Turku me tri martesa paralele kërcënon bashkëjetuesen shqiptare: Nëse lidhesh, unë të vras

1
78

TemA Online, 19 Gusht 2013

Duket si një histori telenovelash ajo mes një shtetasi turk, Akdogan G dhe 42-vjeçares shqiptare S.M. Të dy ata kanë bashkëjetuar për një vit me radhë në Tiranë, por marrëdhënia e tyre ka marrë fund, pasi 42-vjeçarja ka zbuluar se Akdogan ka pasur tre martesa paralele në Holandë dhe Turqi.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar t’i japë fund marrëdhënies së tyre, por është kërcënuar nga 47-vjeçari me vrasje, çka ka bërë që ajo të kërkojë një urdhër mbrojtje nga gjykata.

“Kam pasur një marrëdhënie bashkëjetese me të paditurin rreth një vit, 2011-2012. Në qershor të 2012- s e shkëputa marrëdhënien pasi mora vesh se nuk ishte personi i duhur. Paralel me mua kishte edhe tri martesa të tjera, dy në Holandë dhe një në Turqi.

Ai u largua atë kohë pasi u fut në burg në Holandë dhe kur erdhi në Shqipëri, fundi i gushtit, shtatori i vitit 2012, e takova për njerzillëk. Ai insistonte: ‘Nuk të lë. Do jesh e imja. Në qoftë se t’i lidhesh, unë do të të vras’. Fillimisht m’i thoshte gojarisht. Pastaj, kur largohej, nëpërmjet telefonit dhe e-mail-it”, citohej dëshmia e S. M. Në lidhje me episodin e qershorit 42- vjeçarja rrëfente: “Më erdhi nga prapa dhe më thotë: ‘Pse bëre denoncim? Unë do të të vras’. Unë nxora celularin të denoncoja në polici. Ai ma kapi, ma theu celularin dhe më tërhoqi zvarrë përtokë. Kur u grumbulluan njerëz të më ndihmojnë, ai u largua me vrap”, thuhet në padinë e 42-vjeçares, e cila sillet nga “Panorama”.

Tashmë Gjykata e Tiranës ka lëshuar një urdhër mborjtje për të./b.l

1 COMMENT

  1. Eh,turqit jane te tille,kete e kane treguar gjashte shekuj me ne!Çpati kjo shqiptarja qe u lidh me te?Te huajt fillimisht te mashtrojne,pastaj te kercnojne me vraseje!!!!

Comments are closed.