Kadare: Turpi i mendimit shqiptar që qenien e Shqipërisë ia detyron shtetit osman

0
63

TemA

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka komentuar debatin e ndezur pas vizitës së fundit në Kosovë të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Duke folur për gazetën Panorama, Kadare thotë se pjesët e librit të tij “Mosmarrëveshja”, të shkruar tre vite më parë, janë shumë aktuale tani.

Por çfarë thuhet kryesisht në këtë libër?

“Qenia e Shqipërisë u detyrohej dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Kështu do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin shqiptar do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftë se nuk do ta mbronin osmanët. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Europës, e tregoi në mënyrën më të bujshme fundi i mijëvjeçarit, kur Europa do të bënte luftë për t’i mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fort. I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”.