TemA, 7 Mars 2013
Deputeti socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kryeministrit Sali Berisha, i cili në një konferencë për shtyp tha se kur Edi Rama i preu kokën Asllan Dogjanit, Erion Braçen nuk e ka gjë.
“Sali Berisha është duke folur dhe qenka marrë me kokën time (nuk është e qartë për cilën kokë e ka pasur, por doktor me brisk në dorë është).
Sali Berisha, po, unë jam. Me kokën mbi supet e mia e përballë me ty, kudo që je dhe kudo që të jesh.
Deri në fund dhe fundi yt është pranë, i afërt pra, por shumë, shumë i vërtetë,” shkruan Braçe në FB.
“Fundi jot do tregojë origjinën tënde.
Fundi jot do tregojë lidhjet e tua me serbët e krimeve të luftës.
Fundi jot do tregojë lidhjet e tua me gjithë armiqtë e shqiptarëve të luftës së Kosovës.
Fundi jot do tregojë se si e rrëmbeve, vrave dhe e zhduke Remzi Hoxhën.
Fundi jot do tregojë si u vodhe shqiptarëve 1 miliard dollarë kursime.
Fundi jot do tregojë se si vrave për këtë shkak një mijë shqiptarë.
Fundi jot do të tregojë se si e nxore në pritë Azem Hajdarin për ta vrarë.
Fundi jot do të tregojë se si vrave një fis të tërë në Tropojë, ju dogje shtëpi e shkatërrove varre.
Fundi jot do të tregojë se si tentove të merrje me armë pushtetin në 98-ën.
Fundi jot do të tregojë se sa para more për miratimin e kontratës së parë të privatizimit muajin e parë kur u ktheve në pushtet.
Fundi jot do të tregojë se si e ktheve zyrën e Kryeministrit në biznes personal me vendas dhe të huaj, biznes familjar me para shumë.
Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i ARMO-s.
Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i CEZ.
Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga privatizimi i Albpetrol (tenderi dështoi, por pjesa jote nuk mungoi).
Fundi jot do të tregojë se çfarë krimi kreve dhe çfarë përfitimi more nga koncesioni i kromit kur e rinovove dhe tani kur e transferove,” vijon Braçe.