Për birè t’gjylpanës
Nje natè dimnit, ftofte e ngricè
Kishin ba i sahan fergicè
Bri forumit, mush me prush
Aty s’ishte tjeter kush
Masi, pine kaj gote venè
Plaku e plaka, bajne kuvend;A t’kujtohet i thotè plaku:
Kur qepshim ksollen
Vetè prej neltè futsha gjylpanën
Ti me spag me kthejshe dorën
Kurse sot je ba krejt qorrè
Nuk e sheh as priftin n’borèI kthehet plaka
Me det hallit, kush po flet
Po levdon vedin e vet
Qe tane boten me ja dhane
S’sheh me fut penin n’gjylpane
Une e fus thote plaku, pri minut
i thot plaka, futè i …ut
Edhe çohet hop e n’kame
Shkon e merr pe e gjylpanèNa… merre… qe…
Fute, i thote plakut: ti qe sheh!!Ne njenin dore penin e n’tjetren gjylpanen
E me sy plaku tuju shtremnu
Prej zorit, fortè po e dridhte kamen
U lodh e n’bire, s’mujti me e çuPlaka
O! PLAK …O njeri i mire
Ti spo shef me fut e n’birè
Plasi plaku prej marazit
Kurse plaka ia dha gazit
Eeee… mor plak ti kjosh i bukur
Ta kam dhane gjylpan’e k’putunEh… shtrig i kthehet plaku
tuju qeshun fort mustaku
Hajde plakè, i thote: t’shkojme te shtrati
Njeni tjetrin ta marrim n’gji…Shkrojti: Gjovalin Groshi
Dërgoi për botim: Gjin Musa
Gjovalin Groshi eshte preje viteve te rinis nji kriues i poezis humoristike.
Eshte nji talente qe di te prodhoje ne c’do momente,po e theme me keqe ardhje ka qendruar large medieve te shkruara.
Gjovalin ka nji arsenal te pasur te krijimtaris se tije nder vite,e njofe qe ne rini,si nji talente i spikatur i humorit dhe i krijimtaris humoristike dhe saterike,sote kane vleren e vete te pa kontestuesheme.
Uroje qe Gjovalin Groshi ti permbledhi te gjitha krijimet ne nji vellim te satires humoristike.
Me shume respekte dhe konsiderat.
Gjin Musa
Comments are closed.