Festa e 7 marsit/ Lule, bizhuteri dhe mbi të gjitha, zarfe me para

0
68

Urime të sinqerta dhe vetëm lule! Kështu festoheshin 7 marset e dikurshëm. Sot kjo ditë është materializuar aq sa pa frikë mund të cilësohet festa e dhuratave për mësuesit.

Nënat janë kujdesuar për listën e gjatë të dhuratave, sigurisht pas preferencave të shfaqura hapur ose jo nga vetë mësueset. Dhuratat më të shpeshta kanë qenë bizhuteritë e shtrenjta të floririt, me perla, aksesorë të ndryshëm dhe orendi shtëpiake.

Por ajo që dominonte në masë ishte dhurata e mbyllur në zarf, ku shuma në para konkurronte dhe pagën e një muaji të mësuesit, raporton Vizion Plus. Materializimi i 7 marsit, indirekt pranohet edhe nga vetë mësuesit. Këtë fakt e dëshmon përpjekja e tyre për të fshehur me ngut dhurata e shumta.

Dita e mësuesit është festë tipike shqiptare dhe daton 127 vjet më parë kur në Korçë u hap ”Mësonjëtorja e parë Shqipe”. Por sot kjo festë duket se e ka humbur vlerën dhe kuptimin që mbart nga vite më parë.