Shkruan: Shaban Cakolli
Dibran Demaku u lind në Abri të Epërme (komuna e Drenasit), Kosovë, më 18 prill 1956, ku edhe mbaroi shkollën Dibranillore. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ku pastaj studioi Letërsinë e Gjuhën Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Shtatë vjet punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, Programi për fëmijë.
Që nga viti 1993 jeton e punon (përkohësisht) në Gjermani.
Me shkrime merret që nga bankat shkollore. Shkruan poezi, prozë e publicistikë. Shkrimet e tij i ka botuar në të gjitha gazetet e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Të jesh shrimtar është detyrë e vështirë, shkrimtari duhet të jetë në shërbim të kombit, larg nga politika. Dibran Demaku, është njëri nga shkrimtarët, i cili nuk i ka filluar shkrimet e tij në kohën e sotëme, për lexuesit është i njohur nga vitet e 80-ta, i cili në asnjë rast nuk ka braktisur muzën e tij, andaj shquhet si shkrimtar për fëmijë dhe të rritur.
Një shkrimtar i çiltër. i cili në prozë e poezi, ka maturi në përzgjedhëjen e temave, din të trajtoj ato bukur në art, me mjete shprehëse të pasura me figuracion stilistik, me shije e kulturë gjuhësore. Një shkrimtar dhe poet që di të shkruaj për figurat madhore e të ndritura, për trevat heroike e guximin, për doket, zakonet e traditat, për Drenicën vendin e tij të shumëvuajtur por asnjëherë të përulur, për Kosovën, Prishtinën, Ulpianën, për Shqipërinë, Çamërinë, për shqetësimet që koha ua shkaktoj njerëzve dhe brenda këtyre temave e ngjarëjeve poeti shpreh qëndrimin dhe botën shpirtërore, duke ditur kujdesshëm të shkruaj biografi mbi historinë e atdheut, mbi jetën dhe përjetimet e veta, duke sjellur optimizëm për një të ardhme më të ndritur e më të lumtur për kombin.
Vargjet e tij me vlera të njëmendta artistike, shquhet ndër poetët që janë zë i kohës së tyre, në shpirtin e të cilit diçka ndizet, flakëron e sjell mesazhe të fuqishme. Kjo e bënë shkrimtarin dhe poetin tonë Dibran Demakun të dashur për lexuesit e vegjël dhe të rritur. Poezia është rruga e fshehtësisë, të cilën rrugë fshehtësie Demaku pa nxitim e përmbushë me vlera shpirtërore të artit, të cilat do të qëndrojnë si zë i kohës, duke mbledhur vlerat ashtu si mbledh bleta nektarin, kur ndjen se krijohet sasia dhe cilësia e vargut të bukur të ngrehur në art, troket në dyert e shtëpisë botuese. Kjo ndoshta mund të zgjatë me vite, por poeti nuk nxiton, nga se është i vetdijshëm se të nxituarit nuk arrijnë të duhuren, por përmbushja e shkrimeve të tij me vlera shpirtërore të artit, e bënë lexuesin të pritin me padurim nga krijimtaria e tij e re.
Deri më tash ka botuar këta libra:
„Vogëlushë dhe shtatore“ – Vjersha për fëmijë
„Rrëfimet e kalasë së vjetër“ – poemë për fëmijë
„Gjeografia e klasës sime“ – vjersha për fëmijë
„Ëndërr e bardhë“ – poemth i ilustruar për fëmijë
„Shpirtra të shitur“ – tregime për të rritur
“Dardha ka bisht“ – poezi satirike
“Jetë në ikje“ – tregime për të rritur
“Në tokën tonë“ – novelë,“
Larg“ – poezi
“Vetmi”
Ka në dorëshkrim edhe disa libra me poezi, tregime e novela.
ME DHËMBJEN TIME TI IKE
Me dhëmbjen time ti ike
e në mua u ndez fanar i mali zallitMe dhëmbjen time ti ike
kujtimet u gurëzuan në gur
hijet e ikjes u bënë murMe dhëmbjen time ti ike
në bebzat e kallura rigon shi
për një ëndërr të djegur në gjiTË RASH PAS
Të rash pas, moj të rash pas
rrugës kur shkoje për gjimnaz
PopulloreTë rash pas moj shpirti im
as ngadal as me nxitimTë rash pas por nuk të zura
se kalove larg nga uraTë rash pas por s`të arrita
se në rrugë kishte shumë pritaTë rash pas në dritë të hënës
të ia ndez një xixë ëndrrësTë rash pas në dritë të diellit
shkëlqim komete në mes të qiellitSERENADË
Valë e kthjellët e liqenit
përqafon brigjet me gëzim
mollë në kopshtin e Edenit
serenadë e shpirtit timPuhi e lehtë e mbrëmjes verore
mbi syprinë krahët shtrinë
Kitara ndez zemrat në kraharore
zgjon një ëndërr për dashurinëTESTAMENTI
Ne nuk patëm kohë të bënim pasuri
se shekujt kishin uri
Çfarë ndërtonim ditën na rrënohej natën
në besë u premë e fat të keq patëm
Toka e pinte pa mëshirë gjakun tonë
e këngët e zisë tek ne bënin jehone
Me nga një strajcë në qafë e shkonm jetën
me dhëmbë të prishur gërryenim vetëvetën
E fëmijëve si ushqim u zienim gur
e me gurët e zier ndërtonim mur
Ujqit e uritur shqyenin gjithçka me dhëmbë
e ne na dridhej toka nën këmbë
Disa ikën nga sytë-këmbët
veç nga mollët e tharta iu mpinë dhëmbët
Një testament të varfër tash e shkruajmë me zemër
nëpër kohërat-furtunë e ruajtëm në emërKUSH
Kush i vodhi ëndrrat
Nën qiellin e mjegulluar
Të netëve tona
Të pa gjumaKush i këputi filizat
E stinës së re
Në bulimO kush ngarend
Si kalë i hazdisur
Mbi ballin tonë
Të ngrysurMINJTË
Në morfologjinë e gjuhës së nënës
të pezmatuara e të shqetësuara rimat
nën rrezet e zbehta tëhënës
minjtë dalin nga vrimatLëvrijnë si krimbat nën xhamin e lupës
e na e zgjojnë ndjenjën e krupës
kryefjala e kallëzuesi i shqipes
pëlcasin si kokrra e kripësGJEOGRAFIA E SHPIRTIT
Një çerep dhe një bukë
zëri i fyellit në një sukëBorë e bardhë si plis mbi male
këngë e vashave në livadheUji i limit rrjedhë nën urë
rreze dielli mbi ca gurëÇerdhe zogjësh Shqiponje në plep
gaz i foshnjës zgjuar në djepÇifteli e pushkë në Kullë
gjushi pi duhan në llullëNë një ëndërr në agim
Gjeografi e shpirtit tim…SEPSE
Sepse besa nuk është besë
sepse loti nuk është vesëSepse emri nuk është emër
sepse zemra nuk është zemërSepse drita ka ndërruar ngjyrë
sepse fjala ka ndërruar fytyrëSepse kënga nuk është këngë
sepse jeta kapuq me mëngësepse lumi nuk derdhet në lumë
sepse ëndrra nuk do gjumë…NËPËR GURË E VALË
Nëpër gurë e valë
seç noton një fjalëNëpër valë e gurë
ngrihet lart një murNjë mur i qëndresës
në mitin e besësBesë e kombit tim
në shekuj-nderim…PËR
Për një gjurmë të hapit
ndërron drejtimi i vrapitPër një fjalë të gojës
ikën kuptimi i lojësPër një veprim të rastit
ikën gëzimi i çastitPër një grimë të gurit
bie krenari e murit…GJEOGRAFI E ATDHEUT
Armiqët të brejtën
pak nga pak
si minj të uritur
vrimaveE ti në log
betejash
u këndoje këngë
trimaveShekujt iknin
dalë nga dalë
e ti bëje jetë
kaçakqe
në malDuke shitur
dushk për gogël
e tkurreshe
e bëheshe
e vogël
e vogëlKur dielli
të ndriqoi rrugën
jetën
nise të gërryesh
vetëvetënËNDRRËN KENI PREKË
(Jusuf, Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës)
Nata derdhte terr
natë e ftohtë Janari
ëndrrën kush e tjerr
nën një dritë fanariNë Untergrupenbah
tri lulëkuqe gjaku
a dëgjove Bah
si t`u skuq mbrëmë prakuDhe ti Volfgang Gete
ti Fridrih Shiler
stuhi nëpër dete
n`buzë të agimit-terrTi Jusuf Gërvallë
dhe ti Kadri Zekë
Bardhoshi lot n`qepallë
për të tyren MekëPër të tyren Mekë
që Kosovë-një emër
ëndrrën keni prekë
me shpirt e me zemërRREZE DRITE
(Katedrales së Prishtinës)
Në ekranin e televizorit
shfaqesh madhështore
tek rrit shtatin
nën qiellin e kaltër të KosovësNë themelet e lashta të Dardanisë
ti rilind si një Feniks
mbi lulëkuqet e gjakut e nis jetën
shekujve n`vijim u rrëfen të vërtetënEngjujve e zanave ti u bën rojë
hienave e shtrigave u mbyll gojë
si diell mëngjesi mbi male
Prishtinës rreze drite i faleGJUHË E QENIT
Gjuhë e qenit
këtu e n`Kinë
nuk ndërron ngjyrë
as melodinëNuk ndryshon
asnjëherë vesin
edhe veshët
kur ia presinLeh në mik
e në armik
dikush thotë
ai është besnikGjuhën qençe
e përdorë vënçe
n`prak të derës
i nuhat erësNDALO VRAPIN…
Desha të pyes,o kombi im
çfarë po ndodh në fillim-shekull
do të dënohesh me harrim
po nxjerr sy duke vënë vetull.
Ku i humbe ato tradita
që n`shekuj t`ndrisnin ballin
tash pse vetës i vë prita
dhe lidh besë me vetë djallin!Miku-mikut ia nxjerr sytë
veç për vete flet e mburret
nuk duron n`krah një të dytë
për interes i luan dhe gurët!Dikush thumbit,dikush patkoit
një hap para e tre prapa
ashtu si gjethin e ftoit
n`mes të dimrit-na djeg vapa.Na djeg dimri na ngrin vera
akujt e nxehtë shkrijnë në faqe
n`acar mos të çelë pranvera
e gjejmë ferrin-tek kërkojmë paqe!Gjithmonë i fajsojmë të tjerët
edhe themi:Na bëjnë me hile
veç s`e kuptojmë ne të mjerët
gjithmonë vetës ia lëmë:kile!Kemi harruar thënien e vjetër
-Veç bashkimi bën fuqinë
kemi zënë një rrugë tjetër
dhe s`e gjejmë dot dashurinë!Ndale vrapin kombi im
dhe mendo me mend të kokës
nëse s`do n`shekujt n`vijim
prapë të mbetesh n`bisht t`epokës!…DREJTORI
Në komunizëm ishte drejtor
prapë drejtor n`demokraci
Si s`u skuq njëherë ai horr
po të skuqet ai nuk di?!…KUJDESI I MIKUT
S`ishim parë muaj e muaj
ishte bërë plot një vit:
-Ku ke qenë s`të kam parë
kanë kaluar plot dhjetë ditë?!Çfarë t`i thuhet të tillë miku?
hajt sqarohu ti po deshe!
-Ka qenë i rënduar trafiku
dhe përcille me…buzëqeshje!…DYFYTYRËSHI
Je më i miri,je tërë nur
i thotë mikut mu në sy.
Prapa shpine e gjuan me gur
nuk ngurron as ta pështyj`!…PREMTIM E BESË
Besë e dhënë nga dashnori
në një kënd të një flete:
-Le të më djeg purgatori
në mashtrim po më gjete!Kështu i shkruante ai dashnorës
dhe i bënte be e besë.
Tjetrën mbante fort për dore
dhe e puthte pa pendesë…LULE E SË KEQES MOS LULËZO
1.
Ti nuk mund të vish asnjëherë me ne
nuk je rreze drite veq një e zezë re
në qiellin e kaltër asnjëherë pasqyrë
veq një natë e errët me një të zezë ngjyrë.Ti nuk mund të kalosh e lirë nëpër shtigje
se të mallkon zëri i nënës për të birin
askurrë në jetë nuk mund të matesh me brigje
se këngë e lëngatës nuk ngjallë delirin.Lule e së keqes mos lulëzo në zemër
helmi yt mbyt fëminë në bark të nënës
nëpër shekuj do jeshë i urryeri emër
pa rreze dielli e pa dritë të hënës.Dante vendosur të ka në rrethin e nëntë
të ferrit e nga aty nuk do te dalësh kurrë
mallkimi do bjerë gjithnjë në emrin tënd
tradhëti në stinë e mote:mallkuar.mallkuar.2.
Ti pritë u zure trimave në shtigje
kah marrëshonin me zemër zjarr e dritë në sy
dhe solle vajë e pikëllim në brigje.Sa herë zemrat e motrave i shndërrove në gur
e këngët i ke ngrirë pa dalë mirë nga buzët
shpresat e ëndrrat në një gjysëm-shtizë flamur.Kush të polli i pari e të solli në këtë mes
farën e përqarjes mbolle edhe në mes babes e birit
në këtë vend që dikur kishte veq dashuri e besë.3.
Lulet e së keqës ti merri me vete
e zhduku bashkë me rrënjë nga tokë e dete
e kurrë më kurrë mos u dëgjoftë emri yt
as këtu e askund nëpër kontinente…KOSOVË-DRITË E KËNGË KRENARE
1.
Veq në ty rrezet e diellit
janë të nxehta dhe përcëlluese
veq në ty rrezet e hënës
janë të ëmbla dhe mikluese.Veq në ty këngë e bariut
është më e bukura melodi
veq në ty sytë e vashave
janë të bukur e plot magji.Veq në ty lisat e malit
rriten të gjatë e gjithë kreni
Veq për ty edhe pse larg
n`zemër ruaj një dashuri.Veq në ty e veq me ty
më lidhin ëndrra e kujtime
ti lule e bardhë e dritë në sy
O,e shtrenjëta vendlindja ime.2.
Sa herë vijë më del përpara
e më pret si nëna të birin
më uron:Të priftë e mbara!Unë ulem e ta puth tokën
syri nxjerr lot-xhevahirin
ëndrra zgjohet për Nënë-Lokën.
Larg shumë larg nga tuat male
larg shumë larg nga tuat fusha
dëshirë shprishur plot me halle.Larg nga ti më janë zbardhë flokët
Si ujë lumi vitet rrjedhin
koha ikën e harruar
e diçka nga mua vjedhin.Pse më ike,pse të ika
në ca net të errëta fare
nëse s´kthehem më rënt pika.Në tokën tënde veq shqiptare
n`shekuj më s`na përcjell frika
Kosovë-dritë e këngë krenare…