Kodheli, Berishës: Jetën e babait ta kam borxh, por CV ime s’ka vrasje

0
65

Politikë, 23 Janar 2014

TIRANE – Replika të ashpra mes ish kryeministrit Berisha dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në seancën e sotme të Parlamentit.

Ndërkohë që Berisha e quajti “kofidente” Kodhelin, kjo e fundit i tha se i kishte borxh 2 herë jetën e babait por CV e saj nuk kishte vrasje.

Përmes ironisë dhe të qeshurës kreu i Kuvendit, Ilir Meta i dha fjalën ish kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit si “Mbrojtësi më i madh i të drejtave të grave”.

Berisha nga foltorja akuzoi maxhorancën se po zëvendësonte deputetet gra me përfaqësues të mafias. Ndërkohë që ministrja e Mbrotjes tha se është show i padenjë as për Kuvendin, as për zonjat që denjësisht përfaqësojnë këtë Kuvend.

BERISHA: “Po dhuhohen në mënyrën më brutale, nënat, motrat, grate. Sot në Parlament i nënshtrohemi mafias, tentakulave dhe kompromisit ndër më të turpshit në histori për të përzëbnë nga parlamenti dy zonja dhe për të zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafias. Ky Parlament ka rregullat e veta dhe ka solidaritin e vet ndaj deputëve të sëmurë por jo flakjen, sepse ka kufi, ti Mimi kofidentja”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në Kuvend po “përdorin grua për të sulmuar gruan”.

REPLIKON KODHELI: “Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët. Unë kam burrninë të them: Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë, jo një herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh sepse në CV-në time nuk ka pasur as vrasje as hajnira.”

DEBATET E TJERA NE SEANCEN E SOTME PER MANDATET E GRAVE

REPLIKA, KODHELI: TOPALLI NUK ESHTE AS PJESE E ALEANCES SE GRAVE

Dorëheqjen e grave parlamentare nga Kuvendi i Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha e kanë cilësuarsi çështje mafieje dhe kriminelësh.

“Kurrë nuk ka ndodhur që të japë dorëheqjen, që të vijnë të tjerë në parlament. Ju zotëri që keni 20 vite në parlament, si ndiheni sot? Kur ka qenë pra parlamenti i mbushur me gra nga krimi i fortë si kësaj rradhe?! Çohuni zonja në emer të fëmijëve tuaj, ju zotërinj deputetë, dilni zot të së ardhmes të fëmijëve tuaj. Ajo që po ndodh sot është e rëndë”, është shprehur mes të tjerave zonja Topalli, në seancën për mandatin e deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë. “Kodi i heshjes është kodi i mafies”, tha ajo mes të tjerash , ndërsa ka vijuar me bindje se gratë deputete që kanë dhënë dorëheqjen, “nuk janë të sëmura por u kanë kërcënuar fëmijët e marrë peng vëllezërit”.

Fjala e saj ka kaluar mes polemikave dhe zhurmës. Fjalimin e saj “në mbrojtje të grave”, Mimi Kodheli e ka ironizuar me faktin se znj. Topalli nuk është as “pjesë e Aleancës së Grave të Parlamentare”.

“Propozuam zonjën Mesila për kryetare, zonja Topalli nuk ishte fare pjesë e Aleancës ndaj nuk mund të ketë marrë pjesë në aktivitete. Më vjen keq, se në emër të grave nuk mund të abuzohet për gratë. Ndaj si ish deputete e qarkut të Lezhës, si kryesuese e PS-së në atë qark, nga i cili kam dhënë dorëheqjen nga posti i deputet, bazuar në respekt të forcës sime politike, siguroj se lista e deputetëve në Qarkun e Lezhës është githëpërshirëse e dinjitoze. Ajo listë vërtet është përballur me mafien, dhunën, vështirësitë që ai qark sjell, për shkak të vështirësisë që ju zotërinj në tetë vite qeverisje i keni lënë”, vijoi Kodheli.

“Merieme Delishi është zonja më e nderuar që rrethi i Lezhës ka. Është e turpshme të abuzohet me këtë emër te respektuar, të përmendet. Por nuk është e turpshme të jesh e sëmurë”, vijoi Kodheli, ndërsa bëritë ditur se Delishi është në proces dialize 3 herë në javë. Edhe pse në pamundësi fizike, ajo hyri në listë për shkak të figurës që përfaqëson në atë rreth, bazuar edhe në kodin tonë të respektuar zgjedhor, që kuotat rozëtë respektohen, se ndryshe partitë politke gjobiten. Ju abuzuat me përqindjen e grave. Nuk keni asnjë grua të zgjedhur në administratëm lokale, se i respektoni shumë gratë!”, është shprehur me ironi ministrja Kodheli.
Ajo cilësoi se “Ky është shou i padenjë as për Kuvendin, as për zonjat që denjësisht përfaqësojnë këtë kuvend”.

BERISHA: KRIMI NË VEND, ME TRITOL DHE PRESION NDAJ DEPUTETËVE

Përmes zhurmës nga të dy grupet parlamentare dhe batutave të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, fjalën e mori më pas zonja Mesila Doda. E ngacmuar se “nuk është kjo mënyra për protagonizëm politik”, Doda i është përgjigjur “Dëshira ime e fundit është protagonizmi politik”. “Duhet të dihet ajo çfarë ndodhi, përveç faktit kush është te Aleanca e Grave, se edhe zonja Kodheli sot nuk është. Thirrëm mbledhje e bëmë deklaratën, që nuk bie dakord me hapat që bënë këto zonja. Nëse pranojmë presionin e bërë ndaj grave, jemi dorëzuar para krimit e mafias. Ky parlament ka vend për dy veta: ose krimninel ose politikan. Në një vend nuk mund të rrimë të dy bashkë.
Jemi njerëz që na kanë votuar të gjithë, asnjë nga ne sot këtu nuk mundet që këmbëkryq të shohë një krim që po ndodh para syve tanë. Nëse kjo ndodh, kemi marrë fund.”

Ajo tha se krimi po zapton vendin “me tritol e presion ndaj deputëve”. Doda kërkoi shtyrje të votimit sot, pasi sipas saj “nuk mund të zëvendësohet mandati i grave si kokrra orizi”. Ajo kërkoi edhe OSBE-ja, Këshilli Europoan dhe Ambasadat e Huaja të shprehen për këtë çështje.

ILIR META: BERISHA, “MBROJTËSI MË I MADH I GRAVE”

Përmes ironisë dhe të qeshurës ka prezantuar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, fjalën e ish kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur këtë të fundit si “Mbrojtësi më i madh i të drejtave të grave”.
Berisha nga ana e tij e ka quajtur “Sitë të zezë, e rëndë në historinë e kërtij paralmenti, në një vend ku prore, javë për javë e më shpesh, dhunohen në mënyrën më brutale nënat, motrat,vajzat, gratë shqiptare, në një vend ku dhuna familjare ndaj grave është bërë problemi madhor kombëtar”. “Së bashku kemi votuar lighet më të rënda, për të vendosur një frenim ndaj këtyre aktiviteteve turpëruese kombëtare e indivuduale. Ne sot në parlament i nënshtrohemi mafies, tentakulave të saj. Është një kompromis i turpshëm në historinë e tij për të përzënë nga parlamenti dy zonja, për tu zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafies”, ka thënë Berisha.

BERISHA: TË HETOHET RASTI

“Ky parlament ka rregullat e veta dhe ka solidaritin e vet ndaj deputëve të sëmurë por jo flakjen, sepse ka kufi, ti Mimi kofidentja”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në Kuvend po “përdorin grua për të sulmuar grua”. Ai ka kërkuar që çështja të hetohet nga OSBE-ja dhe ogranizmat ndërkombëtarë.

Në minutazhin e mbaruar, ish kryemnistri ka vijuar të flasë mes zhurmave në sallë dhe mikrofonit të hequr, ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka vijuar sërish me ironi, “Vazhdojmë seancën se fjalimi për të mbrojtur të drejtat e grave, degradoi me fyerje ndaj një zonje të nderuar”.

BERISHA JASHTE SEANCES: ZONJAT U PËRJASHTUAN NGA PARLAMENTI NGA TENTAKULAT E MAFIES

Pas largimit të deputetëve nga salla e Kuvendit, Sali Berisha ka folur për mediat. “Me kthetrat e mafies ju rrëmbehen mandate deputetëve. Mendoj se parlamenti është shndërruar nga tempulli i qytetërimit, në tempull të mafies. Nuk është akuzë por është fakt, është gjithçka realitet”, ka thënë Berisha i pyetur për këto akuza të tij. “Tre zonja apo katër, u përjashtuan sot nga parlamenti nga tentaulat e mafies, me urdhër të Ramës dhe Metës.
Kryetari i PD-së i ka shprehur qartë qëndrimet ndaj reformës territoriale. Kjo që ndodh është gjëja më e paimagjinueshme në një vend të lirë që mendon se do të eci drejt Evropës, por ec drejt të kundërtës”. Ai e përmendi si mafioze dhe kriminale vendosjen e tritolit sot në Durrës apo në qendër të Vlorës.

Redaksia online
(sg/bg/shqiptarja.com)