Me Edi Ramën Shqipëria provon të ndryshojë

0
45

Eni Vasili

Fundi i një ere në Shqipëri: marrja e qeverisë në shtator nga kryeministri i ri i vendit Edi Rama, sipas të gjitha gjasave do të ndryshojë për herë të parë rrënjësisht skenën politike që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 2005 dhe dorëheq jes së kryeministrit të atëhershëm, rezultati i 23 qershorit bëri që nga skena politike shqiptare të dalin përfundimisht 2 liderët që e dominuan atë për 22 vite me radhe, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Në Tiranë vota plebi-shitare e fituar nga kreu i socialistëve dhe lideri i ko-alicionit të 43 partive u cilësua si “një revolucioni i hesh-tur”.

Tashmë ish-kryebashkiaku i Tiranës po përgatitet të marrë frenat në dorë: taksë progresive, por edhe shër-bim shëndetësor falas për të gjithë, premtim për 300 mi-jë vende të reja pune dhe asnjë abuzim me ndërtimet pa leje në zonat e bregdetit përgjatë 4 viteve në vazhdim. Por janë të shumtë ata që pyesin nëse Rama do të mund të mbajë premtimet për një ndryshim radikal që të mos jetë sipërfaqësor. E përditshmja Tema, e njohur si një gazetë antiberishiste, nënvizon se vota plebishitare e marrë nga e majta i detyron fituesit të kenë përgjegjsh-mëri të madhe, të jenë modestë dhe të përunjur.

“Duhet të jenë të guximshëm dhe të sinqertë me shqiptarët” shk-ruan editorialisti Mero Baze “pa i gënjyer dhe premtuar prosperitet ekonomik apo ëndrra në sirtar, por duke u treguar të vërtetën hapur, që Shqipëria është e varfër dhe duhet të përveshim mëngët për ta ndërtuar”. Për Fatos Lubonjën, opinionist i Panoramës, largimi i Berishës është një votë kundër autokracisë dhe pushtetit personal absolut, por shoqëria tashmë ka prioritet rimëkëmbjen ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria është e sëmurë nga kor-rupsioni, papunësia është e lartë” vëren radio gjermane Deutsche Welle. Edi Rama ka bërë shumë premtime dhe tani gjendet përpara një detyre vërtet të vështirë: t’u tregojë votuesve të tij se nuk kanë gabuar kur vendosën ta mbështesin. Henri Çili, politolog dhe profesor i shkencave të ko-munikimit në UET thotë se: “Edi Rama u tregua shumë i aftë të analizojë problemet me të cilat përballej vendi, por ‘receta për mjekim’ që ofron, nuk është ajo e duhu-ra.

Kura që propozon ai, thotë Çili, ka shumë etatizëm dhe mbështetet shumë te vullneti i mirë njerëzor dhe ndershmëria si virtyt, por dyshoj që shoqëritë tona mod-erne janë kështu”. Në disa pika të programit të tij, ai shfaqet gati retro, për shembull kur flet për shëndetësi falas për të gjithë (çka të lë shijen e një kohe të shkuar, ndërsa taksimi pro-gresiv në një vend me administratë fiskale të parefor-muar është utopik. Sidoqoftë, është e qartë që Shqipëria është përballë një kthese të madhe politike. *Botuar në revistën italiane Panorama.