Deputetja Vasilika Hysi, dëshmitare e një rasti dhune nga policët e Bashës

0
82

TemA Online, 23 Gusht 2013

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, është bërë dëshmitare e një ngjarje të dhunshme, që kanë për protagonistë punonjësit e Policisë Bashkiake. Këta të fundit kanë rrahur barbarisht një shitës ambulant, të cilin e kanë lënë pa ndjenja.

“Nëse denoncon, nuk të lëmë të shesësh nesër!!! Kështu u kërcënua një qytetar që shiste në rrugë, ndërsa policia bashkiake “kryente detyrën”, duke shkelur me këmbë dhe me kokë etikën e komunikimit, ligjin dhe duke ushtruar dhunë. Ndërsa shitësi ambulant qëndronte i shtrirë, pa ndjenja, punonjësit e Policisë Bashkiake u larguan duke e lënë qytetarin në mes të rrugës, jo larg, por disa metra përballë komisiariatit të policisë nr. 2 në Tiranë. Ambulanca e njoftuar nuk erdhi, pasi sipas urgjencës, ajo duhej të njoftohej nga policia.

Z. Basha mund të thotë se Policia Bashkiake është e vendosur të zbatojë ligjin, edhe kur përdor forcën, ose bën goditje selektive mbi shitësit ambulant, ose ndërtuesit pa leje. Unë isha rastësisht dëshmitare e kësaj ngjarje të shëmtuar. Meqënese të afërmit e shitësit ambulant u frikësuan tej mase, ata u larguan duke mos dashur të denonconin vet dhe që unë të mos e ndiqja problemin në rrugë ligjore, po e denoncoj publikisht këtë sjellje antiligjore”, shprehet deputetja socialiste./b.l