Feja dhe shteti

1
38

Arben Çokaj

Shqiptarët janë mësuar me tolerancë fetare. Mua më ngjan se sipërfaqja e tolerancës po gërvishtet nga disa tendenca ekstreme dhe të panevojshme të aplikimit të fesë ndër shqiptarë, dhe sidomos nga mënyra se si aplikohet islami tek ne. Më të moderuarit e myslimanëve thirrin ezanin me altoparlante përditë nga të gjitha xhamiat e trojeve shqiptare, duke thyer kështu ligjin për ndotjen akustike dhe duke na treguar ne tjerëve se, tolerancë do të thotë, ata të bëjnë si të duan, nuk pyesin për ne të tjerët e as për shtet ligjor dhe kërkojnë nga ne, pa na pyetur fare, t’i tolerojmë! Dhe sa ua përmend këtë fakt, mos na shqetësoni, tru-shpoërlarët e islamit ndër trojet tona, të sulmojnë si anti-islamik, apo islamofob!

Por tek ne gjithashtu ka filluar edhe një dozë më e rëndë e aplikimit të islamit, me rrymat ekstremiste si Vehabistët, apo këta “flliqanat me mjekër” siç i quan me të drejtë Ramush Haradinaj, të cilët janë paguar dhe rekruatuar nga rryma ekstremiste, formacione fetaro-ushtarake si Al-Nusra, e ngjashme me Al-Kaedën. A duhet ne shqiptarët të biem pré e këtij mentaliteti injorant, agresiv dhe konflikt-nxitës?! JO!

Mendoj se shqiptarët kanë gjëra më të rëndësishme për t’u marrë me to, me punë dhe përpjekje për ta zhvilluar vendin, e jo me fe, aq më tepër me ekstremizma fetare! Se po na del feja e turkut pushtues, më e dashur se vetë marrëdhëniet tona ndër-shqiptare me njëri-tjetrin. Nuk duhet të harrojmë këtu, se ka të dhëna që shtete si Serbia e Maqedonia, po investojnë para të madhe në prodhimin e librave fetarë islamë, që ka mundësi janë edhe të manipuluar, me qëllim që ta kanalizojnë shoqërinë shqiptare në diskutime pafund mbi islamin dhe fenë, në konflikte sociale, gjë që është vetë-vrasëse dhe jo-produktive për shoqërinë tonë.

Prandaj, mirë do të ishte që shteti shqiptar dhe kosovar, të forconin dhe zbatonin ligjet demokratike e në këtë kontekst edhe ligjin për ndotjen akustike, të mos-lejojnë më që ezani të thitret me alto-parlante, dhe të kërkojnë që fetë ta ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda objekteve fetare dhe pa i shqetësuar të tjerët. Pastaj të merren masa më të rrepta për ata që abuzojnë në emër të fesë, apo që radikalizohen! Ne duhet të gjithë të tregojmë mirëkuptim për ligjet e një shteti demokratik dhe të kërkojmë zbatimin me korrektësi të tyre! Se duam një shtet demokratik, e jo islamik!

Në vitin 1990, unë bashkë me studentë të tjerë u ngritëm në Tiranë, për të rrëzuar komunizmin, duke thirriur: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”. Ne nuk po thirrnim atëherë, as sot: All’ah Ykber! Sot pas 23 vjetësh, vërej me keqardhje se vendi i shqipeve, në përpjekjet e saj drejt Evropës, ka arritje, por bashkë me lirinë dhe demokracinë, me respektimin e lirive fetare e të drejtat e njeriut, kanë lindur edhe abuzues të fesë. Duke shfrytëzuar varfërinë e njerëzve në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit demokratik, qarqe të ndryshme arabe ekstremiste, kanë financuar dhe rekrutuar imamë shqiptarë dhe besimtarë të tjerë në sipërmarrje të rrezikshme terroriste. Rasti më i freskët është arrestimi i 8 veprimtarëve, që në emër të fesë islame kanë rekrutuar luftëtarë, duke i mashtruar ata dhe i kanë dërguar për në konfliktin sirian!

Të gjithë po i shohim pasojat e asaj lufte shkatërrimtare e të pakuptimtë, ku të dyja palët në Siri bërtasin All’ah Ykber, por nuk po dihet akoma se me kë është All’ahu, se të dyja palët besojnë njësoj në All’ah, por All’ahu do mbajë krahun e më të fortit aty, me siguri – dhe për rrjedhojë i bie se All’ahu nuk po ndihmon askënd. Në këtë prizëm, ne shqiptarët nuk duhet të përzihemi në një konflikt të tillë, nuk kemi arsye dhe as interes!

Feja islame ka ardhë ndër shqiptarë kryesisht përmes pushtimit turk. Ka myslimanë shqiptarë që e tregojnë edhe përkatësinë e tyre fetare, duke vënë në portën e shtëpisë flamurin turk – yllin e gjysmë-hënën turke. Ndonëse feja islame nuk ka flamur, ata përdorin atë të turkut dhe prandaj mund të konsiderohen si besimtarë të fesë së turkut, turqeli! E ku është e keqja e këtyre termave? Ai që beson në fenë e turkut, pra është turqeli, pse u dashka të fyhet, kur i thua kështu me këtë term?!

Fyerja më duket mua vjen ngaqë mentaliteti turqeli nuk është model suksesi dhe paragjykohet. Po vërehet gjithandej, se islami si fe e vetë-quajtur paqësore, po ndikon mjaft negativisht me imponimin e saj në zhvillimin e shoqërive, ku ka shumicë myslimane, përfshirë edhe popullin shqiptar. Personalisht mendoj se arsyeja kryesore pse shqiptarët janë të përçarë e të prapambetur, është mentaliteti turqeli/islamik i shoqërisë, i cili për shkak të pushtimit të gjatë turk dhe shumicës myslimane në popull, ka prekur myslimanë e të kriishterë. Kjo kërkon një analizë të veçantë!

Por ne si shqiptarë, të pushtuar për 523 vjet me radhë deri më 1912 nga pushtuesi osmano-turk, nuk kemi pse viktimizohemi përsëri përmes mentalitetit turk, apo fesë së turkut. Secili duhet ta dijë të paktën historinë e ardhjes së fesë islame ndër shqiptarë – me majën e shpatës – dhe mos-suksesin apo mos-produktivitetin që vjen nga ndikimi negativ i kësaj feje, si dhe varfërinë, injorancën, pabarazinë dhe konfliktet sociale, që vijnë ngaqë feja islame përzihet në shtet dhe synon të bëhet model jetese edhe në një shoqëri! Prandaj mendoj unë që feja duhet lënë mënjanë! Dhe ne duhet të distancohemi nga këto tendenca negative, pasi duam ligje demokrtatike që respektojnë liritë dhe të drejtat e njerëzve, duam shtet dermokrtatik dhe zhvillim përmes punës dhe shkencës! Duam integrim Evropian dhe jo integrim islamik!

Në situatën që ndodhet shoqëria shqiptare sot, ne kemi tre rrugë të ndryshme për të ndjekur:

1. rrugën Evropiane, me integrim në NATO e BE, gjë që edhe jemi duke e bërë, por jo me hapat e duhura.
2. rugën islamike, me Turqinë dhe vendet arabe e Konferencën Islamike, që sado që kemi një shumicë të popullsisë me besim islam, kjo rrugë nuk përbën ndonjë opsion suksesi, se vetë shoqëritë islame nuk janë model suksesi.
3. rrugën sllave, me Serbinë dhe Rusinë, një opsion ky, që nuk është i preferuar nga shqiptarët, sado që paratë serbe mund të kenë blerë plolitikanë e media shqiptare dhe po harxhohen edhe në islamizimin e shqiptarëve, pasi virusi i islamit paraqitet mjaft virulent për ta rrënuar nga brenda një shoqëri.

Pra, në tre rrugët e mundshme, që mud të ndjekin shqiptarët, po del si më e dobishme rruga e parë, rruga Evropiane, ajo që ne studentët e kërkuam më 1990 në protestat tona, për të rrëzuar komunizmin! Por se pse rrëzuam komunizmin, kjo nuk do të thotë se ne duhet të lejojmë sundimin e një ideologjie tjetër në shoqëri, po aq e rrezikshme sa komunizmi, por në disa raste edhe më e rrezikshme se komunizmi, me masakrat që bëjnë në emër të All’ahut etj. pra, sundimin e ideologjisë islame mbi shqiptarët. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodhë dhe besimtarët myslimanë të moderuar, duhet ta kuptojnë këtë rrezik dhe të distancohen edhe ata nga format agresive e terroriste të shfaqjes së kësaj ideologjie në emër të All’ahut!

Përderisa feja po manipulohet në format e saj më agresive, atëherë, për rrjedhojë, i bie që shteti demoktratik duhet të triumfojë dhe fetë duhet t’i binden ligjeve të shtetit, dhe ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me këto ligje dhe pa u bërë shqetësim për tjerët. Se në fund të fundit, Zoti nuk është pronë e askujt. Secili beson në mënyrën e vet, për veten e vet, dhe jo për të reklamuar ‘mallin’, në gjuhë të huaj, me aheng arab, e me zë të lartë!

Fetë në përgjithësi ka kush i mbron. I mbron krijuesi i tyre, i mbrojnë ato institucione, që fetë kanë krijuar në shërbim të misionit të tyre. Po ne shqiptarët, kush na mbron? Dhe a duhen ne si shqiptarë ta vëmë kombin tonë së shërbim të feve të ndryshme, apo t’i kërkojmë feve, që ushtyrojnë veprimtari në Shqipëri, që ato ta bëjnë veprimtarinë e tyre të dobishme në shërbim të popullit dhe vendit, ku edhe veprojnë? Fetë të mos kryejnë veprimtari, që dalin jashtë ligjit, apo që shqetësojnë banorët e këtij vendi, në emër të tolerancës, se është pikërisht teprimi, që e dhunon edhe tolertancën tonë!

1 COMMENT

  1. Z. Cokaj pergezime per kete shkrim analitik, i pa tendeca, por i argumentuar mbi baza te mirefillta.
    Shperdorimi i besimeve fetare, dhe kryesishte feja myslimane keto dite ka marre nji revansh te ç’frenuar…
    Une mbeshtes mendimin tuaj, ka nji Zot dhe nuk eshte prone e askujt.
    Shteti shqiptar duhet te miratojë një ligj per komunitetet fetare, ato duhet t’i binden normave dhe ligjeve te shtetit.
    Dikush po kerkon te perdori besimet fetare per te perçarë unitetin e popullit.
    Në çdo besim, ka mangesi, keto duhet te korrigjohen pa shkuar shume kohe.
    Lufta fetare ka rreziqe te pa riparuesheme, por kjo ne Shqiperi nuk ka per te ndodhur, kemi nji Zot, jo dy apo tre, pra jemi te gjithe te nji besimi, besimit tek Zoti e tek e mira dhe jo tek dreqi.

Comments are closed.