Masakra e Mejës
Një përkujtim për të gjithë ata të cilët u bënë themel për lirinë e Kosovës
Me rastin e 15 vjetorit të Masakrës në fshatin Meje (Gjakovë), ku më 14 e 27 prill 1999 policia dhe ushtrija serbe masakroi 500 shqiptarëve, nën pretekstin se ditë më parë janë vra 5 inspektorë të SUP-it të Gjakovës*.
*(SUP- Sekretarijati i Punëve të Brendshme)
Gjakmarrja tradicionale serbe ndaj shqiptarëve:
Të vriten100 shqiptarë për 1 serb! Në Meje, u vranë 500 shqiptarë për 5 serbë!
Serbët e kanë traditën: të vrasin natën e të vajtojnë ditën!
Serbi tradicionalisht është i pabesë, mos past sakicë, të prêt me kmesë!
Ismet Hasani
Pak si Parathënie, pak si Hyrje
Në këtë letër bardh e zi,
Po shprehëm si në poezi,
Po i shkruaj dy fjalë a tri
Plotë me lotë këta sytë e mi
Kur do t’më terën – nuk e di!?
*
Nam i zi u bâ n’ketë anë!
Më 19 të prillit 1999-të.
Ishte tërbuar, o shkâu i zi,
ishte vërsul’ o mbi shqiptari!
Hajmedet, po mbledhë gra, rob e thëmijë,
po mbledhë pleqë e po mbledhë të ri:
prej Dobroshi e Juniki,
Nivokazi e Molliqi,
Batushë, Shizhmon e Rracaj,
Sheremet, Dallashaj e Pacaj* *Fshatra të rajonit Lugi i Carragojs’ “Reka e Keqe”
N’shumë dredhina janë mundue,
këto katunde, o shpirt me p’shtue!
*
Me mallë zemre, o me lotë shpirti,
unë këtij shkrimi, o po ja nisi!
Plotë me lotë, këta sytë e mi,
po i ndërroj gishtat në bardh e zi.
M’u kujtua, 14 prilli (1999),
sa kishte nis’ o kangën bylbyli,
e ia ndali, o shkâu – katili.
*
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës (14 e 27 prill 1999)
Sa herë që dëgjojmë fjalën Meje*, vetëtimthi na shkon mendja te Masakra e Mejës* një nga masakrat më të rënda jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e njerëzimit.
* fshat afër Gjakovës.
Sa herë që themi Masakra e Mejës, përkujtojmë masakrën e 14 e 27 prillit të vitit 1999 kur forcat ushtarake e policore serbe, vranë dhe maskruan 500 shqiptarë.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, na bie ndërmend për dëshmorët e kombit, të cilët luftuan dhe ranë heroikisht në vijën e frontit, si dhe invalidët e luftës, luftëtarët e lirisë, të cilët nën hijen e flamurit kombëtar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ngadhënjyen njëherë e përgjithmonë mbi forcat e okupatorit.
Sa herë që themi Masakra e Mejës, na bie ndërmend për masakrat e forcave paramilitare, ushtarake dhe policore serbosllave, të cilat në mënyrë të organizuar, të ndihmuara nga të institucionet e shtetit, masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, si dhe qindra mijëra larguan dhunshëm nga trojet atërore.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, na dalin para syve qytetarët serb të Kosovës, (të cilët kishin ardhur gjatë shekullit të kaluar në Kosovë, nëpërmjet administratës së dhunshme të okupatorit), të cilët së bashku me forcat policore arrestonin, vranin, masakronin shqiptarët autoktonë, plaçkitnin dhe djegnin shtëpitë e tyre.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, e kujtojmë Masakrën e Reçakut na del para syve përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë ambasadori amerikan William Walker, i cili me dëshminë e tij, dëshmoi gjenocidin serb mbi shqiptarët, por edhe tregoi se si misionarët ndërkombëtarë duhet ta kryejnë detyrën me nder.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, na përkujtohet dëbimi masiv i popullit shqiptar nga forcat serbe, na përkujtohen kolonat e shqiptarëve të dëbuar, fëmijë, gra, pleqë, të sëmurë, të plagosur, të maltretuar, kolonat e plaçkitura, të cilët dëboheshin dhe në zonat kufitare u merreshin , parat, unazat e gishtit, dokumentet personale, makinat, traktorët dhe dëboheshin për të mos u kthyer kurrë.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, na përkujtohet Qafa e Morinës, Stenkovci, Malina apo thënë më konkretisht Bllaca, ku me njërën anë serbët plaçkitnin, vranin dhe ndëshkonin shqiptarët me mënyrat më të egra , kurse në anën tjetër sllavo-maqedonët duke i ndalur në të ashtuquajtur zonë neutrale – Bllacën e shndërruan në kamp të vdekjes për shqiptarët.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës na bie ndërmend se kriminelët ordinerë, policët, ushtarakët dhe paramilitarët e të gjitha strukturave shtetërore sot janë të lirë dhe nuk janë nxjerr para ligjit dhe para drejtësisë.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës na kujtohen policët dhe paramilitarët, me maska dhe pa maska, torturat e njëpasnjëshme ndaj civilëve të pafajshëm, duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta e deri te prerje e kokës dhe gjymtyrëve të trupit.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës na kujtohet masakra e Tususit të Prizrenit, masakra e Dubravës, masakrat në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Pejës, Masakra e Lybeniqit, masakrat në qytetin e Gjakovës, ku u vranë dhe masakruan 750 shqiptarë dhe 680 të tjerë i kidnapuan.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, na dalin para syve djegia e trupave të shqiptarëve në fabrikën “Maçkatica” më 16 dhe 24 maj të vitit 1999, nën komandën e “Beretave të kuqe”, të cilët atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vodë” – afër Vrajës.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës na del para syve kamioni frigorifer që u gjet me kufomat e shqiptarëve në Kladovë të Serbisë, na dalin para syve varrezat masive në Batajnicë e gjithandej, zhvarrimi i të vrarëve dhe dërgimi i tyre në Serbi për t`i mbuluar gjurmët e krimit. Na dalin para syve kufomat e kthyera të shqiptarëve nga Serbia dhe të paidentifikuara deri sot, si dhe qindra e qindra të tjerë të cilët Serbia i mban ende në varrezat masive.
Sa herë që përkujtojmë Masakrën e Mejës, sytë na shkojnë tek operacionet ushtarake dhe policore serbe, si “Djegie dhe vdekje”, “Patkoi” dhe dhjetëra e qindra ofensiva mbi trojet shqiptare.
Gjenocidi serbosllav është i shënuar në faqet e historisë botërore dhe askush nuk mund ta shlyej nga dosja e krimit.
Historia shkruhet me të vërteta e jo me gënjeshtra. Edhe duke heshtur para gënjeshtrës, gënjejmë. Por gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra e heshtur kombëtare e vigane, që përkrahë e ndihmon tiraninë, shpifjen, pabarazinë e të keqen, që mjeron një popull.
E drejta nuk është a tyre që na mposhten me tanke. Sota at vet janë dëtyruar të rishikojnë qëndrimin e tyre, duke hedhur sytë nga reforma dhe liberalizimi.
Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe nga frika, përkundrazi, atje ku ka liri, ai vjen në mënyrë të pashmangshme.
Vetëm liria i jep kuptim e gjallërim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha ndjenjat për të arritur në majat më të larta të zhvillimit të artit, shkencës dhe përparimit të mendimit njerëzor.
*
Gratë shqiptare në veshje kombëtare vizitojnë varrezat në Meje
Kanë thënë e shkruar për Masakrën e Mejës
z Eduard Frrokaj këtë masakër e titullon “Meja – Srebernica e Kosovës!”
“Para dhjetë viteve më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejes. Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15 – 60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. Njësitet e Ushtrisë Jugosllava, policia, beretat e kuqe, paramilatarët, fqinjtë e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 377 meshkuj shqiptarë në atë që njhet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit me 27 prill 1992. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga “Srebrenica e Kosovës”. Në këtë 27 prill ata që kaluan nëpër rrathët e tnmerrit u përkujtuan me dinjitet në ditën e të pagjeturve të Kosovës.” – shkruan më 26 prill 2009 Eduard Frrokaj.
Rrëfimi i nënës Xhevë Meta
Nëna Xheve Meta nga Nivokazi i Gjakovës, kthen kujtesën duke rrëfyer ngjarjen në ditën më të kobshme të saj, kur më 27 prill 1999, nga dora e saj ia kishin marrë djalin ende pa i …… mbushur 13 vjet, e nga ana tjetër Eronita Pajaziti, që në atë kohë ishte një vjeç, të martën recitonte vjershën kushtuar prindit të saj Halilit që bashkë me shumë veta i vranë e i masakruan.
“Më 27 prill të vitit 1999, në karvanin e vdekjes, djali Bjarami me gjithë forcën me shtrëngonte dorën, ndërsa në heshtje thoshte nënë e herë mami mos më lësho. Ata do të më vrasin, dhe vërtet ushtarkët e policët serbë pa dhembje edhe pse ishte fëmijë e ekzekutuan Bajrmin bashkë me qindra djem të rinj, burra e pleq”, rrëfen kujtimin e hidhur nënë Xheva
Dëshmia e Meritës
Merita Dedaj ishte dëshmitare në tribunalin e Hagës në gjykimin kundër Millosheviqit. Ajo me familjen kishte dalur e deportuar dhunshëm nga oborri i familjes Markaj ku ishte e strehuar. Ishin sytë e fundit që panë ekzekutimin e meshkujve. Sipas dëshmisë së Meritës 14 burra nga familjet Markaj dhe Dedaj i dërguan tek muri i oborrit, kur ajo e kthej kokën për herë të fundit në drejtim të tyre trupat serbe me kapela kaubojësh, shami dhe shirita hapën zjarr dhe meshkujt u rrëzuan të vdekur. Shumë vite më vonë të gjithë ata djemë që Merita i shikoj duke u ekzekutuar u kthyen nga një varrezë në Batajnicë të Beogradit dhe u rivarrosën në lëndinë të pikëllimit në Mejë.
Grumbuj kufomash në Meje
Dëshmitarët që kaluan në për rrathët e vdekjes panë në disa vende në Mejë grumbuj kufomash të cilët ndaloheshin nga njësitet ushtarake dhe policore serbe dhe dërgoheshin në pjesë të caktuara tek njësitet e ekzekutimit. Në fakt dëshmitarët poashtu potencuan se kishin parë njësite të organizura nga më të ndryshmet duke filluar nga ushtria jugosllave, policia, beretat e kuqe, njësitet e Arkanit dhe vullnetarët e Sheshelit, njësite të tjera ruse dhe nga Republika Serbe e Bosnjës, huliganë të droguar dhe fqinjë të maskuar. Gjatë tërë ditës këto forca sipas dëshmive ekzekutuan meshkujt e ndaluar sidomos në orët e paraditës në grupe dhe vende të ndryshme të Mejes dhe Korenicës ndërsa dëshmitarët në vazhdimësi potencuan pamjet e tmerrshme të grumbujve të kufomave në Mejë.
Me dy kamionë “pastruan” vend-krimin
Të nesërmen (më 28 prill), dy kamionë të mëdhenj me gjasë të tipit “Scania“ filluan misonin e “pastrimit të terenit“ duke grumbulluar meshkujt e ekzekutuar në Mejë dhe Korenicë. Ky ishte misoni i fshirjes së dëshmive nga regjimi kriminal duke i dërguar në dy lokacione në Batajnica 2 dhe 5. Dëshmitarët e paktë të mbetur në rajon panë grumbullimin e kufomave për të cilën punë ishin detyruar romët vendas. Dëshmia për udhëtimin e kamionëve në vitin 2001 hapi kutinë e krimit, pikërisht në fundin e këtij viti u publikuan faktet për Mejen në shtypin serb konkretisht në revistën “Vreme“. Në certifikatën e vdekjes së Antonit të lëshuar nga ekipi mjeko ligjor shkruante psh. se është goditur nga tre plumba në kokë dhe dy në pjesën e krahërorit, që dëshmon për një paralele tjetër të krimit, ekzekutimin nga afërsia që kishte ndodhur me 27 prill 1999 në Meje.
Gjyshja rrëfen për Antonin dhe sheh Ramën
Në orën 11 të së njëjtës ditë gjyshja ime kaloj nëpër Meje, tek shkolla e Mejes ja morën Antonin së bashku me sheh Ramën e dërguan prapa shkollës ku disa serbë të uniformuar me thika dhe shkopinj bejsbolli e morën në dorëzim. Që nga ajo ditë deri me 13 tetor 2007 ne nuk dinim gjë për Antonin djaloshin që adhuronte Juventuesin dhe ëndërronte kthimin e Prishtinës në stadium të vetin. Me 13 tetor Antonit ja vendosëm një kryq në mes të miqve pranë piramidës në varrin e sheh Ramës. Që të dy në kohë të ndryshme i sollën nga një varrezë e koduar Batajnica 2. Një “hapy end” për fundin e një rruge të përgjakshme.
Vrasja e Danielit
Daniel Berishën me meshkujt e shtëpisë e dërguan në katin e tretë. Gjashtë meshkuj i kthyen me fytyrë nga muri. Danieli u rrëzua i pari dhe ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia, të nesërmen vrasësit filluan të mbledhin trupat dhe të asgjësojnë dëshmitë, ata me gjasë numëruan sa njerëz kanë rreshtuar për ti vrarë në kullën e Berishajve. Danieli ishte i plagosur në malin e afërt, policë të njohur sipas dëshmitarëve e ekzekutuan zërin e fundit të mbijetuar. Ishte goditje e rëndë për familjen dhe për mullinjtë e dejtësisë nëse do të fillojnë të bluajnë një ditë…
z.Patër Marjan Lorenci e nxjerr djaloshin nga kolona e tmerrit
Patër Marjan Lorenci është franqeskani i guximshëm që u bashkua me kolonën e të deportuarve. Tek famullia katolike e Shën Ndout ai kishte parë kolonën e fshatrave të famullisë së Gjakovës pa djem. Dikund në mes të kolonës kishin futur edhe një grua të deportuar nga Mitrovica. Në qytetin e Gjakovës djalin e saj të vetëm e ndalojnë. Patër Lorenci reagon se nuk mund ta ndaloni djaloshin pa mua pasi është i vetmi djalë që e kam nxjerrur nga kolona e vdekjes me urdhër të komandantit tuaj. Një guxim prej një misionari të paqes që për fat të mirë funksionoj.
Afrimi dhe Pashku
Këtë të premte në Lëndinë të pikëllimit u rivarrosën Afrim Haxhijaj dhe Pashk Ndrejaj. Ishte një udhëtim i gjatë prej nëntë viteve si dhe në balada për tu rikthyer në fshatin në të cilin u ndaluan. Kthimi i tyre në fakt personifikon tërë imazhin e koekzistencës të varrezave në Lëndinë të pikëllimit. Njëri nga Korenica dhe tjetri nga Ramoci bashkohen në Lëndinë të pikëllimit. Drejtësia e heshtur ende nuk e ka thënë fjalën e vet se kush planifikoj, urdhëroj dhe ekzekutoj në Shoan kosovare të vitit 1999. Mbase i vetmi satisfaksion është se në atë ditë feste të asaj që e quante veten Jugosllavi nën muzikën e gjakut dhe autoblindave për Serbinë e madhe në Mejë Jugosllavia apo Serbia reale kjo krijesë surogat në duart e regjimit të Millosheviqit- vdiq.
Pranë varrit të Ded’ Zef Markaj (1963-1999)
Meja – Lendina e Pikëllimit
Mejen dhe “Lëndinën e Pikëllimit” e bashkon tanimë një epokë dhe një simbolikë e koekzistencës ndërfetare në varrezat e tolerancës së përbashkët ku pushojnë martirët shqiptarë katolikë dhe muslimanë, fakt që e kanë potencuar edhe mediat më të njohura botërore. Qindra kryqe dhe piramida në një fushë morti ka mbjellur një regjim dinak që ekzekutoj të gjithë meshkujt e rajonit të Gjakovës për ti dërguar më pas në varrezat e koduara Batajnica 2 dhe 5. Simbolika e Mejes tashmë po e bënë një epokë e cila në fakt të fundit është fytyra jonë reale si komb modern përballë vuajtjes dhe historisë.
Edhe ata kanë shtet
Në ditën e të pagjeturve dhe kujtimit për martirët patjetër të bie ndërmend simbolika se “Edhe ata kanë shtet“. Me krijimin e shtetit të Kosovës nuk mund të ketë komoditet dhe luks të ecjes nëpër rërën e stagnimit por familjet e kësaj kategorie gjithandej Kosovës duhet të gëzojnë statusin e merituar. Kjo është kohë e kthesës dhe dëshmisë se përtej frazeologjisë dhe frazave historike të pasluftës realisht “Edhe ata kanë shtet “ andaj shteti duhet të funksionoj me hapa të shpejtë dhe të prekshëm. Tekefundit ky është shteti i gjakut të tyre.
Masakra e Mejes i mbushi katërmbdhjetë vjet, që kur ushtarët dhe policët serbë masakruan më shumë se 377 civilë shqiptarë të moshave prej 15 deri 75 vjeç.
Asnjë prej kryesve të kësaj masakre nuk është dënuar
Argjentina Kuçi nuk e do pranverën, gjelbërimin, e as rrezet e diellit që fillojnë të ngrohin tokën. Kjo për shkak se dhjetë vjet më parë, në kohën kur fillojnë të çelin lulet, asaj serbët ia kishin vrarë vëllanë (Shpendin). Prej atëherë, Argjentina asnjëherë nuk i është gëzuar fillimit të stinës së pranverës. “Ky është varri i vëllait tim. E nxorën nga kolona e refugjatëve dhe e pushkatuan bashkë me meshkujt e tjerë. Për mu pranvera nuk ka…..”, rrëfen për Express Argjentina, e cila nuk mund t`i ndalë lotët, derisa shpaloste kujtimet për vëllaun e saj.
Me një palë gërshërë që mbante në dorë, Argjentina të shtunën largonte barin, i cili kishte mbuluar varrin e Shpendit. Shpendi është viktima e 377 e Masakrës së Mejes, ku ushtarët dhe policët serbë vranë dhe masakruan civilë shqiptarë. Për këtë masakër askush deri më tani nuk ka dhënë llogari, derisa kohë më parë janë dënuar pesë zyrtarë më të lartë serbë për krimet e tjera që janë kryer në Kosovë.
Meja, shembull i gjenocidit mbi një popull
Edhe amaneti i të rënëve këtu në Meje, ishte ta bëjmë Kosovën të lirë, të pavarur, përparimtare, një Kosovë që nuk e ndal ecjen e saj nga e ardhmja. Gjykimet e kriminelëve serbë, të cilët kanë kryer krime në Kosovë janë farsa, ndërsa ata kriminelë duhet të gjykohen nga gjykata ndërkombëtare” (Fatmir Sejdiu)
Dëshiroj që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, por edhe të njëjtën kohë, të rishpreh zotimin për punë të palodhshme për të ardhmen e shtetit tonë, për të ardhmen e Kosovës në NATO, në Bashkim Evropian dhe një të ardhme më të zhvilluar.(Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci)
“Me varre e mbollëm një pjesë të mirë të tokës sonë të cilat sot janë më shumë se varre, nga ku marrim frymëzimin, mësimin dhe porosinë se sa e fortë është atdhedashuria”. (Kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Lekaj)
Ky krim kundër njerëzimit është gjykuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkaq për këtë krim Tribunali i Hagës ka ngritur aktakuzë kundër dy prej komandantëve të policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviq dhe Sreten Lukiq. Ndaj të parit është duke u zhvilluar procesi i gjykimit, ndërkaq i dyti është dënuar m 22 vjet burg më 26 shkurt të këtij viti.
Nga kjo masakër ka ende të zhdukur të cilëve nuk u dihen gjurmët, madje as kufoma dhe varret.
Rapsodet mbi masakrën e Mejës
Kësaj masakre i kanë kënduar shumë rapsodë, nga se në Rekë të Keqe thonë: “Kanga âsht vaji i burrit!” Unë abstragova vetëm njërën nga shumë këngë, të cilën e këndon rapsodi Besim Avdyli.
Kënga mbi masakrën e Mejes, të cilën e këndon rapsodi i mirënjohur nga “Reka e Keqe” – Besim Avdyli, është përplot mall’ , përplot me lotë, përplot me vaje, përplot klithjet dhe britma të grave, fëmijve e pleqëve, është përplot pikëllim, sa që njeriun me ndjenja e prek në shpirt. Burrat e kesaj ane, edhe këta pjesëmarrës të kësaj masakre, i përmbahen kodit të burrit se: “Kanga âsht vaji i burrit”, pra burrat nuk qajnë, ndërkaq, gra, pleqë e fëmijë, edhe pse bërtasin e klithin nga dhembja e madhe, krejt është e pranueshme, ngase: kur zemra ka pikëllim syri loton.
MASAKRA E MEJËS
(Këndon me lotë në sy Besim Avdyli)
Me mallë zemre, o me lotë shpirti,
unë kësaj kange, o po ja nisi!
Plotë me lotë, këta sytë e mi,
po i ndërroj gishtat n’këtë çifteli.
M’u kujtua, 14 prilli (1999),
sa kishte nis’ o kangën bylbyli,
e ja ndali, o shkâu – katili.
Ditë pranvere e filluar,
plotë me zemër, o të pikëlluar.
Ishte tërbuar, o shkâu i zi,
ishte vërsul’ o mbi shqiptari!
Hajmedet, po mbledhë gra, rob e thëmijë,
po mbledhë pleqë e po mbledhë të ri:
prej Dobroshi e Juniki,
Nivokazi e Molliqi,
Batushë, Shizhmon e Rracaj,
Sheremet, Dallashaj e Pacaj* * Fshatra të rregjionit “Reka e Keqe”
N’shumë dredhina janë mundue,
n’këto katunde, o shpirt me p’shtue!
Luejke shkâu, o me tradhëti,
t’tonë me dalë, o për Shqipni!
Po në Meje* kur kanë mbërri, * fshat afër Gjakovës
Aeroplanat kanë ardhë përmbì,
disa njerëz, o i ka damtue,
tymi e flaka, o i ka mbulue,
Muerren gjâmën, o rob* e fëmijë* * gra e burra, pleqë e fëmijë
Britma* e tyre, o n’gjynah me t’shtî * klithma, vaji
Na ndihmo, o Perëndi!
Shihê shkîjet shka kanë punue!
thonë: kolonën me e ndalue!
– Për Prizren ju thanë me shkue!
shumë kanë rrêh’* e turturue* *rrahur e torturuar
N’Bishtazin*, o kur kanë shkue, *fshat afër Urës se Fshêjt’
Shkîjet kolonën, e kanë ndalue,
Aeroplanat, o tuj fluturue,
m’i* sh’iptarë, o ata kanë gjue* *përmbi shqiptarë kanë shtij’
shumë traktorat i kanë shkatërrue,
plotë me njerëz, qysh kanë qillue,
“Korbat e zi”, o i kanë rrethue, * policija serbe
thonë kufini âsht ndalue!* * nuk mund të kalohet kufiri
Aiii, e kanë marrë gjâmën* o t’tonë robnija* * vajtojnë gra e burra…
“- Hajmedet, o ku na m’eten thëmija* * ku na mbetën fëmijtë
Kudo vajë, kudo piskamë,
” – Ku t’kam babë, o ku t’kam nanë!?
– O ku je motër, o ku je vëlla!?
Mâ tmerrim, o për nè nuk ka!
Disa trupa, o t’përgjysmuar,
shumë pa k’âm’* e shumë pa duar, * pa këmbë
Shumë u dogjen n’flakë e n’prush,
s’ka shka bân, medet – kurkush!
M’falni vëllazën, s’muj* duroj mâ! *s’mundëm më, shprehet rapsodi
Këta shqiptarë në gjak janë lâ,
asnjëherë për né s’do t’vdesin,
O n’zemra tona përjetë do t’mbesin!
Këtë këngë e këndon rapsodi nga “Reka e Keqe” – Besim Avdyli, i cili duke e kënduar me lotë në sy, qanë,qanë, qajnë edhe të pranishmit, po edhe autorin e këtyre rreshtave e bën të qajë, veqanërisht në momentin kur vet rapsodi,thuaja se e lën këngën të pa përfunduar dhe shprehet:
“M’falni vëllazën, s’muj* duroj mâ! *s’mundëm më, shprehet rapsodi
Këta shqiptarë në gjak janë lâ,
Asnjëherë për né s’do t’vdesin,
O n’zemra tona përjetë do t’mbesin!”Edhe autori, me lotë në sy, nuk ka se si ta përfundon ndryshe këtë shkrim, se sa me fjalët e rapsodit Besim Avdyli:
“…asnjëherë për né s’do t’vdesin,
O n’zemra tona përjetë do t’mbesin!”Dhe, këtij shkrimi ia shton vetëm edhe këtë:
T’u lëmë të rënëve Lavdinë e përjetshme!
T’ua dhurojmë të gjallëve dashurinë e pavdekshme!