TemA, 14 Tetor 2013
Rreth 6000 policë të rendit janë angazhuar në gjithë Shqipërinë për të bllokuar dhe pastaj verifikuar ligjshmërinë e lokaleve të lojërave të fatit në gjithë vendin.
Operacioni më i madh policor i gjithë kohërave, i angazhuar në favor të një operacioni fiskal, synon verifikimin dhe bllokimin e lojërave të palicencuara të fatit.
Lojërat e fatit ishin kthyer në një problem të madh për të gjithë shoqërinë shqiptare. Jo më kot operacioni i policisë është quajtur edhe “Fund marrëzisë”.
Disa kompani afër familjes Berisha kanë operuar për një kohë të gjatë me qindra kompjuterë të palicencuar, ndërkohë që fenomeni është përhapur në gjithë vendin.
Pas operacionit pritet të shkojnë para drejtësisë dhe dhjetëra inspektorë të lojërave të fatit që i kanë toleruar ato pa leje.







