Ismet Hasani
Me rastin e 69 vjetorit të Masakrës se Tivarit (1945)
Rrëfimi i tmerrshëm, tronditës e rrënqethës i Musë Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakovës- Pjesëmarrës në Masakren e Tivarit
Në kujtesën e gjatë të popullit mbetët vetëm ai njeri të cilin populli e ka dashur!
Popujt dhe kombet i shkruajnë autobiografitë e tyre në tri dorëshkrime: (1) në librin e veprave të yre, (2) në librin e fjalëve të tyre dhe (3) në librin e historisë se tyre.
*Plagët morale kanë këto veçori; fshihen, por nuk mbyllen, ato dhëmbin kurdoherë dhe janë gjithmon gati të lëshojnë gjak sa po të preken, se ngelen të gjalla e të hapura brenda në zemër!
Musë Bali Mahmuti
(1922 –1998)
*S’ka në botë asnjë arsye, asnjë ligj, asnjë të drejtë shtetërore që të përligjë masakrimin e një populli!
*Një arsye që studjojmë historinë është dhe bindja se ajo që ka ndodhur në të kaluarën, mund të ndodhë përsëri, që të njejtat shkaqe mund të japin po ato përfundime dhe se një njohje e ngjarjeve të së kaluarës, mund t’u shërbëjë njerëzve pa përvojë të manovrojnë në problemet që që mund t’u paraqes e ardhmja.
*Mësimi i shquar që na jep historia është së, luftërat dhe masakrimet duhet gjykuar si prova të rënda të njerëzimit, që ishin të zakonshme për të kalurën, por që do të jenë të papërfytyrueshme për të ardhmen.
* Fashizmi, nazizmi ose komunizmi nuk mund të përsëritën më me parullat e mëparshme, kurse mund të përsëriten me parulla të tjera, bile me parullat e antifazhizmit, antinazizmit ose të antikomunizmit, por duke bërë të njejtën gjë që kanë bërë edhe më parë.
*Vuajtjet e kaluara me durim si të pashmangshme (në tirani), bëhen të padurueshme në momentin që duket se mund të ketë shpëtim. (autori)
Përvoja ime e jetës është pasuruar duke lexuar e dëgjuar për ngjarje të mëdha, tronditëse e rrënqethëse, veçanërisht të treguara nga vet pjesëmarrësi e dëshmitari i gjallë, por që shumë vështirë se mund t’i ketë përthekuar përnjëherë ”rradakja ime”. Dhe, kam ardhur deri të mendimi se ”E vërteta shumë e madhe, në fillim duket mashtrim!”
Kam vërjetur se ai që rrëfen për ngjarjen ku vet ishte pjesëmerrës e dëshmitar i gjallë, të tmerron, të tronditë e të rrenqethë me të vërtetën, por, zakonisht gjatë rrëfimit, ai paraqitet i thjeshtë, krejtësisht i qetë – krejt asht sikurse uji i thellë që rrjedhë qetë, qetë dhe thjeshtë që mund t’i besosh se është duke e thënë një të vërtetë shumë të madhe! Pra, ai nuk bën ndonjë aktrim por ashtu siç është dhe disi nuk të bindë lehtë se ai vetë është dëshmitar i vërtetë, ngase, siç thotë populli në regjionin ”Reka e Keqe” të Dukagjinit, se ”…ai njeri që nuk ta mbushë as synin nuk ta mbushë as menden!”
Po shprehëm me bindjen time të plotë se ”… njerëzit e veprave të mëdha, njerëzit e urtë e të mençur, më fjalë të thjeshta shpjegojnë gjëra të thella!”
Me një fjalë, ”…njeriun nuk duhet vlerësuar për nga doka, por duhet vlerësuar për nga koka!”
Po ashtu kam arrdhë deri të mendimi se Njeriu nuk vlerësohet në bazë të asaj që posedon, ka, disponon, por njeriu duhet të vlerësohet në bazë të asaj që ofron, dhuron jep. Dielli disponon me zjrami të paparamendueshme, por neve njerëzve na jep dritë. E drita është jetë!
Veçori të thjeshtësisë, të mençurisë e të urtisë, si virtyte njerëzore posedon, por edhe ofron e jep personazhi i këtij shkrimi, pikërisht Musë Bali Mahmuti nga Botusha e Gjakovës, pjesëmarrës i Masakrës se Tivarit të vitit 1945, i shpëtuar gjallë dhe dëshmitarë i kësaj masakre.
Cilido qoftë njeri që ka patur rastin të takoi Musë Bali Mahmutin ndër të cilët dhe vet autori i këtij shkrimi, që në fillim ka mundur të mësoi nga ai se me prejardhje është nga fshati Botushë, ka jetuar disa vite në fshatin Nivokaz dhe se me qëllim të shkollimit të fëmijve ka ardhë për të jetuar në Prishtinë.
Musa Bali Mahmutin e kanë karakterizuar këto veçori: është burrë shtatshkurtër, bartë gjithëherë plisin e bardhë* – dimër e verë, nëpër shi e nëpër borë, në të ftohët e në vapë, në pish’ të diellit e ndër hije, në bjeshkë e në vrrî (rrafsh), në rrugë e në oda burrash e në mexhlisé të mëdha, bile edhe kur ka hy në zyrat e përsonaliteteve të larta politiko-shoqërore të asaj kohe, plisin e bardhë nuk e ka hequr nga koka… edhe pse në muret e atyre zyrave kanë qenë të vendosura fotografitë kryetarit të shtetit ”jugosllav” Josip Broz Tito. Musa, e ka pasë shprehi dhe gjithmonë ka ecur me hapa të vegjël po të shpeshtë e të shpejtë e kurrë pa u ndalur edhe në punë dhe veprimet i tija ka qenë i shpejtë dhe i pa ndalur dhe pa e kryer punën nuk është ndalë e as nuk është kthyer pa rregulluar atë punë pë të cilën ka pasë synim e qëllim, por jo kurrë i ngutshëm e i rreptë, por, ashtu siç ka folur qetë e ngadalë, ashtu qetë e ngadalë, çdo pune i ka dalë në krye.
Deklarimi me shkrim nga Musë Bali Mahmuti
Letër-shkrimi origjinal (i datës 02.11.1990) i scanuar, përmbajtja e të cilit edhe mund të lexohet, por, për hir të të lexuarit dhe të kuptuarit më të lehtë, tekstin e plotë po e jap të shkoqitur sipas faqeve (1,2 e 3):
Përmbajtja nga Faqja 1:
Së pari jemi thirrë në Pejë. Aty n aka folë Fadili (Hoxha) med isa udhëheqësa tjerë. Na kanë thanë se ju jeni vullnetar, keni me shkue nëpër Shqipëri, në Tivar e mandej për në Slloveni. Në Pejë kemi qëndrue 12 ditë. Prej Peje kemi vazhdue për në Prizeren. Në Prizren kemi qëndrua 2 ditë.Çetta jonë ka pasë 120 ushtarë, kryesisht të regjionit ”Reka e Keqe” (regjion i Gjakovës) dhe të Junikut.
Prej Prizrenit kemi ecë 4 ditë e 4 netë pa pushue, pa ngrënë e pa pi. Në Kukës kemi pushue dhe asht utë paarmatosur e të lodhur nga uria, rrugës shkonim duke u mbajtë për njëni-tjetrin.
Tortura kanë fillue qysh nga nisja prej Prizrenit, ngase neve na përcillnin ushtarë të armatosur (cila Brigadë e LNÇ, nuk id). Gjatë rrugës nuk guxonim të dilnim nga rreshti as për të pi ujë, as për të kryer nëvojën (fiziologjike) ngase menjëherë pushkatoheshim. Shumë shikë jam dëmtue rrugës, ngase ashtu të lodhur disa rrëxoheshin, i thenin këmbë e duer e disa nga goditjet e ushtarëve që i kishin në përcjellje.
Pak pa shkue të ”Vau i Dejçit”, nga një urë e lartë është rrëxue shoku im Selim Murat inga Botusha. I kam ikë ushtarit që na përcillte dhe jam shkue pohstë dhe e kam marrë Selimin në shpindë dhe jam nisë mbas kolonës.
Rreth mëngjessi jemi ndalë me pushue të do bajraçe të ushtrisë italiane. Aty i kanë vendos në një vend nja 15 vetë, dikuhs me këmbë të thyera e dikush me këmbë të ajura e të palëvizshëm. Aty e kanë dërgue edhe shokun tim, Selimin dhe e kam ruejt deri në mëngjes. Në mëngjes jemi nisë për në Shkodër. Aty Shqipëria na ka dhanë ngapak mish të pjekur të dhisë. (fund i faqës (1)
Përmbajtja nga Faqja 2:
Kolona është e unë jam mbet duke e ruajtur Selimin. Është ardhë një oficer me dy ushtarë e më tha: -Pse ti nuk je nisë me kolonën? Unë i thashë: – Selimin e kam vëlla e ky është i palëviezhsëm e nuk mund ta lë vetëm! Oficeri më tha: -A po nisesh me kolonë apo po të vras në vend!? Atëherë nga pamundësia që të bëj dishka, me lot në sy e kam puthë Selimin e jam dale për dere. Pa u largua unë, ai oficeri të parin e vrau Selimin me revole e mandej kanë hy ushtarët e I kanë vra edhe 14-të tjerët, të gjithë të palëvizshëm.
Kemi vazhdue rrugën deri në mbrëmje. Gjitë natën kemi bëerë duke e kalue një lumë me një barkë. Në Shkodër kemi qëndrue një mbasdite dhe gjithë natën. Në Shkodër na kanë dhënë ushqim të mjaftueshëm. Herët në mëngjes jemi nisë prej Shkodrës për në Tivar. Në Tivar kemi mbërri kah mesdita. Çetta jonë ka qenë e fundit. Kur kemi hy në Tivar na kanë dërgue në një vend të rrethuar me do baraka. Ay ka krisë pushka. Né si çetta e fundit, kur i kemi dëgjuar pushkët, është bërë një tollovi dhe nuk kemi hyrë brenda. Në ato çaste nuk dinim se shka është duke ndodhë vetëm bërtitnim ”Zhiveo drug Tito” (kupto: Rroftë shoku Tito). Në atë tollovi, brenda i kanë vrarë të gjithë që kanë qenë aty. Unë qe i kam pa, aty i kanë vra dy shokët e mi: njëni nga Rahoveci, të cilit nuk ia di emnin e tjetri – Tafë Bajrami i Molliqit të Gjakovës.
Në atë shpejtësi, ata çka kanë shpëtua brenda e na që ishim jashtë jemi largue, sepse pushka pushoi. Pas kësaj, për një kohë të shkurtë të gjithë të vrarët e të plagosurit, në mesin e tyre kemi parë edhe njerëz të gjallë, të gjithë i kanë hudhë në deti. (fundi i faqes 2).
Përmbajtja nga Faqja e 3-të:
Krejt ai vend, pas largimit të të vrarëve ka qenë i mbuluar me gjak, me kapuça (plisa) të bardhë e me çanta. Neve që kemi shpëtua atë natë na kanë fut në do lokale të ngushta deri në mëngjes. Ishim mjaft të shqetësuar e të frikësuar. Në mëngjes me anije kemi shkue për Dubrovnik. Në Dubrovnik na ka pritë një Komision anglez. Aty ( në Dubrovnik) na kanë armatosur, na kanë veshë dhe na kanë dhënë dy javë pushim. Pas dy javëve jemi nisë nga Dubrovniku me anije e mandej në këmbë në drejtim të Sllovenisë. Në Slloveni n aka zënë kapitullimi I Gjermanisë. Disa janë ndalë në ushtri e disa jemi lëshue në shtëpi.
(1) – Po e ceku edhe këtë se, pas Masakrit në Tivar një komandir çette prej Gjakovës, të cilit emnin nuk ia di, më tha se:
”- Ju i kishit pasë dokumentet si ”Banda e fundit” e cila është dashtë të likuidohet!”
(2) – Kur jemi nisë për në Tivar kemi qenë diku rreth 4.500 (katëmijëepesëqind) vetë!
(3) Në Tivar janë vra e masakrue 3.200 (tremijëedyqind) vetë”. (fundi i faqës 3)
Këshu përfundon deklarimin e shkruarnë letër-shkrimin, Musë Bali Mahmutit nga Botusha e Gjakovës, të dhënë më datën 02. 11. 1990.
*Musë Mahmuti është i lindur në vitin 1922, ndërsa më 14 mars të vitit 1998, Musë Mahmuti, vdiq në Prishtinë në Moshën 76 vjeçare, pra, pak ditë pas masakrës në Prekaz të Drenicës (5 mars 1998) të cilën – bashkë me masakren në Çirez e Likoshan, e përjetoi shumë rëndë dhe nga ajo ditë e deri në vdekje ka përjetua ditët më të vështira të jetës se tij, bile në atë gjendje shumë të rëndë, sa ishte në shtëpi, ende pa e dërguar në spital, thoshte:
”-Kam qenë pjesëmarrës në Masakrën e Tivarit, bashkë me mbi 4 mijë shqiptarë të rinj, ku i kemi pa me sytë tanë të gjitha ato tmerre, po nuk kemi dijtë të frikësohemi, na u kanë dhimbsur në shpirt shokët tanë të vrarë e të masakruar aty, po nuk jemi ligështua ndër sy të armikut, sepse nuk ka qenë kurgjë me fajin tonë – na kemi qenë vetëm se viktima të atij regjimit serbo-malazezo-çetniko-komunist, nazist e fashist. Ndërkaq këto masakra në Çirez e Likoshan më përpara e kjo masakra e Familjës se Jasharajve në Prekaz – ku nga forcat e mëdha të ushtrisë e policisë serbe, me armatimin dhe teknikën më moderne luftarake, kulla e tyr dhe mbarë familja brenda u goditë rëndë, me gjyle topash e mortajash, u bë shpella-shpella kulla e Jasharajve dhe në fund u vrá një familje e tërë prej afër 50 antarësh, ndër të cilët edhe fëmijë në djep, vajza e djemë të ri, nuse e gra, plaka e pleqë…!
Dhe, Musë Bali Mahmuti me lotë në sy, duke iu dridhur zemra e buzët, duke iu dridhur duart dhe krejt trupi, shton edhe këtë se ”…kështu do të vritën shqiptarët nëpër krejt Kosovën, kjo nuk mund të më hiçet nga mendja dhe më lëndon zemrën e shpirtin dhe ashtu të lënduara me vite e vite, prandaj kësaj nuk ia di ”ilaçin”, por më mirë të vdes e mos të shoh e as mos të ndiej më, se kur të na ”shkojnë të rinjtë shqiptarë, kur të na humbet e ardhmja e jonë, përse atëherë na vyen jeta neve pleqëve..!?Mbasi po vrehen e po na vdesin kështu këta djem’ të ri, mue nuk me vyen kurgjâ jeta, se zemra jeme nuk mund ta duron mâ këtë tmerr – po due me u çmendë që po e shoh me sy…!” – pat thënë, përveçse tjerash, Musë Bali Mahmuti.
Dhe, pas këtyre fjalëve, në mbrëmjet e 5 marsit të vitit 1998, Musë Bali Mahmuti u ligështua shumë, e përjetoi tejet rëndë këtë tragjedi shqiptare të Çirezit, Likoshanit e të Prekazit, i humbi shpresat se do të bëhet mirë, e humbi vetëbesimin e vetëdijën dhe, pasi kurimit disa ditësh në spitalin e Prishtinës, i tha ”lamtumirën e fundit” kësaj jete, duke i mbetur sytë çelë pse nuk e përjetoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jo aq për vete, sa për brezat e rinj, ardhmëninë…dhe më datën 14 mars 1998, në Prishtinë, në moshën 76 vjeçare, i mbylli sytë përgjithmonë, për mos t’i hapur kurrë më.
Me deshirën e tij, varrimi u bë në fshatin e lindjës, në Botushë, aty i ka varret e babës e nënës, vëllezërve e motrave dhe farefisit të gjerë, të gjysherëve e stërgjyshërve që me shekuj kanë pasë pikësynim e qëllim, mbi të gjitha të tjerat – Atdheun e Kombin Shqiptar, Flamurin e traditën shqiptare, trimninë, burrninë, mikëprijen e bujarinë, fjalën dhe besën shqiptare, Kanunin e Maleve të ”Lekë Dukagjinit” por edhe besimin e denjë së një ditë, populli shqiptarë do lirohet nga zgjedha e huaj, do të luftojë, do të derdhi shumë gjak për ta fituar lirinë…e brezat e rinj, nipërit e stërnipërit e tyre të gëzojnë lirinë, të jetojnë në shtetin e tyre të Pavarur, Kosovën e përgjakur në çdo pëllembë të saj, ta shohin si Shtet të Pavarur e Sovran ashtu si Mëmë Shqipërinë dhe fill te Bashkimit të Kosovës ne Shqipninë dhe RIBASHKIMIN KOMBËTAR!
Në vijim:
Faksimili i letër-shkrimit origjinal – i scanuar , faqe 1, 2 e 3
Përfundoj pjesa (5)