Nga Asllan Dibrani
Takime përkujtimore qe mos të vdesin kurrë këta martir të devotshëm për kombin shqiptar, po mbahen anembanë ku ka dhe jetojnë shqiptarët. Flaka e janarit, si manifestim në nivel kombëtar, ka përfshirë përmasa gjithë popullore edhe në mërgatën shqiptare.
Grupi i valltarëve i përgatitur nga koreografi Rrustem Selca.
Një takim i ngjashëm me aktivitet përkujtimore dhe kulturore u mbajt edhe në Ludvigsburg të Gjermanisë afër Shtutgardit. Në këtë takim manifestues, ishin familjarët e të afërm të dëshmorëve dhe heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike të Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani!
Më 18 janar u organizua Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga klubi “Bardhosh Gërvalla,” në qytetin e Ludwigsburgut, për t’i kujtuar dhe nderuar heronjtë e kombit, Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun!
Data e 18 janarit 2014 shqiptaret e Ludvigsburgut i gjeti ma te mobilizuar se çdo herë, pos manifestimit te përkujtimor të 32 vjetorit te vdekjes se këtyre arkitektëve të”Vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zeka ” për pavarësinë se Kosovës . Ata shënuan edhe 20 vjetorin e themelimit të klubit kulturor “Bardhosh Gervalla” në Ludvigsburg.
Ata fillimisht pos himnit kombëtare me një minutë heshtje i përkujtuan të gjithë të rënët dhe viktimat e luftës për çlirimin e Kosovës.
Pos ,Akademisë përkujtimore kushtuar “vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekes” u mbajt edhe një orë letrare e organizuar nga Lidhja e shkrimtareve dhe Artistëve shqiptarë nga Gjermania me të cilin rast pati edhe një gare për poezitë ma të mire kushtuar këtyre martirëve dhe shperblime .
Këtë manifestim e shoqëroj edhe një serë aktivitetesh sportive të “Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani” (FFSHGJ). Një manifestim të madh solemn e festiv organizoi në Ludwigsburg së bashku me SC Drita-Kosova të Kornwestheimit qe edhe shpalli ekipet dhe individët më të mirë për vitin 2013.
Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut, sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani. Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë, Nezir Fejza, Z. Smajl Çekaj, vëllau i Heroit të Kosovës Sali Çekajt e krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania zoti Mentor Thaqi nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë dhe nënkryetarin e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare për Gjermani” Neki Lulaj etj.
Pamje nga publiku pjesëmarrës në takimin e përkujtimit të vrasjes së “Vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekees” nga dora gjakatare e Jugosllavisë dhe shënimin i 20 vjetorit të klubit “Bardhosh Gervalla”
– Tubimin në fjalë e përshëndeten shumë personalitete qe morën pjesë në këtë takim. I dhanë një freski edhe zyrtarët nga institucionet e Kosovës, si zoti Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Z. Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt , Neki Lulaj nga Lidhja e Shkrimtareve etj. Fjalimi i zotit Afrim Sylejmanit u përcoll me duartrokitje të disahershme, lidhur me prezantimin e themelimit dhe veprimtarisë 20 vjeçare të këtij klubi. Ishte 28 Nëntori i vitit 1993, kur u themeluar ky klub, që i afroj nën ombrellën e vet të gjithë shqiptarët pa dallim. Klubi me organizimin e vet bëri shumë në interesin e Kosovës, gjë që e gjet në prag të rezistencës kundër pushtuesve serb.
Ky klub, pos organizimit të manifestimeve të ndryshme, priti burra të mëdhenj dhe figura të mëdha politike, kulturore dhe artistike. – Klubi “Bardhosh Gervalla ” organizoj shkollën shqipe në Ludvigsburg, ndihmoj lutën e Kosovës me mjete të ndryshme, fondin e “Republikës së Kosovës” dhe “Vendlindja thërret”, ndihmuan fatkeqësinë, që përfshiu Shqipërinë nga vërshimet etj. Asnjëherë nuk pushoj që nga themelimi deri në ditët e sotme kështu që është e pa mundshme të përfshihet i gjithë aktiviteti i tyre, por mbete që vërtet shqiptarët, ku nuk janë të organizuar akoma në ndonjë shoqatë, apo shoqëri organizative të marrin model këtë klub.
Tubimit i dha një atmosfere artistike prezantimi i valltarëve te udhëhequr nga i madhi Rrustem Selca, koreograf profesional i cili vepron në Gjermani dhe në Zvicër. Po rrit gjenerata të reja nga sofra e artit dhe vlerave në mërgatën shqiptare. Mysafirët në këtë mbrëmje i argëtuan Ismet Bexheti, Sevdail Radogoshi – Qumili e Shkokla. Klubi Bardhosh Gervalla për hire te manifestimit shtroj darke pe r mysafiret.
Fotoreportazh nga: Asllan Dibrani dhe www.photo-kg.de Katarina Grießer