Rexhep Qosja “nga kali në gomar”!

1
56

Nga Rrezart Kalaja

Rexhep Qosja në baraspeshim me ekstremizmin xhihadist kundër kombit shqiptar të Shefqet Krasniqit, militant i “Vëllazërisë myslimane”, Shefqet Krasniqi asgjë nuk ka të bëjë me kulturën shqiptare as me fenë islame! Për kulturën shqiptare dëshmon antikulurë, ndërsa sa i përket fesë, ky ka veprime shume negative, sepse në vend të fesë ai i sjell popullit shqiptar, përçarje e propagandë dhe antivlera, duke nxitur rininë shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja, siç është Siria.

Shtypi aktual i Kosovës dha lajmin, se Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi u takuan dje në selinë e Institutit Albanologjik, gjë, qe asnjëherë Instituti Albanologjik nuk është marrë me të tilla gjëra deri me tash, as nën regjimin e Serbisë! Në informatë thuhet se hoxhë Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë e paskan vizituar Akademikun Rexhep Qosjen. Ky paska shpreh shumë admirim dhe gëzim për këtë vizitë, ka kohë qe dera e tij nuk çelet nga njerëzit e mëdhenj, as nga gazetarët, as nga fqinjët as nga shokët ???. Në kohët e fundit nga qëndrimet e tij politike dhe kulturore e ka zbeh figurën nga e cila spektri intelektual klanë filluar edhe ta injorojnë, kështu qe e vetmja rrugë e komunikimit dhe takimeve, i ka mbetur sharlotanët hoxhallarë dhe njerëz të dëshmuar në nxitje ndërfetare dhe urrejtje ndaj njerëzve qe nuk janë të një mendimi për t’iu nënshtrohen qëllimeve te tyre të “Vëllazërisë myslimane”. Qëllimi i tyre është që ta plasojnë këtë doktrinë të mbrapshtë edhe në Universitet.

– Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Ma tutje citoj deklaratën e Rexhep Qoses, ku ju dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Shefqet Krasniqit dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë” thuhet në njoftim.

A thua ku i gjeti profesor Rexhep Qosja ato vlera të mëdha të Shefqet Krasniqit, militant i “Vëllazërisë myslimane”, që në asnjë agrumet nuk ka që të mbesin si qëndrime serioze. Shefqet Krasniqi asgjë nuk ka të bëjë me kulturën shqiptare as me fenë islame! Për kulturën shqiptare Shefqet Krasniqi me paraqitjen e vet dëshmon antikulurë shqiptare, ndërsa sa i përket fesë ky ka veprime shumë negative, në vend të fesë i sjell popullit shqiptar, përçarje propagandë dhe antivlera, duke nxitur rininë shqiptare të vdesin si mercenar në vendet e huaja siç është Siria.

Përzierja e tyre në politikën shtetërore, sipas përvojave të shteteve islame asnjë vend nuk mbeti pa (gjakderdhje dhe lufta civile), andaj i dashur Rexhep Qosja, ti ke rënë tepër poshtë me aq naivitet kalamani në sjelljet tua të pamatura. Rexhep Qosja mos u bëj përçarës i (popullit shqiptar)! Tërhiqu nga të tillët mos e merr kumonën e armiqve tanë të përbetuar, qe s’u ngopën me gjakun e shqiptarëve. Ti je një intelektual që shumë kohë të kemi pasur ideal për çështje madhore kombëtare!

Edhe Krasniqi ka vlerësime për punën e Qosjes sipas mendimet e tij për “çështjet e identitetit”. A thua cilin identitet e kërkojnë këta hoxhallarë për shqiptarët? A thua të identifikohemi si turq, arabë e sllavë, që të gjithë kanë marrë dije e kulturë nga shqiptarët? Këta hoxhallarë, me në krye Shefqet Krasniqin janë mashë e huaj dhe fatekqesisht edhe Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja po me vjen të qaj për ty edhe të vajtoj, apo ta vjellë atë që përtypa nga ti! Kësaj sipas proverbave popullore i thuhet ra nga kali ne gomar! Një akademik të mbetet në rangun e bashibozukeve mashtruesve dhe injoranteve që po e katandisin vendin drejt humnerës dhe kundër vlerave kombëtare koha do ta dëshmoj dhe do te mbeteni të humbur. Me qëndrime arrogante, të dhunës dhe terrorit kanë rënë burra të mëdhenj të kësaj rruge dhe dyshoj ne agjendën që keni ndaj kombit tonë, qe do të merrni tërthor diku.

1 COMMENT

  1. Ky ka qene eshte dhe do vdesë i deshtuar. Al Qaida i dergon pergezime. Besoj se ky ose per pare ose per inat te popullit e ban kete gjest.

Comments are closed.