NJERIU I CILI HAPI DRITARE TË NDRITSHME NË LETËRSINË TONË

0
41

Shkruan: Shaban Cakolli

Letërsia jonë është fatlume, nga se ajo ka njerëz që janë të mishëruar me te,të cilët e ruajnë, e kultivojnë, e pasurojnë, hedhin dritë mbi te, mbi krijuesit e mëdhenj të cilët bënë letërsinë tanë, duke hedhur dritë dhe afirmuar krijuesit tanë të rinjë bashkohës dhe modern: Një mishërues i tillë padyshim është letrari dhe poeti Haxhi Muhaxheri, i cili pos obligimeve të jetës private jeton në një kulm me letërsinë. Kjo nuk është diçka vetëm e pasurisë së vlerave artistike të tij, por edhe përzgjedhja e krijimtarisë letrare e gjithë krijuesëve tanë nga fillet e letërsisë të cilët kanë bërë emra në letërsinë tonë kombëtare, duke pasqyruar edhe letrar të huaj me famë botërore.Janë disa faqe të cilat Haxhiu i ka hapur dhe i përfaqëson krijuesit tanë bashkohës, por për to i duhet kohë dhe mund të i administroj, si psh. faqet Sofra Poetike, Ora Poetike, Albplanet, Alpoeteka, etj….

Haxhi Muhaxheri
Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë.

Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori” dhe botues i revistës “Alberos”(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dëshira” (për familje) dhe “Fanari”(për të rinj) Për mungesë fondi, botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.

Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë
për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike, Faqja për fëmijë,

Një njeri i cili nuk din për pushimin,ai ka shumë angazhime në punë, jetën e vet private, por pas orarit të punës gjenë kohë dhe i përkushtohet punës në letërsi dhe kulturë.Haxhiu bënë pak gjumë, kurdo në orët e vona

të natës e gjenë në internet.Ai shkrinë mundin e tij në punë,për të përfaqësuar letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare. Janë shkrime me mjaft vlerë, ato që na i ofron Haxhiu, në faqet e kulturës të cilat me mundi i ka hapur dhe i administron,

Duke shfletuar ngadal krijimtarinë e tij,kam hasur në shumë faqe të internetit, të cilat ai i ka hapur dhe i administron,të cilat kryekëput iu është përkushtuar mbrojtëjes dhe pasurimit të letërsisë dhe kulturës sonë
kombëtare. Aty në faqet e tij hasim letrarët nga leteria e vjetër, ajo e Bejtejgjinjëve, e Rilindjes,e pavarësisë, moderne,deri te letersia jonë bashkohore.Aty gjenë letrarët më të spikatur,por ka faqe të cilat përfaqëson edhe këngëtarët e mirëfilltë të kombit.Të administrosh tërë këto faqe duhet mund,kujdes,por këto i bënë vetëm Haxhiu nga vullneti i tij i pashuar,dashuria për kulturë kombëtare.
Unë kam mundur të vizitoj disa faqe të tij,por nuk është e thënë se kam mundur të i vizitoj të gjitha:Ja disa prej tyre të cilat kam mundur të i përcjell:

Ora shqiptare
AlbPlanet
AlbPoetika
Sofra poetike
Ora poetike
Maratona poetike
Poezi shqiptare
Libra dhe autore
Bukureza
ALBwebTV
Malli
Arena
Lugu i Baranit
Kosuriqi
Poezi për Shqipërinë
Poezi për Kosovën
Poezi për Çamërinë

Të hysh në faqet e tij ndjenë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore,aty dëgjon deklamimet nga vet autorët,pejsazhe të bukura,shoqëruar me gurgullima burimesh e cicërrima zogjësh.

Për lexuesit tanë po zgjedhim një cikël poetik nga Haxhi Muhaxheri:

Haxhi Muhaxheri

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë

Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen

PSE VDIQ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti

KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s’e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s’kan ç’të bëjnë epidemitë!

Plaku im i urtë,
Ç’peshë të kishte fjala…

LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

“Rilindj”, 26.04 1987

GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr

“Rilindja”, 1991

SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon

“Shkendija” Nr 44, fq.12, 1991

KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie

MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës