Akuza dhe heshtje! A do gjykohet Lulzim Basha?

0
68

Përgatituar nga Gjin Musa

Një lumë akuzashe mbushin çdo ditë faqet e gazetave, diku me emer e diku anonim, por kjo heshtje e të akuzuareve ka nji domethënie! Pranimi i fajësisë nën petkun e heshtjes!
Po drejtësia shqiptare, çfarë pret? Edhe kjo shfajësohet me heshtjen verbale!

Po Presidenti i Republikes pse hesht? Nji heshtje që do një përgjigje të pa vonuar, çdo vonesë është me pasoja z. President i Republikes, je kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së shtetit shqiptar.
Këto akuza e qindra të tjera, të botuara janë një alarm jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë çështjen kombëtare.

Z. President, penat e paimplikuara në kiminë shtetërore, por pena që thonë të vërtetën në çdo kohë, të bëjnë apel “Gjeje forcën e burrit të shtetit dhe dil nga heshtja e fajtorëve“! Akuzat duan përgjigje, përgjigjen e jep drejtësia, drejtësinë e keni ju në dorë, si kreu i shtetit! Çdo vonesë do të ketë koston e vet nesër! Ata që fshihen nën petkun e heshtjes, mjegull e çoroditje duan, populli do të dijë gjithçka dhe për gjithçka, kjo është themeli i demokracisë, jo heshtja dhe fshehja pas heshtjes.

Kush e urdhëroi agjentin serb Berisha, ta “gradojë” shërbëtorin serb Lulzim Basha në krye të PD!

Në muajin mars 2005, në kupolën e PD u shfaq befasisht një personazh, i cili kur u krijua PD në dhjetor të vitit 1990, ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 1991, ishte 18 vjeç dhe punonte kamarier në klubin “VIP” të shërbimeve sekrete shqiptare në Rinas, i caktuar në këtë punë prej sigurimit të shtetit, si familje e lidhur me sigurimin e shtetit dhe PPSH. Kur erdhi PD në pushtet, u bë pjesë e projektit të një “gjyshi” holandez, i cili e mori pas vetes dhe me shumë dashuri e “edukoi” me “parimet” e botës moderne.

Më pas u njoh në këtë fondacion me vajzën e krye magazinieres së lekëve të firmës piramidale “VEFA”, që me lekët e shqiptarëve e nisi së bashku me vajzën e djalin për studime “speciale” në Holandë. Prej Holandës, u gjend me shërbime speciale në Kosovë, si mbikqyrës i problemeve “serbe” deri në mars të vitit 2005. Në vitin 2005, u gjend befasisht në krye të kupolës së PD, duke u futur nëpërmjet KOP-it të krijuar të Argitës, vajzës së kryeministrit. Sikur të ishe “perëndia” e PD, Sali Berisha e “gradoi” menjëherë Lulzim Bashën në kryesinë e PD dhe tre herë ministër në tre ministri kryesore, ku u njoh për akte tradhtie me shitje trojesh kombëtare, për abuzime me 24 milionë euro në Rrugën e Kombit dhe për krime njerëzore, me vrasje të 4 protestuesve, shkruan ndër të tjera Gazeta Sot.

Pas tre posteve ministrore, e gradoi kryetar të bashkisë Tiranë. Për Lulëzim Bashën, “yllin” që u shfaq e u ngjit befasisht në kupolën PD e të pushtetit, deri tani kanë dalë në dritë vetëm pak fakte në lidhje me veprimtarinë e tij “bunker”, i cili tashmë po “celebrohet” prej Sali Berishës, si trashëgimtar në krye të PD. Që prej vitit 2005, kur ai i shfaq në politikën shqiptare në kupolën e PD dhe të qeverisë “Berisha”, vazhdojnë të bëhen disa pyetje: Cili është në të vërtetë Lulzim Basha? Nga vjen dhe çfarë ka bërë në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Holandë e Greqi deri në mars 2005?

Përse e solli Sali Berisha në krye të PD, përse u “desantua” pikërisht në krye të PD dhe kush e urdhëroi ta sillte? Përse duhej të ishte ministër i Jashtëm, Transporte-Telekomunikacionit dhe i Brendshëm dhe kujt i shërbente ai, nga këto poste? Çfarë misioni ka për të kryer në vijim në Shqipëri dhe krye të PD? Përse Sali Berisha, po ia dorëzon vetëm atij kreun e PD dhe cilët e kanë urdhëruar për këtë gjë? Këtë detyrë që nuk po e bëjnë Shërbimet Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, po e nis gazeta “SOT”, duke i drejtuar 25 pyetje Sali Berishës, në lidhje me “sekretet” e “personazhit mister” Lulzim Basha.

Kush e urdhëroi Sali Berishën, që të bënte Lulzim Bashën pjesë të qeverisë e trashëgimtar të PD?

1. A kishte lidhje krijimi i KOP-it me justifikimin për të “desantuar” Lulëzim Bashën në PD e në qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?

2. Ku dhe nëpërmjet kujt jeni prezantuar për herë të parë me Lulëzim Bashën dhe a është e vërtetë, që ju keni krijuar alibinë e “familjaritetit” të tij me vajzën dhe dhëndrin tuaj, për të maskuar rekomanduesit e vërtetë serbo-grekë, të futjes në PD dhe qeveri të Lulëzim Bashës?

3. A ka ndikuar Lulëzim Basha, në autoritetet zyrtare e ato të shërbimeve sekrete serbe, për të zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-së dhe për pastruar dosjen tuaj të shkeljes prej jush, të embargos me kontrabandën e naftës gjatë gjenocidit serb kundër Kosovës, në favor të Milosheviçit?

4. A ka lidhje ndonjë “kontribut” i Lulëzim Bashës, bërë nëpërmjet zyrtarëve serbë në favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatë bisedës që ju keni bërë në vitin 1993 me Milosheviçin dhe me kryekriminelin serbin Arkan, që ka pirë gjak kosovarësh?

5. Ju keni në dorë një dosje “top sekret” të veprimtarisë së plotë të Lulëzim Bashës për vitet 1995-2005, si bashkëveprues i shërbimeve sekrete e të drejtësisë serbe në lidhje me luftëtarët e UÇK, a mund të thoni se nga cilat shërbime të huaja ju është dhënë “Dosja Basha” dhe cilat janë porositë për rastet se kur duhen përdorur të dhënat e saj?

6. A ka lidhje emërimi i Lulëzim Bashës në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, me të dhënat që ka dosja e tij “top sekret”?

7. Përveç Paktit Detar për copëtimin e Shqipërisë në favor të Greqisë për faljen e territorit Shqiptar, a keni nënshkruar duke përdorur Lulëzim Bashën edhe 3 pakte të tjera të fshehta me Greqinë dhe 4 pakte me Serbinë, që kanë lidhje me cënimin e sigurisë kombëtare shqiptare dhe koncesionet ekonomikë të sektorëve strategjikë shqiptarë, në favor të Serbisë?

8. A ekziston i nënshkruar prej Lulëzim Bashës edhe me Malin e Zi, një pakt ujor sekret si me Greqinë dhe a ju është kërkuar “urgjent” ky nënshkrim pakti dhe prej kujt dhe përse duhej miratuar urgjent ky pakt, me ligj në parlamentin shqiptar brenda vitit 2010, siç u miratua?

9. Ku e keni bërë takimin e parë me palën greke për paktin detar dhe ku e ka marrë model-draftin e paktit Lulëzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtën përfundimtare” të projekt-paktit me Greqinë, sipas modelit të pazar-paktit copëtues që ka bërë Esat Pashë Toptani me serbët për Veriun e Shqipërisë dhe Ahmet Zogolli me serbët, për faljen e “Shën Naumit”?

10. A ka lidhje Lulëzim Basha në njohjen dhe lidhjen tuaj “miqësore” me Damir Fazlliç dhe si ua prezantoi atë: si “koleg shërbimi në UNMIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerësuese për qeverinë tuaj”? Ju, çfarë pakti ndërshtetëror, keni firmosur me Damir Fazlliç, për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë prej Serbisë?

11. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, ka marrë pjesë Damir Fazlliç, me çfarë statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulëzim Basha në këtë mbledhje: Si përfaqësues i Shtetit Anglez, Holandez, Francez, Gjerman, Greke apo Serb?

12. A keni bërë ju dhe Lulëzim Basha, marrëveshje për të prezantuar Damir Fazlliç, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real që ai kryente dhe kryen në Shqipëri nën përkujdesjen dhe vendim-marrjen e ligjvënien tuaj, me urdhër të Lulzim Bashës dhe dy fëmijëve tuaj?

13. A ju ka ardhur në maj të vitit 2005, një “material special” prej ish-UÇK, në lidhje me “shërbimet speciale” që ka kryer Lulëzim Basha në Kosovë e Serbi me dosje kundër figurave të UÇK dhe si e keni “mbyllur” këtë “problem”?

14. A ka lidhje gjysma e 240 milionë eurove të “humbura” të tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, me ndonjë “krijim dhe pagesë lobimi” nëpërmjet Lulëzim Bashës, Damir Fazllic e IDB, për të “pastruar” ndërkombëtarisht një “plagë” të pushtetit tuaj të viteve 1992-1997?

15. A kanë lidhje kontratat koncensionare në energji, me “klientët diplomatikë” të Lulëzim Bashës, po shitja e divizionit të shitjes në CEZ, a ka si lobistë Fëmijët e tu dhe Damir Fazllic dhe firmat serbe të energjisë në rajon?

16. A keni një raport të SHISH me 325 faqe të muajit mars 2012, në lidhje me “figurën dhe veprimtarinë” e Lulëzim Bashës, si dhe me udhëtimet e tij me 6 pasaporta gjatë shërbimeve qeveritare si Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm dhe Ministër Transporti dhe a ka lidhje me këtë raport, sulmi juaj ndaj kreut të SHISH Bahri Shaqiri, për ta shkarkuar e për të marrë SHISH në kontroll?

17. Çfarë porosie keni dhënë tek ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, kur jeni informuar nga “agjentët e tu”, se Lulëzim Basha ka udhëtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta të trefishta në hyrje-dalje udhëtimi privat?

18. A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, që Lulëzim Basha ekspozohej në qarqet diplomatike ballkanike edhe si përfaqësues lobues i interesave të shtetit amerikan, shqiptar, kosovar e serb dhe si keni reaguar, kur Serbia ju ka konfirmuar faktin dhe ka kërkuar të lejohet si lobit i saj?

19. A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me këmbënguljen e tij për të trajtuar ligjërisht e publikisht disa “informacione delikate” në lidhje me “veprimtarinë ndërkombëtare” të Lulëzim Bashës?

20. Çfarë biznesesh e llogarish të përbashkëta familjare keni krijuar me Lulëzim Bashën dhe në cilat shtete, a i komandon këto biznese e llogari bankare familja juaj, apo është “administratore” Xhane Isufi, vjehrra e Lulzim Bashës, ish-financierja e firmës piramidale “VEFA”, ndërsa avokate përfaqësuese është Aurela Isufi, gruaja e Lulzim Bashës?

21. në 8 vitet e pushtetit tuaj, a i keni hartuar e miratuar vendimet qeveritare, a i keni kaluar projekt-ligjet dhe ai keni miratuar ato në parlament, pa konsulencën dhe aprovimin e Lulëzim Bashës, veçanërisht ato që kanë lidhje me interesat ekonomike kombëtare dhe integritetin e vendit?

22. A po e përgatisni ju, “skenarin” për akt-trashëgiminë e drejtimit të PD në duart e Lulëzim Bashës dhe nga shërbimet e cilit shtet antishqiptar, ua kanë urdhëruar këtë akt kalimi të kryesimit të PD, në duart e Lulzim Bashës?

23. A po e monitorojnë dhe po e financojnë Serbia e Greqia vendosjen e Lulzim Bashës në krye të PD dhe a janë monitorues të këtij procesi greku antishqiptar Nikolas Geixh dhe antishqiptari serb Damir Fazlliç?

24. A ka qenë këmbëngulja e Lulëzim Bashës dhe a e ka sjellë ai të gatshëm, projekt-ligjin për legalizmin e homoskesualitetit dhe martesave “gay”?

25. A ju ka futur në “thes” misionari juaj serbo-grek Lulëzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, në misionar i tij, aq sa jeni të detyruar t’i dorëzoni edhe PD, të cilën e keni sunduar dhe përdorur me klane-familje për 23 vite?

Të emëruarit nga Saliu, Liria, Argita e Shkëlzeni

Atë që ka bërë familja “Berisha”, konkretisht guaja Liri, vajza Argita, djali Shkëlzen, dhëndri, mbesa etj, në 8 vite qeverisje të Sali Berishës, nuk i ka bërë në vitet 1939-1943 as Eda Musolini, vajza e ish-kryefashistit italian Benito Musolini, kur babai i saj, qytetin e Sarandës ia bëri dhuratë për martesë, qytet të cilin në nderim të saj e quajti “Porto Eda”. Madje vajza e “Duçes” dhe dhëndri i tij Konti Çiano nuk hipotekuan as toka, nuk bën as emërime prefektësh, kuestorësh, kryedoganierësh e kryebashkiakësh. Ndërsa vajza e “Duçes” shqiptar Sali Berisha, Argita Berisha, në vitet 2005-2013 ka bërë gjithçka.

Nëse doje të bëheshe ministër, ambasador, kryedoganier, drejtor, kryepolic, president republike e madje edhe roje në azile pleqsh, këtë mund ta realizoje vetëm duke marrë “vulën” tek Liria, Argita e Shkëlzeni. Nëse prekje interesat e Lirisë, Argitës, Zenit e dhëndrit, “fluturoje” nga ministër, ambasador, kryedoganier, polic, profesor, drejtor shkolle e President Republike. Ja skeda e emërimeve prej pushtet-familjes kryeministrore:

1. Anëtarë kryesie të PD: copë 17
2. Kryetari i Bashkisë Tiranë: copë 1
3. N/kryetare Bashkie Tiranë: copë 1
4. Drejtori i Rrugëve: copë 1
5. Prefekti i Tiranës: copë 1
6. Ambasadorë: copë 42
7. Ministra: copë 11
8. Zv/ministra: copë 25
9. Kryetar të ILDKP: copë 1
10. Kryetarja të KQZ: copë 1
11. Shef komisariati Rinas: copë 1
12. Drejtor doganash: copë 9
13. Deputetë të PD: copë 44
14. Gjeneralë ushtrie: copë 30
15. Kryetar komunash: copë 75
16. Kryetar bashkie: copë 17
17. Drejtor arsimi qarqesh: copë 8
18. Drejtor arsimi rrethesh: copë 20
19. Drejtorë policie: copë 9
20. Shefa komisaritesh: copë 21
21. Kryetar KLSH: copë 1
22. Anëtar të KLD: copë 7
23. Kryetar i Kishës Autoqefale: copë 1
24. Anëtarë të Gjykatës së Lartë: copë 5
25. Akademia e Shkencave: copë 6
26. Guvernator Banke: copë 1
27. President Republike: copë 1
28. Prefekt Qarqesh: copë 12
29. Kryetar Këshilli-Qarqe copë 6
30. Drejtorë Qarkullimi: copë 15

“Profili” i Lulzim Bashës

Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011

Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.

Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë

Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje

Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”

Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen, “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës desaret Dosja penale e Lulzim Bashës, llogaritë të hapura me drejtësinë për vjedhjen e 220 milionë eurove, 21 Janarin dhe shitjen e detit.

Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulzim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare. Lulzim Basha mund t,??i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.

Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.

Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. Tashmë Sali Berisha është angazhuar për të emëruar Bashën kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim për ta shpëtuar edhe disa vite nga drejtësia. Duke parë të shkuarën e tij kriminale dhe korruptive, Lulzim Basha e meriton më shumë se kushdo tjetër postin e kreut të PD, i cili do t,??i shërbejë si parzmore para drejtësisë. Rivali i tij Sokol Olldashi, mund të akuzohet se luan kumar me paratë e shqiptarëve, mund të akuzohet për afera me tenderat e rrugëve dhe porte, por Olldashi nuk mund të akuzohet për vrasje dhe shitje të territoreve, siç akuzohet Basha.

Aferat dhe skandalet e Lulzim Bashës

1. Shitja e detit, Greqisë

Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj “marrëveshjeje” nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

3. 21 Janari

21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit.

Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës

19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.

5. 7 pasaportat e dyshimta

Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta.

Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

6. Reprezaljet në administratë

Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.

7. Mashtrimet si kryebashkiak

Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.

8. Plani urbanistik

Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthen në vetvete planin mafioz të familjes kryeministrore dhe të Saliut të vogël në bashki, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe.

Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve rreth familjes kryeministrore.