Nga merret energjia në Gjermani?

0
56

Bota Sot | 04.08.2013

Me rreth 7 përqind të konsumit të energjisë për vitin 2008, energjitë e renovueshme kanë ende kapacitete zhvillimi. Gjysma e energjive rigjenerative në Gjermani vjen nga energjia e erës, një e katërta nga biomasat dhe nga uji.
Nga merret energjia në Gjermani?“Energjia e gjelbërt”, energjia diellore zë një pjesë të vogël të volumit të përgjithshëm.

Në landin e Zaksenit ndodhet parku energjetik Waldpolenz, më i madhi në botë për prodhimin e energjisë me energji diellore.
Të ardhme si furnizues i energjisë alternative ka parku Offshore, në Detin e Veriut dhe atë Balltik, shkruan DW.
Ai ndihmohet me qindra milionë euro, në kuadër të programeve investuese të BE-së.

Qymyrdruri
Qymyrdruri mbulon rreth 11 përqind të bilancit energjetik gjerman, duke u kthyer kështu në prodhues të rëndësishëm energjie në vend.
Konsumi i qymyrdrurit pati pengesa në vitin 2008, për shkak të mungesës së centraleve disponuese.
Në rajonet që kanë qymyr në Gjermani u nxorrën 2,9 përqind qymyrdruri më pak se në vitin 2007.
Një e katërta e energjisë elektrike të konsumuar në Gjermani prodhohet dhe shpërndahet nga përdorimi i qymyritdrurit.

Energjia atomike
Zhvillimi i produkteve energjetike u bë në vitin 2008 në mënyra të ndryshme.
Nevoja për naftë dhe prodhimi i energjisë elektrike prej energjisë atomike u rritën.
Rreth 13 përqind e energjisë që konsumohet në Gjermani prodhohet nga uzinat atomike.
Ndërkohë që në Gjermani duket se është marrë vendimi për të ndaluar prodhimin e mëtejshëm të energjisë atomike, ekonomia është duke luftuar që kjo të mos ndodhë.
Siemens është duke krijuar me koncernin rus të prodhimit të energjisë atomike Rosatom, një aleancë e cila kërkon të bëhet kryesuese në prodhimin e energjisë atomike në gjithë botën.
Sipas vlerësimeve të Siemensit, deri në vitin 2030 duhen ndërtuar 400 uzina atomike.

Gazi
Në vitin 2008 ra konsumi i gazit në Gjermani.
Shkak për këtë ishin masat e marra për kursimin e energjisë, por edhe rritja e çmimit të gazit.
Konsumi i gazit nga industria u ul me 5 përqind, për shkak të koniukturës në rënie.
Megjithatë gazi përbën rreth 22 përqind të konsumit të energjive primare.

Nafta
Energjia elektrike, ngrohja dhe transporti janë sektorët kryesorë ku konsumohet pjesa më e madhe e energjive primare në Gjermani.
Gjermania e merr pjesën më të madhe të energjisë nga produktet energjetike të fosileve, nafta, qymyri dhe gazi.
Varësia nga nafta është e madhe, sepse ajo përbën një të tretën e konsumit të energjisë në vit (34,7 përqind në vitin 2008). Varësia prej naftës është e vështirë të luftohet, sidomos në sektorin e transportit.