ResPublica.al | 7 shkurt 2014
Gjiganti metalurgji “Trepça” ka futur në ‘luftë’ dy shtete të fuqishme, Britaninë dhe Gjermaninë. Si e para, ashtu edhe e dyta përmes ambasadave të tyre në Prishtinë, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth të ardhmes së minierave.Britanikët mbështesin idenë e Qeverisë së Kosovës, që minierat të shndërrohen në ndërmarrje publike, ku më pas ato do të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës.Ndërsa gjermanët kundërshtojnë një ide të tillë. Madje për një gjë të tillë para pak ditësh ka dalë haptas edhe hapur zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler, shkruan gazeta “Zëri”. S.S