Nga Gjon KEKA, 04.01.2014
Ata që e njohin gjeografinë dhe historinë, e dinë se ne si komb i përkasim shpirtërisht dhe fizikisht Europës si familje, madje sipas doktrinës së historisë, kombi ynë si një nga më të lashtët, ishte rrënja ushqyese e fryteve të përbashkëta të familjes Europiane dhe kjo u pa edhe në kohën e Gjergj Kastriotit dhe gjerë në ditët tona, nga ata që ruajtën dhe mbanin gjakun e arbërit, respektivisht kastriotit në venat e tyre.
Doktrina gjeografike e Europës është përcaktuese, se ne jemi komb në zemër të kësaj familje dhe si të tillë, do të duhej t’i jemi pranë shtëpisë së përbashkët për të kontribuar si një trup dhe shpirt në zhillimin dhe ndërtimin e rrugës drejt të ardhmes së brezave.
Por megjithkëtë sikur në Kosovë, por edhe në disa pjesë të trojeve arbnore, kanë dalë disa individë dhe grupe e klane ideologjike, që kanë mbledhë afër vetes si mbetje sulltaniste, ashtu edhe mohuese të llojit të ballabanëve, amzave dhe haxhiqamilëve dhe po i ushqejnë zemrat e tyre me krimba të “ëmbël” islamikë, pra të ideologjisë së saj, dhe kjo fatkeqëisht po bëhet për qëllime të qarta të dëmtimit të shpirtit dhe trupit të kombit arbnor europian dhe rrugëtimit të tij drejt të ardhmes.
Këta krimba të vegjël islamikë, që po mohojnë dhe përdhosin kulturën, flamurin dhe personalitetet kombëtare mbikohore, si ato që tanimë janë në piedestal, ashtu edhe ata që janë gjallë, janë rrezik serioz për kombin me të cilët do të duhet të merret shteti, sepse këta vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit i pastron në tërësi, duke mos lejuar më që kombi ynë të ecën nëpër vuajtje të njëpasnjëshme.
Është e mjerushme të shohësh se si duart e rinisë sonë i shërbejn një ideologjie barbare, në vend se t’i shërbejn kombit për të mirën e tij të përgjithshme, si në edukim ashtu edhe në fusha tjera të ndërtimit dhe zhvillimit të plotë të popullit dhe shtetit tonë. Kombi ynë ka nevoj për edukim, për ecjen në dritën e së mirës dhe të zhvillimit të brendshëm të tij dhe jo për injorancë apo prodhim të injorantëve dhe ecjes në errësirë, duke dëmtuar kështu vendin dhe të ardhmen e vetë popullit.
Futja e rinisë në lakmi ideologjish të huaja, nga predikues të paguar, të cilët jo vetëm po i përgadisin helmin shoqërisë për ta degraduar dhe hequr ndërgjegjen kombëtare, por edhe për ta mohuar ekzistencën tonë si popull autokton dhe të drejtën e tij për t’u bashkuar si brenda vetes, ashtu edhe me familjen europiane. Janë pikërisht këta predikues që vetë nuk besojnë, por paguhen për t’i përgaditur helmin shoqërisë, për ta dezorientuar dhe futur në shtratin e armikut dhe të injorancës. Prandaj duke parë këtë, vërehet qartë se janë disa individë, që ia kanë dorëzuar si zemrën ashtu edhe mendjen ideologjisë negative të islamizmit dhe po tentojnë, që si krimba të dëmtojnë kombin tonë arbnor europian.
Këta predikues, që vetë nuk besojnë por paguhen për të besuar, kanë gjetur zemra të të rinjëve për të mbjell farën e mohimit, të injorancës dhe të humbjesn së ndërgjegjës kombëtare e të identitetit shqiptar, aq sa vlerësojnë turkun më shumë se shqiptarin.
Ndërkaq në lidhje me këtë dukuri negative kam shkruar pothuajse në disa nga librat e mi dhe madje rreziqet që sot kanë dalë në sipërfaqe, i kam paralajmëruar qysh herët, ashtu që mos të bëhej vonë, por askush nuk na e ka vënë veshin. Ose më saktë, nuk është treguar vëmendja e duhur ndaj kësaj të keqeje kërcënuese. Në fakt duhet që shteti dhe institucionet përgjegjëse, të merren me këtë dukuri negative dhe ta dëbojnë të keqen nga vendi ynë, vetëm kështu shpëtohet si fytyra e jashtme arbënore, përball botës demokratike, ashtu edhe shpirti i popullit tonë të lashtë autokton europian.
Me fjalë të tjera, askush nuk mundet që shqiptarëve t’ua çrrënjosin nga zemrat e tyre përkatësine e tyre europiane, kombin, Gjergj Kastriotin, flamurin dhe të gjithë personalitetet e tjera kombëtare e kulturore, sepse ato i mbajnë përjetësisht në jetën, në gjakun dhe në frymën e tyre që marrin çdo ditë kombëtarisht.
Mos të mendojnë këta individë, se me aventurat e tyre demoniake do të arrijnë qëllimet e tyre, duke menduar gjithashtu se populli është në gjumin e vdekjes, jo, jo, se kështu kishin menduar edhe armiqtë tanë, si osmanë e sllavë, por ata nuk e dinin se, pjesa tjetër e luanit mbledh forcat tashmë, duke pritur kohën për t’iu përgjigjur kombit dhe kësaj dukurie, duke e dëbuar atë përjetësisht nga trupi i kombit tonë. Kështu mendonin edhe për Gjergj Kastriotin dhe Epirin sulltanët si të tyren, por në fakt ata gabuan rëndë siç mësojmë nga historia, sulltani vdiq nga inati që Epiri iu përgjigj atij ashpër duke e befasuar dhe dëbuar jashtë trojeve tona arbënore.
Prandaj po e përfundoj këtë shkrim duke reflektuar se falë qiellit, më në fund perdja ra dhe e vërteta filloi të zbulojë fytyrën e saj! Dhe se kombi ynë do të shpëtojë edhe nga kjo sëmundje dhe farë e keqe dhe do të ecë në dritën e tij dhe të vërtetës historike./standardi.info
Zoti Gjon !
Problemi nuk eshte te humbasesh apo te fitosh, problemi eshte se kunder kujt ndeshesh, per çfare ndeshesh.
A nuk jemi valle deshmtare çdo dite se si njerezit shesin shpirtin e tyre per para,lavdi,pozite,fame,…
Jane magjistaret ata qe krijojne bishat e se keqes, nese do te luftosh bishen duhet te gjesh dhe te mundesh magjistaret.
Jeta njerezore eshte nje iluzion i vazhdueshem, nuk bejme gje tjeter veçse genjejme dhe i bejme qejfin njeri-tjetrit.
Njeriu pra nuk eshte gje tjeter veçse: dukje, genjeshter dhe hipokrizi, si brenda vetes ashtu edhe me te tjeret.
Kush nuk kupton nuk ben pyetje, por kush kupton mund edhe te pyes.
Comments are closed.