morën iniciativën për ta shtrirë Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve edhe në Krahinën e Rugovës me rrethinë”, ka thënë Dreshaj- Baliu. Ajo ka thënë se pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve nga Rugova dhe Peja përgjithësisht kanë zhvilluar shumë aktivitete, jo vetëm brenda qytetit të Pejës apo Krahinës së Rugovës, por edhe në shumë vise shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni. “Dua t’ju rikujtoj se pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve për herë të parë në lëvizjen tonë kulturore, shpirtërore dhe kombëtare do t’i hapin dyert dhe do të bëjnë të mundur që shqiptarët ‘e myslimanizuar’ në Sanxhakun e Novi Pazarit haptazi të shfaqin përkatësinë kombëtare shqiptare, duke hapur arkat e vjetra qindvjeçare për të nxjerrë flamurin e mbyllur që më 1912”, ka thënë ajo, duke shtuar se sot mund të thuhet se Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve një prej misioneve të saj e kishte edhe atë ushtarak, Brigadën 136 “Rugova” dhe luftëtarët e saj i ka dëshmitarët më të mirë.
Tubimi ”Te Verrat e Llukës” më 1 maj 1990 i përmasave epike
Edhe prof. dr. Zymer Neziri, një veprimtar i pajtimit të gjaqeve, ka thënë se lëvizja për pajtimi e gjaqeve ishte paraprijëse për të përgatitur popullin për ngjarjet e mëdha që priteshin të vinin. “Prandaj rinia shqiptare e zuri hapin. Aksioni i pajtimit të gjaqeve, filloi me moton 32 gjaqe t’i falim në fazën e fillimit dhe t’i shpëtojmë 32 varre të pahapura në emër të 32 viktimave që ranë në demonstratat e atëhershme”, ka thënë Neziri. Po sipas tij, kjo thirrje ishte aq prekës si thirrje dhe pa pikë dyshimi në kohën më të duhur gjeti një terren të gjerë dhe jo vetëm që u pranua në Pejë me rrethin, por u përhap në gjitha viset shqiptare. Shumë shpejt u organizuan tubime të mëdha edhe përkundër pengesave të mëdha që bënte policia serbe, si ndalime arrestime edhe të atyre familjeve që pajtoheshin, tubimet nuk u ndalën. ”Ndërsa madhështia e kësaj lëvizjeje u pa më 1 Maj 1990 në Verrat e Llukës, ku u mblodhën rreth gjysmë milioni shqiptarë. Ky ishte një tubim i përmasave epike. Një tubim të tillë historia nuk mban në mend se ishte mbajtur ndonjëherë”, ka potencuar prof. Neziri, duke shtuar se kjo ndikoi që shqiptarët të afrohen dhe të vetëdijesohen e të përgatiten për zhvillimet që do të vinin, sepse lufta po trokiste në dyert e Kosovës.
Pak histori
Plotë 80 vjet më parë, ”Kuvendi i Verrave të Llukës”, më 10 prill 1910
Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si edhe reaksioni xhonturk kundër shkollës e shkrimit shqip, i acaruan më tej marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët xhonturq.
Përballë kësaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bënë përpjekje për bashkërendimin e lëvizjes në shkallë kombëtare. Në fundin e vitit 1909 u themelua në Stamboll Komiteti i fshehtë shqiptar “Ja Vdekje, ja Liri!”, i cili bëri thirrje për formimin e një qendre të vetme drejtuese dhe për nxjerrjen e një organi qendror shtypi për të gjitha organizatat e shoqëritë atdhetare brenda e jashtë vendit. Komiteti u përpoq ta shtrinte veprimtarinë e tij edhe në Shqipëri.
Dhuna e egër që xhonturqit ushtruan për mbledhjen e taksave e të tatimeve, për grumbullimin e armëve e të rekrutëve ishte më e fuqishme në Kosovë, ku shpërtheu hapur pakënaqësia e shqiptarëve. Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve të Kosovës merr gjithnjë e më shumë trajtën e një lufte të armatosur. Të rinjtë, për t’iu shmangur shërbimit ushtarak, dilnin në mal dhe formonin çeta të armatosura. Ndërkohë nisën përgatitjet për aksione të armatosura në përmasa më të gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarët e Kosovës të organizuar në grupe të armatosura e të përgatitura për luftë kundër regjimit xhonturk.
Veprimet e para kundërqeveritare nisën në mars në Gjakovë, por qendra e tyre u bë në fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhëhequra nga Halil Mehmeti.
Në muajin mars, me nismën dhe nën drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt në Gjilan një mbledhje e shqiptarëve të këtij rrethi ku u diskutua rreth masave për organizimin e kryengritjes së re.
Në fund të muajit mars grupe të armatosura fshatarësh e malësorësh të anës së Mitrovicës, të Vuçiternës dhe të Llapit marshuan në drejtim të Prishtinës për të protestuar kundër caktimit arbitrar të taksave. Ata ndërprenë rrugën Prishtinë-Prepalac. Repartet e garnizonit të Prishtinës më 5 prill u ndeshën me kryengritësit në Babin Most. Pas përpjekjeve që u zhvilluan këtu dhe që zgjatën dy ditë, kryengritësit rrethuan një batalion të ushtrisë osmane dhe i detyruan forcat qeveritare të tërhiqeshin në Prishtinë me humbje të ndjeshme në njerëz dhe në armatime.
Fitorja e kryengritësve në Babin Most i vuri në një gjendje të vështirë trupat qeveritare që mbronin Prishtinën. Garnizoni i saj përbëhej prej një regjimenti kavalerie dhe një batalioni këmbësorie, të cilët nuk ishin në gjendje të mbanin qytetin dhe as të ndërmerrnin veprime jashtë tij. Më 7 prill u dërgua nga Ferizaj në Prishtinë një kolonë e përbërë prej 6-7 batalionesh. Me gjithë përforcimet që i erdhën, garnizoni i Prishtinës qe i detyruar të qëndronte në pozita mbrojtëse.
Pas fitoreve të para të forcave kryengritëse, gjendja në vilajetin e Kosovës u bë e vështirë për autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake të vilajetit ishin të pamjaftueshme për ta shtypur menjëherë kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit të ushtrisë në Pejë, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit të atjeshëm, Haki Beu, u pasua nga veprimet që çetat e Shalës dhe të Berishës ndërmorën kundër një batalioni ushtarësh.
Në të njëjtën kohë kryengritësit e rrethinave të Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane të mbylleshin në qytet, ndërsa pjesën tjetër të tërhiqej në drejtim të Fushë-Kosovës. Në fillim të prillit kryengritësit kishin zënë të gjitha pikat strategjike në afërsi të qyteteve të Prishtinës, të Pejës e të Prizrenit.
E shqetësuar nga këto ngjarje, qeveria xhonturke, në mbledhjen që mbajti më 7 prill, vendosi që të merreshin masa të rrepta ushtarake kundër kryengritësve. Në mesin e muajit prill në trevën verilindore të Shqipërisë qenë përqendruar rreth 36-40 batalione këmbësorie, që bënin pjesë në korpuset I, II dhe III të ushtrisë osmane të vendosur në pjesën evropiane të Perandorisë, si dhe gjashtë bateri të artilerisë malore e gjashtë bateri të artilerisë fushore me 50 gryka zjarri.
Përballë zhvillimit të shpejtë të ngjarjeve në rrethet e Prishtinës, të Pejës e të Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa për të penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak të sulltan Mehmet Reshatit V u shpall në zonën e kryengritjes gjendja e jashtëzakonshme; urdhërohej të shpërndaheshin sa më shpejt forcat kryengritëse; të arrestoheshin dhe të nxirreshin para gjykatës ushtarake organizatorët e kryengritjes; të bëhej regjistrimi i popullsisë dhe i pasurisë së patundshme; të zbatohej shërbimi i detyrueshëm ushtarak; të mblidheshin me forcë taksat etj. Porta e Lartë urdhëroi Ministrinë e Luftës që të përgatiste sa më shpejt ekspeditën ndëshkimore, në krye të së cilës do të vihej Shefqet Turgut pasha, njëri nga gjeneralët më të zotë të ushtrisë osmane aso kohe.
Për të përballuar ekspeditën e madhe ushtarake që Porta po përgatiste kundër Kosovës, u pa e nevojshme të merreshin masa organizative e ushtarake, të cilat do të vendoseshin në tubimet e udhëheqësve shqiptarë. Një tubim i tillë u mbajt në mesin e prillit në vendin e quajtur Verrat e Llukës, në afërsi të Deçanit. Autoritetet xhonturke, me gjithë përpjekjet që bënë, nuk arritën ta pengonin mbledhjen e këtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlerë të Pejës, nuk arriti gjithashtu të qetësonte dhe të shpërndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nën drejtimin e Shaban Binakut, të Isa Boletinit, të Sulejman Batushës dhe të krerëve të tjerë.
Në Kuvend u vendos pajtimi i të gjitha gjaqeve deri në Shën Mitër. Më pas pjesëmarrësit lidhën besën e vendosën që të gjitha viset e përfaqësuara prej tyre të bashkoheshin me kryengritjen. U përcaktuan gjithashtu me hollësi masat organizative dhe ushtarake për përballimin e ekspeditës së Shefqet Turgut pashës. Kuvendi parashikonte edhe masa ndëshkuese për ata që do t’i kundërviheshin besës së lidhur.
Kuvendi i Verrave të Llukës nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kërkesa në rrafsh kombëtar. Me sa duket, organizatorët e tij mendonin se këto do të ishin objekt i një mbledhjeje shumë më të gjerë dhe me përfaqësues në shkallë kombëtare. Megjithatë, tubimi pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të kryengritjes, për organizimin dhe për bashkërendimin e veprimeve të saj të armatosura. Aty u hodhën themelet e bashkimit luftarak të shumicës së krahinave të vilajetit të Kosovës, kryesisht të pjesës perëndimore e qendrore.
Përkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetëve shqiptarë në parlament u vu në mbrojtje të saj. Më 9 prill 1910-të, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 që përfaqësonin popullsinë shqiptare në atë organ) i paraqitën parlamentit një relacion për gjendjen e vështirë të krijuar në Shqipëri si rrjedhim i politikës nacionaliste të Komitetit “Bashkim e Përparim”.
Në deklaratën që deputeti i Kosovës, Nexhip Draga, bëri më 10 prill në emër të grupit të deputetëve shqiptarë e quajti të padrejtë dhe e dënoi vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vilajetin e Kosovës. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputetë të tjerë shqiptarë sollën prova që dëshmonin se ngjarjet e Prishtinës ishin pasojë e administrimit të keq të vendit, e sjelljeve arbitrare të nëpunësve vendorë, si dhe e karakterit anakronik të mënyrës së qeverisjes që zbatonin xhonturqit.
Deputetët shqiptarë folën posaçërisht për arbitraritetin në vjeljen e detyrimeve shtetërore nga autoritetet vendore. Në këtë ndikonte mungesa e legjislacionit përkatës, si edhe formulimet e errëta e të papërcaktuara mirë të ligjeve ekzistuese. Në Shqipëri filluan të vileshin edhe tatime të tilla, siç ishte ajo e oktrovës, një taksë doganore, e cila nuk vilej ende as në rajonet më të zhvilluara të Perandorisë, si në Stamboll, në Izmir, në Selanik.
Deputetët shqiptarë deklaruan se do të ishte më e udhës dhe më dobiprurëse që në Shqipëri në vend të ekspeditave ushtarake të dërgohej një komision parlamentar. Ata kërkuan që në Shqipëri të sendërtoheshin hap pas hapi reforma rrënjësore, të caktoheshin nëpunës të aftë e të ndershëm, të cilët të njihnin ligjet dhe drejtësinë. Hasan Prishtina nguli këmbë që ky komision të hetonte në vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetëve shqiptarë në parlament, kryeministri turk u përpoq t’i përligjte e t’i motivonte masat ushtarake të qeverisë në Kosovë me pozitën e veçantë strategjike të kësaj treve dhe të mbulonte shkaqet e vërteta të lëvizjes kryengritëse në Shqipëri, të cilën e quante vepër të disa “ngatërrestarëve”.
Ismail Qemali, nga ana e tij, kërkoi nga qeveria që të nxirreshin në shesh shkaktarët e vërtetë të gjendjes së krijuar në Shqipëri. Në një takim të veçantë me ministrin e Luftës të Perandorisë ai kërkoi që të ndërpriteshin veprimet ushtarake kundër shqiptarëve. Por këto kërkesa ranë në vesh të shurdhër. Qeveria pranoi se ishin bërë disa gabime nga administrimi i keq prej disa nëpunësve vendorë dhe premtoi se do të merrte masa për riparimin e tyre. Në të njëjtën kohë ajo siguroi miratimin nga parlamenti të kërkesës së saj për dërgimin e trupave ushtarake plotësuese në Kosovë.
Orvatjet e deputetëve shqiptarë për të penguar dërgimin e ekspeditës ushtarake të komanduar nga Shefqet Turgut pasha në Kosovë nuk dhanë fryt. Edhe propozimet e tyre për të dërguar në Shqipëri një komision parlamentar për hetimin e gjendjes në terren dhe në mënyrë të veçantë të shkaqeve të kryengritjes u hodhën poshtë. Qeveria xhonturke ishte tashmë e vetëdijshme se ngjarjet në Shqipëri ishin shenjë e një konflikti politik shqiptaro-turk, pas të cilit fshiheshin aspiratat autonomiste të shqiptarëve.
Këtë realitet u përpoq t’ua bënte të qartë Ismail Qemali edhe diplomatëve të huaj në Stamboll. Duke i përcjellë ambasadorit austro-hungarez, Pallaviçinit, kërkesën që deputetët shqiptarë parashtruan në parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarët kërkonin zbatimin e reformave, të cilat do t’u përshtateshin rrethanave të veçanta të vendit dhe nevojave të tij. Kundërshtimi i tyre, theksonte ai, do të çonte në thellimin e mëtejshëm të kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bënte të ditur përfaqësuesit të Vjenës në Stamboll, se me kërkesat e tyre shqiptarët synonin të siguronin “një ndërtesë më vete”, çka nënkuptonte autonominë e Shqipërisë.
Plotë 80 vjet pas ”Kuvendit të Verrat e Llukës” (10 prill 1910) TUBIMI GJITHËSHQIPTARË TË VERRAT E LLUKËS, më 1 maj 1990
Çfarë i parapriu Tubimit për pajtimin e gjaqeve…?
Ndërgjegja e zgjuar shtegëton nëpër kohë, qetë, trimërisht e dinjitoze
Jo atyre që ngrehen gishtin e krimit,
Por atye që shtrijnë dorën e pajtimit!
O ju të ”Forumit rinor”!
Ju që balta dhe pluhuri i botës u mbyll me pluhurin e shekujve!
Ju që zemrën ua rënduan me gjakun e filizave të njomë!
Ngrituni shqiptarë!
As rrezet e diellit që ndriçojnë mbarë botën nuk arriten asnjëherë të shndërisin mbi këtë pemë shqiptare!
Dëgjo o i fortë!
Zëri i faljës dëgjohet!
Flamuri kuq e zi valon.
Duart shtërngohen.
Burrat thërrasin:
”Të qoftë falë gjaku, o vëlla!
– Në emër të popullit,
– Për hir të rinisë,
– Për hir të fëmijve në djep,
– Të qoftë falë vëlla gjaku!”
– Qofsh faqe-bardhë përjetë!
që më bëre prapë vëlla!
*
Profesor Anton Çetta, në Pajtimin e gjaqeve në Raushiq, Pejë
”Burra!
Ndoshta ju keni dëgjuar për këtë ”Misionin” tonë, për këtë ”Aksionin” tonë. Aksione që kanë qenë të përsëritura herë pas here në historinë eshqiptarëve, m’u atëherë kur ka qenë gjendja më e vështirë, kur kanë thënë:
– Hajdeni burra, po bâjmë diçka!
M’u në drjetimin e pajtimit të gjaqeve.
E di! M’ka ra më ndie në kohën e Lidhjës së Prizrenit (1878), Sylejman Agë Vokshi – ka qenë si njëfarë ministri i ushtrisë, që e kishte sigurinë në dorë dhe me një anë ka pasë ndalue të gjitha gjaqet, besë-lidhjet, kanë qenë të pazbatueshme e as gjakmarrja e në anën tjetër ka formue edhe Islihat-in* (Pleqësia për Pajtimin e Gjaqeve)!” – tha prof. Anton Çetta.
Karvani i ”krushqve” të pajtimit
Ndërgjegja e zgjuar shtegëton nëpër kohë, qetë, trimërisht e dinjitoze.
Karvani i krushqve të pajtimit nis udhën trollit me shikim të kulluar në horizont- drejt horizontit të ardhmërisë. Rruga është e gjatë dhe e vështirë, por plotë lavdi. Për të zhdukë hijën e zezë të mortajës që sillej mbi kokat tona pamëshirë me erën në gjak.
Karvani i krushqve u nis në Lumbardh* (fshat në Komunën e Deçanit) e kush e di ku do të ndalet!?
Në ballë qëndron rinia! Rinia jonë e shkëlqyer, Hava, Nuria ( e cila mjerisht nuke është sot këtu), Flamuri, Iliri…dhe plaku i nderuar – xha Antoni*. *-Nismëtarë të pajtimit të gjaqeve)
Shtegëtojnë pa u lodhur në rrugën e tyre të shenjët midis njerëzve zemër-bardhë.
Gjaku i parë i falur dhe takimi me zemër-bardhët nuk ishte i lehtë: u derdhen lotë,ndjehej të ftohët në krahëror, por zemra që falë gjak është e madhe, ajo është finsike, e ky popull vërtetë ka zemër të madhe e shpirt të bardhë.
*
Më 2 shkurt të vitit 1990, në fshatin Lumbardh të komunës së Deçanit, disa studenta të rajonit të Dukagjnit, ish të burgosur politikë, fillua “Aksionin për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri”, cili u quajt “Pajtimi i gjaqeve”.
Ky “Aksion” arriti që, për një kohë të shkurtër të dhndërrohet në “Lëvizja gjithëpopullore” duke u pajtuar mbi njëmijë gjaqe e ngatërresa ndërshqiptare.
Nisma të tilla janë organizuar edhe më parë nëpër treve të ndryshme shqitpare, por organizimi i viteve të ’90-ta kishte para vetes edehe një “Mision të Madh” – mobilizimin e shqiptarëve për rezistencë çlirimtare.
Më 1 maj të vitit 1990 të “Verrat e Llukës” të komunës së Deçanit, u grumbulluan mbi gjysmëmilioni shqiptarë, në përkrehaje të kësaj “Levizje”
Nëpër periudha të ndryshme në Kosovë, shumë familje shqiptare ishin të ngujuara. Gjakmarrja ishte plaga më e rëndë që po e trishtonte popullin e Kosovës.
Përpos tmerrit nga vrasjet që ndodheshin, familjet jetonin në kushte shumë të vështira: mëshkujt ngujoheshin për vite të tëra, për derisa gratë e shtëpisë mbanin barren më kryesore të familjës – sigurimin e ushqimit e kushteve tjera për jetesë, duke u ngarkuar kështu edhe me punë të rënda fizike. Ndërsa fëmijët rriteshin në frymën e hakmarrjes, loja e tyre më e preferuar ishte loja me pushkë.
Ndërkohë, fundi i viteve të ’80-ta dhe fillimi i viteve të ’90-ta (të shekullit 20-të), për shqiptarët e Kosovës po bëheshin gjithnjë e më të rënda: rreziku që po I kanosjen I regjimit serbo-jugosllav I Slobodan Milosheviqit ishte I pashmangshëm – Kosova kishte humbur edhe atë që kishte në kuadër të Federatës ish Jugosllave – Autonominë* ( Kosova, prej vitit 1974 – 1989 ishte pjesë konstituive e Federatës).
Ishte viti 1989 kur nacionalistët serbë nën udhëheqjaen e Slobodan Milosheviqit organizuan një komplot kundër Kosovës dhe popullsisë shqiptare, në Monumentin e Gazimestanit më 28 qershor 1989 – gjëja për të manisfestuar 600 vjetorin – fitorën në Betejën e Kosovës, më 1389, ku ai kishte deklaruar se:
“Serbia po rimerr integritetin shpirtëror, territorial e kombëtar!”
Nga kjo datë, 28 qershor 1989, situata në Kosovë kishte marrë drejtim edhe më të keqe e më të vështirë.
Në Kosovë filluan përndjekjet, vrasjet e maltreetimet… filluan dëbimet e nxënësve nga objektet shkollore e largimet e shqiptarëve nga puna, përfshirë këtu edhe gazetarët e të vetmit medium në gjuhën shqipe – RTP- Radio Televizonit të Prishtinës.
Shumë të rinj shqiptarë u ktheheshin nga ushtria serbo-jugosllave në arkivol, derisa kanalet serbe atëherë propagandonin se shqiptarët-ushtarë po vetëvriteshin- pasojë e hakmarrjës.
Në demonstratat e fund-janarit në Pejë, një person nga fshati Berliq* (Deçan), kishte parë dy persona të familjeve të hasmuara të kenë marrë pjesë në demonstratë dhe ky person ishte shqetësuar tejet mase për faktin së ata mund të vriteshin në mes tyre në demonstratë…! E tmerrshme, apo?
1. Çfarë i parapriu Tubimit gjithëshqiptarë të ”Verrat e Llukës”?
– Shume familje shqiptare te hasmuara…
– Vrasjet e shqiptareve nga regjimi serbo jugosllav,
– Ardhja e te rinjeve shqiptare nga ushtria në arkivole,
– Rreziku, nga se të hamsuarit që marrin pjesë ne demonstratë të vriten ndermjet veti…dhe lidhur më këtë regjimi serb të thotë:
– Serbia: na nuk po i vrajmë, shqiptarët po vrahën midis tyre, për shka të gjakmarrjes…!
*
Në Pajtimin e gjaqeve në Raushiq, Pejë, prill 1990, pajtimi i parë!
Have Shala, nismëtare, foli në Pajtimin e gjaqeve në Raushiq, Pejë:
Jam e bindur thellë se çdo prind i Kosovës, nuk ësdhtë vetëm së është proind i dy a tré apo i katër fëmijve, prandaj përgjigjen do t’ia japni asht usi prindi fëmijve të tyre: k¨shtu kemi ardhë dhe kështu besoj se do të na përcillni!?
– Os për juve, ose as për Zotin I qofshim falë! – dëgjohet zëri I një burri me plis të bardhë!
– Më falni, ndërhyn Have Shala, e përmendet se vdekja do të ishte më e rëndë. Të mos hymë tashti të vdekja!, do të përpiqemi të jemi të barabartë, tashti vdekja prej vdekjës të mos ketë dallim, ashtu siç nuk kemi dallim, nuk kemi deshirë të kemi të dalluar në mes të vdekurit dhe të gjallit, prandaj keni rastin ta nderoni vdekjen e vajzës, ta bëni të barabartë edhe për së vdekuri, prandaj né këtu jemi të barabartë! – thotë have Shala.
”- E para herë që n’këtë odë marrin pjesë – lee ky numër kaq i madh njerëzish, por është e para herë që krahë për krahë me pleq, me mixhën këtu afër meje, rrinë edhe vajzat, edhe studenteshat, edhe rinia edhe né pleqt me ta, për të vetmin qëllim që të gjithë baqshkërisht të ndihmojnë një gjë, e cila shkon në interesin tonë të përbashkët! – foli prof. Ramiz Këlmendi.
”- E kemi vetëm një qëllim, që të shërohet plaga- varra në trupin e popullit shqitparë, e kojh është një plagë shumë e rëndë, e cila, jo vetëm që na dhëmb néve, por të gjithëve…! – foli akademik Mark Krasniqi.
Në Pajtimin e gjaqeve në Greçinë, Has më 14 prill 1990
Kësi aemër-bardhësh, kësi shtërngimi duarsh, të shtërnguara fortë, i duhet këtij populli, që do të shkulë nga trungu i lashtë këtë plagë të errët, këtë ”relikt” shekullor.
Kryqëzohen shikimit nëpër ”Logje të burrërisë”, p¨rzihen me pikëllimin e krenarinë, e burrat e moshuar, thellë e ndjejnë këtë mrekulli që po ndodhë.
”- Ai që e do progresin tone gjithënjerëzor, sot duhet të falë gjakun! Sot duhet të pajtohemi! Jo vetëm këtu, por edhe në tërë Kosovën!” – thotë Dinë Mehmeti.
Pasojnë një pas një faljet e gjakut!
Ai që falë gjakun, ngirtet dhe së pari i drejtohet ”Plakut të Pajtimit” prof Anton Çettës:
– Falë të qoft gjaku! E ”plaku” Anton Çetta:
– Qofsh faqe-bardhë burrë! Dhe tash shtrijeni dorën e pajtimit njëni-tjetrit, shtrijani dorën shoqi-shojt dhe pajtonu si vëllazën!
– Të qoft falë gjaku burrë dhe prej sot jemi vëllazën! I thotë falësi i gjakut atij që po ia falë gjakun, e ai:
– Faleminderës burrë, qofsh me nderë e qofsh faqe-bardhë, kurrë mos të humbt Zoti, që më bane prapë vëlla! E ”plaku” Anton:
– Ashtu burra, e tash e mbas përtërijeni miqësinë, vëllazninë!
Pasojnë faljet tjera të gjaqeve, njëna pas tjetërës…, lotë e gëzime përpiqen të një njeri, të të gjithë dhe dëgjohen duartrokitjet e mëdha e të gjata…!
Pajtimi – falja e gjaqeve në Likovc, Drenicë, prill 1990
… pasojnë faljet e gjaqeve njëra pas tjetrës e aty, si çdoherë “plaku” Anton, me shprehjet e tija, tani më të mirënjohura:
– Ashtu burra! Paqit faqë ne bardhë! Keni nderue vetin, keni nderuar Drenicën! Keni nderua gjithë Kombin shqiptarë… dhe vazhdon:
– U thashtë edhe shokëve ku ishim më përpara në pajtimin e gjaqeve dhe faljen e gjakut, se kështu bëjnë burrat! – tha ”plaku” Anton Çetta.
Pajtimi – falja e gjaqeve në Letanc, Llap, prill 1990
”- Né këtu jemi përfaqësues, jo të atyre që ju kanë borxh gjakun – né nuk i përfaqësojmë ata, né përfaqësojmë vetëm deshirën dhe të mirën e popullit. Edhe ai që ia falë gjakun, ngatërresat etj., por në radhë të parë që ia falë gjakun – gjakësit, ai ia ka falë, para së gjithash, popullit të vet, se ai ia do të mirën popullit të vet edhe ia drejton rrugën edhe të hyjmë në Rrugën e Evropës së qytetëruar e mos të mbesim kah e kaluarja shumë e largët!” – tha akademik Mark Krasniqi.
Duartrokitje nuk kanë të ndalur…vazhdon falje e gjakut, ngritën ata që falin gjakun, drejt kah profesor Antoni:
– Profesor Anton, falë të qoft gjaku ty, rinisë shqiptare dhe mbarë popullit shqiptarë! Sot e mbas me gjakësin nuk jemi ”hasëm”, jemi vëllazën! E profesor Antoni:
– Qofsh faqe-bardhë, burrë! Shtrijani dorën shoqi-shoqit dhe merrnu n’gryk si vëllazën! Ua bën Anton Çetta. E Ata, deri dje ”hasëm” shtërngojnë duart: falësi i gjakut duke i thënë:
– Falë të qoft gjaku, prej sot jemi vëllazën! E ”hasmi” i deri djeshëm:
– Qofsh faqe-bardhë vëlla, përhajr na koft se prapë më bâne vëlla!
Falje gjaqesh në Rugovën Kreshnike, prill 1990
Të ngjitemi në kreshtat e Rugovës, të rugovasëve që gjithmonë e mbanin ”çefinin”*1) me veti. Në Rugovën e Sak Faslisë, Zhujë Selmanit,
____________________________________
*1) ”Çefin – quhet bezi i bardhë me të cilën mbështillet i vdekuri. Ndërkaq rugovasit kanë mbajtë shallin e bardhë të gjatë të mbështjellun perreth krêje, që në rast vdekjeje, shoqi që ka shpëtuar, ia zgjidh shallin nga koka dhe ia mbulon fytyrën dhe tërë trupin e të vdekurit – shalli është i gjatë aq sa është edhe trupi prej kokës e der itë gishtërinjët e këmbëve dhe për këtë thuhet se rugovasit e ’bâjnë ”çefinin” me veti! Se nuk dihet se ku i ”nxân ’deka!”
*
Sa iu përket pajtimeve të gjaqeve në rajonin e Rugovës, vlen të përmendet Tubimi për jatimin e gjaqeve në Shupeç të Madh të Rugovës, kur janë tubuar afër 100 mijë shqiptarë që nuk mbahet në mend të kishte ndodhur kësi tubimi i rugovanëve si në Shtupeç të Madh.
*
Pajtimi gjaqeve në fshatin Bubavec të Drenicës, më 24 prill 1990
Fjala e dr. don Lush Gjergjit
“- Në fillim, në emër të Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, z. Imzot Nikollë Nikëprelës, në emër të vëllezëve prifterinjë nga mbarë Kosova, në emër të katolikëve të Krahinës sonë*1) – ME FAT FESTA E BAJRAMIT!
________________________________________________
*1) Thënie e dr. Don Lush Gjergjit: Krahinës sonë- prej vitit 1974 e gjerë më 1989 Kosova është quajtë: Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe bashkë me Vojvodinën, kanë qenë Krahina autonome të Serbisë, por pjesë konstituive të Federatës Jugosllave –RSFJ- Republika Socialste Federative e Jugosllavisë. Ndërkaq prej 23 mars 1989, Slobodan Milosheviq, me tanke e polici rrethosi Kuvendin e Kosovës dhe suprimoi Autonominë e Kosovës, duke e quajtur: Pokrajina Kosovo i Metohija – Krahina e Kosovës dhe Metohisë.
*
“-Nuk është e rastit që ky process Madhështor filloi nga Peja, rinia e fshatit Lumbardh, sespe vërtetë po rrjedhni skur lumi, por sikur lum bardhë që do të thotë Lum I Bujarisë, I pastërtisë, e kjo bujari e pastërti janë shumë të rëndësishme, sepse janë shpirtërore…!” – tha hoxhë Xhevat Kryeziu.
*
“O ju të ”Forumit rinor”!
Ju që balta dhe pluhuri i botës u mbyll me pluhurin e shekujve!
Ju që zemrën ua rënduan me gjakun e filizave të njomë!
Ngrituni shqiptarë!
As rrezet e diellit që ndriçojnë mbarë botën nuk arriten asnjëherë të shndërisin mbi këtë pemë shqiptare!
Dëgjo o i fortë!
Zëri i faljës dëgjohet!
Flamuri kuq e zi valon.
Duart shtërngohen.
Burrat thërrasin:
”Të qoftë falë gjaku, o vëlla!
-Në emër të popullit,
-Për hir të rinisë,
-Për hir të fëmijve në djep,
-Të qoftë falë vëlla gjaku!”
-Qofsh faqe-bardhë përjetë!
që më bëre prapë vëlla! – recitoi krenarisht trimëresha Adelinë Toplica.
*
Pajtimi në Smolicë, Gjakovë, më 28 prill 1990
Prifti dr. don Lush Gjergji, flet në oborrin e xhamisë se Smolicës
”- Jemi të një gjaku!
Jemi popull fenix!
Jemi popull liridashës! Popull që kërkon qiell pa ulurimë e tokë pa gjëmim!
Tré konfesione ( kupto: shqiptarë muslimanë, katolikë dhe ortodoksë) dhe kurrë s’ia arriten të na përçajnë!*1)
_____________________________________________________________
*Në Smolicë të ”Rekës se Keqe”Një ngjarje rrënqethëse, përpak të kaloj në urrejtje masovike dhe të vije deri të lufta vëlla-vrasëse: vite më parë, po në këtë vend, po në këtë lendinë*1)
– Ditën e Bajramit, kur shqiptarët muslimanë vijnë në xhami për të falë Bajramin, me t’u afruer e vërjenë një thî/derr të prerë në derë të xhamisë dhe muret e xhamisë të stërpikura me gjak-derri. Menjëherë dyshojnë në vëllaznit katalikë,se ata ua kanë gatitur këtë pabesi vëllazërve muslimanë, por për fat qëlllojnë aty edhe koka të mençura dhe fill ndërhyjnë:
”-Ndalnu vëllazën! Mos të ngutemi e me folë para kohe se âsht Dita e Bajramit? Të mendojmë vetëm pak: këtë nuk e kemi nga vëllaznit katalikë! Jo, këtë punë të ligë kanë mund të na gatitin vetëm se shkiet e këtuhit, e me u lanë fajin katolikëve!” –thotë i pari.
”- Mirë e ké o burrë! Veç se q’ashtu duhet me kénë, bash qysh po thue ti: këtë punë të ndytë e kemi “bakshish” prej shkieve, e jo prej katolikëve! Âsht Ditë Bajrami, për at “nijet”/qëllim që kemi ardhë, mos ta prishim “avdesin” por po e falim namazin e Bajramit në oborr të xhamisë, ledina gjânë e ‘gat tek âsht, e mbasi ta falim namazin e të bâjmë bajram ndermjet veti, ndalem e mendojmë shka me bâ tevonaj (mandej) se me nguti nuk ban! – thotë i dyti.
Dhe, burrat shqiptarë “muslimanë”, pa njâ po dy, dalin dhe e falin namazin e Bajramit në aborr të xhamisë, në ledinë të Zotit. Mbas faljes se namazit, bâjnë bajram ndërmejt veti dhe, pa e bâ të madhe këtë punë e largojnë thiun e prêmë nga dera e xhamisë, e pastrojnë gjakun aty dhe nëpër muret e xhamisë përjashta dhe nuk ia çojnë ma ‘gat kësej pune…!
Qysh thonë në këtë anë: “Mali i ka sytë e fusha i ka vesht’”, pra nuk jet’ gjâ për pa u dijtë dhe pasi merret vesh, tek vëllaznit katalikë shqiptarët muslimanë marrin një vlerësim të naltë, ndërkaq për shkiet – serbët dhe malazezët e kësaj ane, ishte një denim shumë i rëdnë…! Dhe, prej asaj kohe, kurrë mâ nuk ka ngjarë dishka e tillë dhe kurrë nuk âsht vërejtë asnjë shenjë e urrejtjes apo e prishjes se marrëdhënieve ndërfatare dhe kjo anë që thirret “Reka e Keqe” âsht shembull tolerances ndërfetare – midis shqiptarëve të fésë Islame dhe të katalikëve, që në keër rajon jetojnë me vite e ku me shumicë jetojnë në fshatin Ramoc, Madanaj, Meje, Koronicë, Guskë, Brekoc…dhe vazhdimisht shkojnë të njëni-tjetri, në dasmë e në dekë, në shati e në kosë, në argatshti e kojshillak të pandërprerë, bile në shumë ndeja nëpër oda të këtij rajoni të “Rekës së Keqe”, burrat thonë: na muslimanët dhe katalikët, shpijat i kemi ‘dà, po “remet”* (enët e shpisë: lugë, pijatat, sofrat…) hala nuk i kemi ‘dá!
Po ashtu, në këtë anë flitet se Tomë Gjin’ Dodën prej Plançorit e kanë detyrue me zor me ja ndërtue shpinë një malazezi që e kanë prû si “kolon” dhe prej asaj kohe këndohet kanga:
Tomë Gjin’ Doda, prej Plançorit,
Ia maroi shpinë ”carrnagorit”*, *malazezit
Jo me hatër,
Po me çykë t’zorit!
(kangë që këndohej kur autori i këtij shkrimi ishte 7 vjeç)
*2) Lendina perreth xhamisë në Smolicë – të cilën e thekson në fjalën e tij prifti dr. don Lush Gjergji më 28 prill 1990 me thënien: tre konfesione, dhe kurrë s’i ia arritën të na përçajnë…” lidhet me këtë të vërtetë historike:
”…sa i përket ledinës përreth xhamisë në Smolicë, e cila ka qenë e gatitur të mbulohet me gjak – ndërmjet shqiptarëve muslimanë dhe atyne katalikë, për shkakun e sipërcekur se në Ditën e Bajramit, kur shqiptarët muslimanë shkuan ta falin namazin e Bajramit, në prag të derës se xhamisë e gjetën nji thî(derr) të prëmë dhe dera dhe muret e jashtme të xhamisë të stërpikuna me gjak…dhe sikur mos të kishin vepruar kokat e ftofuna të shqiptarëve muslimanë, besimtarë të devotshën ë Zotin e Madhërishëm, pas këtij akti të ulët- pas premjes se thiut/derrit në derë të xhamisë Ditën e Bajramit, ajo ledinë do të shndërrohej në ”ledinë të krimit”, por pasi shqiptarët muslimanë nuk ranë në grackë të gatitur nga shkiet e asaj ane dhe ai regjim, me rastin e Pajtimit të gjaqeve, më 28. 04. 1990, prof.dr. Zekirja Cana, dha mendimin që kjo ledinë, prej sotit të thirret ”Lëndina e Pajtimit” dhe tubimi ashtu edhe duartrokiti, që nënkuptom aprovimin e njëzëshëm të të pranishmëve*.
*(autori i këtij shkrimi ishte prezent në këtë tubim-pajtim të gjaqeve në Smolicë, më 28 prill 1990 si dhe tubime të tjera gjatë prillit 1990, e po ashtu sikur se që ishte prezent edhe në Tubimin gjithëshqiptarë për Pajtimin e gjaqeve të Verrat e Llukës, më 1 maj të vitit 1990 dhe ende i ka të freskëta në mbamendje këto ngjarje tejet të rëndësishme, jo vetëm të asaj kohe, por edhe për periudhën pas vitit 1990-të e sidomos ato të viteve 1997,1998, 1999…).
*
Ajni Ramadani, imam dhe nismëtar
”- Shqiptarë muslimanë, shqiptarë katolikë, na jemi të një gjaku, të një shpirti, të një gjuhe, të një nëne! Jemi një embrion!” tha, veç tjerash, imami Ajni Ramadani, nismëtar i ”Aksionit…”
*
Pasojnë faljet e gjakut…!
– Në emër të popullit,
– Në emër të nënave shqiptare,
– Në emër të motrave shqiptare,
– Në emër të Zotit,
– Në emër të rinisë kosovare,
Jam në gjendje të shtrijë dorën e pajtimit:
– Të qoft falë gjaku, të qoft përhajr!
– Të faleminderit burrë e vëlla!
– Zoti të ruajt, që prapë më bâne vëlla!
– Le ta dinë populli se kush po ta falë gjakun!
– Le ta dinë Kosova se kush po ta falë gjakun!
– Se nuk âsht kollaj me t’u falë gjaku i vëllaut!
– Po ua kam falë gjakun rinisë kosovare,
– Ua kam falë nanave shqiptare qe edhe sot i vojtojnë djemt edhe sot janë tuj vajtue!
– Falë i koft gjaku, krejt Kosovës!
– Të faleminderes o vëlla, e Zoti të ruajt!
Dhe, deri në këtë cast të hasmuar, e tani merren ngryk si vëllazën…!
Lartë në qiell fluturojnë shqiponjat… edhe ato janë të gëzuara që shqiptarët po pajtohën, po falin gjaqe, po bashkohën për një qëllim të përbashkët.
*
Te Verrat e Llukës, më 1 maj 1990 u falen hiç më pak se 66 /gjashtëdhjetëegjashtë) gjaqe, brenda disa orëve.
Ishin të tubuar afër 500 mijë shqiptarë…
Edhe gjyshërit tanë… kalorësit e “dasmave të kuqe” me qëndrimin e tyre hijerëndë sit ë këtyre maleve erdhen në këtë vend me krenarinë e kreshtave…!
Erdhen nga të gjitha anët, nga të gjithë viset etnike shqiptare dhe shtrinë duart, lidhën besë me Besa-Besë, JA VDEKJE, JA LIRI!
Në tokë, në një vend aty në mes të gjysmë milioni njerëz, ishte e shkruar me gurë:
SHQIPTARË!
BESA, BESË!
Flet dr. don Lush Gjergji
”… të gjurmojmë nën tokë, apo të hulumtojmë në arkivet e lloj-llojshme, për t’u takuar më burra, me trima, me hero…!
E thirrem me telefon Nënë Terezën për t’i treguar se si populli shqiptarë gjatë këtij viti ka vendosur me mish e me shpirt se do ta ç’rrënjosim të zezën e madhe – gjakmarrjen!
Duartrokije të gjata e frenetike…! Duartrokasin gjysmëmilioni shqiptarë…! Të verrat e Llukës… ushtimë, zëra burrash, grashë, femijësh…një zâ: zâ shqiptari!
Falja e gjaqeve…!
”Plaku i mençur prof Anton Çetta qëndron në këmbë aty afër, ku ata duheshin të afroheshin, i pari – falësi i gjakut…dhe:
*
I pari, një djalosh flokë.zinj, ndoshta 12-13 vjeç, jo më shumë dhe ia mban mikrofonin një zonjushtë me suze se ky nuk mund ta arrijë mikrofonin se ishte naltë, deri ky djalosh flet:
– Në emër të rinisë kosovare e fali gjakun e babait! Çunit i afrohet bacë Antoni dhe e puthë si fëmiun e tij… duartrokijet, lotë e gëzime…!
I dyti, një i ri flokë-dredhur:
– Në emër të rinisë kosovare, fali dy gjaqe dhe shtrijë dorën e pajtimit!
Duartrokije nga gjysmëmilioni shqiptarë! E prekshme në zemër… i riu, ”në emër të rinisë kosovare” – falë dy gjaqe! Krenari!
E treta, një vajzë e re, flokë-dredhur, flet krenarisht:
– Falja e gjakut sot sot është shërim i njeriut tonë dhe është liria e popullit!
– Ia fali gjakun e babait, rinisë kosovare, popullit shqiptar! Duartrokitje…!
I katërti, burrënisht shprehet:
– Familja Mushkolaj falë gjakun…popullit shqiptarë, rinisë kosovare! Duartroktije me zë burrash:… qofsh faqe-bardhë burrë dhe familja Mushkolaj qofshi faqe-bardhë…!
I pesti, një plak me plis të bardhë, folë burrërisht:
– Në emën të fshatit Rostovicë dhe të familjes “Selmanaj”, Parlamentit rinor, popullit kosovarë, të gjithë juve që jeni tubue këtu sot, në emën të profesor Anton Çettës dhe të shoqnisë se tij, ia falim gjakun djalit të Ahmet Zenelit!
Dëgjohen zëra…”Hallall t’qoft’! Të lumtë…duartrokitje të gjata, frenetike…!
I gjashti, ka emocione të papërshkruara, po si burrë i vertetë shqiptarë, ashtu drejt I afrohet mikrofonit dhe t’ia kerset me fjalë: – Falë ju qoft gjaku i vëllaut dhe falë ju koft gjaku djalit të vëllaut! – O paq faqen e bardhë o burrë se kaq trimërisht me ë falë dy gjaqe, këtë veç burri shqitparë e bën!- dëgjohen një zë burri! Duartrokitje nga gjysmëmilioni shqiptarë! Kjo është madhështore.
I shtati, në këtë Tubim Madhështor – fali gjakun e vëllaut – të gjithë inteligjencës shqiptare, rinisë shqiptare dhe mbarë popullit Kosovar shqiptarë.
Afrohet Azem Shkreli, ia zgjtë dorën dhe merret ngryk me atë djalë, që ka bluzën me vija-vija bardh e zi…Duartrokitjet nuk kanë të ndalur.
I teti, i afrohet mikrofonit, sy-patrembur, kokë lartë dhe i qet fjalët si plumbi i pushkës: – Në emër të rinisë kosovare, në emër të gjithë popullit fali varrë/plagë 5 plumba dhe fali gjakun e babait! Dhe ngritë të dyja duart lartë me dy gishërinjt dhe ia krisur me zë edhe më të lartë: – Rinisë kosovare!- kjo thua se i jep energji shtojcë asaj mase prej gjysmëmilioni shqiptarë, sespe theksohej rinia kosovare, nismëtariet e “Aksionit për pajtimin e gjaqeve” në fshatin Lumbardh të Deçanit, I cili “Aksion” u shndërruar në “Lëvizje gjithëshqitpare…” dhe vetëm gjatë muajit prill të vitit 1990 u fallen me qindra gjaqe anëembanë Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevë e mbarë Luginën dhe I paraprinë Tubimit gjithëppopullor shqiptar të Verrat e LLukës, më 1 maj 1990.
I nënti; një burrë me plis të bardhë, me fjalë të thekshme: “- Falë I qoft gjaku i djalit mbarë rinisë kosovare edhe professor Anton Çettës me shokë e me krejt vëllaznit shqiptarë!” dhe ngrit të dy me dy gishtrinjtë lartë…Duartrokije frenetike nga gjysmëmilioni shqiptarë, ushtonte lugina e lumit “Lumbardhi”, dridheshin ata lisa, ata verra dhe lënin përshtypje se edhe ata po përkuleshin këtij akti madhor: nuk ka gjë më madhore se liria, e ngujimi i burrave shqiptarë nëpër kulla e oda burrash ishte “burgu i shqiptarëve” dhe nuk mund trë krahasohet asnjë e drejtë tjetër më e madhe sesa ata burra të dalin të lire nga kullate veta, spese nuk janë më në gjak, nuk frikësohen se “hasmi” i pret në “pritë”* (vendi ë caktuar për të gjuajtur e vrarë gjakësin), jo lirohet nga frika, por jo vetë mburrat… lirohet e terë familja, lirohen fëmijtë – nxënës, të vijojnë shkollën e dnerprerë me vite e vite, pa fajin e tyre, i gëzohen takimit të lire me shokët e kalsës, lojë me bashkëmoshatarët e tyre, i gëzohen jetës se lire që nuk kagjë në botë më të vlefshme…!
I dhjeti, me dorën e djathët dhe dy gishtërinjt lartë, me tjetren e mban mikrofonin, e shtërngon forte se mos po bie nga zëri i fortë dhe dridhja, një djalosh shtatlartë, ia kerset me të madhe:
– Në emër të rinisë kosovare,
– Në emër të popullit shqitarë,
– Në emër të Flamurit kuq e zi,
– Fali gjakun e djalit të mixhës,
– Në emër të Xhemail Shoshit,
Ia shtrijmë dorën e pajtimit profesoerit Anton Çettës, rinisë kosovare dhe mbarë Kosovës…! Duartrokasin gjysmëmilion shqitparë…dridhet lugina e lumit “Lumbardhit” dhe thua se edhe valet po ndalen dhe po e përshëndesin këto akt që e bëjnë vetëm njerzit e mëdhenje, trimat e burrat shqiptarë, ngase trimi- falë!
I njëmbdhjeti, një plak me plisin e mbështjellun me shami të bardhë, ngriti të dyja duart lartë me dy gishtërinj lartë, dual si i pa-ftuar dhe më zâ të lartë tha: – “Ishalla/thashtë Zoti e merr fund me q’ekaq e nuk bâheet mâ tepër…!”
E dymbdhjeta, një zonjë flokë-shkurtër me bluzën vija-vija me fjalë burri, duke
lexuar në një letër të shkurtër, tha: “- Në emër të dy motrave dhe familjës Lokaj, juve dhe popullit shqiptarë, UA FALI GJAKUN E TË VETMIT VËLLA, por me një lutje që DUKE PATUR KUJDES TË MOS PËRSËRITEN MË, dhe prapë të na vrasin!” Dhe, I ngriti të dyja duar lartë, asi donte ta prekte qiellin e t’i lutej edhe atij – TË MOS PËRSËRITEN MË KURRË… dhe një mashkull aty afër ia bëri: “HALLALL TË QOFTË/ TË LUMTË, MOTËR se qnke burrnore dhe qofsh faqe bardhë, se dy motra me e falë gjakun e të vetmit vëlla kjo është aq e rëndë për shpirtin, zemrën dhe mendjen e njeriut, por edhe shumë krenari, që krejt ky poppull pot ë duartrokas thua se fjalët tua u dha forcim…!
I trembdhjeti,…
I katërmbdhjeti…
.
.
.
I gjashtëdhjetëegjashti (66)!!! ishte falësi i gjakut i fundit në këtë ditë t ë Verrat e Llukës.
Po këtë ditë, më 1 maj 1990 të Verrat e Llukës, në Tubimin gjithëshqiptarë – gjysmëmilioni shqiptarë bashkë me shpirt e me zemër…
‘Të gjithë, 66-të shqiptarë, burra e trima, vetëm mbrenda disa orëve,
më 1 maj 1990, të Verrat e Llukës i falen gjakun:
1. Rinisë Kosovare,
2. Nënave e maotrave shqiptare,
3. ”Plakut” të urtë e zemër-madh, Antor Çettës me shoqnin e tij,
4. Mbarë popullit shqiptarë në Kosovë e kud që ka shqiptarë…
5. Flamurit Kombëtar Shqiptarë – Kuq e zi,
6. Valëve të lumit ”Lumbardh” që t’i bartin me vete e t’i largojnë nga ky truall këto varrë-plagë të rënda shekullore – njëherë e përgjithëmonë…
7. Shqiponjave që nga gëzimi e nga ushtima e këtyre lugjeve, fluturonin lartë në nëqiellin shqiptarë…
FALË JU QOFTË GJAKU!
*Sa lartë dhe e pa-mposhtur po ngritet çdo ditë Kësdhtjella e Pajtimit e ndërtuar më duar të lidhura fortë me shtërgime burrash, me lotë krenare me zemra të mëdha të njerëzve shpirt-bardhë,
*në emër të breznive,
*në emër të jetës,
*në emërr të ardhmerisë!
*Ju lumtë o burra!
*Qofshi faqe-bardhë!
*Qofshi të nderuar gjithmonë!
*Urojmë që kjo Kala të mos shëmbet kurrë!
*
Një grua bukur në moshë dukagjinase, në rroba kombëtare, në lidhcë e marhamë, del dhe ngritë dy duart larët me dy gishtrinjt lartë duke mbajtur para vetes një çupëz – sigurisht se mbesën e saj dhe ashtu qëndronte, në heshtje, duke moe e thënë asnjë të vetmën fjalë, por vet qëndrimi i saj thua se thonte krejt atë që e mbajti në zemër tër ato orë, tërë at omomente e ato çaste derisa 66-të burra, gra, vajza e djelmosha falën gjaqet e babait, të vëllait, të djalit të axhës, – motrat falën gjaku ne të vetmit vëlla…dhe kjo dukagjinase, burrnore, siç thonë në atë anë – grua malësore, disi i tha një ”pamje” të veçantë kësja atmosfere përplot me dhembje, përplotë me lotë, por secili rast tregonte se u gjente forca nga thellsia e shpirtit, per t’ia zgjatur dorën, për t’ia falur gjakut, për të rivllaznuar jetën e deritashme në ”hasmëri/armiqësi, për të treguar se shqiptari, mbi të gjitha është burrë dhe trim dhe trimi di të fal’! Se shqiptari vërtetë e ka pasë ”në gjak” hakmarrjën, ketë të ligë të zezë, sepse kështu e parashihte ”Kanuni” se po të mos e merrne hakun, po të mos e nxjerrte gjakun disi u tregonte i lig, i paforcë, i pazot, me një fjalë kurrfar burri dhe më mirë të vishte ”teshat e grave” e mos ta shihte kush se âsht burrë!
Këtu u zgjatën duart, u shtrijnëduar e faljës, duar e pajtimit, u shtërnguan duart shqiptare në shenjen BESA-BESË!
Kështu, si sot më 1 maj 1990, në po këtë vend, të Verrat e Llukës, në muajin prill, konkretisht me 10 prill të vitit 1910 u mbajt Tubimi gjithëshqitparë për Pajtimin e gjaqeve me moton. ”Prej 7-tve deri në 70-të*1) te lidhemi me Besa-Besë! *1) mashkujt, burrat prej 7 vjet deri në 70 vjet
BESA-BESË, BESËN TA KEM DHÂNË,
PËR KOSOVË, JETËN KEM’ MË DHÂNË!
Dhe me këtë ”hymnin TE VERRAT E LLUKËS”, ashtu si filloi sot më 1 maj 1990, edhe mbaroi Tubimi gjithë Shqitparë për pajtimin e gjaqeve!
Tubim në të cilin muarren pjesë gjysmëmilioni shqitparë nga të gjitha viset shqiptare dhe GJAKMARRJËS i dhânë fund njëherë e përgjithmonë!!!
*
Në mënyrë që mos të prishi ”qëllimin e këtij shkrimi”, nuk desha në asnjë vend të theksoj atmosferën dhe realitetin që ”mbretëronte jashtë Tubimit”, por do i mbetsha borxh lexuesit, sot pas 24 vitesh, që mos të shkruaj me pak fjalë atë që të gjithë né që ishim prezentë në atë Tubimgjithëshqipatarë (edhe vet unë, bashkë me dy djemtë e mi: Armendin (17 vjeç) e Argjendin (15 vjeç) si dhe më vëllain tim Nezirin (1937-1997). Andaj po e përshkruaj në pika të shkurtëra:
1. Tubimi gjithëshqiptarë të Verrat e Llukës i caktuar për datën 1 maj 1990, duhej të paralajmërohej në organet policore serbe të asaj kohe dhe prej tyre varej se a do e lejonin apo nuk do lejonin mbajtjen e Tubimit të Verrat e Llukës!?
2. Sipas deklarimeve të përsonave autoritativë të ”Lëvizjës pë Pajtimin e gjaqeve” – nga organet shtetërore srbé NUK është lejuar mbajtja e Tubimit;
3. Shqiptarët të vendosur për arritjen e qëllimeve mbarëkombëtare – pa marrë parasysh moslejimin nga policia serbé, organizojnë mbajtjen e Tubimit më 1 maj 199 të Verrat e Llukës në fshtin Llukë të Deçanit;
4. Turmat e shumta e të gjata të shqiptarëve të nisur drejt Verrave të Llukës, me të arritur në fshatin Llukë, afër vendit të quajtur ”Të Verrat e Llukës”, vereheshin forca policore për të dyja anët dhe m’u te ngushtica për të hyrë në ”lendinën – rrafshin – të verrat, ishte pozicioniuar në tanks, siper të cilit qëndronte një polic me tyten e gjatë të gjuajtjës dhe vetëm se sillej e rrotullohej me mitrolozin në ”gjendje gadishmërie” dhe policët aty në tanks, që vetëm kur të kqyrin, të mbushej mendja se ”po don më hangër me dhëmbë, po dojnë me të përbijë…mitralozin e madhe vetëm se e sillte rreth rrotull tyten e gjatë, për të shkakëtuar frikë e tmerr tek shqiptarët dhe ai tanks ka qëndruar aty pa lëvizur nga vendi përgjatë krejt kohës sa ka zgjatur Tubimi… dhe për gjatë Tubimit nuk është hetuar ndonjë ”konflikt”…;
5. Gjatë kthimit nga Tubimi…, veçanërsiht me arritjen në Deçan, forcat policore serbe kanë ndaluar shumë shqiptarë – ndër të cile¨t profesorin Zekirja Cana e të tjerë, për t’i intervistuar lidhur me mbarëvajtjen e Tubimit…, ku edhe pse nuk ngjau asgjë e keqe e asnjë konflikt midis forcave të shumta policore dhe masës gjysmëmilionshe të popullit … policia në Deçan e ka bërë të vetën me ndalim, me maltretime dhe arrestime të ”organizatërvë të Tubimit!”
O p i n i o n e
”- Demonstratat ishin shumë të përgjakshme, né e dimë se në atë kohë – në këto demonstrata u vranë 32 shqiptarë nga policia serbé.
Né atëherë e dinim se do t’i lëmë të pa-hapura, të mos i çelim edhe 32 varre të reja të çelura, do me thënë prej hasmërive ndërshqiptare në Kosovë…!” Myrvete Dreshaj, nismëtare.
”- Unë kisha një detyrë të caktuar nga Flamur Gashi (ish nxënës i imi) që të mbledhi ekipin e intelektualëve nga Peja dhe të vazhdojmë ”Aksionin…” me intenzitet sa më të madh të mundshëm dhe për fillim të gjithë nxënësit e Gjimnazit në pejë e kanë pasë për detyrë të na konfirmojnë, konkretisht profesorit Niman Alimusën se ku janë gjaqet, cilat janë familjete hasmuara dhe çdo javë jemi mbledhurë me studentat me programin: kut ë shkojmë këtë javë dhe çfarë do të bëjmë këtë javë – në drejtim të nismës për Pajtimin e Gjaqeve!” thotë prof Riza Krasniqi, nismëtar.
”- Fillimisht, pas daljes nga burgu, studentat dhe ish të burgosurit politik dhe të burgosurat, vensosem që një aktivitet pajtetër duhet marrë për pajtimin e gjaqeve…!” – thotë Zoge Shala, nismëtare.
”- Qëllimi KRYESOR dhe i fundit dhe situata në Kosovë, edhe që te¨gjithaë shqiptarët të bashkoheshin dhe mos të dilte ndonjë idé e ish nacionalistëve e shovenistëve serbë, se thonin: ” edhe në demonstratat edhe në ngajrjet tjera që kanë ndodhë, i kanë pasë pretendimet e tyre shoveniste se ”shqiptarët po vrahen ndërmjet veti, po marrin hak njëni me tjetrin se nuk po vrahen nga né (policia)!”
Mirëpo, ndoshta vendimtarja për t’u bërë ”Aksioni”, pastaj ishte deklaratë e një- mos past qenë ministri i punëve të brendshme të Serbisë, i cili u prononcua dhe tha se ” vrasja në Pejë*1) dhe vrasjet tjera, nuk janë bërë nga policia dhe ushtria serbé, por janë bërë për qerim-hesapesh, përshkak të gjakmarjës ndër shqiptarë!” – vazhdoj fjalë ne saj znj. Have Shala, nismëtare.
”- Lajmet nga agjensia ”Tanjug” vinin se policia dhe ushtria e jonë (serbé) nuk po vrajnë shqitparë, por shqiptarët po vritën ndërmjet veti,sepse janë në hasmëri njëni me tjetrin dhe ajo është një arenë (fushë-betejë) kur po shihen në mes vete dhe po vriten…”
Se pakut né kemi pasë vlerësuar një propagandë kaq të ulët që po bënte Serbia nëatë kohë!” – vlerëson Myrvete Dreshaj, nismëtare.
*
Aksioni për Pajtimin e gjaqeve e të ngatërresave filloi me 2 shkurt të vitit 1990.
Nismëtarë e nismëtare të këtij ”Aksioni” që pas pak u shndërrua në ”Levizje për pajtimin e gjaqeve”, ishin studentat shqiptarë, kryesisht të rajonit të Dukagjinit, të cilët, më parë ishin të denuar politikë dhe idénë e faljes se gjakut e sollen nga burgu. Ata vetë kishin vuajtur dënime politike nëpër burgjet serbe, ndër të cilët: Have Shala, Myrvete Dreshaj, Lulzim Hetemaj, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj, Riza Krasniqi, Et’hem Çeku, etj. etj. (që disave nuk po ua citojmë
emrat se janë shumë, andaj dhe ju kërkojmë falje) dhe këta u grumbulluan për të përpilaur ”Planin fillestar” të ke¨tij ”Aksioni”.
Në Kosovë ishte koha e ”turbullirave të mëdha politike”, kohë demonstratash, kur nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare u sollen 32 arkivole nga terrori serbo-jugosllav. Kështuqë lindi idea: ”T’i falim 32 gjaqe, t’i lëmë të pa-çelura 32 varre të reja, ishte moto-ja me të cilën nisëm ”Aksionin” Studentat shqiptarë…!
Dua të them, se ”Lëvizja për Pajtimi ne gjaqeve” ishte vërtetë një ”Lëvizje gjithëpopullore” – që u qujt edhe më vonë, sepse fillimisht quhej ”Aksion” i nisur nga nismëtarët e ”Grupit të pejës”, i ish të burgosurve politikë dhe ky fillim, pa pikë dyshimi ka qenë shumë i domosdeshëm, shumë i qëlluar për pajtimin e gjaqeve…!” thotë Zymer Neziri, autor i librit ”Pajtimi i gjaqeve”.
”- U organizuam me Myrvetën, Havën, Adem Grabovcin, e shumëtë tjerë dhe erdhem në Prishtinë, biseduam me profesor Antonin (Çetta) dhe e filluam ”Aksionin…” – vazhdon fjalën e saj Zoge Shala, nismëtare.
”- E filluam me famijen e ”Lekajve” në Lumbardh më 2 shkurt 1990, që shënohet edhe si DITA E FILLIMIT të pajtimeve të gjaqeve, sepse né, edhe më herët kemi pasë takime e konsultimet ë shumta, kemi bërë evidenca të tëra të familjeve, të cialt janë në hamëri njërna me tjetrën, kemi krijuar ”grupe të punës”, të cilat i kemi shpërndraë në tërë Kosovë, etj. dhe kemi filluar më 2 shkurt 1990, në familjën ”Lekaj” në fshatin Lumbardh të Deçanit!” thotë znj. Myrvete Dreshaj, nismëtare.
”- kemi filluar me takimin e parë. Né shkuam me emocionet që kishim dhe në rastin e pare bëmë një përvojë të mire dhe vërejtëm se shkuarja ashtu në mënyrë kolektive – shkuam nja 20-të veta, ishte një ngarkesë edhe p¨r të zotin e shtëpisë kur I hynim Brenda dhe biseda nuk mund të bëheshe në mënyrë konstruktive, xedili thoshte “diçka”, që ndoshata bisedë ne bënte edhe më të vështirë dhe ky ishte një “mësim” që na u dasht pasgtaj per ta bërë “Aksionin” në mënyrë më të përshtatshme për rrethanat dhe né vendosem që në raste tjera të mos shkojmë në atë mënyrë port ë vendosen “grupe të punës” me nga 3-4 vetëm apo më se
shumti 5 vetë, do të shkonin në shtëpi dhe të flisnin qetë, qetë me njerëzit dhe të provonin të konfrontoheshin në mënyrë positive me çështjen dhe kjo ishte e gjithë kohën me “grupe të punës” të cilat në sfond e kanë për të përgatitur pajtimin e gjaqeve dhe në ceremony të ndryshme është bërë pastaj FALJA E GJAKUT!” – thekson Have Shala, nismëtare.
Vizita e parë e studentave në familjet e hasmuara
Edhepse vizita e parë e studentëve në familojet e hasmuara nuk dhá rezultate të duhura, ishte shpresëdhënëse, sepse arritë nqë së pakut gtë ”marrin besë*1)” dhe kështu ata filluan të besojnë edhe më shumë në nismën e tyre.
_________________________________________
*1) Nismëtarët ia kanë arritur që nga i zoti i shtëpisë se familjës se të vrarit, të ”nxjerrin besë” për familjën e dorasit( vrasësit) për një kohë, në mënyrë që kjo familje të dali e lirë e mos të mbein burrat e ngujuar në kullë…! Dhe, për familjen që ishte në gjak, ishte shumë pozitive…!
Përpos emocioneve, ”vizita e parë”, u kishte dhënë studentave ”mësime të reja”. Ata të gjithë vendosen që erave të tjera ”… nuk dueht të flitet fare për detajet e vrasjes apo të ngatërresës, sepse kjo po ringjallë ”debat” te tepërt e të panevojshëm bile edhe jo efikas…!
Nismëtarëve të ”Aksionit”, përveç ”grupeve të punës” i nevojiteshin edhe njerëz me nâmë, me zâ, me autoritet në Kosovë, të cile¨t me personalitetin e tyre do të ndikonin shumë më lehtë nëpër familjet e hasmuara shqiptare…!
Qofshin faqe-bardhë këta burra, këta trima, këta zemër-bardhë që shtrijnë ”dorën e pajtimit”!
Profesori Anton Çetta, akademik Mark Krasniqi, prof dr. Zekirja Cana, Azem Shkreli, Ramiz Kelemendi, akademik Pajazit Nushi, Sabri Fetiu, Agim Vinca, dr. don Lush Gjergji, akademik Esat Stavileci… e shumë e shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk po kam mundësi t’i përfshijë në këtë shkrim për shka të kohës dhe të hapsirës – andaj ju kërkoj ndjesë të gjitha personaliteteve të shquara të kohës, që iu basshkngjiten pa hezitim ”Aksionit për pajtimin e gjaqeve”.
Për t’i prijë këtij ”Aksioni…” u caktua profesori i nderuar Anton Çetta. Me inkuadrimin e tyre ”Aksioni…” po shndërrohej një një ”Levizje gjithëpopullore”
”- Kemi hasë në përkrahje e mirëkuptim kujdt do që i kemi mësy e i kemi trokitë në derë. Gjaqet janë faë për hir të interesit kombëtar. Ju keni thënë se ”… mjafton po del se gjak shqiptari po don okupatori serb dhe se okuptari serb ka vré shqiptarë në vazhdimësi, jo vetëm në Luftën e fundit të a997, 1998 e 1999-tës, por edhe para kësaj lufte, nja 200 e më shumë gjaqe janë bërë, dmth viktima të terrorit serb kanë qenë këtu në Kosovë…!”- foli akademik Mark Krasniqi.
”- Pajtimi i gjaqeve ka qenë – ndosht mund të bëj edhe krahasime të padrejta, por ”Lëvijza…” e cila ky popull në mënyrë ne vet më të lakmueshme e tregoi pakënaqësinë që ekzistonte ndaj sistemit në të cilin u zhvilluan këta pajtimet ë gjaqeve. Pritja që i bëri populli shqiptarë rinisë, të rinve e të rejave, që filluan me pajtimin e gjaqeve dhe mëpastaj angazhuen profesorin Anton Çettën, Mark Krasniqin, Azem Shkrelin, Bajram Kelmendin,…e shumë e shumë të tjerë – patem emra nga disa më të njohurit e intelektule¨t. Këtu ku filloi kjo ”Lëvizje…”. Populli i priti, s’ka s’i bën më mirë…!” – tha prof. Ramiz Kelmendi.
”- Pranvera jonë e Madhe e vitit 1990 ishte pikërisht përmes pajtimit të gjaqeve, nëpërmjet të themelimit dhe të veprimit të Shoqatës Bëmirëse Humanitare ”Nënë Tereza”, nëpërmes të krijimit të sistemit paralel shëndetësor, e shkollor dhe këto tri Levizjee e mëdha na mundësuan që pastaj dalëngadalë të krijohet edhe ”Lëvizja politike – LDK’ja (Lidhja Demokratike e Kosovës) dhe pastaj profilimi i të gjitha paartive tjera dhe ngjarjet që ndodhen der më 1999-tën, e deri në ditët e sotme!” – tha dr. don Lush Gjergji.
”- Pajtimi i parë u bë në Raushiq DHE ME THËNË tëdrejtën nuk e kemi ditur se ka aq shumë gjaqe e problemen ë Kosovë…!” – tha profesori Riza Krasniqi, nismëtar nga Peja.
”- janë ardhë këtu me na pajtua neve me radha (renda) nja 20-të parti, S’KEMI PRANUAR KURGJÂ. Në mbrëmje të datës 10. 02. 1990 âsht ardhë Nimon Alimusa, ka qenë me Anotn Çettën, i cili nuk ishte atë mbrëmje, po vetëm Nimani, edhe kemi ndejtë deri kah 2 sahati mbas mesnate dhe ja kemi dhanë fjalën: ”… hajde, nuk kemi me përmendë as ma bâni, e s’ma bâni – pajtimi âsht i gatshëm, pra për me nxâne¨vend, sespe kemi edhe dikë me veti – merre me veti edhe Kur’anin- Libër i Shenjtë në vend dëshmive . kur të ban bé me dorë mbi Kur’an – pajtohen tëdy palët!” – tha plaku me plis të bardhë e me mustaqe të bardha, ulur në karrigë pranë derës – Fazli Buqolli.
”- Ajo shprehja e parë ka qenë sinjal se do të bëhet pajtimi i gjaqeve, sepse Anton Çetta me rini…të nestrit kem ivazhdue në Raushiq të Pejës, kam ardhë në Prishtinë me veturë /makinë t’emën dhe e kam marrë prf. Antonin, prof. Ramiz Kelmendin dhe kemi vazhdue për në Raushiq. Duket “dtal I imët”, pork ur kemi ardhë në Klinë – profesor Ramizi më ka pyetë: ” – Riza, më kë jeni në gjak?!” Tek në Klinë kanë tregua se nuk është Riza në gjak më askë, por është një “Aksion…” që e ka fillua rinia e fshatit Lumbardh të Pejës…” – tha profesori Riza Krasniqi.
“ – Të nestrit, më 11 02.1990, âsht ardhë Antoni me ata burra, me atë Stafin e vet, e kur janë bä varg n’odë, barki me t’u kënaqë, rreth e rreth të rinj, studenta, e ec e thuaju atyne – JO! Secili prej tyne ishte me lotë në faqe, san a vijshin djemt tanë prej ushtrie të vramë prej ushtrisë serbe, a aty në odë ia nisi Antoni…. E shkuem tuj folë q’ashtu… qe besa nuk shkuem fort ‘gat, e më tha: “- Fazli, a don me na falë (gjakun)?, e unë pa pritë shumë fjalë I thashë profesorit Anton, PO!” edhe pala tjatër jemi çua n’kâmbë e jemi marrë n’gryk nër veti…” than ë vazhdim të fjalëve plaku musteqe bardhë Fazli Buqolli.
“- Burra, ju them me plot gojën se për 80-të vite të jetës sime, krjet vajet e mia aë I kam derdhë – qoftë kur më ka vdekë nëna, kur më dakë baba, kur më kanë vdekë vëllaznit, nuk ka qajtur, s aka mqajtë me ato raste kur – gajtë pajtimit të gjaqeve, ështe¨ngritë baba, ështe¨ngritë nëna, vëllau, motrat dhe ia kanë zgjatë dorën Anton Çettës mâ se pari dhe shokëve që ishim me Aantonin, tuj na thane: “FALË JU QOFT GJAKU!” Vetëm e vetë mqë ku popull të mos vrasë më njëni-tjetrin, se mjaft vriteshim prej armikut…!” tha profesori Ramzi Kelmendi.
“- …baca Fazli (Buqolli) me të vërtetë ka qenë njeriu që I ka kuptua rrethanata historike dhe ka thënë: “ Nëse ky gjak që unë pa ua fali ndihmaon juve dhe popullit të Kosovës, atëherë “FALË JU QOFTË!”, ngase në rrethana se si ka ndodhë rasti, anjëherë nuk jemi hy, sepse “moto-ja” e punes tone ka qene qe “mos t’I shpalojmë plagët e dhimbshme”, gjaku është falë në emër të popullit të Kosovës, nëemër të rinisë kosovare, në emër të aktivitetit , në emër të dëshmorëve në demonstratat në osovë të viteve 1980-të e 1990-të etj.etj. dmth, nuk kemi hyrë asnjëherë në shpalimin e atyre “gjërave që janë të dhimbshme për familjet që falin gjakun, pa hyrë absolutikisht në këto debate, por vetëm duke përmendur qëllimin e rrethanave historike të kohës, baca Fazli ka qenë njeriu me trimi, ka shtrijë dorën e pajtimit dhe ju ka dhanë, dmth ju ka hapur rrugën e faljës se të gjitha gjaqeve tjera në Kosovë..!” vazhdoi fjalën Myrvete Dreshaj, nismëtare nga Peja.
Mixha Fazli – siç njihet në këto anë, është shndërruar në hero të vërtetë të këtij “Aksioni të faljës se gjaqeve” bashkë me të gjitha familjet e tjera që deri në këtë kohë kishin jetuar të hasmuara/armiqsuara, si pasojë e kësaj njolle të zezë” e shoqërisë shqiptare kosovare.
Përderisa ekativistët e kësaj “Lëvizjeje…” po shtoheshin per çdo ditë – shumë gjaqe e ngatërresa – anëemabanë Kosovës u fallen. U fallen gjaqe e ngatërresa edhe në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës e kudo që kishte shqiptarë të hasmuar…!
“- Kem iardhë këtu sonte në vendin tuaj per ta vorrosë njëherë e përgjithmonë GJAKMARRJEN, vëlla – vrasjen…!” tha dr. don Lush Gjergji.
“- Me plotë vetëdija jemi mbledhë këtu që të falni gjakun dhe të keqen njëni-tjetrit…!” tha hoxhë Ajni Ramadani, imam.
“- Të mos na ndodhin më vëlla.vrasje të reja. Bëjmë çdo gjë që energjinë e madhe kolektive të këtij populli fisnik ta shfrytëzojmë për zhvillimin dhe për përparimin e Kosovës tone…!” tha Luljeta Pula- Beqiri.
“- Burra! Na i dijshin ato familje të hasmuara edhe shkojshim dhjetëherë. Ka pasë raste kur s’kemi arritë me gjetë mirëkuptom, por në shumicë ne rasteve kemi arritë, dmth, një mirëkuptim, ku profesoret Riza Krasniqi edhe Nimon Alimusa janë shkue e e kanë marrë profesorin Anton Çetta (tashmë i ndjerë) dhe të tjerët më eminentë si akademik Mark Krassniqi, Azem Shkrelii bajram Kelmendi, Ramiz Kelmendi e shumë e shumë të tjerë (e mos t’i thërras me emra se janë vërtetë shumë…)… atëherë u zgjërua rrethi dhe u zgjëerua edhe ndihma e tyre dhe u pa efekti dhe rezultatet e punës…” tha hoxhë Ajni Ramadani, imam.
“- Me familjet e caktuara, me të gjitha familjet né kemi kontaktuar, kemi bërë biseda të gjata (ka ngjarë pa ndërprerje ditë ne natën…dhe kemi vazhduar prapë, duke mos ndier lodhje sepse synonym arritjen e qëllimit). Përveçse kësaj, diku-diku është dashtë të shkojmë nga disa here, n aka ndodhur që të shkojmë nga 1o, 15 e 20 herë…e diku-diku është dashur të shkojmë m ë se shumti 2-3 herë dhe na kanë falur gjakun…,por e rënd¨sishma e këtyre bisedave ka qenë që kemi konfrontuar njeriun e hasmërive me vështirësitë e rrethanave, me vrasjet e shqiptarëve që bëheshin ditë për ditë në Kosovë nga ushtria e policia serbe, me pasigurinë tanë… me rezikun tanë dhe kemi kërkuar NË EMËR TË NJË TË ARDHME… që të nisemi nga vetja jonë, nga ajo që kemi bërë me duartë tona…!” – vazhdoi fjalaën e sajë znj. Have Shala, nismëtare nga Peja.
“- Kemi pasë një rast në një katund aty afër Deçanit, se ishin dy gjaqe në një familje, e ai plaku me të cilin bisedonim, ishte edhe i zoti i shtëpisë dhe kur i shpjeguam se është edhe interesi kombëtar shqiptar, deri-diku e bindëm dhe se edhe puna e jote është kontribut i madh për interesin kombëtar, dikur ai tha:
“- Meqenë se qenka kështu puna – për interes kombëtar, atëherë s’keni pasë fare nevojë të lodheni e të vini qak të unë këtu në katund, po do ju kishte mjaftuar vetëm një lajm, një telefon apo vetëm një “selam/përshëndetje dhe si të më kishit lajmëruar se ky është për interes kombëtar, më besoni se hiç pa pritë, unë ua kisha FALË GJAKUN, e mos me ju mundua si juve në këtë moshë, si professor Anton Çetten e të tjerët qe keni ardhë kaq larg e me u mundue…” – pra ndoshta nuk është vonë dhe përshkak timin “ishalla/dhashtë Zoti nuk âsht bâ ndonjë lëshim madh, por jo me fajin tim,dhe tash po ju them, pa e çua hiç ma ‘gat – FALË JU QOFT*!
Nejse,, ka pasë edhe rate shumë të gëzueshme kur na e flashin gjakun, pork a pasë edhe raste të prkeshme, sa që të gjithë u emociononim/përmallonim kur u përqafonin me atë të zotin e shpisë apo atë buurë që (na) e falte gjakun, port ë gjitha rastet në vete kanë qenë raste të jashtëzakonshme…!- thotë akademik Mark Krasniqi.
“- N’kofshim diku, mos ta ruajmë edhe shpinën edhe gjyksin/gjoksin, por vetëm gjyksin. Pajtohëm se ky është “isharet”/shenjë, signal, dukuri e luftës edhe në bazë të q’asej për m’i shlirue Kosovën, për m’i shlirue atdéun, dhe kur e kam hetue se per q’atë po kërkohet edhe falja e gjakut, NUK KAM PRIT kurrnjë grime, por përnjëherë ua kam falë gjakun…!” –thotë plaku musteqe-bardhë Fazli Buqolli.
“- Hyjshim nëpër oda dhe bisedonim edhe me ato familje- më ka ndodhë në komunën e Rahovecit, kur shkuem e unë deshta me mësy e me shkue kah oda e burrave, e ai burri që na pritte, më ndali e më tha:
– Mundesh me shkue të gratë atje poshtë I kemi gratë, se këtu nalët âshtë vetëm oda e burrave e ti qenke femen, çikë tek jé..!?
– Unë kam ardhë me bisedue me ty, se e kemi nji punë shumë, shumë të madhe me ty!- I thashë dhe ai burri më kuptoi dhe më pranoi në odë të burrave. Dhe, kemi bisedue tërë natën, dhe ishte e rëndë kur mbretëronte ajo heshtja, apo kur më thonte ai burrë:
– Ti çikë, qysh do ta fali gjakun e babës, e t’vëllaut… zor e kam shumë…!
– Na po bisedojmë edhe pak o burrë, se krejt është për të mirën e Kosovës, për të mirën e krejt popullit shqiptarë dhe duhet bërë për hater/hir të rinisë se Kosovës, për hit të studentave e të né femrave që kemi qenë nëpër burgje të serbisë, për hater të nënave e motrave shqiptare që po vjatojnë djemtë që po ju vijnë në arkivole nga ushtria serbe, e na me mbajtë hasmëri në mes veti…dhe duke bisedusar me të deri në mëngjes, pa u lodhur fare…se gjaku duhet falë për Kosovën, për Çështjen Kombëtare, …bisedeë pas bisede, fjalë pas fjale, më në fund e thoshte atë fjalën e kërkuar: FALË JU QOFT GJAKU…! Thotë Zoge Shala, nismëtare.
Duke folur znj. Zoge degjohet zâni i një burri me shall të bardhë:
– Në emër të nonave në Kosovë, në emër të popullit të Kosovës, në emër të popullit shqiptarë, të cile¨t i dhanë viktimat – gjaku i tyre ishalla/dhashtë Zoti do t’na ban dritë krjet popullit shqiptarë, jam nëgjendje ta fali gjakun e ta shtrijë dorën e pajtimit, edhe të koft përhajr!
– Të falemnderes e paç faqë ne bardhë o burrë, qofsh edhe ti i nderuem e Zoti të ruajt qsë më bane prapë vëlla…! Dhe i shtergojnë duart si vëllau me vëlla dhe merre n’gryk si vëllazën…!
*
”Lëvizja për pajtimin e gjaqeve” mori përmasa gjithëkombëtare. Aktivistet e saj depërtuan edhe ne¨pe¨r viset e trojet e tjera shqiptare si në Maqedoni, mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe gjerë në Diasporë/mërgatën shqiptare.
”- Më vonë…duke biseduar me shoqet e mia: haven, Myrveten, .. kemi kompletuar të tërëe se dueht shkuar edhe në viset tjera shqiptare edhe jashtë Kosovës, ku kishte kësi rastësh dhe të punonim e t’u ndihmonim edhe atyre shqiptarëve atje. Né kemi shkaur atje me të burgosurit politikë (djem e vajza) të ciliet posa kishim dalë nga burgu i Serbisë e Jugsllavisë, siç kanaë qenë: Ramë Buja, Salih Konjufca, Avdullah Zhegrova, e shumë të tjerë, natyrisht dhe unë. Të theksoj se në Preshevë e kemi pasë shumë vështirë, se edhe né posa kishim dal¨åe nga burgu, por në mënyrë konspirative…!” tha Akile Dedinca, nismëtare, ish e burgosur.
”- Në fillim kjo dukej e pamundshme, sepse të jesh shqiptar e të mos hakmerresh… kjo dukej e pamundur nga natyra e shqiptarit, ndërsa né jemi nisur dalëngadalë prej asaj:
– Pse s’po i hakmerremi Jugosllavisë apo Serbisë?
– Sa të reja e të rinj shqiptarë janë të burgosur?
– Kur ndodheë kjo, pse atëherë të mos pastrojmë mjegullimet?
– Tradita ”kanunore”, e cila ishte keq-intërpretuar:
– Se Shqiptari nuk falë kurrë!
– Gjaku nuk humbët kurrë!
– Deshironi ta ndërronin gjaku e të parëve tuaj?
– Deshironi të ndërtoheet liria dhe pavarësia e kosovës?
Tha dr. don Lush Gjergji.
”- Populli shqiptarë gjithmonë e ka zgjatë dorën e pajtimit, pra për ta falur gjakun për të ndihmuar njëni-tjetrin, por kjo ”Levizjeje …” u bë një grusht i madh kundër politikës që ndiqej kundër shqiptarëve nga shteti jugsllav dhe Serbia.” – tha profesor Ramiz Kelmendi.
”- Besoj se është ”Aksioni…” më fitim-prurës që e ka organizuar populli ynë, pikësepari kundër Serbisë, që koha e kërkon dhe e do. Populli shqiptarë di me falë dhe me atë ”shënjtërinë e vet” së më veshtirë nuk ka se me falë gjakun e vëllaut, gjakun e prindit… vetëm ato qe e kanë falë e dinë se sa e vështirë është të falësh gjakun.”- tha prof. Riza Krasniqi.
”- Periudha tre-mujore ka qenë periudha më vështirësitë e mëdha nga pushteti lokal, nga policia sidomos…sepse ”Lëvizja per pajtimin e gjaqeve” kontrolohej e mbikqyreshin dhe pëngoheshin, pëngoheshin familjet që të mos falin gjakun dhe mëpastaj, mendoj se me këtë rrugëtim deri të ”Verrat e Llukës” – pika më e rëndësishme e ”Lëvizjës…” ishte vet Tubimi në Shtupeç të Madh të Rugovës më 25 mars 1990, sepse vertetë dëshmoi se edhe Tubimet e ardhshme mund të mbaheshin edhe duhet të mbaheshin patjetër, sado që policia e Pejës provoi që këtë Tubim ta ndaloi, dhe e ndaloi por vetëm për gjysmën e atyre dhe në pjesën tjetër- në gjysmën tjetër nuk mundi të depërtoi dhe në Shtupeq të Madh kanë qenë 5 mijë e ndoshta edhe 7 mijë njerëz, qe tubim i tillë nuk mbahet në mend në Rugovë. Kjo ishte dëshmi se ”Lëvizja…” është e vendosurdhe po ecë përpara, pa marrë parasysh pëngesat…” tha profesor Zymer Neziri, autor i librit ”Pajtimi i gjaqeve…”
” – Qëllimi social ishte bashkimi, unifikimi i popullit pa asnjë qëllim partiak dhe përgatitje e popullit për të ardhmen, për atë që na pritte, kuptohet për luftën që ishte e paevitueshme, e cila edhe erdhi dhe u dëshmua që duhet bërë. Prandaj, mund të them kështu:
– Të gjithë ata njerëz që kanë falë gjakun, ishin ata heronjët e asaj kohe. Nuk ishim né që vepronim, ishin ata që falnin gjakun e të vëllait, të babës dhe të gjithë atyre familjarëve të tyre, prandaj edhe në atë kohë,me plotë të drejtë i quanim ”DËSHMORËT E PARË TË RRUGËS TONË TË HISTORISË… pra dhe me këetë erdhi si rezultat edhe ”Tubimi të Verrat e Llukës, më 1 maj të vitit 1990, ku u bashkuan gjysmëmilioni njerëz dhe atë ditë u falën jo më pa kse 66/gjashtëdhjetëegjashtë/ gjaqe!” –tha Naim Haradinaj
E tërë kjo i parapriu Tubimit mbarëshqiptarë të Verrat e Llukës, më 1 majt të vitit 1990, ku u bashkuan 500 mijë shqiptarë dhe sjellen Vendime Historike, ngajshëm me ato të Tubimit të Verrat e Llukës 80 vjet më parë – më 10 prill të vitit 1910-të.
Në ballë të Tribinës aty ku valonte Falmuri Kuq e Zi, aty ku qëndronte e shkruar edhe në tokë me gurë: BESA-BESË SHQIPTARË!, aty këndohej himni shqiptarë:
PËR KOSOVË, JETËN DOJMË ME E DHANË!
1. Prof Anton Çetta,
2. Shkurte Fejza,
3. Prof dr. Zekirja Cana,
4. Dr. don Lush Gjergji,
5. Professor Ramiz Kelmendi,
6. Prof. Azem Shkreli
7. Etj.etj. rendi i të cilëve ishte aq i gjatë, sa që , po t’i theksoj që të gjithë, kët unuk do më mbetej vend për shkrimin e mëtejmë lidhur më këtë Tubim Madhështor, anadaj atyre që nuk ua theksova emrat, sinqerisht u kërkoj falje dhe të më kuptojnë se krejt përshkak të kohës dhe hapsirës, dhe të më besojnë se që të gjithë I kam në mendje që nga ajo ditë – 1 maj 1990, kur të Verrat e Llukës isha edhe vetë, bashkë me tëdy djemtë e mi dhe më villain, Nezirin.
Më në fund tëgjithë shqiptarët po pajtoheshin ndërmjet veti për një synim të pëbashkët:
– Ka ardhur koha e një mobilizimi gjithë-popullor,
– Përgatitje për DIÇKA MË TË MADHE,
– Për betejë të ré – ÇLIRIMTARE!
DATA 1 MAJ E VITIT 1990 SHËNOI KULMIN E KËTIJ MOBILIZIMI
I pari që i drejtohet profesorit Anton Çettës, ishte një burrë me një ”beretkë françeze, në xhamper, kishte mustaqe të shkurta dhe i gjatë me trup dhe i tha këto fjalë:
– FALË JU KOFT’ duke ia shtrijë dorën profesor Antonit.
– Qofsh faqe-bardhë, burrë, qofsh i nderuemn të ruajt Zoti! I tha Antoni.
Dhe vijnë të tjerët më radhë…1, 2, 3, …10… 60… 66-të.
Gjysmëmilioni shqiptarë të Verrat e Llukës, më 1 maj 1990 – i dhanë jehonë e madhështi më të madhe TUBIMIT PËR PAJTIMIN E GJAQEVE që kishte ndodhë ndër shqiptarë.
Ishte ky TAKIM PËRMBLEDHËS i të gjitha aktiviteteve të asaj kohe të ”Lëvizjës për Pajtimin e Gjaqeve”, që zgjoi vetëdijen kombëtare, ngrhu në këmbë një popull të tërë duke SHTRIRË DORË N PAJTIMIT,u tregoi pushtuesëve se kur është fjala për UNITET,
”- Kemi qenë të sigurtë se do t’i kemi këto suksese, sepse e kemi dijtë se jemi në rrugë të drejtë, po përkrahim një inisiativë fisnike, bujare e tërinjve – studenta të Pejës. Ata e nisën e ju e përqafuest këtë inisiativë e tash keni sukses pas suksesi – çdo javë nga 20-të falje gjaku e pajtime…duartrokitje….!
Edhe neve shpresojmë, edhe juve bashkë me né që ky viti I 1990-tës do të mbetet vit që të mbahet në mend e do të shkruhet edhe në Histori – VIT I FUNDIT I GJAKMARRJES NDËR SHQIPTARËT!” tha udhëheqësi ”Lëvizjës për pajtimin e gjaqeve” prof Anton Çetta.
Kjo ”Lëvizje…” ishte një grusht i fortë kundër regjimit të Beogradit, i cili po e zgjeronte spinalen e dhunës në Kosovë dhe po propagandonte se shqiptarët janë njerëz të ”kanunit” dhe të prirë për të vrarë e për t’u vrarë me njëni-tjetrin!”
”Lëvizja për pajtimin e gjaqeve” demantoi gogolin e filluar serb! Dhe nxorri para botës anën e ndritshme të shqiptarëve:
1. Besën,
2. Trimërinë,
3. Faljen!
Falje pas faljeje gjaku…
Shtrirje duarsh,
Shtërngim duarsh,
Marrje ngryk si vëllazën,
Shkuarje lotësh e emocione të papërshkruara,
Por edhe krenari e mburrje – për vepër të madhe…
Vepër e madhe edhe e profesor Anton Çettës dhe shokëve te tij…,
“Plaku – pleqnari i pajtimeve” Anton Çetta, në secilin rast të faljes se gjakut, thoshte këto fjalë: “Paqit faqen e bardhë burra, tashti shtrinjani dorën shoqi-shoqit, merrnu ngryk si vëllazën, ripërtërijeni vëllazninë si më përpara… burra, keni bërë punë të madhe, Zoti ju ruajt, keni nderua veten, keni nderuar krejt Kosovën…ju lumtë vëllazën shqiptarë… KURRË MÂ GJAKMARRJE!
Ky veprimi i rinisë, studentave shqiptarë, ish të burgosurve politikë djem e vajza, I dëshmo botës mbarë se shqiptarët, kur është fjala për unitet dhe për t’u mbrojtur si kolektivitet lënë me një anë të gjitha hasmëritë dhe bëhën NJË përballë çdo armiku.
“- Te Verrat e Llukës ka qenë përmbledhje e të gjitha pajtimeve të gjaqeve që janë bërë në Kosovë – sidomos në rrafshin e Dukagjinit, komunën e Pejës, të Deçanit, Gjakovës, Istogut e kështu me radhë…” – foli Zoge Shala,nismëtare.
“- Te Verrat e Llukës, ka qenë ngjarje me të cilën jemi frymëzuar edhe nga historia e asaj pjese ku kanë qenë pajtimet e ndryshme gjatë histories sonë. E zgjodhem atë vend dhe 1 majin e vitit 1990-të, se ishte ditë jo e punës dhe fillonte koha të jetë e mire, pa pritur se do të ndodhi ajo mrekullia se do të tubohen mbi 500 mijë apo 600 mijë veta.
Në një nga përllogritë tona kemi thënë se arrijmë të tubojmë dikur 50 mijë gjerë në 100 mijë veta…!” tha dr. don Lush Gjergji.
“- Te Verrat e Llukës, morren pjesë, mos me e tepruar, 500 mijë vetë, nuk mbahet në mend të ketë pasë më pare një Tubim me atë mori njerëzish dhe e veçanta e saj, më e veçanta, më e keqja, më e hidhura sihte se 500 mijë njerëz dhe ajo festë e madhe e Pajtimit të Gjaqeve – FESTA MË E MADHE SHQIPTARE – FESTA E PAJTIMIT KOMBËTAR ishte e rrethuar me tanke…!” – theksoj profesor Ramiz Kelmendi.
“- rrethanat e kohës né i kemi llogaritë gjithë me arrestime të mundshme, mirëpo, në Kohen e Pajtimit të gjaqeve ishte më pak e dhimbshsme nëse né do të arrestoheshim. Përshka se “Aksioni…” pat marrë përmasa të mëdha he pastaj funksiononte, kishte atë- ishe në fillim një bos/top i borës, ishte I vogël dhe pastaj morri përmasa të mëdha dhe dua veçanërsiht ta them këtë:
– Hendikepet që i përgatiste policia,
– Përndjekjet,
– Frikën…
– Ajo ishte diçka që na shqetësonte, por këto pëngesa që e bëren edhe më të guximshëm njeriun tone…!” – thotë me krenari Have Shala, nismëtare.
“- kemi qenë të rrethuar pre policisë, por kemi pasë njerëz që pe¨r deri në shpërndarje e atij të fundit, kanë qëndruar përballë tankeve, pa iu trembur as çerpiku i syrit burrave të vërtetë shqiptarë…S’mundëm pa e përmednur profesorin Zekirja Cana, pa e përmendur profesroin Anton Çetta, s’mundem pa I përmendur edhe intelektualët tjerë e sidomos néve “Grupin e Organizatorëve të Pajtimit të Gjaqeve” që nuk jemi larguar për asnjëherë përderisa është shpërndarë masa prej gysmëmilioni njerëave…!” tha Myrvete Dreshaj, nismëtare dhe organizatore e Tubimit!
“- Me të vërtetë ka pësuar keq edhe profesori i nderuar Zekirja Cana që ka dale para tankeve, ka sakrifikuar gjithëçka, ësdhte¨dalë para tanke sepse ishim të rrethuar. Atyre (serbëve, policëve të armatosur deri në dhëmbë) s’u konvenonte që né të organizoheshim në një mënyrë të tillë, ishim në gjendje me bâ kryengritje, ishim në gjendje me bâ Revolucion, ishim nëgjendje me e përmbysur shtetin, e kjo e jona ju bënte hije aty atyre. Ata përpiqeshin me çdo kusht me I paranddaluar, me bâ çmos vetëm e vetë mmos me u tubua populli shqiptarë; kur na shihshin ashtu të tubuar, ata vet frikësoheshin dhe sigurihs mendoni në vete “elementi shqiptar me u tubue…” ,por këtë e kanë bërë vetëm veprimtarët e mëdhenj, vet akti politik dhe ndjenjat patriotike se për ndryshe nuk ishim bashkuar.” Tha Ajni Ramadani, hoxhë, imam, nismëtar…
“- Ajo e vërteta Te Verrat e Llukës ishte KULMI I ARRITJES SE PAJTIMIT TË GJAQEVE që u ndalua me ”dekret” policor, që të mos respektojë masën e popullit dhe vetëvetën, atëherë e vazhduam me format më të ndryshmet…” thekson dr. don Lush Gjergji.
Duke pare rëndësinë e kësaj “Levizjeje…” pushteti serb nuk po rrinte indifferent, por me çdo kusht donte ta “shuante” këtë “Lëvizje…” duke përdorë metodat më të rënda ndaj të përndjekurve politikë, ish të burgosurve dhe aktivistëve të saj.
Por “Lëvizja…” tashmë po finalizonte “misionin” e saj.
Ajo kishte pajtuar me mijëra familje të hasmuara shqiptare dhe kishte låeshaur KUSHTRIMIN për domosdoshmerinë e ringjalljes kombëtare.
Nga kjo kohë populli shqiptarë do të ruaj gjoksin e jo edhe shpinën, ishte “moto-ja” përfundimtare e “Lëvizjës për pajtimin e gjaqeve”.
Shqiptarët u bënë bashkë për ta realizuar MISIONIN E MADH – PAVARËSINË E KOSOVËS.
*
20 vjet pas (1990- 2010)!
Njëzetë /20/ vjet pas Tubimit të Madh e Historik të Verrat e Llukës (më 1 maj 1990) dhe 10 vjet pas përfundimit të Luftës se ’99-tës në Kosovë, FUSHA E VERRAVE TË LLUKËS gjendej në një mjerim… mëshumë ngjante në vend për hedhjen e mbeturinave…!
Me rastine e vitit Jubilar 2010, komuna e Deçanit ka filluar ta rregulloj këtë Fushë si simbol për gjeneratat që do vijnë…!
Flet Kryetari aktual i Komunës se Deçanit, z. Rasim Selmanaj:
” – ky vend ku ndodhemi sot (2010) është ”Te Verrat e Llukës” dhe ky vit është vit Jubilar (1990-2010), sespe sivjet mbushen 20 vjet nga Tubimi më i Madh që ka ndodhë në Historinë e shqiptarëve – Tubimi për pajtimin e gjaqeve, dhe po ashtu është 100 vjetori i Besë-Lidhjës së Parë (1910) TE VERRAT E LLUKËS: ( i.h: TË LIDHEMI ME BESABESË prej 7-tve deri në 70-të vjeç!).
Né si komunë, kemi marrë një aksion për pastrimin e këtij ambijenti, për rregullimin e vendit ”Te Verrat e Llukës” dhe po asht ujemi në fazën e ”hartimit të një projekti Memorial të verrat e Llukës”.
Mendoj se, në kohën kur kanë ndodhur pajtimet e gjaqeve ka qenë një lloj KUSHTRIMI se:
1. Shqiptarët po bashkohen,
2. Shqiptarët pi i falin gjaqet,
3. Se ky vend (Kosova) për me sjellë Lirinë, duhet bërë një luftë!,
4. Në frymën e këtij pajtimit ë gjaqeve KA LINDË EDHE UÇK’ja!
– Theksoi Kryetari i Komunës se Deçanit, Rasim Selmanaj, në vitin 2010 të Verrat e Llukës.
”- Né kemi për mburrje UÇK’në,
Por për ato datat që janë për mburrje, nuk duhet pritur 20-të vjet të tjera (1990-2010 – 2030) për ta kremtuar, për ta shënuar se ky popull:
1. Pas UÇK’së (paraqitja e parë më 28 nëntor 1997 me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci nga Llausha e Drenicës, të vrarë nga policia serbe – vërejtje nga i.h.,autor),
2. Pas Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurt 2008-të,
3. Duhet të krenohemi edhe më faljen e gjaqeve dhe Pajtimin e e familjeve të shumta shqiptare të hasmuara me vite e vite!
– Theksoi profesori Ramiz Kelmendi.
”- Jemi sot të lirë, Kosova ështe¨e jona, me pasojat duhet të merren Gjykatat, por për atë kohë (1990) NISMA E JONË, ”Aksioni për pajtimin e gjaqeve,
Që vazhdoj në Lëvizjen përpajtimin e gjaqeve” e që përfundoj me Tubimin të Verrat e Llukës më 1 maj 1990, mendoj se ka qenë shumë e sukseshme…! – tha Myrvet Dreshaj, nismëtare.
”- Vetëm të bashkuar, të vëllazëruar mund t’i përballojmë sfidat e çdo lloji.
Atëherë ishte ”sfida” e okuptarit, e diktaturës, sot kemi ”sfida” të tjera, të vëllazëruar e të bashkuar me NDIHMËN E ZOTIT, me Vëllazerinë Shqiptare,
respektivisht VËLLAZËRINË-GJITHËSHQIPTARE, arrijmë edhe sot të bëjmë MREKULLI, që të dimë ta çmojmë, të dimë ta duam njëni-tjetrin, sepse,
1. nëse nuk e duam vetëveten dhe nënat e motratshqiptare me vëllezërit shqiptarë,kuhsë do të na dojë?
2. Kush do të na nderojë?
3. Kush do të na përkrahu?
Ndaj, ta kërkojmë të mirën e përbashkët dhe sipas parimit – të cilin e kam shprehur disa herë:
Të jesh vetëvetja do të thotë QË T’IA MUNDËSOSH EDHE TJETRIT QË të jetë edhe ai vetëvetja! – tha dr. don Lush Gjergji.
*
Falje pas faljeje gjaku…
Shtrirje duarsh,
Shtërngim duarsh,
Marrje ngryk si vëllazën,
Shkuarje lotësh e emocione të papërshkruara,
Por edhe krenari e mburrje – për vepër të madhe…
Vepër e madhe edhe e profesor Anton Çettës dhe shokëve te tij…,
“Plaku – pleqnari i pajtimeve” Anton Çetta, në secilin rast të faljes se gjakut, thoshte këto fjalë: “Paqit faqen e bardhë burra, tashti shtrinjani dorën shoqi-shoqit, merrnu ngryk si vëllazën, ripërtërijeni vëllazninë si më përpara… burra, keni bërë punë të madhe, Zoti ju ruajt, keni nderua veten, keni nderuar krejt Kosovën…ju lumtë vëllazën shqiptarë… KURRË MÂ GJAKMARRJE!
Ky veprimi i rinisë, studentave shqiptarë, ish të burgosurve politikë djem e vajza, I dëshmo botës mbarë se shqiptarët, kur është fjala për unitet dhe për t’u mbrojtur si kolektivitet lënë me një anë të gjitha hasmëritë dhe bëhën NJË përballë çdo armiku.
“- Te Verrat e Llukës ka qenë përmbledhje e të gjitha pajtimeve të gjaqeve që janë bërë në Kosovë – sidomos në rrafshin e Dukagjinit, komunën e Pejës, të Deçanit, Gjakovës, Istogut e kështu me radhë…” – foli Zoge Shala,nismëtare.
“- Te Verrat e Llukës, ka qenë ngjarje me të cilën jemi frymëzuar edhe nga historia e asaj pjese ku kanë qenë pajtimet e ndryshme gjatë histories sonë. E zgjodhem atë vend dhe 1 majin e vitit 1990-të, se ishte ditë jo e punës dhe fillonte koha të jetë e mire, pa pritur se do të ndodhi ajo mrekullia se do të tubohen mbi 500 mijë apo 600 mijë veta.
Në një nga përllogritë tona kemi thënë se arrijmë të tubojmë dikur 50 mijë gjerë në 100 mijë veta…!” tha dr. don Lush Gjergji.
“- Te Verrat e Llukës, morren pjesë, mos me e tepruar, 500 mijë vetë, nuk mbahet në mend të ketë pasë më pare një Tubim me atë mori njerëzish dhe e veçanta e saj, më e veçanta, më e keqja, më e hidhura sihte se 500 mijë njerëz dhe ajo festë e madhe e Pajtimit të Gjaqeve – FESTA MË E MADHE SHQIPTARE – FESTA E PAJTIMIT KOMBËTAR ishte e rrethuar me tanke…!” – theksoj profesor Ramiz Kelmendi.
“- rrethanat e kohës né i kemi llogaritë gjithë me arrestime të mundshme, mirëpo, në Kohen e Pajtimit të gjaqeve ishte më pak e dhimbshsme nëse né do të arrestoheshim. Përshka se “Aksioni…” pat marrë përmasa të mëdha he pastaj funksiononte, kishte atë- ishe në fillim një bos/top i borës, ishte I vogël dhe pastaj morri përmasa të mëdha dhe dua veçanërsiht ta them këtë:
– Hendikepet që i përgatiste policia,
– Përndjekjet,
– Frikën…
– Ajo ishte diçka që na shqetësonte, por këto pëngesa që e bëren edhe më të guximshëm njeriun tone…!” – thotë me krenari Have Shala, nismëtare.
“- kemi qenë të rrethuar pre policisë, por kemi pasë njerëz që pe¨r deri në shpërndarje e atij të fundit, kanë qëndruar përballë tankeve, pa iu trembur as çerpiku i syrit burrave të vërtetë shqiptarë…S’mundëm pa e përmednur profesorin Zekirja Cana, pa e përmendur profesroin Anton Çetta, s’mundem pa I përmendur edhe intelektualët tjerë e sidomos néve “Grupin e Organizatorëve të Pajtimit të Gjaqeve” që nuk jemi larguar për asnjëherë përderisa është shpërndarë masa prej gysmëmilioni njerëave…!” tha Myrvete Dreshaj, nismëtare dhe organizatore e Tubimit!
“- Me të vërtetë ka pësuar keq edhe profesori i nderuar Zekirja Cana që ka dale para tankeve, ka sakrifikuar gjithëçka, ësdhte¨dalë para tanke sepse ishim të rrethuar. Atyre (serbëve, policëve të armatosur deri në dhëmbë) s’u konvenonte që né të organizoheshim në një mënyrë të tillë, ishim në gjendje me bâ kryengritje, ishim në gjendje me bâ Revolucion, ishim nëgjendje me e përmbysur shtetin, e kjo e jona ju bënte hije aty atyre. Ata përpiqeshin me çdo kusht me I paranddaluar, me bâ çmos vetëm e vetë mmos me u tubua populli shqiptarë; kur na shihshin ashtu të tubuar, ata vet frikësoheshin dhe sigurihs mendoni në vete “elementi shqiptar me u tubue…” ,por këtë e kanë bërë vetëm veprimtarët e mëdhenj, vet akti politik dhe ndjenjat patriotike se për ndryshe nuk ishim bashkuar.” Tha Ajni Ramadani, hoxhë, imam, nismëtar…
“- Ajo e vërteta Te Verrat e Llukës ishte KULMI I ARRITJES SE PAJTIMIT TË GJAQEVE që u ndalua me ”dekret” policor, që të mos respektojë masën e popullit dhe vetëvetën, atëherë e vazhduam me format më të ndryshmet…” thekson dr. don Lush Gjergji.
Duke pare rëndësinë e kësaj “Levizjeje…” pushteti serb nuk po rrinte indifferent, por me çdo kusht donte ta “shuante” këtë “Lëvizje…” duke përdorë metodat më të rënda ndaj të përndjekurve politikë, ish të burgosurve dhe aktivistëve të saj.
Por “Lëvizja…” tashmë po finalizonte “misionin” e saj.
Ajo kishte pajtuar me mijëra familje të hasmuara shqiptare dhe kishte lëshuar
për domosdoshmerinë e ringjalljes kombëtare
Nga kjo kohë populli shqiptarë do të ruaj gjoksin e jo edhe shpinën, ishte “moto-ja” përfundimtare e “Lëvizjës për pajtimin e gjaqeve”.
Shqiptarët u bënë bashkë për ta realizuar
F U N D
Contact me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com