SHTETI, PUSHTETI DHE PAMVARSIA E INSTITUCIONEVE

0
94

Ajet Delaj

Dallimi esencial ndermjet sistemeve demokratike e atyre diktatoriale qendron ne faktin e thjeshte te ndarjes se pushteteve e pamvarsine e institucioneve per te parin dhe unifikimin e pushtetit me shtetin me ne krye partine shtet per sistemet diktatoriale.

Jo me kot institucionet perendimore te pas 90tes e kane vene theksin gjithnje ne ndarjen e decentralizimin e pushteteve dhe pamvarsine e institucioneve.

Pra per te dalluar qarte formen e regjimit duhet bere analiza e ndarjes se pushtetit dhe shtetit dhe pamvarsine e institucioneve apo ajo qe njihet ne Amerike check and balance.

Une e kuptoj se per qytetarin e thjeshte shqiptar kjo eshte pune mjaf e veshtire per te mos thene e pamundur pasi pothuaj qe ne themelimin e shtetit shqiptar shqiptaret njohin vetem nje lloj sisemit , sistemin dictatorial me specifike te qare perqendrimin e tera pushteteve ne nje dore.

Megjithate shqiptaret edhe ne kushtet e mungeses se pervojes demokratike te ushtrimit te pushtetit nga sundimtaret prapseprape e kane synuar gjithnje sistemin demokratik te qeverisjes , qe me revolucionin e Qershorit , revolucionin demokratik te 92shit e tani me revolucionin e shprehur me vote ne 2013ten.
Duhet thene e pranuar se dy revolucionet e para deshtuan sic edhe e dime tashti per nje mije e nje arsye qe nuk eshte object i ketij shkrimi , por shpresojme sic thone shqiptaret e treta e verteta.

Do i sugjeroja publikisht liderit te shumices kushtetuese te dale nga zgjedhjet e 23 Qershorit qe per koncidence perkon me revolucionin e Qershorit qe te nisi punen e tije ne ngritjen e sistemit demokratik nga themeli i sistemit.

Pra siç e thashe edhe me lart themeli i sistemit demokratik eshte ndarja dhe balancimi i pushteteteve e ngritja e institucioneve kushtetuese te pamvaruara me vizionin e qarte se pushteteti eshte i socialisteve dhe shteti eshte i shqiptareve. Edhe nese z Rama merr vlera te se djathts sic ka premtuar per z Ngjela vetem i shton vlera dhe vision pushtetit te tije .

Nuk po analizojme sistemin dictatorial pasi ata e pranonin hapur diktaturen e sistemin dictatorial por po ndalem pak pergjate 23 viteve te fundit neodiktature neokomuniste ku kryetari i perjetshem i partis kishte ne dore te tera pushtetet megjithse teorikisht kishim pranuar pluralizmin e sistemin demokratik te ndarjes e balancimit te pushteteteve.

Persa i perket pamvarsise se institucioneve nuk besoj se ka shqiptar se mendon se ajo ka ekzistuar apo ekziston mjafton ti referohemi takimit te fundit te Presidentit te Repuplikes z Nishani si “garantues” i kushtetutes e “unitetit” te popullit me keto institucione ku pervec perjashtimit te Avokatit te Popullit qe nuk e kishte ftuar pasi e konsideronte “armik “ porosiste qe te mos trembehin nga pushteteti i ri.

Pra ne kushtet e mungeses se frikshme te opozites instirucionale e kushtetuese dhe kur ka perballe jo institucionet kushtetuese por neuokomunistet e instaluar me parimin te te tera pushtetet sovjeteve deyra e mazhorances kushtetuese eshte realisht e veshtire.

Pra instalimi i pushtetit duhet filluar nga kreu e shtetit e jo nga bishti duke e larguar me shumice te cilsuar sakatin nga kembet e kapterrin nga koka ,e afruar kete post nje figure e personaliteti kombetar sic eshte Kadareja dhe pastaj nje nga nje te tera instiitucionet te reformohen duke afruar kapacitete morale e profesionale.

Cdo hezitim apo moskuptim i gjendjes reale te shtetit e pushtetit actual do kete nje kosto shume te madhe e ndoshta te pariparueshme per mazorancen kushtetuese qe pritet te vije ne Shtator pasi duhet cmontuar na themelet sistemi dictatorial i partise shtet ku lideri partiak uzurpon tera institucionet e pushtetet tamam si ne kohen qe menduam se e lame pas ne 90ten.

Filozofia komuniste- neokomuniste e ngritjes dhe funksionimit e unifikimit te shtetit me pushtetin pa institucione te pamvarura nen komanden e diktatin e partise shtet cfare shqiptaret kane perjetuar gjer tani jane te papranueshme per filozofine dhe vlerat e lirise te materializuara ne sistemin demokratik me pushtete te ndara e institucione kushtetuese te pamvarura.

Per ndarjen blancimin e pushteteve e institucione te pamvarura shqiptaret mandatuan opoziten me tager kushtetues e kete duhet ta realizoje pushteti i ri nese vertetee duan progresin dhe Shqiperine sic kane premtuar gje qe nuk kemi snje arsye te dyshojme por vetem tju urojme sukses ne kete pune patriotike mjaft teveshtire por jo te pamundur.

AJET DELAJ
NEW YORK