Ja kush është Flutra Kuqani Malo (poezi)

2
73

Eshtë lindur në Tiranë në një familje të nderuar arsimtaresh, bije e prindërve Tefë dhe Luçije Kuqani, dhe ka banuar në qytetin e Shkodres, ku dhe ka kryer edhe studimet.

Ka punuar si cicerone në Muzeun e Shkodrës. Me erën demokratike në Shqipëri emigron në Itali, ku jeton dhe sot dhe punon në një studio legale në Romë.
E mëkuar që në vogëli në fushën e letërsisë nga babi dhe nëna, mori pasionin për të hedhur në letër herë pas here çdo gjë që i linte mbresa. Më vonë ndihmon të atin në mbledhjen e toponamastikës së Veriut, arkivuar në Institutin e Gjuhësisë – Letërsisë në Tiranë dhe mbledhjen e shume doreshkrimeve, qe u perkasin qytetit te saj.

E shtyrë nga dashuria për letërsinë, filloi të shkruajë që në bankat e shkollës, ku fiton dy çmime të prozës në vitin 1970 e 1972.
Në Itali ka përkthyer Joakima de Vedruna të autores italiane Lidia Veces, që është i botuar, si dhe shumë libra shkollorë për shkollat shqipe të Laçit, në Shqipëri dhe që asistohen nga Murgeshat Karmelitane në Adriatik.

Ka marrë pjesë në librin me poezi të grave shqiptare në botë për “Nënën”.
Ka marre pjese ne librin me poezi “Arti fjales shkodrane” vellimi II.
Kohën e lirë shkruan ndonjë poezi për kënaqësinë e vet.

Flutura tashma nji zonje e nderuar nga te gjithe bashketatdhetaret qe e njofin nga afer, gjithmonë e qeshur dhe plot humor, ashtu siç ju shkon vetem Shkodraneve te mira. Flutura sot eshte e nderuar nga i gjithe rrethi shoqeror ku jeton dhe punon preje vitesh, miqtë dhe mikeshat Italiane te flasin me krenari per Flutra Malon, nji Shqiptare model i miresjedhjes shembullore, puntore e pa shoqe, humane me te gjithe, nji zonje qe e flet gjuhen italiane si gjuhen e nenes, flet aqe bukur edhe ate shkodrançe te vjeter.

Sa ma afer te qendrosh me Flutren, aq ma mire ndihesh, ajo te rrefen per jeten e saj, per jeten e familjes, per lidhjet qe ka me vendelindjen Shkodren, ku shpesh nga syri i pikon loti kure flet per vitet e femijeris, ne ate qytet madheshtor siç e quan Flutura Shkoderlocen.

Ajo ka nji humor edhe ne komunikim me te gjithe miqtë, pavaresisht kombesisë, prandaj njerzit thone ketu ne Romë. ah ajo Flutura Shkodrane shkruan poezi, po ashtu siç shprehet me vargje, ajo shprehet edhe në sjellje me te gjithe, eshte njeriu i nji modeli per t’u marre shembull nga te gjithe.

Kur lexon krijimet e saj, natyreshem ndihesh mire, vargje plot emocione, plot vertetesi, kjo eshte pra Flutra Malo.
/GJIN MUSA

Flutura Malo – poezi

Shkodra ime

O tokë, që më rrite;
që në rrënjët tua gurgullon
uji i pastër i lumenjve të mij Kir dhe Drin;
tokë, që mban një aromë të veçantë…
që më përkund me shushurimën,
që në vesh më arrin si muzikë;
që e ndjej akoma sot
dhe pse jam, larg…

Toka ime,
Që nga damart e tu të nxehtë
buron dashuria yte e parë;
mbështjellun me aromën tënde, prej Rozafe
më ndjell ndjenjën e krenarisë,
që jam, bija e yte…

Toka ime. Ne
të shpërndarë ndër cepat e botës
mbajmë në dorë shtërnguar
një grusht dhe
të sjellë nga larg…
Aty, dhe vetëm aty
Janë jetët tona, ç’prej shekujsh.

me brengë në shpirt, ikëm
me kokën mbrapa, toka ime
ikëm, si t’arratisunit, nga liria
me pengun, që një ditë
të t’ shohim ma mirë ty
trualli im, vendi im,
Shkodra ime…

12.7.1990

Nanes

Je frymemarrja e botes ne mjes……
Je dielli i mengjezeve sapo hap syte…..
Je hana, e yjet….e qiellit te mbramjeve te mija…
Thith çdo çast profumin tand……
E shikoj kurjoze…boten me syte e tu….
Ti je e gjitha e emocioneve te mija….
Je zemra ime e hapun….
Je loti i xete mbi ftyre…..
E une hap jeten ne duert e tueja
Ty ……qe ma dhurove……
Per mue je petali i drandofilles….
Reja e bardhe ne qiellin e kalter…..
Bora, shiu, fortuna…..
Ambelsisht je…….
Nana e mrekullueshmja nana jeme……..

2012

Dashnija jone
Asht nje bashkim çastesh…..
ikes…
ngjyra me nuanca te forta,
emocione te paepuna,
deshira te pa kontrollueme!

Ne kte pafundsi ndiqemi….
si dielli me hanen…
Lehtsisht prekemi…
si dita qe perkdhel naten….
E mbeshtillet ne muglline e saj,
me pushue…
E ma vone ….riduket,
ne driten e mjesit.
E gjitha kjo,
vjen ne hapsinen e nje çasti…!
Si na qe takohena n’pashpirtsine e kohes…….
e mberthejme,
çastin etern te nje perqafimi……………
e kapim,
e perqafojme me pathos….
ne memorien e pafshime,
te kujtimeve.

21.05.2013

2 COMMENTS

  1. Pershendes Gjin Musen per lancimin qe i ben autores se letersise shqipe aq e re po aq edhe e vjeter, Flutra Malos. Kam pase fatin me e njofte dhe me gezue miqesine e saj. I uroj suksese ne krijime e botime te tjera. Mentor Quku

  2. Te gjeta, te gjeta ashtu sic ke ken. Shoqja e motres te dashtun, kujtimi i feminise fatkeqe. Me shkruj me thuj, qe je e lumtun qe me gjith shpirt ta uroj.

Comments are closed.