”Qeveria Thaçi” nuk e ka shumicën në Parlament

1
45

RTK’së, më 11 shkrut 2014 me fillim në orën20:20mbajti
emisionin e rregullt ”Debat” – moderoi z. Ridvan Berisha
I ftuar: z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së

Përgatiti Ismet Hasani

Mbi 8-të vite nuk kisha të drejt ta vizitoja vendim tim; isha ”viktimë” e procesve gjyqësore
Kam pyetur:“Çfarë do të thotë ”haraç”?- ”Këtë e kanë ”imagjinuar” të tjerët kundër teje!”
Qeveria me kr/ministrin Thaçi i ka sjellë shumë të këqija vendit. Nuk pajtohem me atë që Qeveria e quan të “zakonshme”. Nevojitën ndryshime thelbësore… Iu kam drejtuar Presidentës sepse ashtu e kërkon rendi; Znj. Donika Gërvalla- viktimë e ”kuzhinave të huaja”; jam rritë me frymëzimet dhe veprën e Jusuf Gërvallës; historikisht ishim miq me familjen Gërvalla. Brigadës se UÇK’së ia kam ngjitë emnin ”Jusuf Gërvalla”. Hysen Gërvallën që 10 vite e kam këshilltar politik.

(Ramush Haradinaj)

RTK: z. Haradinaj, mirë se erdhet në emisioni ”Debat”!
RH: Mirë se ju gjeta dhe ju faleminderit për ftesën.

RTK: Opozita memzi ç’po pret mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, por më parë të ju pyes: ju sa po mbaruat vizitën në SHBA’ës. Cilat vlera dhe çfarë muarret nga atje?
RH: Faleminderit Ridvan. Dua t’iu shprehi falenderim të gjithë atyre me të cilët pata kontakte zyrtare sa isha i ftuar në Amerikë. Nga atje kam marrë të gjitha vlerat që duhet përmbajtur të gjitha vendet, por edhe né në Kosovë: që duke kryer secili punën e vet, t’iu përmbahemi këtyre vlerave amerikane. Në shqiptarët jemi me fat që na përkrahu dhe na ndihmoi Amerika, veçmas kur mbi një milion shqiptarë ishim të zhvendosur me dhunë jashtë Kosovës, na rikthej në vendin tonë. Né jemi të vetëdijshem për këtë.

RTK: Përshtypjet nga atje (Amerika)…?
RH: Ngjarja që më la përshtypje ishte: ”Lutjet e mëngjesit” dhe sa pashë ishte një situatë e privilegjuar… dhe pas atyre ”lutjeve të mëngjesit” takova shumë përfaqësues që merren me tema të Ballkanit dhe të Kosovës, si me z. E. Engel, Gjeneralin Klark e shumë senatorë e kongresmenë, nga të cilët mësova shumë…se ata e kanë traditë mikëpritjen, ku Washingtoni prinë. Prandaj të them se né duhet të bëjmë shumë më shumë si në Planin e Jashtëm e po ashtu edhe në Planin e Brendshëm dhe të presim nga një demokraci e qëndrueshme.


ZONA E DEBATIT – Mysafir: Ramush Haradinaj 

RTK: A e shihnit veten si lider?
RH: Ajo që është interesant po e theksoj se, ata janë të mësuar të kanë suksese… Unë kam pasë angazhime, ata e dinë, por ata i thanë për mue edhe sukseset, por edhe eventualisht gabimet.

RTK: Pse ju drejtuat Presidentës se Kosovës?
RH: Ju drejtova sepse konsideroj se ashtu e kërkon rendi. Né kemi në Kosovë edhe Ambasadorën znj Jakobsson dhe ata në Amerikë e dinë krejt situatën tek né. Unë e kuptoj Presidentën e Kosovës dhe e kam pritë përgjigjen nga ajo, por kam konsideruar se duhet ta ndjekim zyrtar dhe t’i drjetohemi Presidentës se vendit. Por kanë kontribuar edhe ambasadat dhe konsulatat e hapura dhe këto kontribojnë për né…

RTK: A u takuat edhe me z. Thaçi?
RH: Çdo politikëbërje duhet të jetë e qëndrueshme politikisht, ku duhet të trajtohen temat interesante nacionale si, liberalizimi i vizave, stabilizim-asocimit, Veriu i Kosovës dhe integrimi i tyre, kryetarët e Asambleve Komunale në Veri të kontribojnë në kryerjen e detyrave zyrtare, Doganat gjithëandej dhe kur analizohen del se nuk është një integrim i kënaqshëm. Né kemi hjekë/vuajtë shumë për të arritur deri këtu. Unë i kam kërkua Presidentës për faktin se në Kosovë i gjithë Spektri Politik të reflektojë për gjendjen e keqe qe e kemi…

RTK: ndërhyn duke e pyetur, ju jeni ai që sërish kërkoni zgjedhje të parakohëshme, por edhe LDK’ja, Vetëvendosja?
RH: Udhëheqësit e partive politike nuk e reflektojnë trendin…Kam kërkua nga Presidentja që të na takoj/bashkojë dhe të bëhen konsulta dhe të shihet se a mos kemi pika të përbashkëta dhe a të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme. Trendi duhet të shkoi mirë. Ajo që po bëj unë, e kam lutur Presidentën që, a bën që ajo të na ulë dhe aty të gjithë të konsultohemi… Edhe kur është çështja e protestave, nuk duhet t’i mbyllim sytë e as veshët…

RTK: Por për rrëzuemjen e Qeverisë?
RH: Ju tregova për pozicionin tim dhe ju përgjigja më përpara. Né e kemi mbërri një dakordim për reformë, po të qëndrueshme. Nuk ka ndryshime esenciale, nuk kemi pasë ndarje të ”zonave”. Zgjedhjet i bëjnë të suksesshme vet partitë politike ku shprehin vullnetin e tyre, por edhe institucionet e shtetit, vezhguesit…

RTK: Po rrëzimi i Qeverisë?
RH: Qeveria me kryeministrin duhet ta dijnë se nuk e kanë shumicën në Parlament. Vet partia politike në pushtet, vet Kr/ministri Thaçi duhet te reflektojnë gjendjen dhe vet ky duhet të thotë haptas, pra publikisht: ”…Nuk e kemi punën mirë, as Qeveria, as unë, pra si t’ia bëjmë…!” Dhe dihet se kur nuk ke ka shumicën në Parlament, atë e din ai.

RTK: Si ndodhi që në Parlament ”nuk kaluan” ato qëndrime që ishin propozua nga LDK’ja për Universitetin?
RH: Po merreni me mend: pozita po bën atë që duhet bërë opozita!? Pra pozita po e lëshon seancën e Parlamentit, për mos të votuar, pandaj rasti i opozitës – konkretisht i PDK’së është për mos me e marrë as me mend!? Por e dinë ”fuqinë” që nuk e kanë në Parlament! Po e vazhdoj se, duke e nisur prej Kryetarit të Qeverisë z. Thaçi, të mos involvohet në korrupcion. Por mbasi s’po fillon nga ky që mos të involvohet në korrupcion, edhe të tjerët po involvohen. Kryeministri nuk po e bën punën e vet, pra, duhet që t’iu bën ofertë qytetarëve të vet, jo ofertë në bazë të njohtësive e lidhjeve familjare, por t’iu ofrojë qytetarëve të papunë se si duhet të vijë deri të vendi i punës, duke e ditur situatën se ka aq shumë të papunë.

Buxheti preej 1.6 miliardë nuk përputhet me realitetin. Né i kritikojmë vendet që kanë shumë naftë dhe themi pse ato janë të varfëra?! Na harrojmë të kritikojmë veten se kemi aq shumë rezerva, si ato të thengjillit, metaleve dhe dihet se nga përpunimi i thengjillit prodhohet energji, prodhime të naftës, vajrave, gazrave…Né po humbim shumë duke diskutuar kot se koti; né kemi humbë 10 vite pa investuar në industri, ta zëmë në industrinë ushqimore, apo të metaleve…!

RTK: Çfarë do synoni – A do e zvogëlonit papunësisnë?
RH: Unë sypozoj që papunësinë ta sjelli në një përqindje të ulët e jo si kjo e tashmja kaq e lartë. Pse mos të arrijmë mesatarën e t’ardhurave, ta zëmë 1 mijë euro si në vendet Evropiane…e jo si Qeveria e Thaçit që e ka dëmtuar aq shumë vendin, e cila për “çdo gjë që verpon” thotë: “është e zakonshme!” Po atë që bëjnë nuk është e zakonshme; këto situata nuk janë të zakonshme; né kemi aq shumë tema, që nuk duhet konsideruar si “të zakonshme”. Merreni me mend që në çfarë gjendje i kemi pensionistët, pastaj veteranët e të tjerët, pra nuk kemi çasje serioze të një kredibiliteti e as ndaj partnerëve, duhe të kemi planin që me shpejt të ecim prej të pares, në të dytën e në të tretën me ecë sa më shpejt. Kam pasë kontakte me gjeneralin Rajnhard dhe në një rast po më thotë:” Nëna ime ka la rroba…dhe pas punës, kur është kthye në shtëpi, ka dale dhe i ka ndihmue lagjës se saj në punë të ndryshme…!”

Nga kjo mësohet shumë…Prandaj nuk pajtohem që edhe më tutje të shkohet më atë “e zakonshme”, jo, jo! Na kemi humbë shumë… deri të humbja e ndjenjave, spese kemi humbë besimin ndaj njeni-tjetrit dhe më gjërë…

RTK: Ju synoni për Kryeministër të Shtetit të Kosovës?
RH: Po! Me garancën që i kam dhënë edhe më heret do t’i qëndroj besnik edhe tash e në të ardhmen…! Nga e kaluara kemi marrë një mësim të mire: Ju e dini se çfarë fushate politike negative e bënin ndaj nesh dhe konkretisht ndaj meje! Unë i pysja ata që ishin më mua: po pse po verpojnë kështu, kaq negativisht kundër meje kur unë jam i hapur, i sinqertë?! E më thonin: Po këta që bëjnë këtë ndaj teje, e bëjnë nga shkaku se e mendojnë të ardhmën!? Unë nuk jam për këtë Qeveri që udhëheqet duke thënë se kjo është “e zakonshme”.

Sikur të isha në vend të kryeminstrit, sigurisht se do ishte situatë më e mirë në të gjitha aspektet. Por, unë kurrë më nuk do t’i toleroj të gjitha ato të mëhershmet! As unë e as familaj ime nuk jemi xhveshë kur kanë bërë fushatë ndër më të rëndat kundër nesh, ndër të parët partija e tij dhe vet kryeminstri aktual Qeverisë. Pastaj edhe LDK’aj dhe z. Isa Mustafa, AKR’aj dhe z. Pacolli dhe tash e kanë marrë mësimin e duhur. Unë nuk kam pasë kohë të merrem me ato që më parë edhe i kam tolerue, port ash më nuk do i toleroj.

RTK: ndërhyn, po ka bërë fushatë ndaj jush edhe zonja Mimoza Kusari- Lila në Gjakovë, pastaj z. Muhaxherri në Pejë…?
RH: Nuk mundet një zv/kryeministre apo ministre në atë qeveri – si zonja Kusari, pjesëtare e një partie që është gjithëherë në biznes…; Unë i them zonjes Kusari merru me Gjakovën, ndihmoj atij qyteti…; ashtu edhe z. Muhaxherri në Pejë i them që të fokusohen në detyrat e tyre…!

RTK: Po zonja Gervalla, mendoj Donika Gërvalla, e ka drejtuar gishtin kah ju…?
RH: Unë si i ri jam frymëzua me veprën e Jusuf Gërvallës: Ne edhe katundet nuk i kemi larg, Gllogjani me Maznikun nuk janë larg dhe jemi në miqësi familjarisht, bile thuhet dhe shënon se familja jonë Haradinaj nga Gllogjani i ka ndihmua familjes Gervalla në situatat më të rënda. Kur erdhi koha, unë jam ai që Brigadës së UÇK’së ia kam ngjitë/vue emnin e parë, atë të Jusuf Gërvallës.

Unë kam qenë 8 vite në proceset gjyqësore dhe kam qenë largë shumë rrethanave, kam qenë ”viktimë”, bile nuk kam pasë të drejtë as të shkoj për vizitë në vendin tim, as në Gjakovë, por sa i perket znj. Donika, them se ajo ka qenë ”viktimë e kuzhinave të huaja” dhe krejt kjo që ajo ka thënë është një habi për mua. Të them edhe këtë: Hysen Gërvalla është këshilltar politik i imi që 10 vite, jemi takua me të dhe nënën Ajshe, kur nëna Ajshe pyeti: cili asht Ramush Haradinaj? Më treguan dhe kur iu afrova më tha: ”A ti je Ramush Haradinaj që ma ke ngjallë djalin, Jusufin!?” Kjo është e vertetë publike. Zonja Donika është e bija e një heroi, atdhetari e kombtari që ka bërë shumë…! Kjo më habitë nga znj. Donika Gërvalla!

RTK: ndërhyn dhe pyetë: cili do ishte koalicioni: 1. LDK’ja – z. Isa Mustafa, AKR’ja- z. Pacolli, Vetëvendosja – z. Albin Kurti, apo edhe z. Fatmir Limaj?
RH: Mendoj se krejt varet prej votimit të qytetarëve! Varet nga gadishmëria e qytetarëve. Duhet të bëhen ndryshime thelbësore në Kosovë.

RTK: Çfarë mendoni për EULEX-in?
RH: Duhet me u gjetë mënyra dhe metoda; duhet të bëhet ekspertizë dhe duhet të kemi mësuar dhe të mësojmë nga EULEX-i. Por mos të punojmë ndaras, por t’i ftojmë e të vijnë te né nëpër zyrat tona. Pra mënyra kreative, pasi EULEX-i krejt ekspertizat mund t’i bëj pa kompenzim, pa para!
Ne si Aleancë, asnjëherë rehat s’kemi qenë: unë që nga viti 2004 nuk jam në rrjedha e as pjesëmarrës se isha 8 vite në precese gjyqësore, isha ”viktimë”, por po them se Kosova duhet të respektoj Ligjet Ndërkombëtare, por edhe të rritë kredibilitetin. Të kemi gjyqësor efikas e jo të stërzgjatet procedura gjyqësore me vite e vite dhe mos të përfundojë. Unë kam qenë ”viktimë” e atyre proceseve, por më në fund u kuptua edhe për mua edhe për neve se kush kemi qenë.

Edhe një habi e madhe: thojshin ”haraç”, nuk e kuptoja dhe pyesja: çka është ky ”haraç”? Dhe më shpjeguan dhe e kuptova se të tjerët ma kanë bërë këtë, se ju kanë frikësua të ardhmës, dikur edhe ata që e kanë ”menduar” këtë e panë se nuk po ju zën vend kjo. Unë për 8 vite nuk kam pasë të drejt të shkoj e të vizitoj vizitoj vendin tim, as Gjakovën teme, e të ma ngjesin këtë ”haraç” ka qenë ”fushatë politike” jo e drejtë, por tash të gjithë e dinë, ka shumë njerëz qe e dinë të vërtetën, kush është dhe kujt i beson Ramush Haradinaj. Ata shumë njerëz qe e dinë të vërtetën do të veprojnë drejtë.

RTK: Cili do jetë partneri politik i juaj?
RH: Këtë do ta thotë qytetari! Ka me pasë ende situate jot ë mira, por ka me pasë zbulime, ka me pasë dhe konfuzion. Ka shumë tituj që kanë shkaktua konfuzion dhe e kanë “bërë mjegull”…!

RTK: ndërhyn dhe në shpejtësi, pyet z. Haradinajn: “ z. Haradinaj, jemi kah fundi (i emisionit) por na tregoni: në mars, prill, maj”?, – mendon në zgjedhjet e ardhshme?)
RH: Mirë e ke thënë Ridvan! Por nuk po nxitohemi.

RTK: Ju faleminderit z. Haradinaj që ishit në emisionin ”Debat” dhe kontribuat mjat lidhur me temën dhe pyetjet e parashtruara dhe do të doja që të jeni si ju si dhe liderët e partive tjera politike në një debat të përbashkët?!
RH: Unë mendoj se Kosova ka nevojë dhe unë e përkrahu çdo debat, mbetem I hapur edhe për hir të qytetarit. Ju faleminderit!
F U N D

1 COMMENT

  1. Te kerkoshe te rrezoshe kryeministrin e vendit tane z.Ashim Thaqi me duket sikure ai njeriu qe kerkon ti bier murit me koke.
    Juve z.Ramush per interesa personale dhe per konjuktura politike e tradhtove Thaqin!se ku qendron burreria kete e di ti.
    Dy bshkeluftar ne lufte,sote dy kundershtar politik!!pse kjo z.Ramush?
    Ashim Thaqi eshte njeriu qe themeloje shteperberjen e Kosoves,komiari politik i luftes,kryetar i Rambujes,ei te gjitha ngjarjeve te deri me sote kane doren dhe vulen e Hashim Thaqit.
    Njeriu qe gezon nji respekte nga te gjithe nderkombetaret,njeriu i kandituar per cmimin nobel,besoje se do ishte ne nderin tane qe te ishe perkrah ne betejen per ndertimin e Kosoves,pasi shpresa per ta pare Ramushin kryeminister tashma eshte e vdekur.
    Do mbetesh ne histori po ti riktheshe viteve te luftes per lirin e Kosoves,sote perkrah Thaqit per te rimkamur Kosoven.
    Me shum dashamiresi
    Gjin Musa

Comments are closed.