INXHENIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOGJIKE BOTRORE

1
61

Dr. Zef Mulaj

(Një shpikje e re në fushen teknologjisë)

Këto dite në faqet e informacionit industrial të Europes dhe të Shteteve të Bashkuera, gjejme emrin e shqiptarit Gjon Bisha me origjin nga Vau – Dejes Shkoder, me banim dhe me pune në Itali.

Dita e diplomimit – Inxhinier Gjon Bisha në Universitetin Politeknik Marche, Itali

Mbaroi studimet në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona në shkencat informatike e automazione industriale. Punon në fushen e elektronikes. Një njeri me pasione të mëdha për shkencen dhe teknologjinë, ku ka bëre emer për kualitetin e tij të lartë profesional e si qytetar këtu në Itali.

Për një kohë jo shumë të gjatë, rreth 2 vjeçare, me këmnguljen dhe pasionin e tij studion mënyrat dhe aplikon teknika të avancuera të makinave automatike distributore. Këto ditë u regjistrua dhe u publikua patenta (brevetto) në Europe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Një arritje që sipas kërkimit të dokumenteve nga inspektoret esaminatore internazional në Gjeneve i çertifikuan, që shpikja e tij nuk përben një kopjim apo kontrafazione të shpikjeve të tjera, që gjenden të rregistruara në registrin internazional të Patentave. (Arritjeve të reja shkencore – teknologjike)

Mbas këtij suksesi të parë, tani fillojne perpjekjet për prototipazazione e industrializimin e dispozitivit, që zëvendeson për herë të pare qysh nga shpikja e saj spiralen në makinat automatike, pa ndryshuar çertificazionin dhe sistemin struktural të tyre, duke zgjidhur kështu një problem të madh për objektet me dimensione të veçanta, të cilat nuk mund të aplikoheshin më përpara.

Një gjë e rëndesishme përveç zbulimit të sistemit integrimit e të kontrollit nga logjika software e makines, ështe edhe kostoja e ulët, pasi shfrytëzohen materiale që gjenden lehtë, pa pasur nevoje me adoptuar teknologji të posaçme për prodhimin e saj.

Numer publikacioni për Europe WO2012168955 A1
Patenta e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Përgatiti dhe dërgoi për publikim: Dr. Zef Mulaj

1 COMMENT

  1. Nji shembulle kuptim plote per politiken Shqiptare.
    Ky djale a nuke i duhet sote Shqiperis?
    Intelektual dhe shkencetar kujte doi sherbente ma mire se vendit te tije.
    C’do shqiptare ku do ndodhet duhet te ndihet krenar qe kemi intelektual te ketij niveli.
    Gjon Bisha nji shembull konkret,suksese djali i Shkoderloces.

Comments are closed.