Gjergj Kastrioti dhe nënë Tereza, zilia me të cilën ushqehen islamikët e dështuar

1
52

Reagim publik

Në lidhje me njollosjen e personalitetit të Skënderbeut dhe Nënës Terezë nga deputeti islamik Amir Ahmeti, Intervista e datës 8 Mars 2014 në Gazetën Express

Nga Gjon Keka

Gjithnjë, kur kam shkruar, nuk kam menduar për asgjë tjetër, pos për të sjellë në dritë të vërtetën historike te vendin tim dhe paraardhësit te kombit tim. Poashtu edhe për të identifikuar sëmundjet dhe të keqen e tij të madhe, që i është mbetur si gjemb në kurriz. Sa më shumë që unë shkruaj dhe hulumtoj për këtë, mendoj se e keqja e tij e madhe, ajo që gjithmonë ishte burimi i të gjitha të këqijave të tij, ishte pushtimi barbar osman, edhe më pas siç edhe po shihet, fryti i mbetjeve të saj me negacionet, duke e minuar dhe shkatërruar lirinë, dinjitetin, identitetin dhe lumturinë e ketij kombi, prandaj pikërisht janë këto të keqija të cilat i kam luftuar me të gjitha mjetet demokratike dhe aftësitë e mia, pra me lapsin dhe mendjen time dhe do t’i luftoj gjerë në ditën e fundit, si një shqiptar që e mbron dhe e don atdheun e tij në dritë dhe jo në thellësinë e mjerimit dhe në lartësinë e injorancës.

Nëse emërimi i islamikëve të tillë si ju, apo mbetje osmane në pozita dhe institucione shtetërore, apo deputetë do të ketë efektë negative dhe rrënim nga brenda si duke sulmuar, njollosur personalitete kombëtare ashtu edhe duke u munduar ta shtrembëroni realitetin historik të ndërtuar mbi fakte, këtë me siguri se e ardhmja do të tregojë, se sa dëm të madh do t’i bëjnë këta individë dhe mbetje osmane kombit tonë. Por duhet ditur se janë disa pushtetarë në krye të shtetit, të cilët kanë lidhë vëllazëri me turqit, që i kanë bërë të mundur (nëpermjet koalicioneve), që këta individë të futen në këto institucione dhe i kanë dhënë mundësi, që ata të dalin të njollosin dhe tësulmojnë shtyllat e kombit tonë shqiptar europian – sepse duket ky është edhe qëllimi i tyre. Por dielli nuk mbulohet me shoshë, këtë ta dini!

Eshtë e vërtetë e madhe, se Gjergj Kastrioti ka vrarë armiq turq, si në betejë e luftëra të ndryshme, ashtu edhe tradhëtarë, apo mbetje osmane dhe këtë e ka bërë për kombin, të cilin e deshi gjerë në fund të jetës së tij, duke e mbrojtur me tërë qenien e tij nga barbarët turq – në përpjekje për të mbrpojtur vlerat evropiane të kombit shqiptar.

Eshtë absurde të thuash se Gjergj Kastrioti ka vrarë shqiptarë myslimanë, kur dihet se shqiptarët ende nuk ishin islamizuar me dhunë nga turqit, në masë të madhe, por kishte aty këtu tradhëtarë apo mbetje osmane, që kishin sjellë Sulltanët nga Azia. Siç dihet, madje faktet flasin se shqiptarët u dëbuan dhe disa u islamizuan me dhunë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe më pas edhe pas rënies së Shkodrës në duar të armiqëve barbarë turq, pas gjakëderdhjeve dhe gjenocidit, që bëri Sulltani barbar.

Eshtë fakt historik, se ne kohen e pushtimit barbar osman, kushdo qe nuk ishte turk, ishte egersisht i urryer dhe i perbuzur. Edhe sot, individë si ju dhe mbetje osmane po e instalojnë një mendim të tillë të errësirës ideologjike islamike, të urrejtjes patologjike në mënyrë të egër dhe përbuzjes e njollosjes së të gjithë atyre, që nuk janë islamikë e të verbër si ju.

Ndërkaq po të ishte Gjergji i tille siç e cilësoni ju dhe klani juaj ideologjik islamik, të ketë vrarë shqiptarë, ai do t’i vriste edhe Hamzanë dhe Moisiun, që i shërbenin Sulltanit, por ai nuk e bëri një gjë të tillë, madje ai thoshte kështu për këtë “unë ju kam edukuar dhe dashur si birin tim, i thoshte Gjergj Kastrioti me zë të ulët Moisiut dhe Hazasë; une nuk do te ju denoj dhe asnje pike gjaku i juaj nuk do te humbë, sepse une nuk dua qe t’iu marre jeten dhe lirine per se dyti, vetem nese ju pendoheni sinqerisht dhe shfaqni dashuri ndaj atdheut tuaj duke i sherbyer atij, por nese ju do te me tradhetoni edhe nje here, ateherë mos u ktheni serish tek une, por qendroni me turqit dhe do ta provoni edhe ate, se Skenderbeu nuk ka frike nga nje armik me shume.” Për rrjedhojë, Skënderbeu nuk ka frikë as nga disa flliqana me mjekër si ju, që guxoni dhe e përfolni atë tani që nuk jeton më!

Ndërsa sa i përketë Kuvendit të Lezhës (2 Mars 1444), ai jo vetëm se është Kuvend kombëtar, por edhe kuvend ndërkombëtar europian, për këtë duhet me lexu ma shumë dhe m’u mbështet në fakte dhe dokumente dhe jo në iluzione dhe helme ideologjike gjarpërore. Sepse siç dihet dhe ky është fakt se Gjergj Kastrioti ka gezuar nje besim te madh ne gjithe Arbërinë, po te mos ishte keshtu nuk do te mblidheshin te gjithe fisnoret dhe kryefisnoret ne Lezhe (2 mars 1444) per t’i dhene atij besimin e plote te udheheqjes se vendit dhe luftes kunder pushtuesit barbar osman. Nisur nga kjo nuk besoj se do te kete lider, qe do te mund te gezonte nje besim te tille te plote nga populli i tij si ai.

Por shihet qartë se jeni ju, qe sot keni ngrite koken si gjarperi per ta helmuar popullin tone me ideologjine islamike, që e la me dhunë turku në këto troje, pra pikërisht këta individ dhe mbetje osmane, që nuk dinë gjë tjetër pos të predikimit te skllaverise, te fatalitetit, te primitivizmit dhe injorances. Iu del pushtuesi turk e Sulltani ma afër se Gjergj Kastrioti! Kosova dhe tere Kombi shqiptar nuk ka nevojë per predikues te erresires ideologjike islamike ,por per drite, edukim, zhvillim dhe ecje drejt te ardhmes evropiane.

Por nje gje duhet ditur nga klani juaj, se edhe nga kjo e keqe do te shpetojë kombi yne sapo t’i bëhet mjaft e tepërt e bajate propaganda juaj, që nuk i jep bukë as turqve e arabëve, e jo më ne, dhe do te ecim ne rrugen tonë të natyrshme. Ndërsa kjo gjë dhe këto dukuri që po dalin nga gojët dhe mendjet e juaja islamike e të liga, po na bindin çdo dite, se nëse nese shteti bie ne duar te armiqeve te demokracise, ateherë populli behet kurrizi neper te cilen kalojnë pushtetaret, deputetet dhe individë të tillë, ndersa pasuria e vendit ushqim i barkut te tyre. Ndërsa sa i përket Nënës Terezë, ajo është nëna jonë, shqiptarja më e madhe e bamirëse, që bota ka njohur dhe parë me sytë e saj, ajo nuk kishte mision tjetër pos dashurisë dhe kështu e shkriu veten, duke u bërë shërbëtore e të varfërve dhe e njerëzve, që më së tepërmi kishin nevojë – e ju prandaj keni zili, se nuk mendoni tjetër përpos se si me e shitë lëkurën te turtku për barkun tuaj arab e të pangishëm.

Ju ofendoni besimin e saj, sepse ajo u mbështetë në dashurin dhe besimin e saj, i cili dha fryte dashurie e shërbimi te ajo dhe jo fryte urrejtje, përbuzje dhe ofendimi ndaj besimeve tjera, siç po bëni ju përditë në ligësinë tuaj, ligavecët dështakë dhe ideologët islamikë. Por do ta rikujtoj një thënie të Bill Klinton, që falë ndihmës së tij dhe respektit për Nënën Tereze, je gjallë dhe flet marrëzira në mënyrë demoniake, kjo është ajo që Bill Klinton thotë për të: “Nëna Tereze, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar, që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë.“ E ju ma quani këtë simbol të botës, që deklaron se është shqiptare: magjupe e Shkupit! Turp për ju e soijin tënd bastard! Verbëria juaj nuk ka kufi, përveçse tek dështimi i përditshëm e konfliktual, i ideologjisë me të cilën ju ushqeheni dhe shpërlani trurin.

Mua si një shqiptar, gjithnje me ka habitur kjo, se si Gjergji Kastrioti ka arritur ta ruajë zemren dhe shpirtin e tij arbnor ne vetevete nga ndikimet ideologjike te Sulltanit, megjithëse ai kaloi mes përmes rrethit të ferrit?!. Ndërsa tani, ka ardh koha që edhe shqiptarët e mirë ta ruajnë zemrën dhe mendjen nga helmi juaj ideologjik islamik, në myrë që kombi të mos dëmtohet dhe prishet nga brenda përbrenda. Se sot nuk na pushton turku dhe nuk kemi pse të frigohemi nga ideologjia që ai futi dikur ndër ne përmes pushtimit.

Dhe për fund, ju mund të mbylleni në errësirën tuaj, sepse njeriu mund të errësojë dritaret e tij me perde, mund t’i dëboni nga dhoma rrezet e dritës, por kështu si e keni nisur, vetëm sa i gënjeni të tjerët dhe veten, sepse jashtë dhomave tuaja të errëta, rrezet e dritës së kombit tonë si Gjergj Kastrioti dhe Nënën Tereza, do të ndriçojn kombin tonë dhe tërë botën e civilizuar dhe demokratike, përkundër errësirës dhe injorancës që përpiqeni të shpërndani ju, bukëshkalë të popullit shqiptar.

1 COMMENT

  1. kjo tregon se cfare njerëzish kemi zgjedhur te ne udheheqin. ngelesh vertet pa mend por ja qe injoranca s’paska brire. thjesht ajo qendren perballe nesh per te na sfiduar.

Comments are closed.