Nikolla Tesla, shqiptar?

0
54

Tesla wearing the Serbian national costume, c. 1880.
Tesla në kostumin nacional serb(?)

Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta – thotë publicisti Arben Llalla, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”. Duke u nisur prej këtij principi, atëherë pohoj që Nikollë Tesla ishte shqiptar.
Kush ishte Nikolla Tesla? I lindur me 1856 në fshatin Smiljan (Kroaci), dhe vdiq në Manhatan, Nju Jork në vitin 1943. Ishte një zbulues i madh amerikan në fushën e elektrikës. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884.

Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe(?). Babain e kishte prift ortodoks dhe nënën e pa shkolluar(?) por shumë inteligjente. Prindërit e Tesles ishin nga Serbia jugeperndimore afër Malit të Zi (O`Neil 2007)

Ai ishte i krishter ortodoks, por më vonë në jetën e tij nuk e merrte vehtën si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar, pra botëkuptimet e tij fetare ishin të pasigurta, në bazë të deklaratave që i bënte për fenë (O`Neil 2007)

Në gazetën “Vecernje Novosti“ shkruan se foton origjinale të Nikolla Tesllës, që po e shofim në figurë, e ka Slobodan Nikoliçi i Krushevcit, të cilën e ka marrë nga një kusheri i Nikollës. Fotoja është e vitit 1880, pra 4 vjet pra se të emigronte në SHBA.

Nëse vërtetë historia ka nevojë për dokumenta, që e thotë me plot kuptim, publicisti Arben Llalla, ne në rastin e Nikolla Teslës po bazohemi në ate që për raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë.

Logjika e thjeshtë është kjo, nëse prindërit Tesles ishin nga Serbia jugeperndimore afër Malit të Zi (O`Neil 2007), kjo do të thotë se ishin nga Sanxhaku pa dyshim; por kurrkund nuk e japin vendin e saktë të asaj Serbije Jugperendimore (?).
Pastaj babai i tij nuk dinte as shkrim e as lexim deri sa u bë prift ortodoks, dhe u bart familjarisht në Kroaci. Pse në Kroaci?

Foton e tij me veshje kombëtare shqiptare, e bëri 4 vjet para emigrimit për në ShBA, tregon diçka. A mos ishte fare nostalgjije për të kaluaren e familjes se tij? Pse serbet e heshtin këte fakt? Pse mu në veshje kombëtare shqiptare? A vërtetë mendonte ai se ishin veshje serbe?
Pastaj mospërfillja e fesë ortodokse. Ndoshta nuk e shifte si fe të veten. A mos iu është imponuar ortodoksizmi? Kjo çka shkrova duhet të jetë vetëm një nxitje për hulumtime të më tutjeshme.

Por siqoftë është më se bindëse, se Nikollë Tesla ishte shqiptar.

Fahri Xharra, 04.01.12