Nesër nji ditë e re, nesër nji ditë shprese

0
39

Gjin Musa

Sa te dobisheme jane debatet, kur ato jane konstruktive, kur ato thuhen pa mllefe politike, kur ne vetevete mbartin realitetin, qofte edhe i hidhur, që duhet pranuar.
Shqiperia dhe shqipetaret jemi rrekatur ne keto 23 vite neper ujra te turbullta, duke i besuar fjales “demokraci”.
Demokracia nuk eshte anarshi, nuk eshte nji fushe futbolli, ku perplasen dy skuadra, ku njera detyrimisht do të fitoje, qofte edhe me gjuajtjen e penalltive.

Tashma ne politiken Shqiptare ka ikur koha e gjuajtjeve te penalltive! Ato i ka gjuajtur populli shqiptar me 23 qershor.
Partia socialiste dhe aleatet e vertetë, kane perpara proven historike, po ne kete prove historike nuk mundet te jene pjese mbeturinat, qe la jashte loje z. Berisha ne kontraten para zgjedhore.
Demokristiani Zef Bushati kerkon nji karrige per te mbijetuar! Jo se do Partinë Socialiste dhe Edi Ramen, ketu gjerat dhe lojërat politike ndryshojne, perfitimet personale ne rrugen e mashtrimit duhet te marrin fund nji here e mire.

Z. Rama ka bere deklerata te guximsheme! Jam i bindur dhe dua te ju besoj deri ne fund.
Aleatet tradicionalë te se majtes shqiptare duhet te jene unike, duhet te punojne se bashku pa tendenca karrigesh, por me nji perkushtim, rimëkambjen e vendit, tashma te rrenuar totalisht.

Degjuam ish-kryeministrin e ish-Presidentin e republikes ne 97-ten, qe përrallisi plot 100 minuta ne mbledhjen e fundit te qeverisë ma korruptive, qe ka njohur Shqiperia ne 100 vite shtet.
Nji “burre” qe perveç rrenes dhe mashtrimit ka per zemer edhe sharjen, baltosien e kundershtarit, nejse jemi mesuar me kete Berishë e nuk na habit asgja, asnji dekleratë e tij, jane mesuar te gjithe nderkombetaret me rrenat dhe pehlivanlleqet e Berishes.

Po sot shtrohet nji pyetje perpara qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
A do të largohemi nga retorika e Berishes? Vertetë do te jete ne opozitë! Por pa force te beje opozitë, jo se do i mohohet nga mazhoranca aktuale, por se eshte me njimije akuza teper te randa, per te cilat drejtesia duhet te thote fjalen e vete urgjentisht.

Nderkombetaret kerkojne dy procese qe te gjykohen pa shkuar vone, sepse boll jane zvarritur, aq shume sa edhe Bashkimi Europian na ka penalizuar me mose dhanien e statusit per tre here rresht, nji rast unikal ne Europë.

Gerdeci, duhet qe prokuria qe ne ditet e para te hape dosjet, te leshoje flete arrestet per cilin do qofte.
Gerdeci nji ngjarje qe tronditi opinjonin nderkombetar, 26 te vdekur, miljona euro shpenzime, nji fabrike vdekje pake kilometra large kryeqytetit dhe ajroportit te vetem nderkombetar ate te Rinasit.

Shume qeveritar te perfolur ne kete skandal me permasa tragjike, ministrat mbeten ministra! Besoj nga qe familja Berisha ishte strumbullari i kesaj te keqe me pasoja rrenqethese 26 viktima… heshtja e prokurorisë dhe e drejtesisë shqiptare kuptohet, kupola e pushtetit Berisha kishe nene kontroll çdo gje.

Me ngjarjen tragjike te 21 janarit ne Shqiperi çdo kush e kuptoi, qe ne krye te shtetit shqiptare ishte nji diktator, qe kishte uzrupuar çdo qelize te jetes politike, ekonomike dhe ligjore. Ky tashma kishte dale me flamur, quhej Sali Berisha, i cili kishte perkrah nji minister rendi tejet te korruptuar dhe te lidhur me krimin familjar te Sali Berishes, dhe ky ishte Lulzim Basha.

Çdo njeri sa do naiv qe mundet te ishte, ato dite thane se tashma Shqiperia ka marre fund, ketu sundon diktatura Staliniste e Sali Berishes.
Opozita tashma mazhorancë ishte e paafte ta vazhdonte luften qofte me greva apo demostrata, plumi i vdekjes nuk te falte! Berisha tani ishte egersuar ne kulm, sulmon kryeprokuroren, presidentit e Republikes, shteti ishte nen kethetrat e nji diktatori, qe sa here fliste donte te lente te kuptojë populli, se ky Berishë ishte i pamundshem.

Friga e njerzeve te ndershem kishte hyre ne palce,krimi shtetrore po bente kerdin,fukardheku po shtohej c’do dite,vrasja dhe aksidentet rrugore krahasoheshin me ato shtete ku behej lufte,nderkombetaret vetem verenin nji kryeminister te dalur jashte kontrollit.

Lufta ndaje opozites dhe medieve te lira tashma ka dale jashte kontrollit,ne ekranet televizive na cfaqeshin ca analist si Artan Hoxha e Frrok Cupi qe na banin Saliun dhe partin demokratike shembulli i nji “demokracie”europiane.

Zgjedhjet per pushtetin lokal ishin nji fare testi per nderkombetaret te cilet tashma me Berishen ishin merzitur deri aty ku nuke mbane me,gjithsei nderkombetaret po duronin!po durimi ka nji kufi.
Sali Berisha kishte vendosur qe me c’do cmim ta merrte Bashkin e Tiranes dhe ne krye te saje te vendosi nji minister te korruptuar dhe me precedent penal,Lulzim Basha akuzohej nga kontrolli i shtetit per nji vjedhje preje mbi 250 miljon dollare,po ne shperblim te kesaje akuze Berisha e bene minister te punve te brensheme Lulin.

21 janari ka dy fajtore te cilet nuke munden ti shpetojne drejtesis sikure edhe te zoti te shkojne.
Sali Berisha urdherdhenesi per vrasjet,Lulzim Basha zbatuesi i urdherit te vdekjes se kater protestueseve.
Berisha do ta shperblente Lulin duke e bere kryebashkiakun e Tiranes,po Berisha ishte i sigurte qe nuke dobinte nga pushteti te pakten edhe kete mandat te tret.

Populli me 23 qershor beri ate qe Sali Berisha nuke e kishte anrruar ne jeten e vete,kapitullon pa kushte!
Nji pushkatim politik!nji prishje e anrrave te tija teper djadhzore,tashma gjithcka ka marre funde,Piktori do ta portretizoje ashtu sice di dora e Edi Rames ne pelel…..zhelezhinjet tashti po mbledhin zhelet,po po fillojne avazin e vjeter,ate sharjeve,te deshtimeve te mazhorances aktuale pa filluar nga qeverisja,bilance pune”marramendese” te qeveris Berisha!a thue se ky populle nuke te denoje me vote o Sai shkreta qe kurre nuke zure mende.

Bunkeri i ri.
Pasi humbi pushtetin Berisha per te lare gojen me mute doli dhe mori pergjegjesit per humbjen, zgjodhi “kryetarin “e ri bashkefajtorin e krimit te 21 janarit, nderruan zyrat tamam si ata hajdutet qe nderrojne banes per te humbur gjurmet nga policia, po per fate te mire Tirana aqe e “madhe”eshte gjinden keta bandit.

Ndryshimi i godines eshte sa e qellimesheme po aqe djadhezore si nga Berisha po ashtu nga presidenti kukull z. Nishani i cili nuke ka moral te qendroje ma ne godinen e presidences.Tani ka dalur hapure i implikuar me klanet djallezore te Berishes.

Diten e hane mblidhet parlamenti i ri ne seancen e pare, merre detyren kryeministri Edi Rama, ne krye te parlamentit vjen Ilir Meta, njerz te ri dhe pune te reja, populli ka drejtuar syte, zemren dhe shpirtin nga Tirana, vendi do shtet, do ligje dhe kushtetut, populli ju ka votuar, jo per te bere prova, po per te bere vepra, sepse provat politike na kane katandisur ketu ku jemi.

Me ndjenjen e qytetarit te vendit time, pamvaresishte te jetuarit preje shume vitesh ne mergim ne saje te politikes Berishiane, largohem nga pushteti, per te mbetur qytetar i vendit time, pushteti eshte kalimtar, kombi eshte i perjetshem.
Me doren mbi zemer, me fjalet e shpirtit i uroje qeveris se re e cila mori bekimin nga vota popullore per te marre ne dore fatet e Shqiperis.

Pune te mbare ne qeverisje, por nji qeverisje me shume probleme, lufta ndaje krimit dhe kriminelve, lufta ndaj korropsionit dhe te korruptuareve, çuarja perpara drejtesis e atyre qe fabrikuan Gerdecin dhe vrane 21 janarin eshte çlirimi i dyte i Shqiperisë, eshte dita e themelimit te demokracis Shqiptare, eshte dita kure çdo shqiptare ndihet i barabarte perpara ligjit, eshte dita kure Europa do na thote mirese vjene Shqiperi.