Alice Munro fiton Çmimin Nobel në Letërsi. Kanadezja, autore e tregimit “Virgjëreshat shqiptare”

0
49

Shkrimtarja kanadeze Alice Ann Munro është fituesja e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2013. Shkrimtares 82 vjeçare iu akordua çmimi qe shoqerohet me nje vlerë 1.2 milion dollarësh, për veprat e saj, kryesisht tregime të shkurtra. Për publikun shqiptar, nobelistja nga Ontario është e njohur me tregimin e shkruar në vitin 1994 me titullin “Virgjëreshat shqiptare”, pjesë e përmbledhjes me tregime, të titulluar, “Sekrete të Hapura”. Në këtë tregim, ajo trajton historinë një vajze malësie, e cila kishte vendosur të jetonte si burrë, në veri të Shqipërisë. Për këtë ajo ishte frymëzuar nga një tregim i Edith Durham, të cilin tha se e kishte gjetur rastësisht në një bibliotekë. Për “Neë York Times”, teksa prezantoi tregimin ajo tha se nuk kishtë dëgjuar më parë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë.

Autorja kanadeze u përzgjodh mes 195 kandidatëve, mes të cilëve 48 konkurronin për të parën herë. Ajo është gjithashtu fituese e dhjetëra çmimeve për letërsinë. Të fundit ajo mori çmimin Man Book Prize në maj të këtij viti. Alice An Munro është vlerësuar edhe si shkrimtarja më e mirë e tregimeve të shkurtra. Pak muaj më parë, pas përfundimit të përmbledhjes së 14 me tregime, ajo kishte deklaruar se nuk do të shkruante më.

Nder librat e saj me te njohur jane: Jeta e vajzave dhe grave, i botuar ne vitin 1971, Hena dhe Jupiteri, Dashuria e nje gruaje te mire e mjaft te tjere.

Në listën e kandidatëve, edhe këtë herë ishte shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare. Ndër më të përfolurit për fitoren e këtij çmimi ishte shkrimtari japonezi Haruki Murakami, i njohur për bestsellerin e tij “Cukuru Tazaki pa ngjyra dhe viti i tij i pelegrinazhit”, i shitur në mbi 1 milion kopje që në muajin e parë të daljes në libraritë japoneze.

Që prej vitit 1901 kur ky çmim u dha për të parën herë, Nobeli në Letërsi u është dhënë 12 femrave. Britaniku Rudyard Kipling mbetet shkrimtari më i ri që ka marrë këtë çmim në vitin 1907 kur ai ishte 42 vjeç, ndërsa më e vjetra ka qenë britanikja Doris Lessing që e mori këtë çmim në vitin 2007. Alice Ann Munro e rikthen Çmimin Nobel për letërsinë në Kontinentin Amerikan për herë të parë pas vitit 1993, kur iu akordua amerikanes Toni Morrison.